“Oj Kosovë, mos thuej mbarova, se djemtë tu ende janë gjallë…”

Kosova

Poezi e shkruar nga Bekim Lumi.

Kur atdheut i rrxohen kështjellat
I shemben pirgjet urat kullat
I zihet fryma
I mpikset gjaku
Themelet kur i luejnë vendit
Rozafë ajo bahet
Sall gjinin e djathtë e len përjashta
Gjergji Muji Halili Ademi Shabani Hamza
Pijnë tambël
Forcadë marrin
Për lufta t’rrebta
Tevona
Si rr’fe prej qielle
Veç nji za ndihet
“Oj Kosovë, mos thuej mbarova,
Se djemtë tu ende janë gjallë…”./ KultPlus.com

“Engjëlli blu” vjen sonte në TKK, shënon tre vjetorin e vdekjes së Bekim Lumit

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Regjisori i njohur i teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot tri vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në përvjetorin e tretë, sonte në Teatrin Kombëtar të Kosov

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në përvjetorin e tretë, sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të promovohet libri “Engjëlli blu” me poezi të Lumit./ KultPlus.com

Tre vjet pa Bekim Lumin, ‘Multimedia’ e sjell me librin “Engjëlli blu”

“Engjëlli blu” është libri me poezi nga Bekim Lumi, e që do të prezantohet nga Qendra Multimedia, shkruan KultPlus.

Libri vjen në përvjetorin e tretë  të vdekjes së Lumit, e që do të promovohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ngjarje kjo që do të mbahet më 30 korrik, prej orës 19:00.

Jeton Neziraj, drejtori i Qendrës Multimedia  me paralajmërimin e këtij promovimi ka përzgjedhë edhe një poezi të Lumit, të cilën po e ndajmë me lexuesit e KultPlus.

Testament

jo ditën e vdekjes
mbi rrasë të vorrit
ma shkrueni ditën
që u mërgova./ KultPlus.com

Poezia e Bekim Lumit kushtuar nënës

Poezinë “Of Nanë” Bekim Lumi e shkroi në vitin 1996 në Shqipëri.

Siç ka treguar ai: “Në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë, kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun”.

Of Nanë

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Njimijë herë m’fal
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë. /KultPlus.com

Neziraj thirrje TKK-së: Për hir tonin, t’publikut, shfaqjen e Bekim Lumit mbajeni në repertor

Një nga shfaqjet e fundit të Bekim Lumit ‘ArturoUi’, është dhënë sonte për herë të fundit në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan KultPlus.

Kjo është bërë e ditur nga Jeton Neziraj me anë të një postimi në Facebook i cili ka kërkuar nga Teatri Kombëtar i Kosovës që të mbaj në reportor një nga shfaqjet më të rralla, por edhe të vetmet të Bekim Lumit që ende luhet në këtë teatër.

“I bëj thirrje publike TKK, ta konsideroj mbajtjen në repertor të kësaj shfaqjeje të rralle, të vetmen nga Lumi që akoma luhet- dhe mund të luhet. Për hir tonin, t’publikut, t’askujtë tjetër!”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Për ata që nuk e kan pa këtë shfaqje të mrekullueshme nga maestro, tashmë i ndjerë, Bekim Lumi! ARTURO UI – SONTE, 24 shkurt 2021 (e mërkurë), ora 19:00 – e me gjasë për herë të fundit!

P. s. I bëj thirrje publike TKK, ta konsideroj mbajtjen në repertor të kësaj shfaqjeje të rralle, të vetmen nga Lumi që akoma luhet- dhe mund të luhet. Për hir tonin, t’publikut, t’askujtë tjetër!

#mbaneArturoUi-ne/ KultPlus.com

Afrim Muçaj për regjisorin Lumi: Bekim e Lum për ne që të patëm

Sot shënohet dy vjetori i vdekjes së regjisorit Bekim Lumi. Shumë aktorë, regjisorë, miq e familjar të të ndjerit sot kanë ndarë kujtime të shumta me të, shkruan KultPlus.

Aktori Afrim Muçaj, ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku ka treguar momentin se si e ka marrë lajmin për vdekjen e Lumit.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Muçajt.

”Mëngjes i hershëm i 30 korrikut

I urrej telefonatat e natës së vonë, e sidomos ato të paramëngjesit. Sa herë kam marrë një telefonatë të tillë më është thyer zemra si një gotë kristali që nuk kam mundur ta rikuperojë kurrë.
Shpesh herë e mbaj telefonin e mbyllur natën, pikërisht me arsyejen dhe lutjen që deri në mëngjes kur të zgjohem të mos më ketë marrë askush.

Por mëngjesin e hershëm të 30 korrikut e kisha lënë të hapur telefonin për dreq, zilja po bije dhe po bije pa ndërprerë, e urrej ta hap telefonin derisa të paktën të shoh dritën në dritare, kthehem në krahun tjetër por është e pamundur ta vazhdoj gjumin, ngrihem ngadal dhe ulem në shtrat, marrë telefonin shpejtë të ia ndal zilen që të mos e zgjoj vajzën time të vogël asaj kohe dhe dal në dhomën tjetër, shoh që (Jetoni) vazhdonte ti bije telefonit tim, kryesisht kur ai më merrë në telefon përgatitem për shumë humor brenda asaj thirrje, por kësaj rradhe ishte ndryshe, hap telefonin dhe të vetmën fjalë që dëgjova ishte: “Muçë, Lumi na la”…
Edhe pse këtë fjalë isha përgatitur ta dëgjoj qysh nga qershori i vitit 2017, por qe e pamundur të mos ngulfatesha në atë mëngjes.
Ndërroj pizhamet e natës dhe nisem drejt spitalit amerikan, gjatë rrugës shikimi hera herës më humbiste duke vozitur, momente pafund më vlonin në kokë, ngjarje dhe batuta pa fund, nuk ishin as një muaj i plotë kur me fuqinë e fundit në provat e fundit të shfaqjes “Arturo Ui-s” na thoshte qe unë kam veq dy rrugë “me ba këtë shfaqje edhe me vdekë”, shfaqja ishte ba me 14 qershor ndërsa me 30 korrik 2018 ishte rruga e dytë qe Lumi pa deshirën tonë ia mbajti fjalën vehtës.

Eh sa herë e kundërshtuam që tia ndryshonim mendimet dhe fjalët, por si edhe herave të tjera nuk na degjoi se nuk na degjoi.
Iku Lumi, miku, regjisori dhe profesori im i “vështirë”. Gjeniu i ndërtimit të roleve dhe shfaqjeve të papërsëritshme. Kërkuesi i zanoreve dhe bashktingëlloreve të shqiptuara në përsosmëri, i qendrimit dhe shikimit që e djersitë publikun, kërkuesi i netëve të gjata të lëvizjeve skenike deri në skajshmëri, i zanit kumbues dhe drithërues, i mbajtjes së rekuizitave në duar si xhevahir Smeraldi.
Lum, po e përsërisë vetëm një frazë të statusit tim në ditën e ikjes tande: “Lum, lumi unë që ti, me artin dhe shkëlqimin tënd skenik, je pjesë e biografisë sime artistike.

Bekim e Lum për ne që të patëm!

“Zoti të artësoftë” / KultPlus.com

Rozafa

Poezi nga Bekim Lumi

Mbi trupin tand të bardhë e të brishtë
U ngriten ledhet e gurta të kështjellës,
Aty ku hapeshin perdet e një drame
Mbylleshin portat e randa të jetës

Orakujt Rozë-fati të zgjodhën
Të muroheshe ti duhej patjetër,
Drandofille e fatit me fustan qefin
Si fatet e preme të Gadishullit të Vjetër

U ç’dhembje të tmerrshme,ç’rrënqethje, ç’ankth do t’kesh ndie
Nën peshën e randë të mureve të ftohtë,
Po dhembje ma të tmerrshme do t’kenë ndie vetë muret
Tue randue trupin tand të ngrohtë

Dhe gjersa trupi yt i bardhë murohej
Në puset e netëve mitologjike,
Në parandjenjën e kombit muroheshin
Aktet e dramës së ardhshme tragjike

Dhe duhej, duhej që ti të muroheshe
Të muroheshe ti duhej patjetër
Nën ledhet e gurta të ftohta të kështjellës
Apo nën pirgjet e baladës së vjetër

Mbi trupin tand të bardhë të brishtë
U ngritën ledhet e gurta të kështjellës
Aty ku mbylleshin perdet e një drame
Hapeshin portat e randa të jetës. / KultPlus.com

Dy vite nga vdekja e regjisorit Bekim Lumi

Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.

Regjisori i njohur i teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot dy vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Por, këtë ëndërr nuk pati fatin ta shoh bashkë me publikun në premierën e saj, pasi që gjendja ju përkeqësua dhe shëndeti i tij i lig ja pamundësoi një gjë të tillë, por ai po frymonte lirshëm që kishte arritur që atë shfaqje ta sjellë para publikut.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ndër veprat që ai ka vënë në skenë mund të përmendim Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – William Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të W. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj. Lumi ka qenë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.

Ai është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari). Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).

U nda nga jeta më 30 korrik 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

Kosova

Poezi nga Bekim Lumi

Kur atdheut i rrxohen kështjellat
I shemben pirgjet urat kullat
I zihet fryma

I mpikset gjaku
Themelet kur i luejnë vendit
Rozafë ajo bahet
Sall gjinin e djathtë e len përjashta

Gjergji Muji Halili Ademi Shabani Hamza
Pijnë tambël
Forcadë marrin
Për lufta t’rrebta

Tevona
Si rr’fe prej qielle
Veç nji za ndihet
“Oj Kosovë, mos thuej mbarova,
Se djemtë tu ende janë gjallë…” /KultPlus.com

Promovohet libri i Bekim Lumit, ”Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”

Në kuadër të Festivalit të Teatrove që po zhvillohet në Ferizaj, u promovua vepra studimore “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”, e autorit të ndjerë, Bekim Lumi.

Duke folur për këtë vepër, shkrimtarja dhe studiuesja Qibrije Demiri tha se Lumi bëri një përballje në mes të Shekspirit dhe Kanunit të Lekë Dukagjinit, çfarë, sipas saj, dëshmon njohje të mirë të të dyjave nga ana e autorit. Demiri tutje tha se në këtë vepër vërehet qasja artistike, kritike dhe hulumtuese e regjisorit të ndjerë.

“Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”, që është një studim krahasues në mes veprës “Makbethi” të Shekspirit dhe normave kanunore të Kanunit të Lekë Dukagjinit, vlerësohet edhe nga dramaturgu Arian Krasniqi. Duke rrëfyer për këtë vepër, Krasniqi, më tepër vuri në pah faktin që Lumi asnjëherë nuk krijoi art brenda kornizave.

Natyrshëm, në këtë ngjarje të promovimit të librit studimor “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”, u fol për autorin Bekim Lumi.

Aktori e regjisori Xhevat Limani e lavdëroi veprimtarinë profesionale të Lumit duke thënë se regjisorët e rinj duhet t’i ndjekin hapat e tij. “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” që vë përballë “Makbethi”-n dhe Kanunin shqiptar, u çmua si vlerë e veçantë sidomos për studentët dhe studiuesit e artit. /21media/ KultPlus.com

Disa nga poezitë e pa publikuara të Bekim Lumit

Sot bëhet një vit prej kur u nda nga jeta regjisori Bekim Lumi. Lumi do të mbetet gjithmonë në mendjet tona si regjisori më inovativ në vendin tonë, njeriu i vlerave të larta, dhe një prej profesorëve më të përkushtuar të Fakultetit të Arteve.

Sot në përkujtim të tij, po sjellim disa poezi pak të lexuara të regjisorit Bekim Lumi.

engjëlli blu

shi

i mërzitshmi i tejdukshmi i pangjyrshmi i lagshti i ujti i pikshmi

i qullti

shi

bashkë me pik’zat e tij t’pasqyrta

befshëm

si me ‘i film bardh e zi alla çhaplin

skaj udhe

‘i engjëll blu

e pikon

i mvrejtun i trembun i drojtun i ambël i këputun

si ‘i çarrok i braktisun

në shkallët e mermerta i mbledhun krruspull

me sytë e ullinjtë turbullue nga andrrat e l’byrta

me kufje n’vesh

thue ti “stairvay to heaven music” të Led Zeppelin-ëve

asht duke e ndigjue

me duer që i dridhen

me ‘i çigare ndër gishta

me ‘i za të mekun

e ‘i shkrepëse pa zjarm

n’trishtim ma t’zi se korbi i Edgar Allan Poe-së

mugullon

tevona

si n’përrallat e Vllazënve Grimm

dy brina të vogla mbi krye i dalin

po ai edhe ma tutje

engjëll blu asht

deri sa ‘i rr’fe e sertë njerëzore

dreqnisht e rrok

e flatrat e vetullat e qepallat me gërshanë mbasi ia këput’

si delmen në krye e qeth e qeth e qeth e qeth

e njerëzon

e përtokëson

e përçudnon

e tevona

me ‘i bar striptease koketash

engjëllorin blu

e syrgjynon

e unë

kambë e krye i shastisun

me sy të hakërruem

kah qiella vazhdoj me kqyrë

ku pa pra

i mërzitshmi i tejdukshmi i pangjyrshmi i lagshti i ujti i pikshmi

i qullti

shi

pikon

ku je

engjëll blu

engjëll blu

engjëll blu

engjëll blu

© bekim lumi

P.S. Kjo poezi duhet me u lexue duke e ndigjue “Stairvay to Heaven Musiç” te Led Zeppelin-ëve.

  1. Deleujk

Mbramë

Populli im pa ‘i andërr të

çuditshme

iu ba sikur ujku

bashkë me kimen e harroi edhe

zakonin

mbasi lypi ndjesë për t’shkuemet e t’harruemet

shpalli martesë me Delen Rude

shtatë ditë e shtat netë u çanë tupanat

xurlat u shkyen shtatë ditë e shtatë netë

tevona

në lëkurën e dashit që e pat

hangër vjet

u shtrinë e banë seks

deleujk

tri pika gjaku t’virgjinës Rude

skuqen mbi postoqie ogiçi

thonë se gjaku i prishë andrrat

Atëherë popullit tim i duel

gjumi

populli im I çuditshëm

sheh andrra

të çuditshme

3.Sytë e Ledy Evropës

Sa herë në teatrot e perëndimit

Vritet Dunkani

Grimin e syve të Evropës

E përshkllinë loti

Ledy Makbeth laj duert

Ledy Evropa laj sytë

Të mjerat

Hala nuk e dinë

Se në Ballkan asht nji teatër

Me emrin Kosovë

Ku buzë e sy t’i grimcojnë

Me plumb e kërbaç

Ledy Makbeth laj duert

Ledy Evropë laj shpirtin

mëkatet, ndërgjegjen

Njolla grimi në duert e Ledy Makbethit

Njolla gjaku në sytë e Ledy Evropës

4.Vdekja e aktorit

Si zakonisht

Në aktin e fundit të tragjedisë

Mbasi ka palue në arkë

Kostume palaçosh, gaztorësh

Mbretërish, kalorësish…

Nga Arka e Pandorës

Nxjerr Kostumin e Qefintë

Dhe me të mbështillet

Çdo gja ashtë e përçaktuar

(si zakonisht në tragjedi)

Ai luan rolin e përcaktuar

Gojëkëqinjtë thonë se vdiq

Unë nuk e besoj

Edhe kjo vdekje e tij  është vetëm njëra

Nga ato vdekjet e tij të shumta skenike

Ai vetëm bën punën e tij

Dhe pas kësaj  është

Në pritje të rolit të ri

(24.12.’96)

  1. Përmbytja

Kur Hyji

Shpalli Lajmin e Përmbytjes

Në arkën e Noes u futën të gjithë

Gilgameshi u fut në barkën e Utnapishtimit

Si mëkatar e notar i keq që jam

Në detin e syve tu

Sall unë

U mbyta

6.Dorasit e luleve

Me thikë jo
As me revole
Me dorë
Vrasin
Dorasit e luleve

  1. çadrat e urrejtjes

kur shiu u shfaq dashni

çadrat e urrejtjes i hapin njerëzit

me barin me lulet me  dheun

çon ateherë dashni shiu

  1. Ora e prishun

Troku i tik-takeve

u mbyt diku në pellgun e hiçit

fluturim mbi krahët e thyem të një zogu

koha trishtueshëm u var mbi akrepa

Don Kishotët mund t’i shfarosin të gjitha orët

dhe mullinjtë e erës

koha galopon edhe pa akrepa

  1. Të gjitha

Lugët

Pjatat

Diagnozat mjekësore

Dashnoret

Numrin e këpuçëve

Lutjet që I drejtoj Hyjit

Djathin që ha

Kualitetin e spermës

Poezitë e pashkrueme dhe të shkrueme

Sapunin me të cilin lahem

Grupin e gjakut

Gjatësinë e penisit

Librat që lexoj

Pagën mujore

Ndihmat sociale

Kohën e seksit

Sasinë e krypës ne shurrë

Zhgandrrat

Andrrat

Gjatësinë e gishtit të vogël të kambës së djathtë

Trashësinë e gishtit të unazës

Miqtë

Bindjet politike

Preferencat estetike

Numrin e kimeve…etj.,etj.,etj.

Fije për fije

Numër për numër

Të gjitha m’i njohin

M’i dinë të gjitha

Provincialistat dhe policët

Por  ata

Hala nuk e dinë se mbramë

(me nderë me thanë )

Unë i rrova koqet

                             23.09.’97

  1. Me dashtë kur nuk duhet

me ia durue

fjalët e tepërta

llomotitjet vend e pavend

idetë lidhje e palidhje

çmenduninë mbas futbollit

maninë mbas shahut

parapëlqimet politike

komentet për serialet turke

mërdhezjen e çehres nga rakia

tymin e çigares

thojt’ e papremë të kambëve

kërrhamën e gjumit

frymjen e hundëve në sofër

erën e çorapeve të palame

erën e kepës e të hudrës

erën e trupit në shtrat

erën e gojës gjatë puthjes

façebook maninë

lezetin e hallvës

shoping dresimin e përditshëm

mungesën e talentit për me këndue

mburrjet e përditshme

shprehinë për me rrejtë shpesh

krejt këto me ia durue

kjo don me thanë

me e dashtë dikend shumë

kur me e dashtë

nuk duhet

11.Emnin tem

emnin tem

ndoj’ udhe

e as udhëkryqi

mos ia vnoni

sepse aty

nga prishja e semaforave

a nderkryemja

e ndoj’ shoferi te hazdisun

ndoj’ carroku

grue shtatzanë

apo cifti pleqsh

fryma mund t’i prehet

as ndoj’ sheshi

ku politikanët turmat mendsh

me fjalimet e tyne

mund t’i tredhin

as ndoj’ teatri

ku prej çaraveshjes

publiku

me gojë te shkyeme

‘Njeriut që qesh’ të Viktor Hygosë

i ngjan

Propozohet që “Skena e vogël, e vogël” të emërtohet me emrin e Bekim Lumit

Në prag për përvjetorit të parë të vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, regjisori Ben Apolloni ka dalë me një propozim që njëra nga skenat e TKK-së të emërtohet me emrin e Bekim Lumit.

Më poshtë po ju sjellim reagimin e plotë nga Ben Apolloni.

Skena “Bekim Lumi”, ne Teatrin Kombetar

Propozim

Tani kur po behen nje vit nga ikja ne amshim e profesorit dhe regjisorit te shquar, Bekim Lumi, propozoj qe salla e Teatrit Kombetar, e njohur si “Skena e voge e vogel”, te pagezohet Skena “Bekim Lumi”.
Kjo skene duhet te sherbeje si laborator teatror eksperimental dhe Bekim Lumi eshte njeriu qe, ne Kosove, ka eksperimentuar, ka kerkuar forma te reja shprehese teatore, si askush tjeter. Kontributi i tij, pervec punes si regjisor, shtrihet edhe ne fushen e mesimedhenies por edhe ne fushen e botimeve, ku projekti i tij Revista “Loja”, ka qene dhe do te mbetet nje kontribut shume i madh per kulturen teatrore te Kosoves.
Prandaj, le ta vendosim emrin e tij ne skenen e Teatri Kombetar, sepse duke e nderuar Beken, nderohen te gjithe artistet qe kane punuar me te, qe kane mesuar prej tij, apo e kane ndjekur punen e tij.
Le te fillojme t’i çmojme vlerat, le t’u japim motiv njerezve qe duan te krijojne vlera!/KultPlus.com

Homazh për Bekim Lumin

Këto ditë në prishtinë është duke u zhvilluar Festivali Ndërkombëtarë i Letërisë – Polip, gjatë të cilit janë duke u zhvilluar aktivitete të ndryshme letrare dhe artistike.

Dita e shtunë, në kuadër të këtij festivali i është kushtuar regjisorit shumë të dashur kosovar, tashmë të ndjerë, Bekim Lumit.

Aktiviteti i organizuar titullohet “Homazh për Bekim Lumin” në të cilin do të lexohen poezi të shkruara nga vetë regjisori Bekim Lumi.

Poezitë do t’i lexojnë: Meli Qena, Afrim Muçaj e Bujar Ahmeti.

Pas leximeve, në Soma do të ketë një program të pasur muzikor.

Ky aktivitet do të fillojë në orën 20:00 dhe zë vend në Qendren Multimedia.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Është themelues i Teatrit Laborator Loja, ku ka inskenuar një mori shfaqjes në stilin eksperimental, duke sjellur në Kosovë një stil të veçantë dhe të parealizuar më parë. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërroi jetë në korrik të vitit të kaluar në Prishtinë./KultPlus.com

Bekim Lumi shpërblehet me çmimin vjetor në Ditën Botërore të Teatrit

Alberina Haxhijaj

Ministria e Kulturës ka ndarë sot me rastin e Ditës Botërore të Teatrit çmimet në fushën e teatrit. KultPlus përmes këtij artikulli ju sjellë arsyetimet për fituesit e pesë çmimeve të rëndësishme në këtë fushë që u ndanë sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi, shkruan KultPlus.

Ministri Gashi në dorëzimin e këtyre çmimeve u shpreh se këto çmime janë shenjë falënderimi dhe vlerësimi për punën që kanë bërë ndër vite të shpërblyerit në fushën e teatrit.

“Vazhdimisht jemi duke i ndarë të gjitha çmimet për të gjitha kategoritë, në të gjitha fushat që janë pjesë e kulturës por edhe trashëgimisë si dhe në fusha të tjera sepse mendojmë se përmes këtyre çmimeve dhe përmes këtyre vlerësimeve dhe falënderimeve, ne edhe me tutje e inkurajojmë punën dhe angazhimin e juaj në mbajtjen e kulturës gjallë”, u shpreh ai.

Çmimin vjetor për prezantimin me të suksesshëm ndërkombëtar e fitoi shtëpia teatrore filmime “Akt”. Juria e cila për këtë çmimi mori vetëm një nominim, e ndau këtë çmim me arsyetimin se kjo shtëpi teatrore gjatë vitit 2018 realizoi tetë prezantime ndërkombëtare në teatro prestigjioze.

Çmimi vjetor për aktorin me të mirë iu nda aktorit Mentor Zymberaj, për rolin e tij “Hamleti” në shfaqjen “Ëndrrat e Hamletit” me arsyetimin se gjatë vitin 2018 ky aktor me rolin e tij është treguar i suksesshëm dhe autentik me artin e tij si në skenat vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Çmimi vjetor për regjinë me të mirë që ndahet për regjinë kreative, inovative dhe origjinale i është ndarë regjisorit të ndjerë Bekim Lumit për shfaqjen e tij “Arturo Ui” në Teatrin kombëtar të Kosovës.

Ky çmim u nda me arsyetimin se suksesi i kësaj shfaqje është arritur në saj të regjisë së nivelit të lartë ku regjisori Lumi ka dëshmuar profesionalizëm dhe inovacion dhe e ka sjell këtë shfaqje në mënyrë mjeshtërore. Regjisura e tij si akt i skenimit definon tekstin në aspektin social, intelektual dhe emocional dhe eksperimenton suksesshëm me forma të reja teatrore. Këtë çmim në vend të regjisorit të ndjerë e pranoi nënë e regjisorit.

Kjo shfaqje e cila është puna e fundit e regjisorit të ndjerë, Bekim Lumi, u vlerësua edhe si shfaqja me e mirë me arsyetimin se kjo shfaqje është një vepër e jashtëzakonshme që korrespondon me realitetin nëpër të cilin Kosova kalon. Shfaqja ka fines, thellësi, guxim dhe atë të nivelit të lartë. Kjo shfaqje sipas arsyetimit është emblemë e teatrit modern kosovar. Këtë çmim në vend të regjisorit të ndjerë e pranoi Fisnik Ademi kryetari i Këshillit Drejtues në teatrin kombëtar të Kosovës bashkë me nënën e Bekim Lumit.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore që ju ndahet personaliteteve të shquara në fushën e teatrit për suksesin, të arriturat gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e në veçanti për avancimin e teatrit ju nda aktorit Sabedin Shahiqit.

Ky çmim u nda me arsyetimin se ka kontribuar në zhvillimin e teatrit në Kosovë. Që nga viti 1971 e deri më sot ai luajti mbi 90 role në teatër, film e televizion ku shumica prej tyre ishin role bartëse. Ka luajtur në disa filma dhe ka bërë gjashtë regji teatrale. Me punën e tij të suksesshme ka marrë shumë shpërblime, diploma dhe mirënjohje në festivale të shumta prej nivelit komunal e deri të ai federativ në ish-Jogosllavi. Shahiqi dallohet edhe për punën e tij dhe kontributin në teatrin e Gjilanit për të cilën punë është shpërblyer shumë herë.

Aktori Sabedin Shahiqit gjatë pranimit të çmimit tha se ndjehet i privilegjuar dhe falënderues për këtë çmim të ndarë. / KultPlus.com

Kada se sruse sve kuce izgledaju isto

Shkruan: Alban Ukaj
(Dedikim ndaj Bekim Lumit)

Kada sam prvi put pročitao trilogiju Spašeni, Stolica i Nigdje nikog nemam, imao sam osjećaj da su napisane tu negdje iza ugla sobe u kojoj čitam drame. Uronio sam u fiktivni svijet E. Bonda, koji daje realnom svijetu smisao. Ljudska stvarnost je fikcija, i tako je stvarnost posljedica psihoze likova u njegovim dramama. Likovi Edwarda Bonda su oštri u jeziku. Njihove riječi su kao sjekira. Iako često inspirisan Joneskom, Bondov apsurd ima drugu dimenziju, onu tragičnu koja potiče iz grčke tragedije. U grčkoj tragediji su se likovi sukobljavali sa bogovima a kod Bonda bog je vlast. Postojale su dvije velike krize čovječanstva u historiji. One su prethodile nastanku dvije drame: grčkoj tragediji i onoj elizabetanskoj. Bondove drame kao i drame savremenih engleskih pisaca pripadaju trećoj krizi, ovoj koju mi živimo. U našoj krizi Antigona se ne bi ubila već bi glasala za stranku koja bi bila opozicija Kreontu. Edip ne bi oslijepio sebe nego bi bio smješten na psihijatriju. Voltaire je rekao da ako nema boga bilo bi neophodno da ga izumimo. Ali ako ljudski rod ne bi postojao, ne bi ga mogli izumiti. On već postoji i okrenuo se protiv sebe. U grčkoj tragediji ljudi su se žrtvovali bogovima. Mi ne prinosimo žrtvu bogovima ali pravimo hramove za bogove zbog kojih su žrtve požrtvovane. Mi ubijamo u njihovo ime. Zločine opravdavamoriječima “jer je bog tako htio”, prelijepo, zar ne?

U distopijskom svijetu u kome žive bračni par Sara i James nema pobune. Zabranjena su sjećanja. Pojava Grita kao stranca koji se predstavlja kao Sarin brat unosi nemir. Jesu li Sara i Grit u srodstvu? Bond kaže: “Ne znam, zato što to nije bitno. Jednom kad se to pitanje postavi predstava mora ići iznad tog odnosa”.

Na kraju komada Sara ne počini samoubistvo da bi pobjegla iz realnosti, već da bi lišila vlast od mogućnosti i satisfakcije da joj oni oduzmu život. To je jedini bunt u tom svijetu. Sara se vraća sebi. Često pomislim kako u snimcima pogubljenja Srebreničana od strane Škorpiona nema opiranja, ne traži se milost, nema plakanja. Imamo osjećaj da su ti ljudi preselili prije egzekucije. Egzekucija postane samo fizički čin. Sačuvalo se dostojanstvo.

U nepravednom društvu pravda postane osveta. A šta je pravda? Šta je namjera pravde? Namjera pravde je da dokaže su krivci krivi, a nevini slobodni. Jednostavno zar ne? Samo što nije tako jednostavno. Svako ima svoju istinu i nećemo da se bavimo prošlošću. Još uvijek je oko nas toliko razrušenih kuća prošlosti, a bolna je činjenica da sve razrušene kuće izgledaju isto.

Vdekja e aktorit, poezi e pabotuar më parë nga Bekim Lumi

Sot, kur regjisori Bekim Lumi do të festonte datëlindjen e tij të 52-të, ne po ju sjellim një poezi të cilën Lumi e ka lënë dorëshkrim dhe për herë të parë poezi po publikohet në KultPlus.

Poezi nga Bekim Lumi.

Si zakonisht
Në aktin e fundit të tragjedisë
Mbasi ka palue në arkë
Kostume palaçosh, gaztorësh
Mbretërish, kalorësish…

Nga Arka e Pandorës
Nxjerr Kostumin e Qefintë
Dhe me të mbështillet

Çdo gja ashtë e përcaktuar
(si zakonisht në tragjedi)

Ai luan rolin e përcaktuar
Gojëkëqinjtë thonë se vdiq
Unë nuk e besoj
Edhe kjo vdekje e tij është vetëm njëra
Nga ato vdekjet e tij të shumta skenike
Ai vetëm bën punën e tij
Dhe pas kësaj është
Në pritje të rolit të ri. /KultPlus.com

(24.12.’96)

Bekim Lumi sot do të festonte datëlindjen e tij të 52-të

Më 17 dhjetorë të vitit 1966 kësaj bote ju shtua edhe Bekim Lumi. Regjisori i njohur i teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.

Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Por, këtë ëndërr nuk pati fatin ta shoh bashkë me publikun në premierën e saj, pasi që gjendja ju përkeqësua dhe shëndeti i tij i lig ja pamundësoi një gjë të tillë, por ai po frymonte lirshëm që kishte arritur që atë shfaqje ta sjellë para publikut.

Lumi ishte një ndër regjisorët më të vlerësuar në fushën e teatrit në Kosovë, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ndër veprat që ai ka vënë në skenë mund të përmendim Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2010 – Ëilliam Shakespeare, “Këmisha e gjakut” (bazuar në tragjeditë “Makbethi”, “Rikardi III” dhe “Hamleti” të Ë. Shakespeare-it, si dhe në disa tekste të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri Laborator “Loja”, Prishtinë 2008 – Eugene Ionesco, “Çifti Martin”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2006 – Federico Garcia Lorca, “Shtëpia e Bernarda Albës”, Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2005 – A. P. Çehov, “Arushani” & “Fejesa” (dy komedi), Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë 2003 – Slavomir Mrozhek, “Galani”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2002 – Eugene Ionesco, “Mësimi”, Teatri “Dodona”, Prishtinë 2000 – “Kësulëkuqja në botën e minave” (shfaqje me kukulla), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1999 – A. P. Çehov, “Për gruan dhe tokën e jap edhe kokën” (komedi e adaptuar mbi disa tekste të Çehov-it dhe mbi disa fragmente të Kanunit të Lekë Dukagjinit), Teatri “Loja”, Mynih (Gjermani) 1998 – Gjergj Fishta, “Zogu i shqiptarit dhe zogu i gomarit” (tragjikomedi mbi veprat epike dhe satirike “Lahuta e Malcis’ ”, “Gomari i Babatasit”, “Anzat e Parnasit”), Teatri “Loja” & Theater Truebuene, Mynih (Gjermani), etj. Lumi ka qënë kryeredaktor i revistës teatrale “Loja”.

Ai është vlerësuar me Mirënjohje Speciale “Sound of MESS” me shfaqjen “Këmisha e gjakut”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit MESS, Sarajevë (Bosnje e Hercegovinë). Në vitin 2011 ka marrë çmimin “Shfaqja më e mirë muzikore” për shfaqjen “Çifti Martin”, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit Kamertal – Vratza (Bullgari). Çmimi “Shfaqja më e mirë” – Shfaqja “Mësimi”, Festival International del Teatro – Lugano (Zvicër).

U nda nga jeta më 30 korrik 2018 pas një sëmundje të rëndë. /KultPlus.com

Bekim Lumi do të nderohet në München të Gjermanisë

Bekim Lumi, ish-regjisor i teatrit dhe ish-profesor në Akademinë e Arteve në Prishtinë, që vlerësohet në Kosovës si përfaqësuesi më i rëndësishëm i avangardës artistike, do të nderohet të shtunën në Mynih të Gjermanisë, në një ceremoni përkujtimore.

Takimi nën moton “Për nder të Bekim Lumit“, do të mbahet në Theater Heppel & Ettlich, më 24 Nëntor, duke filluar nga ora 15:00, në adresën Feilitzschstraße 12, München, shkruan KultPlus.

Ikja e hershme dhe e dhembshme e regjisorit Lumit, kishte tronditur edhe miqtë dhe kolegët e tij në Mynih, me të cilët ai kishte bashkëpunuar gjatë viteve 90-ta , përderisa kishte jetuar ditët prej refugjati në Gjermani, ku kishte punuar dhe inskenuar si regjisor. Për këtë ata kanë marrë nismën ta nderojnë regjisorin Lumi, duke bërë bashkë krijues gjermanë dhe shqiptarë, miq dhe ish kolegë të tij.Organizatorët shprehin bindjen se ky takim do të sjell frymëzim për avangardën artistike, për eksperimentin dhe thellësinë shprehëse që bart arti i këtij artisti, në një skaj të Evropës.

“Ishte regjisori kurd në Mynih, Haëre Zangana dhe Sabine Böhlau, të cilët kishin idenë dhe morën iniciativën për organizimin e kësaj ceremonie, për ta nderuar Bekim Lumin, në njërën anë si një artist dhe njeri, e në anën tjetër, për t’i dhënë artdashësve të Mynihut një hapësirë për t‘u takuar me këtë art të ri, të vecantë, të teatrit evropian”, thuhet në njoftim.

Po ashtu edhe Theater Heppel & Ettlich, teatër që veçohet në skenën taatrore gjermane, kishte hapur dyert e tij me dashamirësi për këtë manifestim duke njohur personalitetin si dhe profilin krijues të Lumit.

Më 14 qershor, të këtij viti, premiera e tij, “Arturo Ui” (Bertolt Brecht) u shfaq, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, një kryevepër kjo skenike, me një analizë bashkëkohore, duke pasqyruar pamëshirë zhvillimet shoqërore në Kosovë, por edhe në Evropë.

Ky projekt që do të realizohet gjatë takimit përkujtimor për Lumin, do të ofrojë edhe një forum për diskutim, shkëmbim dhe takime midis artistëve të ndryshëm dhe artdashësve.

Audiencës do t’i ofrohen pjesë të ceremonisë mbresëlënëse të homazheve në Teatrin Kombëtar të Prishtinës si dhe motive të inskenimeve të Bekimit, që do të luhen prej aktorëve te ansamblit të tij,Afrim Kasapolli dhe Bujar Ahmeti, arie nga tenori Luan Durmishi, fjalime të përfaqësuesve të skenës teatrore internacionale si: Dima Schneider (Volkstheater Mynih), Otto Novoa (Theaterlabor „Unser Theater e.V.“), Jeton Neziraj, Gonxhe Boshtrakaj, Arian Krasniqi etj./ KultPlus.com

Bekim Lumit i ndahet çmimi special në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

Mbrëmë në Tetovë u ndanë çmimet për më të mirët e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë, shkruan KultPlus.

Ndër shfaqjet që ishin pjesë e festivalit, ishte edhe “Arturo Ui”, me regji të regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumi të cilit iu nda çmimi special.

Çmimi për regjinë më të mirë shkoi për Dino Mustafiç, shfaqja më e mirë doli të jetë “Vdekja e Dantonit” ndërsa çmimi aktori më i mirë shkoi për Rafet Abazin.

Edicioni i gjashtë i këtij festivali nisi më 11 ndërsa përfundoi më 16 tetor. / KultPlus.com

Pas vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, vjen repriza e parë e shfaqjes së tij “Arturo Ui”

Shfaqja “Arturo Ui”, e punuar nga regjisori tashmë i ndjerë Bekim Lumi, ishte ëndrra e tij e fundit e bërë realitet, shkruan KultPlus.

“Arturo Ui”, shfaqja e krijuar mbi tekstin e dramaturgut të shquar gjerman dhe botëror, Bertoltt Brecht (1898 – 1956), erdhi me premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës në muajin qershor të këtij viti dhe u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga një audiencë e madhe që ishte mbledhur atë natë.

Bekim Lumi nuk ishte i pranishëm fizikisht as në premierën të cilën e ëndërroi gjatë, këtë ja pamundësoi sëmundja e cila atë natë gjeti t’i përkeqësohej edhe më shumë.

Por, fryma e tij nuk mungoi në skenën e teatrit kombëtar, dhe ajo shfaqje do mbetet gjatë në memorien e artdashësve.
Kasta e aktorëve të kësaj shfaqje që ishte në përbërje të: Bujar Ahmeti, Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamed Arifi dhe Alban Rexhaj, u munduan të sjellin në çdo cep të skenës frymën e Bekim Lumit.

Ndërsa tani vjen repriza e parë e shfaqjes pas vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, ku aktorët do të mundohen të mos vërehet mungesa e Bekimit. Ato do luftojnë me shpirtin e tyre artistik që puna dhe ëndrra e regjisorit të tyre të jetësohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nesër, më datë 20 shtator, në ora 20:00 vjen repriza e parë e shfaqjes pas vdekjes së regjisorit.

Me formën, me përmbajtjen, me frymën dhe me vetat e saj, kjo dramë, në mënyrë simbolike, përshkruan, tematizon dhe pasqyron historinë e dhunshme të rrëmbimit të pushtetit ekonomik dhe politik nga gangsteri Arturo Ui (alias Adolf Hitler) dhe pasuesit e tij në vitet ‘30 të shekullit 20. Dhuna fizike, plaçkitjet, djegiet, grabitjet, trysnitë, tagri dhe kërcënimet ndaj tregtarëve, politikanëve e gazetarëve, deri edhe vrasjet e tyre, alibitë dhe gjyqet farsë, detyrimet e dhunshme dhe shantazhet ndaj dëshmitarëve të krimit, janë vetëm disa nga tablotë e kësaj drame. Për shkak të temës që e trajton dhe për shkak të aktualitetit të saj të vazhdueshëm, kjo dramë ndërlidhet me shumë nga trendet dhe zhvillimet e përçudshme nëpër botë. Si e tillë, ajo vlerësohet si një nga satirat ma të mira politike dhe historike të shekullit ‘20. “Arturo Ui” nuk është inskenuar asnjëherë deri tani në Kosovë.

Kjo shfaqje erdhi premierë në 120 vjetorin e lindjes së Bertolt Brecht-it dhe 20 vjetorin e artit dhe krijimtarisë së regjisorit Bekim Lumi.

Regjisori Bekim Lumi, ndërroi jetë më datë 20 korrik të këtij viti si shkak i një sëmundje të rëndë prej të cilës vuante prej kohësh. Lumi ishte një prej regjisorëve më të mirë shqiptarë. / KultPlus.com

Kosova

Poezi e shkruar nga Bekim Lumi gjatë ditëve të luftës, në vitin 1999, në Mynih (Gjermani).

Kur atdheut i rrxohen kështjellat
I shemben pirgjet urat kullat
I zihet fryma
I mpikset gjaku
Themelet kur i luejnë vendit
Rozafë ajo bahet
Sall gjinin e djathtë e len përjashta
Gjergji Muji Halili Ademi Shabani Hamza
Pijnë tambël
Forcadë marrin
Për lufta t’rrebta
Tevona
Si rr’fe prej qielle
Veç nji za ndihet
“Oj Kosovë, mos thuej mbarova,
Se djemtë tu ende janë gjallë…”

Në Drenas tri rrugë do të mbajnë emrat e Demaçit, Vokrrit dhe Lumit

Drenasi emëron tri rrugë më emrat e personaliteteve të shquara nga Kosova që vdiqën këtë vit.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë vendim që tre rrugë në këtë qytet të emërohen me emrat e personaliteteve nga Kosova që vdiqën ditëve të fundit, Adem Demaçi, Fadil Vokrri dhe Bekim Lumi.

Rruga “Adem Demaçi”, do të jetë rruga që përjetëson dhe lartëson Bacën Adem në qytetin tonë, duke e bërë pjesë të jetës tonë, kujtesës dhe nderimit të përjetshëm për të. Me veprimtarinë e tij patriotike, si asnjë tjetër në historinë tonë, mbi 6 dekada, Baca Adem, ishte ndërgjegjja dhe boshti kurrizor i rezistencës, qëndresës dhe krenarisë tonë, përball okupatorit shekullor. Rruga e tij, u njëjtësua me rrugën e popullit tonë për çlirim, liri dhe barazi. “Rruga Fadil Vokrri”, do të jetë rruga tjetër në komunën tonë që do të nderoj jo vetëm futbollistin me nam, por edhe krenarinë tonë në ndërkombëtarizimin e sportit më të popullarizuar në botë. Ai do të udhëheq me sukses pranimin e përfaqësueses së Kosovës në UEFA dhe FIFA, duke e bërë Kosovën për herë të parë, të barabartë me shtet tjera në botë në gara të futbollit, popullarizimin e sportit dhe armatës së sportdashësve. “Rruga Bekim Lumi”, do të jetë rruga tjetër e propozuar, që do të përjetësojë jetën dhe veprën e Bekim Lumit në skenën teatrore, të regjisë së dramave, të papara ndër ne, duke përcjell mesazhin me cilësi të jashtëzakonshme. Ai, me jetën e tij, veprën dhe personalitetin e tij, bëri që të jetë i paharrueshëm emri i tij, jo vetëm në teatër por edhe si profesor, pedagog dhe personalitet i çmuar i artit që tejkalon kufijtë e kombit tonë”, ka shkruan Lladrovci në Facebook.

Ai ka shtuar se pret që Komisioni të vlerësoj këto propozime, duke emërtuar tri rrugë. Simboli i rezistencën kombëtare Adem Demaçi vdiq me 26 korrik të këtij viti në moshën 82 vjeç. Në anën tjetër ish futbollisti dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri vdiq më 8 qershor të këtij viti në moshën 57 vjeç. Kurse regjisori Bekim Lumi vdiq me 30 korrik po të këtij viti në moshën 51 vjeç pas një beteje dy vjeçare me një sëmundje të rëndë./KultPlus.com

Poezia e Bekim Lumit kushtuar nënës

Poezinë “Of Nanë” Bekim Lumi e shkroi në vitin 1996 në Shqipëri.

Siç ka treguar ai: “Në një nga ato netët e mallit e të mërzisë, gjatë studimeve në Tiranë, kur, për shkak se Nanën nuk e kisha pa për disa vjet, dojsha me i kërkue falje për shumëçka të thanun e të pathanun”.

Of Nanë

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si rr’fe prej qielle
Dhimtën e kresë mbi ty e shkarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si ilaç për nerva
Emnin tand ndër dhambë e kafshova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si saç i skuqun mbi mrumet e grujta
Zjarminë e ballit sipri ty ta hodha

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si barrën e druve përmi shpinë
Tana borxhet e mallin e brengat ty t’i ngarkova

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si bojaxhi i keq që jam
Flok’t me gëlqere t’bardhë mërzie t’i ngjyrosa

Of Nanë
Pashë Zotin m’fal Nanloke
Edhe k’saj here
Si mbi jastëk andrrash
Kryet e lodhun n’prehnin tand e mb’shteta

Of Nanë
Pashë Zotin
Pashë Ty
Pashë Babën
Pashë Mue
M’fal
Si mëkatar i keq që jam
Po t’lutem shumë
M’fal
Për dhembjet
Për sëmundjet
Për nervat
Për zjarminë
Për brengat
Për borxhet
Për mallin
Për mërzinë
Për ofshamat e djeshme të sodme të nesërme
M’fal
Njimijë herë m’fal
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë
Of Nanë. /KultPlus.com

‘Bekimi e do këngën’, 1979

Lajmi për vdekjen e regjisorit Bekim Lumi ka prekur ata që e kanë njohur por edhe ata që e duan artin në Kosovë.

Një prej regjisorëve më të mirë të teatrit ndër shqiptarë sot u varros në praninë e miqve, familjarëve dhe atyre që e çmuan punën e tij.

Po e kujtojmë sot Bekën edhe me një tjetër moment.

Në një gazetë të vitit 1979, shkrimi në fjalë ka titullin “Bekimi e do këngën”. Bekimi ishte nxënës i klasës së pestë, në Suharekë, ndërsa asokohe është shpallur edhe recituesi më i mirë në shkollë.

Shkrimi i Tafil Ramajt e sjellë burrin që do të bëhej më vonë regjisor, në një fotografi ku Bekimi është maestral në shikimin e tij të pafajshëm. / KultPlus.com