Vlogeri i njohur, Rich: E mendoja Shqipërinë si një vend lufte me armë dhe kriminelë, por në fakt është krejt e kundërta

Benjamin Rich, i njohur më shumë me emrin e kanalit të tij në YouTube “Bald and Bunkrupt”, është një vlogger dhe autor anglez i reportazheve të udhëtimeve.

Ai hapi  kanalin e tij në YouTube në qershor 2018, duke dokumentuar realitete nga nënkontinentin Indian dhe vendet e ish bllokut sovjetik.

Në llogarinë e tij në Instagram me emër Reabaldandbankrupt ai numëron 164 mijë ndjekës dhe mbi 2 milion ndjekës në kanalin e tij në Youtube.

Vloggeri poston video nga vende të ndryshme ku udhëton dhe një ndër vendet e përzgjedhura këtë verë ka qenë edhe Shqipëria.

Në një video xhiruar në Vlorë ai tregon se ka mbetur mjaft i kënaqur nga njerëzit dhe ushqimi në Shqipëri.

“E mendoja Shqipërinë si një vend lufte me armë dhe kriminelë, por në fakt është krejt e kundërta. Këtu ka plazhe të bukur dhe njerëz të mirë”, shprehet Benjamin Rich në video.

Në një lokal në Vlorë vloggeri, njihet me disa gatime tradicionale si paçe, fasule, tavë kosi etj,. Mesa duke më shumë përshtypje i ka bërë gjella e njohur me emrin paçe, të cilën e ka përdorur edhe si titull për videon e publikuar në kanalin e tij në Youtube “Eating Cow Brain With Albanians” (Duke ngrënë tru lope me shqiptarë).

Më pas ai provoi rakinë, pijen tradicionale shqiptare. Teksa e ka pirë ai është shprehur se “kjo pije mund koronavirusin, prandaj Shqipëria nuk ka probleme me këtë virus”- me idenë që pija ishte aq e fortë sa mund të gjitha bakteret./ diasporashqiptare/ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=SrAA09YwDYo&feature=emb_logo