54 vjet ekzistencë, një llogo e thyer dhe shumë ëndrra për Festivalin e Teatrove të Ferizajt

Vetëm edhe dy ditë na ndajnë nga ceremonia e hapjes së edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove, dhe ky edicion tashmë ka spikatë detajet për gjashtë ditët e kësaj feste teatrale, e që pos lojës skenike ka të përfshirë edhe muzikë e punëtori të ndryshme.

Besim Ugzmajli është personi që ka marr timonin e drejtorit të festivalit për këtë edicion, e që copëza të kontributit ka dhënë për 17 vjet me radhë.

Atmosferën rreth përgatitjeve për trupat e shfaqjeve, detajeve të fundit dhe të hapësirave ku do të mbahet festivali, Ugzmajli i përshkruan si të jashtëzakonshme, edhe përkundër faktit se thyerja e llogos së festivalit nga persona të papërgjegjshëm iu la një shije të hidhur, me shpresën se kjo llogo është thyer nga persona ta papërgjegjshëm, dhe jo me një qëllim të caktuar kundër festivalit.

Ndërkohë, përderisa audienca gjithmonë sheh shkëlqimin e skenës, dhe jo të telasheve të shumta të organizatorëve, Ugzmajli thotë për KultPlus se organizimi i një festivali të tillë gjithmonë i ka vështirësitë e veta, dhe se sipas tij çdo vit ka vështirësi të natyrave të ndryshme.

“Këto vështirësi vijnë nga mungesa e resurseve njerëzore në organizmin e ngjarjeve të këtyre niveleve, apo sikur vitin e kaluar ishte aspekti financiar, por sigurisht ka edhe vështirësi të natyrës së përgjithshme organizative, sepse edhe kërkesat tona janë  çdo vit e më të larta. Prandaj ky vit, vështirësinë kryesore ka mungesën e mjaftueshme të stafit adekuat në organizim. Bashkëpunëtorët me të cilët e organizojmë festivalin janë të jashtëzakonshëm, por festivali ka nevojë edhe për më shumë staf që njohin departamentin e organizimit, sepse një ngjarje e tillë do shumë njerëz e profesionistë të ndryshëm”, ka thënë Ugzmajli për KultPlus.

Shfaqjet pjesëmarrëse të këtij edicioni, Ugzmajli i vlerëson tejet konkurruese, dhe se sipas tij, për këtë përzgjedhje ka qenë një përpjekje maksimale në mënyrë që të prezantojnë realizimet më të mira teatrore në teatrot shqiptare.

“Sivjet viteve të kaluara kemi një program shumë konkurrues me shfaqje të jashtëzakonshme. Sigurisht ka shfaqje të tjera të mira që kësaj radhe nuk kemi pas mundësi ti kemi ne program dhe kjo më së shumti për faktin e mungesës së hapësirave performuese në qytetin e Ferizajt”, ka thënë ai duke shtuar se në skenën shqiptare ka prurje artistike, por vështirësitë financiare diktojnë edhe në realizim të shfaqjeve.

Skena teatrore shqiptare funksionon në maksimumin e saj, por vazhdon të ballafaqohet me vështirësi financiare. Prandaj mbështetja për teatrot e qyteteve duhet të shumëfishohet, në mënyrë që të ketë një konkurrencë të denjë konceptesh e idesh, pa u fshehur në mungesa financiare. Teatrot e Qyteteve vazhdojnë të funksionojnë me vështirësi të theksuara financiare për prodhim e mobilitet”, ka thënë Ugzmajli.

Ndërkohë, edhe përkundër faktit që ky festival po shënon edicionin e 54, ky festival nuk ka një qëndrueshmëri financiare, që konsiderohet një sfidë në vete.

“Vështirësia kryesore e FTF vazhdon të jetë pasiguria financiare. Pra, nga një organizim i jashtëzakonshëm i përvitshëm, shumë lehtë mund të rrezikohet mbajta e festivalit viteve të ardhshme. Pra, për rritjen e këtij festivali, duhet një garanci shtetërore financiare, por sigurisht në bashkëpunim edhe me subjekte të tjera relevante financuese”, ka thënë ai që krahas përzgjedhjes së shfaqjeve, performancave muzikore, këtë vit është angazhuar edhe për punëtori, gjë që e konsideron si pjesë të veçantë të festivalit.

“Sivjet,  përveç programit të jashtëzakonshëm të shfaqjeve dhe ndejave, ne me kënaqësi prezantojmë punëtorinë tepër të veçantë  “Lufta e IV Botërore” si një nga krye ngjarjet e këtij edicioni. Kjo punëtori me mentor Gjorgji Rizeski do të mbahet për 6 ditë, ku dy ditët e fundit do të kulmojë me dy performanca në Qytetin e Ferizajt, ku qëllimi kryesor është që teatri mos ndodh vetëm brenda objekteve të Teatrit, por edhe ne si artistë teatri ti afrohemi spektatorit kudo që është ai” ka thënë drejtori Ugzamjli.

Me ndjesinë e përgjegjësisë së jashtëzakonshme, stimulimit të ambicieve për ta rritur këtë festival, Ugzmajli thotë se planet për të ardhmen e këtij festivali janë edhe më të mëdha, duke tentuar që ta rrisin konkurrencën më të gjerë, dhe pika tjetër, që të shtojnë kategorinë e veçantë, atë ndërkombëtare.

E deri në një realizim të tillë, këtë vit me shfaqjet e tyre do të prezantohen teatro nga shtetet: Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe një përfshirje të tillë, Ugzamjli e sheh si një emocion të përbashkimit kulturor e kombëtar. “Shumë domethënës,  jo vetëm për kombin por veçanërisht për kulturën e teatrin në veçanti”.

Edicioni i 54-të i këtij festivali do të nisë më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 6 të po këtij muaji, dhe shfaqjet e këtii edicioni do të prezantohen në dy lokacione: Në Teatrin “Adriana” dhe Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Shfaqja që do të qel perdet e këtij edicioni është shfaqja “Mishi i egër” e që do ta prezantojë Teatri i Shkupit./ KultPlus.com

Festivali i Teatrove Ferizaj, Ugzmajli: Jemi gati të ofrojmë një program kualitativ e përmbajtësor

Uranik Emini

Festivali i Teatrove në Ferizaj shfaqet në mesin e shumë atraksioneve të këtij qyteti, si një simbol i qëndrueshmërisë dhe krijimtarisë artistike, shkruan KultPlus.

Vit pas viti, ky festival bën prezantimin e produksioneve teatrore vendore e ndërkombëtare nga vende të ndryshme, përderisa synimi kryesor i tij qëndron në promovimin e teatrit si një formë arti dhe shprehjeje, gjithashtu edhe si një platformë për dialog dhe ndryshim shoqëror.

Festivali, i cili filloi në vitin 1970, është festivali më i vjetër dhe më jetëgjatë i teatrit në Kosovë. Ndërkaq, i gjithë ky lulëzim ndër vite do të ishte i pamundur pa përkushtimin dhe mbështetjen e themeluesve, regjisorëve, aktorëve, teknikëve, sponsorëve dhe padyshim, nuk do të ishte asnjëherë i njëjtë, pa audiencën e tij.

Festivali i Teatrove të Ferizajit ka më shumë sesa thjesht vetëm “kulturë” të mërzitshme, siç përshkruhen gabimisht festivalet, sidomos ato të teatrit. Përmes tij, paraqitet edhe një testament se si guximi dhe shpirti i komunitetit artistik në Ferizaj, dhe jo vetëm, ndër vite e ka bërë të mundur mbarëvajtjen e këtij festivali.

KultPlus ka realizuar një intervistë me drejtorin artistik të Teatrit “Adriana” dhe Festivalit të Teatrove në Ferizaj, Besim Ugzmajli, i cili tregon me sfidat e shumta që janë përballur, duke thënë se ky festival do të ofrojë një përvojë të paharrueshme argëtimi, edukimi dhe frymëzimi.

KultPlus: Çfarë mund të presin të pranishmit në festivalin e këtij viti? A ka ndonjë element të ri dhe emocionues që dëshironi të nënvizoni?

Besim Ugzmajli: Këtë vit Festivali Teatrove, Ferizaj 2023, edicioni i 53-të, pavarësisht problemeve financiare ka arritur të ketë një program goxha voluminoz e ajo që është edhe më e rëndësishme ky program është shumë kualitativ. Sigurisht që nata e hapjes do të ketë momente që do shënojnë këtë edicion dhe jemi në finalizimin e tyre.

KultPlus: Si e bëni përzgjedhjen e shfaqjeve që do të shfaqen në festival? Çfarë kriteresh përdorni për të siguruar një formacion të larmishëm dhe tërheqës?

Besim Ugzmajli: Programi i Festivali të Teatrove, bëhet përgjatë gjithë vitit, ndër kriteret kryesore është aktualiteti artistik e estetik i shfaqjes, sikurse ka shumë rëndësi edhe suksesi i shfaqjes që përzgjidhet. Gjithashtu rëndësi të madhe ka edhe diversiteti përmbajtësor i shfaqjeve, pra, shfaqjet duhet të sjellin një laramani zhanresh e stilesh, por edhe shprehjesh teatrore e intepretative.

KultPlus: Festivalet shpesh luajnë një rol në promovimin e shkëmbimit kulturor. Si kontribuon Festivali i Teatrove në nxitjen e mirëkuptimit dhe vlerësimit kulturor nëpërmjet teatrit?

Besim Ugzmajli: Koha e festivalit në Ferizaj është një festë e përgjithshme teatrore mbarëkombëtarë, pra është ngjarje e jashtëzakonshme teatrore dhe si e tillë ka ngjallur interesimin e vazhdueshëm të shikueseve por edhe kërshërinë e dëshirën për studim të arteve dramatike. Koha e Festivalit te Teatrove, padyshim që ndikon në promovimin e aktivitetit teatror dhe kontribuon drejtpërdrejt në shprehinë e konsumit kulturor në qytetarinë e përgjithshme.

KultPlus: Teatri ka fuqinë për të trajtuar çështje sociale dhe politike. A ka tema apo mesazhe specifike që synon të përcjellë festivali i sivjetmë?

Besim Ugzmajli: Patjetër, teatri duhet të jetë edhe politik, por mos të thënë se kjo është e domosdoshme dhe e nevojshme. Kemi shfaqje që padyshim që janë provokim i fuqishëm i temave tabu por edhe i çështjeve të ndryshme me rëndësi në aspektin social e politik.

KultPlus: Çfarë roli luan festivali në mbështetjen e rritjes dhe zhvillimit të skenës teatrore në Ferizaj dhe më gjerë?

Besim Ugzmajli: Teatri i Ferizajt dhe jeta teatrore në Ferizaj janë të lidhur pashkëputshëm me Festivalin e Teatrove, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e përgjithshme të interesimit për teatrin.

KultPlus: Çfarë mesazhi apo eksperience shpresoni që të pranishmit të marrin nga festivali i këtij viti?

Besim Ugzmajli: Do të shohin një diversitet të madh të stileve, zhanreve por edhe përmbajtjeve si ide e koncepte, prandaj eksperiencat do të jenë të fuqishme në audiencë. Shpresojmë.

KultPlus: Si i balanconi aspektet artistike dhe komerciale të drejtimit të një festivali teatror? Si e siguroni financimin dhe sponsorizimin për ngjarjet tuaja? Duke pasur këtu parasysh Ministrinë e Kulturës.

Besim Ugzmajli: Aspekti komercial ka ende punë që të elaborohet si segment i rëndësishëm, sepse fokusi ynë është në përshfaqjen artistike e estetike përmes shfaqjeve tek audienca. Këtë vit kemi pasur mungesë të madhe financiare, por sigurisht që ia kemi dalë që ta ruajmë nivelin e Festivalit, madje edhe ta avancojmë ate. Mos-financimi nga MKRS këtë vit ka qenë problem jetik për organizmin e festivalit prandaj këto vështirësi do të jenë të paharrueshme për shumë kohë.

KultPlus: Cili është qëllimi kryesor që synoni ta arrini me Festivalin këtë vit?

Besim Ugzmajli: Ofrimi për qytetarët e Ferizajt por edhe të gjithë Kosovës e hapësirave shqiptare të një programi shumë kualitativ e përmbajtësor me shfaqje. Ta ngjallim diskutimin e debatin për Teatrin e Kulturën në përgjithësi, por, sigurisht edhe të festojmë teatrin si manifest i artit më të bukur skenik.

Edicioni i 53-të i festivalit do të zhvillohet nga 27 gushti deri më 4 shtator 2023, dhe do të jepen shumë shfaqje nga zhanre dhe stile të ndryshme.

Duke filluar nga “Gënjeshtari” me regji të Ilir Bokshit, e deri te “E Vërteta” me regji të Agon Myftarit, janë gjithsej 9 shfaqje në konkurrencë zyrtare, derisa shfaqja “Unë jam vetë grua” me regji të Kushtrim Koliqit, do të jetë jashtë konkurrencës. /KultPlus.com

‘Ditë e Kuqe’ me regji të Besim Ugzmajlit pritet të shfaqet në disa platforma, ndër to edhe Netflix

Filmi me regji të Besim Ugzmajlit “Ditë e Kuqe” pritet që së shpejti të shfaqet edhe në televizione e platforma të ndryshme televizive në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe platformën Netflix, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisori, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.

“Shumë të lumtur me ju njoftu se filmi ynë Ditë e Kuqe | Red Day, do të shfaqet në televizone e platforma të ndryshme televizive në të gjithë botën.

Figurina Films dhe 7Palmsentertainment kanë lidhur marrëveshje distribuimi, ku potencialisht filmi do të shfaqet ne platformat – klientë të 7Palmsentertainment: arte, Netflix, HBOmax, primevideo, googleplay, redbox, etj”, ka shkruar ai.

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”. / KultPlus.com

‘Ditë e Kuqe’ me regji të Besim Ugzmajlit shpërblehet me çmim special nga festivali “Basilicata”

Filmi me metrazh të shkurtër “Ditë e Kuqe” me regji të Besim Ugzmajlit është shpërblyer edhe në një festival tjetër, shkruan KultPlus.

“Përhapja e kulturës dhe shikimi i botës me sy të ndryshëm”, është motoja e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Basilicata”, derisa “Ditë e Kuqe” është shpërblyer me çmim special nga ta.

Ky është vetëm një nga sukseset e mëdha që filmi ka arritur gjatë rrugëtimit të tij në shumë vende të botës.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Basilicata është festivali i parë në botë që shpërblen filmat e shkurtër të realizuar me temën e ushqimit.

Edicioni i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Basilicata është zhvilluar më datat 6 dhe 7 tetor 2022 në Ruvo del Monte (PZ) në Itali. /KultPlus.com

“Ditë e Kuqe” premierë në ‘PriFest’, një ditë alarmi për realitetin e vrazhdë të shoqërisë

Era Berisha

Përpjekja e jashtëzakonshme e një nëne dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja e tyre për të marrë atë që ato e meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve, janë shpalosur mbrëmë nëpërmjet premierës së filmit “Ditë e Kuqe” nën regjinë dhe skenarin e Besim Ugzmajlit, në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, ‘PriFest‘, shkruan KultPlus.

Filmi i metrazhit të shkurtë gjeti fillimin e tij tek në orën 17:08, teksa të pranishmit veçse kishin zënë vendin e tyre në ulëset në sallën e Kino Armatës. Me një sallë pothuajse të mbushur, errësira qe shoqëruesi i publikut për gjatë gjithë pesëmbëdhjetë minutave.

Me një mënyrë unike, regjisori Ugzmajli ka hedhur dritë mbi shumë faktorë negativ të shoqërisë. Ai nëpërmjet simboleve të ndryshme, artit filmik dhe mënyrës së trajtimit të ngjarjeve, na sjell historinë e Arsa Nolit, një 13 vjeçare e cila është një person me aftësi të kufizuara dhe pasi që ajo nuk mund të flas, ndeshet me sfida të shumta që i hedhen rrugëtimit të saj artistik për të interpretuar lirshëm në një skenë teatri.

Arsa, një vogëlushe e shurdhër dhe nëna e saj Dodona, ish-aktore, duan të jenë pjesë e “Festivalit të Performancës”. Arsa nuk është në listën e pjesëmarrësve por ajo dhe mamaja e saj janë gati të bëjnë gjithçka.

“Ditë e Kuqe” simbolizon një ditë alarmi për shoqërinë, duke sjell në vëmendje gruan si vlerë kulminante. Çështjet sociale krejt lehtazi tregohen nëpërmjet rrëfimeve që ndërtohen në rrafshin psikologjik të situatave dhe personazheve. Imazhet komunikuese janë ato që të shtyjnë drejt njohjes së secilit karakter dhe secilës ndodhi.

Është i realizuar vetëm në “One-Shoot”, dhe xhirimet e filmit kanë përfunduar brenda vetëm një dite, mirëpo në realizimin e tij janë përfshirë afro 150 persona të cilët kanë sjell një pikëpamje ndryshe nga e zakonshmja. Sinkronizimi dhe harmonia përbrenda ekipit, dukshëm kanë rezultuar që filmi të arrijë perfeksionimin. Kjo vërehet më së miri edhe nga puna e mahnitshme e aktorëve si: Teuta Krasniqi, Agron Shala, Orgesa Mehmeti, Bin Sylejmani, Gresa Gashi, Sherif Bega, Egzona Salihu, Milot Salihu e të tjerë.

Ndërsa, përgjatë gjithë filmit në sekuenca të ndryshme vërejmë edhe këndimin njëzëri të korit tashmë të suksesshëm “Siparantum” të cilët qëndrojnë në prapaskenë tërë kohën, me ç’rast këtij filmi ia kanë shtuar edhe një plus tjetër.  

Nëpërmjet “Ditë e Kuqe” shpalosen mesazhe shumështresore, andaj edhe perceptimi i tyre mëton të jetë ndryshe për çdokënd. Diskriminimi, pabarazia gjinore, ngacmimet seksuale, shtypja ndaj grave, paragjykimi, egoizmi e nënçmimi, shtjellohen në mënyrë të duhur dhe shumë reale. E gjitha ndodh në prapaskenë, aty dhe ku këto raste ndodhin më së shpeshti në realitet.

Pas shfaqjes së filmit, ishin duartrokitjet dhe brohoritjet në publik ato që dukshëm dëgjoheshin në mesin e audiencës. Ndërsa, para shfaqjes së tij ishte ekipi i filmit “Ditë e Kuqe”, anëtarët e të cilit dolën në skenë për një fjalë rasti.

“Faleminderit që sonte jeni këtu me neve. Filmi ka pasur një udhëtim të gjatë, mirëpo asnjëherë ne nuk jemi ndjerë të plotësuar përderisa nuk e kemi shfaqur premierën vendore këtu. Ky film është bërë me shumë pak para por tepër shumë dashuri. Janë mbi 150 persona që kanë marrë pjesë në këtë film dhe ndjej një nevojë të veçantë për t’i falënderuar për gjithë angazhimin e tyre, për shkak se kemi punuar në kushte jo më të mirat të mundshme, mirëpo dashuria i ka tejkaluar krejt ato telashe dhe sot pas këtij viti relativisht të suksesshëm të filmit, kemi fatin që ta shfaqim para jush me shumë kënaqësi”, ka thënë regjisori Ugzmajli.

Kurse, sot në një konferencë për media për të treguar më shumë rreth rrugëtimit të filmit ‘Ditë e Kuqe’, i pranishëm ishte vetëm regjisori Besim Ugzmajlit.

“Shpeshherë perceptimi i audiencës për të famshmit apo për njerëzit që merren me industrinë e filmit, konsideroj që është komplet një lloj stigmatizimi. Ideja jonë ka qenë për të prezantuar atë se shpeshherë ajo që ndodh prapa perdeve është shumë herë më interesant sesa ato që ne i prezantojmë publikut dhe për të treguar se sa e vështirë është ajo rrugë, në jo vetëm shoqërinë ballkanike por edhe në botë”, thotë ai.

Sipas tij, para së gjithash, për të, procesi është ‘imazhet’ dhe atmosfera, andaj ai këto i vendos në një situatë të caktuar duke i inkuadruar edhe personazhet që ai i konsideron që janë interesant për t’i parë mes vete.

“Filmi ka qenë pjesë e më shumë se tridhjetë festivale, deri tash ka marrë dy çmime dhe momentalisht është i nominuar për ‘filmin më të mirë’ në Gjeorgjia të Amerikës dhe së shpejti do t’i marrim edhe rezultatet. Dje ishte premiera kombëtare e filmit dhe sigurisht që ky nuk është fundi i tij”, përfundon ai.

Kujtojmë se filmi “Ditë e Kuqe” i metrazhit të shkurtër me regji të Besim Ugzmajlit, është shpallur filmi më i mirë në “KO:SH FILM FEST / National Competition”.

Po ashtu, filmi me regji të Besim Ugzmajlit “Ditë e Kuqe” është shpërblyer edhe me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Cerdanya” në Spanjë, konkretisht me “Kinematografia më e mirë”. / KultPlus.com

Besim Ugzmajli nominohet për të fituar çmimin e filmit më të mirë ndërkombëtar në “ME Film Festival”

Regjisori nga Kosova, Besim Ugzmajli, është nominuar për të fituar çmimin më të mirë ndërkombëtar të filmit të shkurtër në Milledgeville and Eatonton Film Festival, SHBA, shkruan KultPlus.

“ME Film Festival”, ka njoftuar për nominimin e Ugzmajlit me filmin e tij “Ditë e Kuqe”.

Filmi “Ditë e Kuqe” ka udhëtuar nëpër shume vende të botës duke fituar çmime të ndryshme.

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”. /KultPlus.com

Filmi “Ditë e Kuqe” merr çmimin për kinematografinë më të mirë në Festiivalin Cerdanya

Filmi me regji të Besim Ugzmajlit “Ditë e Kuqe” është shpërblyer me një tjetër çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Cerdanya” në Spanjë, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë regjisori, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”.

“Kinematografia më e mirë për “Ditë e Kuqe”, thuhet në postimin e tij mes tjerash.

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”. /KultPlus.com

“Ditë e Kuqe” me regji të Besim Ugzmajlit, filmi më i mirë në “KO:SH Film Fest”

Filmi “Ditë e Kuqe” i metrazhit të shkurtër me regji të Besim Ugzmajlit, është shpallur filmi më i mirë në KO:SH FILM FEST / National Competition, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur pikërisht regjisori Ugzmajli, i cili ka uruar gjithë ekipin për këtë sukses.

Muajt e fundit, filmi “Ditë e Kuqe” ka qenë pjesëmarrës në disa festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”. /KultPlus.com

Filmi ‘Ditë e Kuqe’ me suksese ndërkombëtare, destinacioni i radhës Italia

Filmi “Ditë e Kuqe” i metrazhit të shkurtër me regji të Besim Ugzmajlit, është zgjedhur që të marrë pjesë në festivalin e filmit në Itali “Pulcinella FilmFest”, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë llogaria zyrtare e filmit, ku edhe kanë njoftuar se Pulcinella FilmFes është festivali i parë dhe i vetëm i filmit, në Itali, i dedikuar tërësisht dhe ekskluzivisht komedisë që zhvillohet në Acerra.

Në këtë festival do të bëhet edhe ndarja e disa çmimeve që kanë të bëjnë me regjisorin më të mirë, aktorin, aktoren dhe producentin.

Edicioni i gjashtë do të zhvillohet nga 13 deri më 19 dhjetor 2021. /KultPlus.com

May be an image of 1 person and text that says 'FESTIVAL DELLA COMMEDIA Pulcinella FilmFest red day Film by: Besim Ugzmajli FIGURINA FILMS FESTIVAL DISTRIBUTOR PREM1ERE'

Filmi ‘Ditë e Kuqe’ përzgjedhet në Festivalin e Filmit në Turki, Ugzmajli i lumtur për prezantimin ndërkombëtar

Së fundmi, filmi “Ditë e Kuqe” është përzgjedhur në Festivalin e Dytë të Filmit në “İzmir Kısa”, festival i cili është i kualifikuar nga OSCAR, shkruan KultPlus.

Në një prononcim për KultPlus, Ugzmajli ka thënë se ky festival është njëri më prestigjiozët në Turki dhe se ky festival është vazhdim i prezntimit ndërkombëtar të filmit.

“Ditëve në vazhdim do të ketë shumë festivale të tjera të rëndësishme, me ç’rast edhe filmi “Ditë e Kuqe do të prezantohet aty”, tha ai.

No description available.

Në fund, ai ka shtuar se ky prezentim ndërkombëtar është shumë i rëndësishëm për mua dhe ekipën e filmit.

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”. /KultPlus.com

‘Ditë e Kuqe’ nga Ugzmajli, filmi që shfaq realitetin e hidhur të shoqërisë përmes një vajze 13-vjeçare

Xhemile Hysenaj

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve, vijnë pëmes ”Ditë e Kuqe” nën regjinë dhe skenarin e Besim Ugzmajlit. Një film ky i metrazhit të shkurtë, për të cilin regjisori Ugzmajli ka shpalosur më shumë detaje në një intervistë për KultPlus.

Loja me simbole te regjisori Ugzmajli nuk është kurrë e rastësishme, në filmat e tij paraprak e që kanë rezultuar tejet të suksesshëm, kemi parë shpesh se arti filmik i regjisorit në fjalë shkon përtej asaj që jemi mësuar të shohim më parë. Ai ka një mënyrë më unike të trajtimit të ngjarjeve, përmes së cilave hedh dritë mbi shumë faktor negativ të shoqërisë. ”Ditë e Kuqe” vjen po në këtë mënyrë të veçantë, pra, e kuqja si një variant i gjakosjes, si moment realizimi, përkatësisht si një moment kur dikush është gati për diçka magjike. Pra, siç ka theksuar tutje regjisori për KultPlus, Dita e Kuqe është ditë alarmi për shoqërinë që vjen përmes një vajze 13 vjeçare dhe sjell në vëmendje gruan si vlerë kulminante në shoqërinë botërore.

”Unë përpiqem që çështjet sociale t’i sjell si rrëfime që ndërtohen në rrafshin psikologjik të situatave dhe personazheve. Sigurisht që këtë mënyrë e konsideroj më të përshtatshmen për mua për t’i paraqitur shqetësimet e mia të përgjithshme në medium kinematografik si vepra artistike. Imazhi është komunikimi absolut i këtij shekulli dhe kinematografia padiskutim ka një imazh të jazhtëzakomshëm komunikues”, ka theksuar regjisori për KultPlus.

”Ditë e Kuqe” ka filluar me xhirime në mars të këtij viti dhe filmi është xhiruar brenda një ditë, mirëpo, provat e këtij filmi kanë zgjatur mbi dhjetë ditë dhe janë përfshirë diku rreth 150 persona deri në realizimin final. Kjo mënyrë e xhirimeve ka të bëjë me faktin që ”Ditë e Kuqe” është realizuar në One-Shoot dhe koha e provave siç ka treguar regjisori për KultPlus, ka të bëjë me sinkronizimin dhe harmonizimin e të gjitha departamenteve në filmbërje në mënyrë që gjithçka të shkoj sipas planit në ditën e xhirimit.

Duke pasur parasysh se situata pandemike ka vështirësuar gjithçka, edhe ”Ditë e Kuqe” ka hasur në vështirësi të shumta deri në finalizimin e vet. Ugzmajli ka treguar për KultPlus se i gjithë projekti është punuar nga një presion që lidhej ngushtë me pandeminë.

”Gjithçka është punuar në njëfarë presioni që lidhet me pandeminë, mirëpo ky fakt edhe ka ndihmuar në një mobilizim të jashtëzakonshëm të gjithë ekipës e në veçanti të aktorëve dhe ekipës kreative ku vlen të përmendim punën e jashtëzakonshme të aktorëve siç janë: Teuta Krasniqi, Agron Shala, Orgesa Mehmeti, Blin Sylejmani, Gresa Gashi, Sherif Bega, Egzona Salihu, Milot Salihu. Pastaj drejtori i fotografisë Aleksandar Krstevski, Kompozitori Memli Kelemndi me korin e tij fantastik ”Sipararantum Choir” dhe gjithsesi një angazhim i jashtëzakonshëm i asistentëve Sovran Nrecajt, Lorena Sopit, Leart Binakut, Ndriçuesit Hajrullah Elelezit, Kostumografes Eleonora Gagica, Dizajnerit Ngadhënjim Ismani, Skenografit Bekim Korça e shumë të tjerëve që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në film e që është një listë e gjatë profesionistësh”, shprehet Ugzmajli tutje për KultPlus.

Deri më tani, regjisori ferizajas para adhuruesëve të filmit është paraqitur me filma të metrazhit të shkurtë, mirëpo, regjisori ka treguar për KultPlus se në planet e tij të ardhme është edhe filmi i metrazhit të gjatë.

”Unë kam disa skica e tritmente për film të gjatë, vështirësia ime më e madhe është në përcaktimin e asaj që vërtetë dua ta punoj, kjo ndoshta është edhe dobesia ime si skenarist e regjisor, pra përcaktimi në idenë që dua ta realizoj si film. Është vëretetë e vështirë për mua të vendosi se cilës ide me ia dhanë gjithë mundin drejt një filmi. Por ajo që dihet me siguri është fakti se filmi i gjatë është qëllimi im i radhës. Do të jetë rrugë e vështirë e gjetjes së mbështetjes financiare, por përvoja më ka mësua se duhet ta përfundoj skenarin dhe pastaj gjithcka tjetër do të bëhet e mundur si me magji”, potencon Ugzmajli.

Besim Ugzmajli ka treguar për KultPlus se kanë bërë një marrëveshje me kompaninë italiane ”Premiere Film”, zyret e së cilës ndodhen në Itali dhe në Los Angeles, kompani kjo e cila do të merret me distribuimin e filmit në festivale dhe televizione. Regjisori ndër të tjera thekson se ambicien kryesore në punën e tij e ka gjithmonë realizimin e ideve të tij kinematografike dhe asgjë tjetër nuk i jep më shumë kënaqësi se puna në film. ”Festivalet dhe shitjet eventuale janë gjithmonë sekondare, prandaj filmin ua kam dhënë për distribuim kompanisë profesionale që merret me këtë punë dhe kështu unë të jem më i lirë në punë të tjera. Gjithashtu dihet mirëfilli se në mungesë të distributorëve është shumë i vështirë prezentimi ndërkombëtarë, sidomos viteve të fundit”, shprehet tutje Ugzmajli

Për artistin është shumë e rëndësishme përçimi i mesazheve që ai shpalos përmes artit të tij, cilido art qoftë ai. Ugzmajli zakonisht, si në teatër po ashtu edhe në film, përçon mesazhe të fuqishme tek shoqëria. Arti i tij prek thellë tek problemet e shoqërisë kosovare dhe jo vetëm. Njejtë ndodhë edhe tek filmi  ”Ditë e Kuqe”, tek i cili mesazhi është shumështresor dhe si i tillë mëotn të jetë krejtësisht personal, pra, siç ka treguar vetë regjisori, mesazhet e këtij filmi varen shumë se si dhe nga kush shikohen. ”Gjithmonë konsideroj që audienca gjenë mesazhe të ndryshme në secilin rrëfim apo film, prandaj nuk do ta kisha përkufizur këtë film me një mesazh të caktuar edhepse filmi konsiston në rendësinë që ka konsistenca e njeriut në qëllimet dhe aspiratat në të cilat synon me të drejt, por që pengohet rrugës”, shprehet Ugzmajli.

”Ditë e Kuqe” do të ketë premierën në Tirana International Film Festival i cili do të mbahet në shtator të këtij viti, ndërkaq, regjisori nuk ka treguar saktë se kur do të shfaqet edhe për publikun kosovar, por ka lënë të nënkuptohet se filmi do të ketë disa hapësira për tu shfaqur edhe në Kosovë gjatë vitit të ardhshëm. / KultPlus.com

Ditë e Kuqe | Red Day — trailer from besimugzmajli on Vimeo.

‘Rruga’ i Besim Ugzmajlit nominohet për 5 çmime në Festivalin e Filmit në Spanjë

Filmi ”Rruga” nën regjinë e Besim Ugzmajlit, është nominuar për pesë çmime në ”Roots of Europe International Film Festival, Spain”, përcjell KultPlus.

Ugzmajli është nominuar për çmimin e Regjisorit më të Mirë, Gresa Pallaska për çmimin e Aktores më të Mirë, Mal Noah Safqiu për çmimin si Aktori më i Mirë, ndërkaq filmi është i nominuar për çmimin kryesor si Filmi më i Mirë, njëherit edhe për Skenarin më të Mirë.

Filmi “Rruga” trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore.

Në film luajnë Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega. Lena dhe Genti janë personazhet kryesore të këtij filmi, këta të dy takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa që duket në fillim, të dy këta, kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar nga njerëzit e tjerë.

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s. / KultPlus.com

5 Nominations for RRUGA!!!

‘Kontrolli dhe Makina e Dashurisë’, fituese e çmimit ‘Pruerje e re për Kompozim Regjisorial’ në ‘Talia e Flakës 2020’

Shfaqja ‘Kontrolli dhe Makina e Dashurisë’ me regji dhe skenar të Besim Ugzmajlit, ka fituar çmimin ‘Pruerje e re për Kompozim Regjisorial’ në Festivalin ‘Talia e Flakës 2020’, shkruan KultPlus.

‘Kontrolli dhe Makina e Dashurisë’ është prodhim i Teatrit ‘Adriana’ të qytetit të Ferizajit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë regjisori Ugzmajli, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, falenderoi Teatrin e Gjilanit dhe Jurinë e këtij Festivali.

Shfaqja ‘Kontrolli dhe Makina e Dashurisë’ me tekst dhe regji timen, prodhim i Teatrit ‘Adriana’, dhe me një kastë të jashtzakonshme aktorësh, në Festivalin Talia e Flakës 2021, ka fituar çmimin: “Pruerje e re pë Kompozim Regjisorial”
Falemnderit Teatrit të Gjilanit dhe Jurisë së Festivalit.
Ekipa e aktorëvdhe stafi kreativ e tekni
k ♥️ 🤗’, ka shkruar Ugzmajli. / KultPlus.com

“Deus- ex- machina post-apokaliptike”

Kritikë nga Driton Fejzullahi për dramën “Kontrolli dhe Makina e dashurisë” nga Besim Ugzmajli:

Duhet thënë se secili krijues, në këtë rast kualifikimi, autori ( Besim Ugzmajli) mund të cilësohet si dramaturg, me dramën autoriale “ Kontrolli dhe Makina e dashurisë” e cila,  krijon skemën e vet të kompozicionit mbi botëkuptimin, veprimin dhe ngjarjen, të projektara (abstrahuara) bartura në kohë dhe hapsirë.  Në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” mund të veçojmë një ndërthurje duale, të kompetencës ideo-tematike dhe ideo-semantike, e cila në tekst na jepet si uni-autorial i cili është tipizuar dhe jepet përmes personazheve në tërësi, kurse si Dr. Guan në veçanti, ku autori shëndërrohet në protagonist( karakter) dhe narrator. Padyshim për ta percizuar dhe ndarë unin-narrativ duhet të verifikojmë tekstin por ajo do të jepet përmes rrafshit narratologjik të kësaj drame.

Siç dihet rëndom, autori ideo-tematikën e tij e ndërton duke konstruktuar botë(k)uptimin ose siç haset shpesh në literaturë, subkejtin e dramës së tij. Personzhet e kësaj drame, janë të gjithë bartës të botëkuptimit-botëkuptimeve të autorit (personazheve) ata-ato inkorporohen dhe paraqiten përmes të folurit dhe veprimit, duke paraqitur percepcionin individual dhe autorial që bartë kjo dramë.

Pesonazhet e dramës, janë njerëz pra që posedojnë “kualitete psiko-fizike” këto kualite duhet të shënjohen sepse kjo dramë dallon për nga tema, diskursi dhe konteksti, me dramat që për temë kanë “mimezisin” dhe “metonimitë” nga jeta reale. Kurse nga tipologjia, autori ka ndjekur renditjen klasike të ndarjes, pozitive-negative: ” protagonist-antagonist, karakter, anti-karakter… por edhe në karakter dinamik dhe statik” …

Uni-narrativizuar               karakter-mikst: Dr. Guan, KORI, Akuan, Rela
Uni-individualizuar                   narrator-karakter:Ela,Oso, Personi, Zaza,
                                                    karakteri-narrator: Az, Oz, Ez, Alfa, Dode

Ngjarja:

Drama “Kontrolli dhe makina e dashurisë” nga aspketi ideo-tematik është dhënë nga autori (Besim Ugzmajli) si ngjarje post-apokaliptike, dhe si e tillë paraqet modalitet tejet të veçantë të reagimit dramatik jo vetëm në rrafshin nacional por edhe atë univerzal. Kur flasim për diskursin dhe kontekstin post-apokaliptik, këtë tekst dramatik ( Dramë) duhet ta shohim të fundamentuar në raportin kategorial: kohë-hapsirë, shkak-pasojë, fromë-përmbajtje,  fat-faj-fatkeqësi, përjetim-pësim,  determinim-interdeterminim.

 Post-apokaliptika- Tekstet  të cilat kanë si subjekt dashurinë, me diskurs dhe kontekst post-apokaliptik, janë të paraqitura përtej realitetit kosmik, të dhëna në një realitet hipotetik (fiksional) të konstruktuar dhe të fundamentuar nga vet autori përmes lokalizimit topik që në tekst e hasim me emërtimin (Rruga e qumshtit), pastaj me emrat e personazheve të cilit janë përshatur tematikës dhe kontekstit. Si intencë autoriale, teksti  “Makina dhe kontrolli i dashurisë” shënjon një vlerë të re në aspektin e reagimit dramatik dhe kështu rrënon secilin diskurs paraprak vleror të eskanonit-eskatologjisë, pra të diskurseve dhe tematikave që kishin të bënin me  fundet e mëdha, ose të cilat janë cilesuar si meta-narracione.

Koha-hapsira: si kategori tekstuale-letrare e dramatike, edhe pse janë të dhëna në këtë tekst, në një domen tjeter ( Post), ato vlejnë ngjashëm për të krijuar eksiztencë tematike, sepse tematika e trajtuar është më specifike dhe është më e vështirë për t’u precizuar tekstualisht, por autori na ka lënë disa shenja të cilat bëjnë kapërcimin kohorë, këtë në tekst mund ta vërejmë përmes intertekstualitetit, të cilin do ta paraqesim në vijim.

Shkak-pasoja: gjithçka është e dhënë përmes kauzalitetit tematik e tekstual, ku shkaku është dashuria kurse pasoja është ekzistenca dhe manifestimi i saj, të dhëna si pësim, i determinuar nga fati-fatkeqsia individuale nga (Oso-Ela) si kontrollë i skajshëm teknik-tekonologjik i një raporti thjeshtë emocional.

Forma-përmbajtja: edhe ky tekst dramatik nuk mund të anashkaloj dhe tejkaloj këto kategori, ku për nga forma  i takon natyrës funksionale, ku autori nuk ka ruajtur dhe ndjekur identitetin ose paradigmen strukturale- klasike, duke krijuar një kompozicion të “ri” rrënues; të prologut-epilogut, heqjen e akteve, kori luan vetëm rol dekorativ formal, kurse  fokusi është më shumë te konflikti, veprimi dhe pësimi tragjik, ku me qëllim mungon zgjidhja e këtij konflikti, për shkak te determinimit teknik-teknologjik. Kurse sa i përket përmbajtjes tematike që trajton kjo dramë, atëherë mund të themi se që nga antikiteti, preokupimi më i madh i gjinisë njerëzore ka qenë dihotomik; dashuria (erosi) dhe vdekja (tanatosi) dhe njeriun si bartës të gabimit (hermatisë) (ARISTOTELI, POETIKA. fq.44.)

Në realitetin e dhënë post-apokaliptik, të kësaj drame, njeriu tashmë është shëndërruar në homo-duplex, gjysmë njeri, gjysmë makinë, ka ruajtur vetëm formën, kurse sa i përket përmbajtjes ai është robotizuar. Insituti  post-apokaliptik, tashmë po bënë eksperimentin e tij me një çift (Oso-Ela), të cilët për insitutin të udhëhequr nga (Dr. Guan) janë relikt ose mbetje emocionale e një raporti dashuror tashmë klasik, të cilët kishin ruajtur identitetin e tyre primordial, duke trashëguar gabimin, që për Insitutin paraqet sfidë laboratorike.

Fati-faji-fatkeqësia- fati padyshim në këtë dramë është dhënë si  faj dhe fatkeqësi. Fati është që Oso dashuron Elën dhe anasjelltas, ky fat për Insitutin dhe për vet ata kalon në faj sepse dashuria (erosi) dhe vdekja ( tanatosi) të dashurosh deri në vdekje, dhe të vdiset për dashurinë, për institutin nënkuptonte fatkeqësinë.  Autori i kësaj drame, heqë të rinjohurit si ndëshkim për oso-elan, sepse pas testit të dashurisë, oso më nuk njeh elën, dhe kështu raporti dashuror përfundon në fatkeqësi.

Përjetim-pësim- padyshim se përjetimi është dhënë si një konflikt në mes të emocionales- dashurisë, bartës të saj (oso-ela) dhe racionales ( survejimit dhe ndëshkimit) teknik-teknologjik nga insituti dhe ndëshkues ( Dr.Guan). Përjetimin emocional e gjejmë vetëm te Oso-Ela, si protagonistë të kësaj drame, duke manifestuar dhe pësuar fatin-fajin për një raport emocional- dashuror.

Determinimi-interdeterminimi- determinimi në këtë dramë jepet si kontroll në të gjitha domenet, duke kontrolluar çdo gjë, përmes mbikqyrjes teknologjike nga makina e dashurisë. Kjo makinë e sofistikuar, mundësonte matjen dhe tregonte të vërtetën. Pra autori ka përzgjedhur një konflikt në mes të emocionales si interdeterminim dhe  racionales si paraqitje të së vërtetës. Ky konflikt ekziston që nga antikiteti e deri në sot…

 Në aspektin e kritikës që është shkruar dhe që sot ende shkruhet, modaliteti i cili në shumicën e kohës ndiqet është ai modalitet që përqendrohet te ana semantike (kuptimore) që shpreh teksti dramatik. Kjo dramë, është e karakterit të veçantë sepse jepet me diskurs dhe kontekst post-apokaliptik dhe si e tillë tematika e saj,  e përcakton edhe anën vlerore. Të sfidohesh me një tematikë të tillë, është një ndërmarrje shumë e vështirë për krijuesin, dhe shumfish më e vështirë për lexuesin, që në realitetet e dhëna është shpesh e pa konceptushme, përceptushme dhe e kuptushme për lexuesin në veçanti dhe për shikuesin (spektatorin) në përgjithësi.

Duke ditur këto sfida, këto keqkuptime në këtë raport lexues-shikues, që përmban trajtimi i kësaj tematike, që në diskurset tona nuk gjendet fare, edhe nëse gjendet është trajtimi ose prania e përciptë përmes citateve ose perifarazimeve dhe asgjë më shumë. Andaj duke qenë e veçantë duhet të jetë paradigmë ideo-tematike dhe sfide për inskenime në teatër.

Intertekstualiteti në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë”

Raportin intertekstual në këtë dramë do ta bëjë nga qasja hermeneutike, duke interpretuar secilen shenjë që ka mundur të linte autori me kategori ose dije të ndryshme.

Secili tekst, pa marrë parasysh mediumin me të cilin shprehet, ka një raport intertekstual me : periudha kohore, kultura dhe dije të ndryshme, autorë dhe vepra, ide dhe tema me të cilat autori komunikon dhe i inkorporon brenda në tekest. Sipas Geranrd Genette intertekstualiteti është “mardhënie bashkëpranie ndërmjet dy apo disa teksteve, domethënë, thelbësisht dhe më e shpeshta, nëpërmjet pranisë së mirëfilltë të një teksti në një tjetër” ( GROS-PIEGAY NATHALIE, POETIKA E INTERTEKSUALITETIT, Parnas, 2011. Prishtnë, fq 24.)

Përcaktimi i intertekstit në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” padyshim se arrihet duke e lexuar dhe kështu, lexuesi e heton dhe përcakton intertekstin në tekstin dramatik që është duke e lexuar ose që ka ndërmend për ta inskenuar.

Pë ta dalluar qartë raportin intertekstual, ose të themi semantikën intertekstuale në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” duhet ta shohim të modeluar në kategoritë e të shpjeguarit, të kuptuarit dhe të interpretuarit tekstual.

Intertekstualiteti në këtë rast del të jetë “kualitet semantik”, të cilin e ka ndërtuar me shumë kujdes autori, ky kualitet semantik, dallohet nga modelet intertekstuale të dhëna në tekst si citimi apo kompleksiteti citatësorë. “ Në formën e tij më të shkoqur dhe me të mirëfilltë, intertekstualieti është praktika tradicionale e citimit ( me thonjëza, ose me referencë të saktë) ( POETIKA E INTERTEKSTUALITETIT, vepër e cituar, po aty)

Në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” semantika intertekstuale është e dhënë në raport me semantikën tekstuale dhe kontekstuale, kështu duke e bërë dramën në raporte të shumfishta vlerore. Kur flasim për raportin intertekstual në këtë dramë, ajo modelohet në këto fusha të dijeës dhe kulturës botërore që interferojnë me botëkuptimin e autorit.

Raportin intertekstual, e ndajmë sipas pranisë më të madhe, respektivisht më të vogël në këtë tekst. Praninë intertekstuale e gjejmë në relacion me filozofinë antike, konktretisht me sofistët grekë, që në tekstin dramatik është dhënë si problematikë e skepticizmit dhe relativizmit për fenomene të ndryshme.

“ PERSONI: … jam një person, një njeri, njeri që bartë ide, ide të bukura, që gjenjë hapsirë në kohën e masës njerëzore. Jam njeriu më i mirë që keni parë ndonjëherë.”

Pra teksti na lë të kuptojmë se kemi të bëjmë me relativizmin e gjithçkaje, qoftë fenomen, çështje, botëkuptim, besim, moral etj. Personi konsideron njeriun si masën e çdo gjëje, kjo ishte  maksima kryesore e sofistit Protagora. Kur gjithçka është relative, qoftë si dije, qoftë si gjykim moral, atëherë mund të themi se autori i dramës bartë këtë ide si gjykim apo si botëkuptim individual në raport me individin, shoqërinë, periudhat kohore e historike, dhe dijet e kulturat e ndryshme.

Por, autori në tërë tekstin bënë një kombinim të kulturave, përmes teksteve të ndryshme, përmes personazheve të cilat ngjajnë në ide, përjetim dhe pësim sikurse në tekstet paraprake. Të krijosh një dramë, dhe si subjekt të jetë dashuria, fati-fatkeqsia, dashuri e parealizuar për shkaqe-pasoja nga më të ndryshmet, nuk mund të mos ishte aluzion Shekspiri, tragjedia, Romeo dhe Zhulieta. 

“ELA: ka shumë rëndësi, çka nëse ti je një Montag, e unë jam një Kapulet! Ne mund të duhemi tash e të shpëtojmë, po duhet të vetëvritemi për shkak të një dashurie të pamundur në të ardhmën.” Interteksti është i qartë, veçse këtu kemi një vetëdije të personazhit (ELA) se si do të përfundojë dashuria e tyre. Pra autori ka zgjedhur me qëllim këtë tragjedi, që si subjekt ka dashurinë për ta ndërtuar subjektin e dramës së tij.

Në vazhdimësinë e narracionit dramatik, ku kompetenca narrative përshakllzohet përmes personazheve poashtu balancohet përmes tyre, konstelacioni vjen duke u përhapur me çështje që e preokupojnë autorin (Besim Ugzmali) në këtë rast në intertekst me etno-psikologjinë kolektive, në rapot me gjakun. Siç dihet, “gjaku ishte tabu te njerëzit primitiv, të cilët e quajnë gjakun si selinë ku ka zënë vend jeta”. ( FROJD ZIGMUND, JETA DASHURORE DHE SEKSUALITETI, fq. 122.)  Gjaku del të jetë një tabu-problem etno-psikologjik, një tundim që nga antikiteti e deri më sot, për të gjitha kulturat pa përjashtim, atë e gjejmë në tekst të dhënë përmes personazhit.

“ PERSONI: më duket edhe gjaku nuk ishte mjaftueshëm i kuq, si thoni, ta bëjmë një me gjak të vërtetë, me gjak derri përshembull?!

“PERSONI:  e tani si ju duket, çfarë ndjeni brenda përshfaqjes së gjakut si aromë që kënaq qenien e secilit prej juve?

Një shenjim intertekstual e gjejmë të dhënë përmes diskursit ironik në raport dhe në kontekst me religjionin monoteist, të paraqitur në raport me pamjen e zotit përmes krahasimit me një mit të lashtë biblik të cilin e gjejmë në Bibël në pjesën (Zanafilla) ku flitet për Kullën e Babelit, kjo histori rrëfen dëshirën e njerzimit për ta paraë zotin, por qëllimi në shkrim është paksa i koklavitur sepse, me ndërhyrjen e fuqisë metafizike, kjo kullë shkatërrohet dhe kështu krijohet shumëgjuhësia që ka karakter të mosmarrveshjes ndërmjet popujve sesa e kundërta.Pra prijsha ishte destruktive në raport zot-njeri-popuj. Dhe kështu kemi abstenimin e zotit që e gjejmë në tekst kështu:

“ ELA: sa mirë që nuk kemi kohë aq sa duam. Sikur të kishim kohë, sigurisht dikush do të provonte të ndërtonte një palë shkallë të gjata për 324589 vjet, në mënyrë që të shihte nga afër sytë e Zotit atje lart. Pra shakllët janë krahasim me Kullën e Babelit, dhe qëllimin e njerëzve për ta parë dhe kuptuar Zotin, sepse kemi kontekstin gjuhësor të implikuar i cili na jep një konotim tjetër. “ELA: Shkallëndërtuesi, sikur të kishte kohë të palimitueshme do të ndërtonte një palë shkallë aq të larta që të shihte Zotin atje lart, atë Zotin,…, pa sy, pa duar, pa këmbë. Meqë që të u kujtua Maria e Shenjtë, atëherë sigurisht që shkallëndërtuesi do të i shihte një palë testikuj gjigandë të Zotit lart? (qeshin).Këtu vërehet qartë diskursi ironik me kontekstin religjioz dhe tendencën historike të njerëzimit për antropomorfizëm të Zotit.

Pra intertekstualiteti në dramën “Kontrolli dhe makina e dashurisë” është shumë më i gjerë se sa është paraqitur këtu, por me një lexim tjetër besoj se të gjitha linjat intertekstuale do të paraqiten qoftë edhe ato me prezencë tejet te vogël, sepse këto që kam paraqitur më lartë kanë qenë me prezencë më të madhe dhe mendoj se kanë qenë më të rëndësishme për t’u cekur.

 Në vazhdën e shpejtësisë së rrëfimit, dhe ngadalsimit të saj, mund të themi se autori ndjekë linjen konstante e cila nuk lejon të dallohen këto elemente. Shpejtesia-ngadalsimi i rrëfimit nuk duhet të shihen si antagoniste njëra me tjetrën sepse, ato i japin tekstit një vlerë dhe lexuesit një ndjenë qoftë të mirë qoftë të keqe kur ajo lexohet. Te disa autor është cilësi të qenit i shpejtë në rrërim, këtë e gjejmë te Eko, “çdo rrëfim artistik është pashmangshmërisht, fatalisht i shpejtë, sepse ndërsa ndërton një botë me ngjarjet dhe personazhet e saj, për këtë botë nuk mund të thotë gjithçka.”(ECO UMBERTO, GJASHTË SHËTITJE NË PYJET E TREGIMTARISË, fq.9.)

Shpejtësia-ngadalsimi, mund të vërehen në tekstin dramatik, deri te ndërtimi fabular, ose në tekst kemi ndarjen, ngadalsimi deri te paraqitja e personazhit DR.Guan, pastaj rrëfimi fillon të shpejtohet. Kjo shpejtësi është intencë e autorit për t’i dhënë dinamizëm ngjarjes që paraqet.

Drama “Kontrolli dhe makina e dashurisë” shënjon një vlerë të re në domenin univerzal të krijimit, dhe si e tillë hapë shtigje për t’i zgjeruar kufinjët e abstrahimit të tematikave të ngashme por me kontekste dhe diskurse të reja, siç ishte ai post-apokaliptik.

Fotografitë nga Meddy Huduti / KultPlus.com

Neo-totalitarizmi dhe fati i dashurisë njerëzore

Regjisori Besim Ugzmajli, në shfaqjen e tij “Kontrolli dhe makina e dashurisë”, ka sjell një sprovë teatrore të lirimit nga kontrolli totalitar duke promovuar një teatër sa filozofik po aq edhe kosmologjik

Nga Afrim Demiri

Ferizaj, nëntor:- Për regjisorët teksti dramatik mbetet forma e veçantë e leximit skenik. Një sprovë kjo, që ata shpesh i çon në eksperimente të ndryshme dhe në përshtatje të pashmangshme. Por kur ndodh që regjisori të inskenon tekstin e dramës së vet, atëherë ky lexim mbase bëhet me kompleks. Kjo i ka ngjarë regjisorit Besim Ugzmajli në shfaqjen e tij të fundit “Kontrolli dhe makina e dashurisë”, e cila pati fatin të punohet gjatë kohës së pandemisë dhe premiera të jepet në rrethana të veçanta pandemike. Por këto ditë u dha për publikun në kuadër të Festivalit, Kosovo Theater Showcase 2020, të organizuar nga Qendra Multimedia. Duke qenë  autor i tekstit dhe njëkohësisht regjisor, Ugazmajli, ka sjell një sprovë teatrore të lirimit nga kontrolli totalitar, duke promovuar një teatër sa filozofik po aq edhe kosmologjik.  Çka e bën këtë shfaqje kaq  komplekse? E shtrirë në mes rrafsheve të ekzistencës dhe të fanti-shkencës së sofistikuar, personazhet prej  karaktereve  tradicionale  është dashtë të transformohen në ato jotradicionale dhe kështu  ata herë fluturojnë në Udhën e Qumështit e herë bëhen pjesë e Zoobotës. Dmth, Makro dhe Mikro bota dalin në skenë të pandara, gjë që i jep shfaqjes  një element shumë aktual. Por kur në dramë fillon të zë vend psikoanaliza dhe të shfaqen elemente edhe të egoizmit, sadizmit etj., kompleksiviteti i saj edhe më shumë theksohet. Pastaj kontrolli dhe testimi ndaj dashurisë deri tek embrioni si dhe elementet e kuantizmit i sjell në një vend të gjitha teoritë mbi të vertetën absolute. Këtu fillojnë të shfaqen konturat e një teatri filozofik si dhe atij kosmologjik. Skena sikur ndahet në një simetri boshtërore: pjesa ballore bartë lojen idilike të dashurisë së çiftit, të cilën e pret në prapavijë,  ekipi i kontrollit i doktorit i cili do të matë të vërtetën e dashurisë së tyre.  Nën një atmosferë të ankthit frankeshtajnian cenohet liria e individit deri në mohim të qenies së tij njerëzore dhe të drejtës për të dashuruar. Në të vërtetë teatri filozofik tek ne pak apo aspak ka zënë fill, një teatër në të cilin do të duhej që idetë ekzistenciale të barteshin deri tek publiku nëpërmjet gjuhës skenike, kurse për teatrin kosmologjik të mos flasim. Siç dihet qysh në teatrin grek kanë zënë fill këto qasje, duke i ndërlidhur me kultin e besimit në  Dionisin, si zoti i vegjetacionit,  e  verërave si dhe  shfaqjet që iu kushtoheshin qenieve qiellore  deri në  respektim të zotrave. Mirëpo ky lloj teatri është demitizuar me demitizimin e miteve, duke i lënë vend më shumë qasjeve të absurdit dhe  atyre ekzistenciale. Por në përgjithësi në hapësirat tona teatrore, teatri filozofik nuk ka provokuar shumë regjisorët.

Shikuar nga ky aspekt drama e Ugzamajlit është një risi në vete dhe shpreh një potencial  të fuqishëm të reflektimit dhe të krijimit të situateve të përballjes në këtë Universin tonë të quajtur rastësisht njerëzor.

Në fillim nga dialogjet e thukta shikuesit mund t’i jetë dukur  një tekst për të cilën është e ngushtë skena e teatrit, por  pastaj krijohen skena, ku me anë të efekteve të dritës  që ishin në funksion të një skenografie të padukshme e fusnin shikuesin brenda shfaqjes. Me këtë rast ndodhte një copëzim i ideve nga ato   më fundamentale mbi ekzistencën, sa antropologjike po aq edhe sociologjike të njeriut.

E konceptuar nga Ugzmajli si një hapësirë skenike në të cilën aktorët hynë në skenë, e nuk dalin më, krijohej përshtypja se eksperimenti  ndaj njerëzve deri në ndërhyrjen  bio-gjenetike në ndërrimin e kujtesës së tyre ndodhte në një laborator, që hiç më pak mund të jetë vet kosmosi ynë. Këtu dalloheshin në rolet e tyre çifti i të dashuruarëve, por edhe çifti  që dirigjonte tërë shfaqjen e cila shpesh vishej me nje tis argëtues dhe quhej si një shoë. “Ngjarja ne shfaqjen time mëton të ndodh në një hapësirë distopike postapokaliptike, prandaj mënyra e shkrimit ka qenë njëlloj imponimi  për arsye të ruajtjes së logjikës përbrenda një hapësire ku morali i “mirënjohur” njerëzor vëhet në pikëpyetje”, është shprehur Ugzmajli, duke treguar se tekstin kishte filluar ta shkruaj më 2016. Intriga dramatike thurrej mbi fuqinë e kontrollit duke i dhënë kuptime fetishizuese makinës së dashurisë si deshifruese e ndjenjave të njerëzve. Kurse, pritja  e rezultateve te testimeve krijonte nje paralele rasti me realitetin tonë të këtyre ditëve. Mbi këtë koncept totalitarizmi si formë e autoritarizmit shtrihet përtej ideologjisë dhe merr karakterin e sofistikuar të një neo-totalitarizmi nisur nga  zgjerimi i eksperimenteve bio- gjenetike, në krijimin e njeriut teknologjik pa ndjenja , pa moral dhe pa kujtesë. Duke qenë regjisor filmi, Ugzmajli si zgjidhje skenike kishte ndërlidhë edhe video-xhirimet të cilat publikut i ktheheshin si një retrospektivë. Ky efekt i dha shfaqjes elemente multimediale dhe sfondin e skenës e kthente në një ekran i cili mund të shikohej edhe si një pasqyrë e ndërgjegjeve.

Po ashtu shfaqja fitonte edhe një element të misteriozitetit shpesh deri në ndjenja  makabër kur shfaqeshin personazhet antropomorfe apo luhej me identitetin e personazheve duke u identifikuar me zog, me peshk apo me thnegla. Duke e mbështet gjithë fuqinë skenike në fjalën e shqiptuar, mbase shfaqja e Ugzmajlit mbetej anemike sa i përket lojës skenike dhe sikur bëhet përpjekje që kjo gjë të kompensohej me efekte të dritës. Gjithashtu zgjidhja për model të makinës së dashurisë, karrigia elektrike, sikur ofron një model të njohur të torturës, mbase në këtë rast është dashtë një zgjidhje më futuriste për ta përcjellë mesazhin futurist të gjithë shfaqjes. “Skenat tona janë shumë të varfura për të realizuar ide të cilat integrojnë aspekte të teknologjisë së lartë brenda konceptit skenik. Mirëpo ne shpeshherë detyrohemi që teatrin si konvencë, ta shtresojmë në konvencë që shpesh herë është e tepruar, kjo kryesisht për shkak se  nuk kemi mjete të mjaftueshme teknike për ta prezentuar idenë sa më vizualisht”, shprehet Ugzmajli. Ai ishte kujdes që personazhet e dramës së vet t’i emërtoj me emra paksa të çuditshëm që shpesh tingëllonin larg kontekstit të shqipes, por në anën tjetër ngjashmërinë në mes tingëllimës së tyre Ugzmajli e arsyeton me faktin e depersonalizmit të tyre, një gjë që është qëllimi parësor i totalitarizmit.

Ela, Oso, DR. Guan, Zaza, Az, Oz, Ez,  Alfa, Dode,  Akuan dhe Rela ishin personazhet që u jetësuan artistikisht nga Uratë Shabani, Valdrin Osmani, Mevlan Saraçi, Blin Sylejmani, Dardanë Mehmeti, Gresë Gashi, Milot Salihu, Sherif Bega, Jajush Ramadani, Kushtrim Emërllahu, Leonora Hasani, Kushtrim Ugzmjali.

Puna me aktorët, nga regjisori Ugzmajli, kishte nxjerr në pah kapacitete të reja kreative të trupës së re teatrore të Ferizajt. Kjo shfaqje teatrore për regjisorin Ugzmajli, ishte një sprovë e re artistike pas shume sukseseve të tij në botën e filmit të shkurtër. / KultPlus.com

Filmi ‘Rruga’ shpërblehet me çmim në Festivalin e Filmit në New York

Filmi “Rruga” i regjisorit Besim Ugzmajlit është shpërblyer me çmimin “Best Human Rights” në New York True Venture Film Festival, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e filmit në Facebook.
”Shume urime ekipës ma të mirë në botë e me rrethinë”, thuhet në postimin e publikuar.

Filmi “Rruga” trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore.
Në film luajnë Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega. Lena dhe Genti janë personazhet kryesore të këtij filmi, këta të dy takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa që duket në fillim, të dy këta, kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar nga njerëzit e tjerë.

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin. / KultPlus.com

Mal Safqiu nominohet për çmimin ‘Performanca Më e Mirë për Fëmijë’ në Festivalin e New York-ut

Filmi ‘Rruga’ nën regjinë e Besim Ugzmajlit që tashmë ka gëzuar mjaft suksese edhe jashtë kufijve, si protagonist kryesor ka Mal Safqiun, shkruan KultPlus.

Me performancën e tij në këtë film të shkurtër, Mali arriti të fitojë shumë zemra, duke u bërë kështu një aktor i ri që premton shumë.

Ndërkaq, është bërë e ditur se Mali, ylli i filmit ”Rruga”, është nominuar për çmimin e Performancës Më të Mirë për Fëmijë në New York True Venture Film Festival.

Ndër të tjera vlen të ceket se filmi ”Rruga”, ka qenë i nominuar edhe në shumë festivale të tjera, prej tyre edhe festivale të akredituara nga Akdemia Oscar.

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s. / KultPlus.com

“Rruga” pjesë e shumë festivaleve, Ugzmajli: E rëndësishme që filmi po shihet gjithkund në botë

 

Jeta Zymberi

Sukseset e filmave shqiptarë po dëshmohen në nominime, e çmime të shumta në festivale të ndryshme botërore, shkruan KultPlus.

Ndonëse tek ne filmat realizohen me shumë vështirësi, kryesisht financiare, është puna e madhe e regjisorëve e aktorëve që po rezultojnë që këta filma të shfaqen karshi atyre botërorë e madje shpesh edhe të dalin triumfues.

Një ndër filmat shqiptar që rrugën drejt suksesit e ka nisur qysh në fillim e po vazhdon fuqishëm, është edhe “Rruga”, film ky i realizuar nga regjisori Besim Ugzmajli i cili gjithmonë përkujdeset të thumbojë me temat që i trajton në projektet e tij filmike.

 Filmi i metrazhit të shkurtër “Rruga”, trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore dhe pikërisht kjo temë është një nga pikat e forta që e ka bërë filmin të ketë sukses.

“Meqë kjo temë vazhdimisht trajtohet përmes kinematografisë, unë jam munduar të gjejë diçka sa më origjinale dhe që është ekskluzivisht ngjarje kosovare. Prandaj konsideroj që njëra prej arsyeve që filmi ka pritje të mirë, është fakti i origjinalitetit të tij në disa segmente”, ka thënë regjisori Ugzmajli për KultPlus.

Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega janë aktorët që luajnë në këtë film, i cili edhe në trilerin e tij tregon se është premtues dhe i veçantë në këtë trajtim.

Lena dhe Genti takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa duket e tingëllon në fillim. Të dytë kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar prej njerëzve tjerë.

Kjo histori e veçantë ka bërë që filmi të ketë seleksionime të shumta në festivale me bagazh.

I kënaqur me ecurinë e filmit është edhe regjisori Besim Ugzmajli, i cili për KultPlus ka treguar më shumë për këtë sukses.

“Jam shumë i kënaqur me ecurinë e filmit në festivale të ndryshme. Filmi do të vazhdoj edhe në festivale të tjera relevante përgjatë vitit, dhe kjo sigurisht është një motiv për punën tonë”.

Filmi deri më tani është përzgjedhur në disa festivale, por e rëndësishme për regjisorin është fakti se filmi po shihet gjithkah nëpër botë, dhe kjo i shton kënaqësi punës. Por, ai pohon që kënaqësinë kryesore e ka gjetur gjatë procesit të realizimit të filmit, por që festivalet po ja shtojnë atë.

Filmi i cili premierën kombëtare e pati në muajin gusht në DokuFest, deri më tani ka qenë në disa festivale, tri prej tyre festivale të akredituara nga Akademia Oscar.

Regjisori ka treguar se filmi deri tani është përzgjedhur për Edmonton International Film Festival në Kanada, Rhode Island International Film Festival”, në festivalin e 19-të Ndërkombëtar të Filmit në Kansas, në Tirana International Film Festival, në XXVI Oldenburg Film Festival në Gjermani, në Tetova International Film Festival, në Maqedoni, Seanema Film Festival në Mal të Zi, Annual St Cloud Film Fest në Minnesota, Ravac International Film Festival në Maldova, si dhe së fundmi në Route 66 International Fil Festival në Springfield.

Selektimi i filmit në këto kategori është shumë i rëndësishëm për regjisorin, por edhe ndonjë çmim eventual, do të ishte vetëm një motiv plus, thotë ai.

Tashmë distributori ka në listë edhe disa festivale në të cilat është shumë optimist, dhe sigurisht që shumë shpejtë pritet që filmi të ketë seleksionime të reja.

I pyetur nga KultPlus se cili element bëri që filmi të seleksionohet e pëlqehet aq shumë, regjisori ka thënë: Nuk mund ta di me siguri, por ndoshta loja e mirë e aktorëve dhe puna e përbashkët e të gjithë ekipës.

“Filmi ka pasur deri më tani një sukses kogja solid, mirëpo unë konsideroj se jemi në mes të rrugës së filmit “Rruga”.”

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin.

Ugzmajli me filmin paraprak “Forgive me” është prezantuar në rreth 55 festivale të filmit në botë, duke triumfuar në dhjetë prej tyre dhe duke u nominuar në 15 kategori të rëndësishme që vlerësojnë filmat me arritje. Ndërsa filmi “Rruga” është në vijën e njëjtë por me të gjitha gjasat do vazhdojë edhe gjatë të jetë pjesë e seleksionimeve e pse jo edhe triumfit. / KultPlus.com

Besim Ugzmajli

Filmi “Rruga”, pjesë e festivalit ndërkombëtar të filmit në Kansas

Filmi “Rruga”, me regji të Besim Ugzmajlit është përzgjedhur për Festivalin e 19-të Ndërkombëtar të Filmit në Kansas, që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti.


Për filmin “Rruga”, Ugzmajli ka zgjedhur temën e trafikimit me qenie njerëzore. Personazhet, Lena dhe Genti takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa duket e tingëllon në fillim. Të dytë kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar prej njerëzve tjerë, shkruan KultPlus.

Regjisori ka njoftuar për KultPlus se filmi tashmë është përzgjedhur për Edmonton Film Festival në Kanada, festival i akredituar nga Akademia Oscars, për të propozuar për Oscars, në rast se filmi triumfon në këtë festival respektiv.
“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin./KultPlus.com

“Rruga” i Besim Ugzmajlit seleksionohet në festivalin e akredituar nga Akademia Oscars

Filmi “Rruga” i regjisorit Besim Ugzmajlit është seleksionuar edhe në “2019 Flickers’ Rhode Island International Film Festival”, festival ky i akredituar nga Akademia Oscars. Filmi poashtu paraprakisht është përzgjedhur edhe për Edmonton Film Festival edhe ky i akredituar nga Akademia Oscars, shkruan KultPlus.

Filmi “Rruga” trajton temën e trafikimit me qenie njerëzore.

Në film luajnë Gresa Pallaska, Mal Noah Safqiu, Mevlan Saraçi, Milot Salihu dhe Sherif Bega. Lena dhe Genti janë personazhet kryesore të këtij filmi, këta të dy takohen në një situatë të pazakontë, por tregimi i tyre është më i ndryshëm sesa që duket në fillim, të dy këta, kanë përjetuar dhimbje të shkaktuar nga njerëzit e tjerë. 

“Rruga” është prodhim i Figurina Film’s me producent, skenarist dhe regjisor Besim Ugzmajlin. /KultPlus.com

Agron Shala zgjedhet aktori më i mirë në festivalin Cineuphoria Film Awards

Aktori kosovar Agron Shala, del të jetë fitues në një prej festivaleve të njohura siç është Cineuphoria Film Awards, shkruan KultPlus.

Në këtë festival, aktori kosovar është zgjedhur si aktori më i mirë në film të shkurtër për rolin e tij në filmin ‘Forgive Me’ të regjisorit, Besim Ugzmajli.

Lajmin e ka bërë të ditur regjisori Ugzmajli, teksa ka uruar aktorin për këtë çmim dhe ka treguar rëndësinë e këtij çmimi.

“Aktori më i mirë në film të shkurtër Cineuphoria Film Awards për Agron Shala, shumë urime!!! Për të kuptuar rëndësinë e këtij çmimi, duhet të përmendim faktin se në kategorinë për aktori më të mirë në film të gjatë ka fituar aktori Rami Malek nga Bohemian Rhapsody.
Ndërsa filmi Forgive me ka qenë i nominuar për regjinë dhe filmin më të mirë të shkurtër, ndërsa në kategorinë e filmit të gjatë ka fituar Alfonso Cuarón me filmin Roma”, ka shkruar Ugzmajli.

Ndryshe filmi “Forgive Me” deri më tani është prezantuar në disa festivale shumë të rëndësishme në botë.

Filmi Forgive me (Më fal), është realizuar në vitin 2018 me vetëfinancimin e producentëve Besim Ugzmajli dhe Agron Shala, ndërsa aktorët në këtë film janë: Agron Shala, Semira Latifi, Igballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca.

Një djalë i ri, i quajtur Bujar, manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta./ KultPlus.com

Edhe dy çmime të tjera për filmin e Besim Ugzmajlit

“Më Fal”, filmi me regji të regjisorit Besim Ugzmajli ka marrë edhe dy çmime të tjera, shkruan KultPlus.

Çmimi regjisori më i mirë në FICC – Festival Internacional de Cine de Cartagena, në edicionin e 47-të në Spanjë dhe çmimin special në Bosnia Herzegovina Looks Around Festival.

“Më fal” është realizuar këtë vit me vetëfinancimin e producentëve Besim Ugzmajli dhe Agron Shala, ndërsa aktorët në këtë film janë: Agron Shala, Semira Latifi, Igballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca.

Një djalë i ri, i quajtur Bujar, manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta./ KultPlus.com

“Më fal” merr dy çmime ndërkombëtare, pjesë edhe i Tirana International Film Festival

“Më fal” apo “Forgive me”, me regji të regjisorit Besim Ugzmajli, pasi që fitoi dy çmime ndërkombëtare tash do të jetë pjesë e filmave të festivalit Tirana International Film Festival, shkruan KultPlus.

Ky festival, i cili tashmë është festival kualifikues për Oscar, nisë më 2 nëntor dhe përfundon më 9 nëntor në Tiranë.

“Më fal”, ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare, ku së fundmi ka fituar çmimin për kinematografi në ‘West Nordic Film Festival’, në Norvegji, dhe çmimin si filmi më i mirë i huaj në ‘Route 66’ë në SHBA.

“Më fal” është realizuar këtë vit me vetëfinancimin e producentëve Besim Ugzmajli dhe Agron Shala, ndërsa aktorët në këtë film janë: Agron Shala, Semira Latifi, Igballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca.

Një djalë i ri, i quajtur Bujar, manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta./ KultPlus.com

“Oh, oh, Xhulia” të shtunën në Ferizaj

Më 9 dhjetor në Teatrin e Qytetit “Adriana” në Ferizaj, vjen premiera e shfaqjes “Oh, oh, Xhulia”, shkruan KultPlus.

Kjo shfaqje me tekst të Ephraim Kishon në skenën e teatrit ‘Adriana’ do të jetësohet nën regjinë e regjisorit Besim Ugzmajli.

“Oh, oh, Xhulia”, është një komedi-parodi si version alternativ i ‘Romeo dhe Zhulieta’ të William Shakespeare. Por në versionin e Ephraim Kishon, Romeo dhe Zhulieta i kanë shpëtuar vdekjes. Ephraim Kishon është një autor që jo vetëm që ka shkruar shumë skenarë dhe drama, por është i njohur edhe si regjisor i cili ishte nominuar për Oscar”, pati thënë në një intervistë të mëhershme për KultPlus, regjisori Ugzmajli.

Kjo shfaqje sjellë në rolet kryesore aktorët: Shpëtim Selmani, Vjosa Tasholli, Sherif Bega, Edona Berisha, Mevlan Saraçi dhe Milot Salihu. Ndërsa premiera vjen më 9 dhjetor me fillim nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit “Adriana” në Ferizaj./ KultPlus.com