Pavarësisht vendit se ku burojnë këto thënie, në thelbin e tyre ato i flasin gjendjes njerëzore kudo që ajo ndodhet. KultPlus sjellë disa nga thëniet që përfaqësojnë koleksionin e mençurisë Bengaleze.
Kur të vjen gjumi nuk e zgjedh jastëkun, kur bie në dashuri, nuk e shikon bukurinë.
Nuk ka shtëpi e vazhdon të kërkojë portën.
Politikë e keqe dhe politikanë të këqij janë ata që pajtohen me të keqen.
Qeshja është e mirë, në qoftë se nuk mbaron me të qarë.
Që të jetë vendi i mirë, duhet që politika të jetë e mirë.
Kush ndërron shpesh shtëpi, nuk ka shtëpi.
Ai që nuk ka para dhe nuk është i bukur, ka dy të meta.
Betimet e shumta bëjnë mashtrimin.
Trashëgimia e babait, zanat i fëmijëve.
Armiku të sheh në këmbë, miku në këmbë.
Të të vijë keq për ujkun, do të thotë të sakrifikosh delet.
Për kalin dembel karroca është gjithmonë e rëndë.
Askush nuk është aq i marrë saqë të presë të bjerë shi i kripur.
Budallai di të bëjë mirë prishjen e së bërës mirë.
Njeriu shpesh e lë fatin të vrapojë pas pasurisë.
Një djall i vetëm nuk bën ferrin.
Zoti krijoi botën një ditë pastaj krijoi edhe femrën, dhe atëherë bota nuk pati qetësi.
Perëndisë – lutjen, ndërsa punëtorit – pagën.
Atje ku admirohen deshët nuk njihen buajt.
Kishte qenë mrekulli sikur rinia të dinte gjithë çka mundet, pleqëria të mundte gjithë çka di.
Dituria jo e plotë është më e rrezikshme se padituria.
Ferra në trupin e tjetrit është lehtë të largohet.
Ndalu ku këndohet, keqbërësit nuk qeshin dhe s’gëzojnë.
Asgjë s’ka më të ëmbël se jeta dhe më të shpejtë se sytë.
Të ngrënët është ushqim i trupit – gjumi është ushqim i fuqisë.
Vendi plaket, por nuk harrohet./ KultPlus.com