Bernard Nikolla sonte me performancë akustike në Rockuzinë

Sonte në Rockuzinë do të performoje Bernard Nikolla, këngëtar i njohur i zhanrit rok në Kosovë, shkruan KultPlus.

Bernardi qe nga viti 2002 merret me muzikë, si dhe në vitin 2011 ka realizuar videoklipin dhe albumin e tij “Lëvizim” duke përfshirë në album edhe një remake të këngës “O vendi im”.

Pjesëmarrës edhe ne Top Fest Albania dhe është aktiv çdoherë me muzikë. Pas një pauze 1 vjeçare në skenë, rikthehet me një performance akustike në Rockuzinë, në të vetmin lokal në Kosovë ku ndëgjohet vetëm rok muzika dhe shërbehet ushqim dhe pije kualitative./ KultPlus.com