Duke filluar nga data 5 korrik deri me 9 korrik për 5 ditë/netë në “Platon e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, për të shtatin vit me radhë, mbahet Festivali i Birrës dhe Verës, përcjell KultPlus.
Skena sikurse viteve të kaluara do vazhdojë të jetë e hapur për artistët dhe bendet e reja, derisa do të perfomojnë grupe dhe artistë të njohur jo vetëm nga Kosova por edhe nga Shqipëria Kjadi Haruni.
Për dallim nga edicionet e kaluara, risi në këtë edicion jubilar do të jetë programi artistik, pasi që 5 ditët/netët e festës së muzikës, verës dhe birrës do të përcjellen me emra të mëdhenj të muzikës si: Dagz/PM, Ndriqim Gazia & Band, Orient Darabuka, Kpucat e Zeza, Rema Canolli, Erin Go Dance, Kajdi Haruni, Bruno, Latino Band, Burim Radoni, Dj Gjent, Gamblemania, Vesa Smolica, Dj West dhe shumë e shumë të tjerë.
Befasi tjetër do të jetë pjesëmarrja e brendeve të reja të verërave, ku për herë të parë do të prezantohen në këtë Festival, i cili përveç promovimit të muzikës ka për qëllim edhe promovimin e produkteve vendore. Për më tepër, në çdo natë të festivalit do të ketë lojëra të ndryshme garuese me birra, që do të përcjellën me shpërblime të ndryshme për fituesit.
Mos të harrojmë se çmimi i birrës dhe verës do të fillojë nga 0.50 euro, duke mos përjashtuar happy hour dhe shpërblime të shumta.
Për të mësuar më shumë ndiqni faqen e eventit të festivalit: https://www.facebook.com/events/173035253638056/ KultPlus.com