Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State University

Në fushën e arsimit, përvojat e studentëve shpesh reflektojnë ndryshimet dhe mundësitë që institucionet e arsimit të lartë ofrojnë. 

Një ndër studentet që ka përjetuar këtë transformim pozitiv është Medina Berisha, një studente e diplomuar në departamentin e InfermierisëUniversum International College fuqizuar nga Arizona State University.

Përvoja e Medina Berishës si studente dhe prind shpreh ndikimin që ka pasur UNI në përvojën e saj akademike. Duke diplomuar në Departamentin e Infermierisë, e fuqizuar nga Universiteti i Arizona State, ajo tregon për ndryshimet dhe mundësitë që ofron UNI.

Medina është një shembull frymëzues i bashkimit të rolit të prindit dhe studentit, duke shfrytëzuar mundësitë unike që UNI ka ofruar për të avancuar jo vetëm në studimet e saj, por edhe në zhvillimin personal dhe profesional. 

Medina ndan përvojën e saj si studente dhe prind, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së institucionit të arsimit të lartë për të lehtësuar këtë rrugë akademike.

 “Të jesh student dhe prind në të njëjten kohë nuk është aspak e lehtë, e sidomos në fusha mjekësore. UNI për prindërit të cilët janë studentë ka shumë mundësi të mira, si kordinimi i orareve të ligjëratave, praktikave. ” thotë Medina. 

UNI ka qenë i përkushtuar në sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për studentët me familje, duke ofruar shërbime dhe mbështetje të personalizuara që ndihmojnë në menaxhimin e kohës dhe të detyrave të shkollës. 

Përpos kësaj, UNI ofron ambiente moderne dhe burime teknologjike të avancuara për të përmirësuar përvojën e mësimit dhe zhvillimin e aftësive praktike të studentëve. 

Në fjalët e Medinës: “Kështu që nëse edhe ti je prind dhe nuk e din ende se ku dëshiron t’i vazhdosh studimet, eja në UNI sepse UNI ka shumë mundësi për ty..” 

Në një periudhë kur universitetet po përshtaten me nevojat e një popullate studentore të ndryshme, përvojat e Medina Berishës në UNI tregon se si një nstitucion i arsimit të lartë mund të ndihmoj në përsosmërinë akademike dhe personale të studentëve.

Duke integruar mbështetjen e përshtatur dhe mundësitë për zhvillim profesional, UNI vazhdon të jetë një lider në ofrimin e një edukimi të lartë cilësor, që ndihmon studentët të arrijnë suksesin në të gjitha aspektet e jetës së tyre.

Ndiqni videon e plotë këtu!

TI JE UNIK! Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA. Studio në UNI duke aplikuar këtu! 

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

‘Të desha me hakikat’ nga Shpresa Berisha

Shpresa Berisha është këngëtare e njohur e muzikës popullore qytetare shqiptare, shkruan KultPlus.

Disa prej këngëve të cilat ajo ka interpretuar ndër vite janë:

“Për ty vuaj, për ty këndoj”, “Me lule t’beharit”, “Të desha me hakikat”, “Turtulleshë”, “Bukuroshja e lalës”, “Fytyra jote”, “M’ka marrë malli shpirt”, “Çohi djema shalone atin”, “Prizrenit”, “Si t’ja bëj hallit”, “Po del hëna”, “Sy jeshile”, “Tjetërkund nuse”.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Të deshta me hakikat’ nga Shpresa Berisha:

Të desha me hakikat
Të çmova mikesh të shtrejtë.
Mir’po paskem qenë pa fat, e aman
Ma punove pa të drejtë.

Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi.
Disa herë unë të buz’qesha aman
Me mallin e djalit t’ri.

Një kujtim që m’a ke dhanë-e
Po e ru’j me dashuni.
Do t’a kujtosh fukaranë, e aman
Megjithë se m’ke marrë mëni.

Nuk e di se t’kam bezdisë
Unë të pata me kimet.
Qofsh e lumtun ti moj mike, aman
Për mu’ si të jetë kismet./ KultPlus.com

Bimë e mëshirës së fatit

Ibrahim Berisha

Bukën e moçme as rastësisht mos e pështyjë
Mendo sa vështirë fara del mbi dhe
Bimë e mëshirës së fatit.

Në degën e lëmueshme të qershisë
Me kokrra
Të errëta si hija e hollë e zërit

Në bunarin e vjetër mos e pështyjë

Prandaj mos pështyj as në kasollën e qenit
Mban zinxhirin në qafë edhe kur s’ka nevojë

Në gurë të vegjël veshur me myshk
Mos e prej dorëzën e derës

Edhe kur flet vetë me vete sytë kah dielli
Arrën e madhe mos e prejë
Nuk është rasti

Prandaj
Bukën e ftohët as rastësisht mos e pështyjë
Mendo sa vështirë fara del mbi dhe
Bimë e mëshirës së fatit./KultPlus.com

Vdes veterani i Ansamblit të Maqedonisë së Veriut, Hisen Berisha

Sot ka vdekur veterani i  Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Maqedonisë së Veriu, Hisen Berisha.

Hiseni konsiderohet pioner i rrallë i valles shqipe, i cili nga një karrierë 40 vjeçare popullit shqiptar dhe trevave të Maqedonisë së Veriut i la trashëgimi me qindra valle, koreografi dhe aktivitete artistike.

Drejtori i Ansamblit Nacional të Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV, Shkodran Tolaj ka shprehur ngushëllime, duke e cilësuar si humbje së madhe për komunitetin artistik vdekjen e veteranit të ansamblit.

“Baca Cenë, do të vazhdojë të jetojë me ne si shqiponjë dinjitoze e anëve të Pollogut që do të shpërndajë rreze drite e krenarie për foklorin e kulturën tonë! Sa herë do kaloj nga dera e Bacës Cenë apo edhe ta kujtoj atë, do marr forcë për të vazhduar misione të rëndësishme sepse me përkushtimin, sakrificat e sfidat 40 vjeçare në karrierën e tij ai u shëndërrua në modelin e përkryer për mua si artist dhe drejtues institucioni!”, është shprehur Tolaj.

Më poshtë mund të gjeni shkrimin e plotë të drejtorit Shkodran Tolaj:

Sot, paska ikur shqiponja e valles shqipe nga Pollogu, HISEN BERISHA – BACA CENË në fluturimin e tij të fundit – pakthim

Në mitologji besohej se shqiponja është shpend i dritës dhe emancipimit që simbolizon diellin, lartësitë, thellësitë, ajrin dhe dritën!

Një shqiponjë e vërtetë e shqiptarëve në RMV, na la sot, në këtë ditë që për komunitetin artistik do të jetë ditë e humbjes së madhe!

Baca Cenë ishte simboli i valles shqipe, në veçanti shqiponja e Sharrit plak dhe bir besnik i Pollogut që e dashuronte me zemër vallen shqipe dhe atdheun pa kufinjë!

Baca Cenë, më priti disa herë në dhomën e tij “muze” ku kishte ndërtuar me duart e veta historinë shqiptare përmes fotografive që paraqisnin personalitete të rralla e momente të veçanta të tij, babait dhe familjes së fisme shqiptare- Berisha!

Baca Cenë ishte shqiptar i madh i cili më falte aq krenari sa herë e takoja!

Jam shumë i lumtur që amanetin e tij të parë për të vënë një valle burrash- kaçakë në skenë e realizuam me aq sukses dhe dy javë më parë në vizitën që i bëra pata mundësi të flas gjërë e gjatë për atë realizim dhe shumë plane e projekte të ansamblit!

Jam krenar që emri i Bacës Cenë, institucionalisht u shkrua me shkronja të arta duke hyrë në mesin e personaliteteve të rralla që morën “Medaljen e Ansamblit”! Në fakt kjo ishte më e pakta që ai e meritonte dhe jam i lumtur që e realizuam dhe ia dorëzuam sa ishte pranë nesh fizikisht, dy javë më parë, me 28 mars 2024!

Ndonëse i rënduar nga shëndeti, dera e tij u hap me po të njejtën dashuri! Amaneti i tij i fundit ishte “ mos harrohen traditat kombëtare e legjendare shqiptare”! Ky amanet më jep përgjegjësi të madhe që puna, vizioni, dashuria e gjithë sakrifica e bacës Cenë për folklorin e vlerat tona të kapitalizohet dhe mbi atë bazë të ecim përpara që të mos i mbulojë pluhuri i harresës vlerat që kultivoi baca Cenë!

Jam tejet i indinjuar teksa shkruaj këto fjali pas lajmit të kobshëm që mora familja e tij dhe njëkohësisht i privilegjuar që baca Cenë, në momentet e fundit kishte porositur familjarët që të më lajmërojnë personalisht që ai po na lë dhe në homazhet e nderimit për të do kishte dëshirë të jem dhe unë!

Baca Cenë, sot na la por jo edhe personaliteti i tij që do jetojë përjetësisht bashkë me qindra valle, koreografi dhe aktivitete që ia la trashëgimi popullit shqiptar dhe trevave të Maqedonisë së Veriut si pioner i rrallë i valles shqipe!

Baca Cenë, do të vazhdojë të jetojë me ne si shqiponjë dinjitoze e anëve të Pollogut që do të shpërndajë rreze drite e krenarie për foklorin e kulturën tonë!

Sa herë do kaloj nga dera e Bacës Cenë apo edhe ta kujtoj atë, do marr forcë për të vazhduar misione të rëndësishme sepse me përkushtimin, sakrificat e sfidat 40 vjeçare në karrierën e tij ai u shëndërrua në modelin e përkryer për mua si artist dhe drejtues institucioni!

Në emër të gjithë artistëve, administratës dhe bashkëpunëtorëve të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen e bacës Cenë dhe gjithë komunitetin artistik që humbën ikonën e këtyre trevave!

Të prehet në paqe trupi i bacës Cenë e të fluturojë përtej lartësive shpirti i tij që reflektonte e barte vetëm dashuri!

Lamtumirë- shqiponja e valleve shqipe të trevave tona!

Me përulje, dhembje dhe plot sinqeritet

Shkodran Tolaj- drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV/KultPlus.com

Në 25 vjetorin e rënies përkujtohen veprimtarët Latif Berisha dhe Agim Hajrizi

Atdhe Hykolli

Në ditën përkujtuese për njerëzit epokëshënjues, profesorin, krijuesin dhe veprimtarin Prof. Dr. Latif Berishën, dhe për veprimtarin sindikalist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Agim Hajrizi, të cilëve në pranverën e 1999-s barbarët ia morën jetën në pragun e derës, po që nuk mundën t’ua mbysin veprat.

Të mundohemi që bashkërisht të thërrasim kujtimet për ta duke u heshtur brenda vetes.

Sot, kur përkujtojmë jetën dhe trashëgiminë e profesor Latif Berishës dhe të zotit Agim Hajrizit, le të mos vajtojmë thjesht për ndarjen e tyre, por le të festojmë jetën e tyre, arritjet e tyre, shpirtin e tyre të paepur që populli ynë të shohë dhe të gëzojë lirinë.

Le të marrim frymëzim nga shembulli i tyre, le t’i përkushtohemi parimeve që ata i mbanin me dashuri e me përkushtim, dhe le të vazhdojmë punën që ata filluan, duke e ditur se megjithëse ata mund të mos jenë më me ne në trup, prania e tyre duket e madhe në luftën e vazhdueshme për drejtësi, për barazi, për një botë më të mirë për të gjithë ne pa përjashtim.

Të mbledhur këtu sot, ne e bëjmë këtë jo vetëm për të kujtuar, por edhe për të nderuar. Ne nderojmë jetën dhe trashëgiminë e dy individëve të jashtëzakonshëm, Profesor Dr. Latif Berisha dhe z. Agim Hajrizi. Emrat e tyre janë të njohur për të gjithë atdhedashësit dhe veprimtarët e çështjes shqiptare.

Ndikimi i tyre kumbon përmes strukturës së shoqërisë sonë. Sot, ne qëndrojmë me frikë nga arritjet e tyre dhe reflektojmë për ndikimin e thellë që ata vazhdojnë të ushtrojnë, edhe në mungesë të tyre.

Profesor Latif Berisha, një akademik dhe krijues i dalluar, poet e prozator e mendimtar, ia kushtoi jetën kërkimit të dijes dhe avancimit të arsimit. Kërkimet e tij nismëtare dhe idetë nismëtare jo vetëm që pasuruan të kuptuarit tonë në fusha të ndryshme, por gjithashtu hapën rrugën për brezat e ardhshëm të studiuesve.

Përkushtimi i Profesor Latif Berishës për përsosmërinë dhe kuriozitetin intelektual shërben si një fener dritëdhënës e drejtues për të gjithë ne në komunitetin akademik po edhe në shoqëri.

Profesor Latif Berisha ishte më shumë se një akademik; ai ishte një vizionar. Etja e tij e pangopur për dije e shtyu atë në ballë të fushës së tij, ku ai shpërtheu shtigje dhe shkatërroi barrierat. Hulumtimi i tij nuk ishte thjesht një ushtrim akademik; ishte një kërkim për të vërtetën, një udhëtim drejt së panjohurës, i ushqyer nga një kuriozitet i pamëshirshëm dhe nga një imagjinatë e pakufishme.

Profesor Latif Berisha, nëpërmjet punës së tij, ai sfidoi mençurinë konvencionale, riformësoi kuptimin tonë për botën dhe frymëzoi të tjerë të panumërt që të ndiqnin gjurmët e tij.

Por, Latif Berisha ishte më shumë se një studiues. Ai ishte një mentor, një mik, një dritë në mes dritash në një botë shpesh të mbështjellë në errësirë. Dera e tij ishte gjithmonë e hapur, mendja e tij gjithmonë e etur për t’u përfshirë në dialog, për të ndarë ide, për të ndezur njohuri të reja.

Profesor Latif Berisha besonte në fuqinë e arsimit për të transformuar jetët, për të ngritur komunitetet, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë. Dhe megjithëse ai mund të mos jetë më me ne, trashëgimia e tij vazhdon në jetët e panumërta që ai preku, mendjet që ai formoi, zemrat që ai frymëzoi.

E krahas Profesor Latif Berishës ishte edhe veprimtari i dalluar, Z. Agim Hajrizi, një drejtësikërkues i vendosur për të drejtat e punëtorëve dhe një figurë e shquar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës themelet e të cilit i vuri me Profesor Dr. Hajrullah Goranin.

Z. Agim Hajrizi pa frikë luftoi kundër padrejtësisë dhe shfrytëzimit. Përpjekjet e tij të palodhura për të fuqizuar punëtorët dhe për të përmirësuar kushtet e punës lanë një gjurmë të pashlyeshme në lëvizjen punëtore. Përkushtimi i tij i palëkundur ndaj parimeve të solidaritetit dhe drejtësisë vazhdon të frymëzojë sindikalistët në Kosovë po edhe në mbarë botën ku mbërriti informacioni për veprimtarinë e tij sindikale.

Zoti Agim Hajrizi, një titan i lëvizjes punëtore, një kampion i klasës punëtore, e kuptoi shumë herët se përparimi i vërtetë nuk mund të arrihet pa drejtësi, se të drejtat e punëtorëve duhen të respektohen nëse duam të ndërtojmë një shoqëri vërtet të drejtë dhe të barabartë.

Zoti Agim Hajrizi ia kushtoi jetën, duke ecur guximshëm drejt kësaj kauze fisnike, duke organizuar, mbrojtur, mobilizuar bashkëpunëtorët e tij për të kërkuar pjesën e tyre të drejtë të kafshatës së gojës. Dhe edhe përballë fatkeqësive, edhe në kohërat më të errëta, ai kurrë nuk u lëkund, nuk u lëkund, nuk e humbi kurrë qëllimin përfundimtar: se një botë ku çdo punëtor trajtohet me dinjitet dhe respekt duhet të krijohet dhe se është e mundur të krijohet.

Agim Hajrizi ishte më shumë se një lider sindikal. Ai ishte një luftëtar, një luftëtar i drejtë, një mbrojtës i patrembur i të shtypurve. Ai iu kundërvu shtypjes, u përball me padrejtësinë dhe i tha të vërtetën pushtetit, edhe kur kjo do të thoshte të vinte jetën e tij në rrugën e drejtësisë dhe të lirisë.

Dhe megjithëse ai mund të jetë hequr shumë shpejt prej nesh, shpirti i tij jeton në zemrat e të gjithë atyre që vazhdojnë luftën për të drejtat e punëtorëve, që refuzojnë të heshtin përballë tiranisë, që besojnë, siç bëri ai, se një botë tjetër e duhur dhe shumë më emirë është e mundur.

Pavarësisht barbarisë që u përballën, shpirti i tyre mbeti i pathyer dhe veprat e tyre nuk mund të shtypeshin. Guximi i tyre përballë fatkeqësive shërben si një testament për qëndrueshmërinë e shpirtit njerëzor dhe fuqinë e bindjes.

Ndërsa ne nderojmë kujtimin e tyre sot, le të riangazhohemi gjithashtu për të mbështetur vlerat që ata i mbanin të shtrenjta.

Dhe, le të përpiqemi të imitojmë pasionin e tyre, integritetin e tyre dhe angazhimin e tyre të palëkundur ndaj drejtësisë.

Duke vepruar kështu, ne sigurojmë që trashëgimia e tyre të vazhdojë të jetojë dhe se kontributet e tyre në shoqëri nuk do të harrohen kurrë.

Të faleminderit Profesor Latif Berisha, të faleminderit zoti Agim Hajrizi./KultPlus.com

Ajo nuk e di…

Poezi nga Ibrahim Berisha

Ajo nuk e di
Se bota është
kopsht domatesh
farë e vogël
rrënjë me gjethe krimbi
qepë e bardhë, nga pak kërmill
shtrat i ngulur në hunj

po kaq gjest i thjeshtë
keqardhje e vonuar
më shumë ulur në barë

prandaj aspak
bota nuk është vetja e saj
sepse ajo nuk e ka të qartë.
krejt qëllimin.

Prandaj bota është
kopsht domatesh
në asnjë një çast./KultPlus.com

‘Të desha me hakikat’ nga Shpresa Berisha

Shpresa Berisha është këngëtare e njohur e muzikës popullore qytetare shqiptare, shkruan KultPlus.

Disa prej këngëve të cilat ajo ka interpretuar ndër vite janë:

“Për ty vuaj, për ty këndoj”, “Me lule t’beharit”, “Të desha me hakikat”, “Turtulleshë”, “Bukuroshja e lalës”, “Fytyra jote”, “M’ka marrë malli shpirt”, “Çohi djema shalone atin”, “Prizrenit”, “Si t’ja bëj hallit”, “Po del hëna”, “Sy jeshile”, “Tjetërkund nuse”.

KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën ‘Të deshta me hakikat’ nga Shpresa Berisha:

Të desha me hakikat
Të çmova mikesh të shtrejtë.
Mir’po paskem qenë pa fat, e aman
Ma punove pa të drejtë.

Me gjithë zemër unë të desha
Si njeri me mirësi.
Disa herë unë të buz’qesha aman
Me mallin e djalit t’ri.

Një kujtim që m’a ke dhanë-e
Po e ru’j me dashuni.
Do t’a kujtosh fukaranë, e aman
Megjithë se m’ke marrë mëni.

Nuk e di se t’kam bezdisë
Unë të pata me kimet.
Qofsh e lumtun ti moj mike, aman
Për mu’ si të jetë kismet./ KultPlus.com

Presidenti Begaj uron Berishën: Moment historik për komunitetin shqiptar në ShBA

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka uruar Violetta Berishën për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey.

Përmes një postimi në facebook, presidenti Begaj ka thënë se ky është një moment historik jo vetëm për Berishën, por edhe për komunitetin shqiptar në ShBA.

“Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, ka shkruar presidenti Begaj në llogarinë e tij në facebook./KultPlus.com

‘Ku më mbete biondina ime, që më ngjall prapë këto kujtime…’- Naser Berisha

Naser Berisha është këngëtar i njohur shqiptar. Ai ka filluar të merret me muzikë qysh në moshën 13 vjeçare. Në shkollën e mesme, ai së bashku me shokun e klasës dhe vëllaun e tij( Shefqet dhe Zeqirja Bajramin) formuan Band-in “PREMIERA”, grup i cili funksionoi rreth 6 vite, deri në vitin 1993.

‘Maturantët’ ka qenë një këngë e grupit e cila u realizua gjatë asaj kohe, e cila ka arritur të qëndrojë në majat e top listës së këngëve në atë kohë.

Berisha ka interpretuar edhe shumë këngë të tjera me të cilat do të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të muzikës.

“Dy Pas Mesnate”, “Nese Shkon”, “Pergjithmon”, Kur Mbetesh Vet”,  “Deti i Lodhur”,  “Lora”, “Hajt Shko” etj, janë disa këngë të Berishës ndër vite.

Tash së fundmi Naser Berisha ka lansuar edhe projektin e tij më të fundit “Himni I Gilanit”, kushtuar Qytetit të Gjilanit.

KultPlus ju sjell këngën ‘A më kujton?’:

Koha iku, na harroi
Mbeti veç kujtimi letër,
Si ngahera, të kërkoj
Me gitarë poemë e vjetër
Para shkollës, si dikur
Unë të pres, e ti nuk vije
Dhe pyes vetën, si i marrë
Ndonjëherë në mend do t´bije

Ref: 2
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a me kujton!
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj…

Gjumë nuk kam, bie shi
Në fotografi ti vetëm mbete
Jeta të mori, larg të çoi
Y
Nuk e di se ku më trete
Jam i vetëm, si atëherë
Fati mua nuk më priu
Lumturinë që ne e kishim
fatkeqësia e përbiu…

Ref : 3
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a më kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhurat prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj…