Kosova i vendos sanksione të reja Rusisë dhe Bjellorusisë, Bislimi tregon se çfarë përfshijnë

Kosova i është bashkuar sanksioneve të reja të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.

Në prill Këshilli i Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara prezantuan saknsionet e reja kundër Rusisë. Qeveria miratoi sanksionet e koordinuara me BE-në e SHBA-në, raporton gazeta Express.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se sanksionet kanë të bëjnë me ngrirjen e aseteve në Kosovë të individëve apo entiteteve të sanksionuara, ndalim të qasjes dhe operimit në treg, ndalim të udhëtimit dhe fondeve.

Me sanksionet e reja, Kosova po ashtu ndalon çdo ndërmarrje të transportit rrugor rus apo bjellorus, me disa përjashtime. Kosova po ashtu ka ndaluar importin e qymirit nga Rusia apo nga shtete që e blejnë nga Rusia.

Kosova po ashtu vendosi masa kufizuese të ngjashme kundër grupit “Wagner”, një entitet ushtarak privat me bazë në Rusi.

“Aktivitetet e këtij entiteti janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Bislimi para miratimit.

Paraprakisht, Ekzekutivi miratoi një projektligj për ta mundësuar zbatimin e sanksioneve të reja kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. /KultPlus.com

PSD: Çmimi Nobel për Ekonomi tash mban emrin e Besnik Bislimit

Partia Socialdemokrate në sheshin Skendërbeu në Prishtinë ka shënuar një aktivitet që lidhet me deklaratën e ministrit në detyrë të Financave, Besnik Bislimi.

PSD-ja ka ironizuar me deklaratën e ministrit Bislimi, i cili pak ditë më parë tha se gjatë periudhës së fundit, përmes aplikimeve për Pakon Emergjente, është rritur numri i punëtorëve e, sipas tij, ka rënë shkalla e papunësisë si kurrë më parë në Kosovë.

Zyrtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë para mediave se Kosova tash ka “një zbulues epokal të Ekonomisë” dhe se çmimi Nobel “tash do ta mbajë emrin çmimin Besnik Bislimi për Ekonomi”.

“Çka po dallon ky ministër me ministrat e kaluar, është se ky po numëron vetëm punëtorët me kontrata. Po i shtin në formulë dhe po e ul papunësinë, duke i futur punëtorët që veçse kanë ekzistuar”, ka thënë Kuçi. /Express/ KultPlus.com

Kolegji Universum organizon konferencë online me Ministrin e Financave dhe Transfereve

Në këto ditë izolimi, Kolegji Universum vazhdon të ofroj konferenca dhe debate me tema me interes për qytetarët. Konferenca e radhës organizohet me Z. Besnik Bislimi, Ministër në detyrë i Financave dhe Transfereve me temen “Ndikimi i virusit Covid-19 në Ekonominë e Kosovës“. 

Konferenca do të mbahet me 16 Prill nga ora 15:00 online përmes Google Meet për këtë regjistrimi për pjesëmarrje është i obliguar shorturl.at/hlxD4
Cilat jane masat që Qeveria ka ndërmarrë për tejkalimin e kësaj situate? Ju ftojmë të inkuadroheni në diskutim dhe ti ndani pyetje/mendimet tuaja me Ministrin z. Bislimi.

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian.   

Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes dhe detajeve për konferencën kontakto [email protected] apo +383 44 144 062; 

(Shkrim i sponsorisuar nga Universum)