Edicioni i 15 i PriFest edhe këtë vit po e vazhdon traditën në ofrimin e mundesisë unike për projektet filmike që janë në fazën e para-produksionit që të prezantohen në garën e përvjetshme Best Pitch që zhvillohet brenda PriForum-it.
Këtë vit kanë aplikuar shumë projekte ambicioze nga rajoni për çmime të ndryshme. Projektet në fjalë vijnë nga (Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja & Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Turqia, Greqia dhe Serbia)
Projektet që janë përzgjedhur për edicionin e 15 të Garës Best Pitch janë:
Projektet e Ballkanit për Garën Best Pitch:
1. LUCKY US, Regjisore: Anita Morina; Producent: Allmir Suhodolli – Kosovë;
2. MEDUZA, Regjisor: Mateo Cingu; Producent: Liridon Cahani – Shqipëri;
3. I MUST GO DOWN BY THE SEA AGAIN, Regjisor: Leart Rama; Producente: Valmira Hyseni – Kosovë;
4. BIG IN GAZI BABA, Regjisore: Pauline Blanchet; Producent: Romir Jakupi – Maqedoni e Veriut;
5. MY HAPPY FAMILY, Regjisor: Alkım Özmen; Producent: Samet Hamiş – Turqi;
6. EVERYBODY DIES ON THE NEWS, Regjisor: Viktor Ivanov ; Producent: Konstantin Vasilev – Bullgari.
Izraeli është Shteti Në Fokus për sivjet dhe projektet izraelite ne vijim janë përzgjedhur për Garën Best Pitch:
7. SECOND WIFE, Regjisor: Yousef Abu Mdegem; Producent: Elad Peleg;
8. THE PLAYBACK, Regjisore: Liat Kaplan; Producente: Adi Navon;
9. THE RABBI, Regjisor: Uriya Hertz; Producent: Yochanan Kredo;
10. TO CLOSE OPEN EYES, Regjisore: Helly Mizrai; Producent: Eviatar Moncaz.
Projektet e zgjedhura do të përfitojnë edhe nga eventet e ndryshme të rrjetëzimit dhe trajnimit, si trajnimi për Pitching/ Prezantim me eksperten Claudia Landsberger.
Të gjitha projektet e zgjedhura për prezantimin Best Pitch do ta kenë mundësinë unike për ta mbajtur:
Seancë One-to-One për strategji të financimit dhe koproduksionit me një tjetër eksperte të madhe të fushës, Linda Beath nga EAVE (European Audiovisual Entrepreneurs);
Seancë One-to-One për strategji të koproduksionit, financimit dhe festivaleve me Graziella Bildesheim;
Seancë One-to-One për Zhvillim të Skenarit me Alejandro de la Fuente (Spanjë);
Gara tradicionale Best Pitch gjithashtu ka çmime për projektet fituese të këtij viti:
● Çmimi për audio post-produksion Audio Final Mix (shërbim), nga kompania ‘In My Country Production’, Kosovo
● Çmimi Color Grading post production (shërbim), nga kompania ‘In My Country Production’, Kosovë;
● Çmimi me shërbime të paisjeve, nga kompania e produksionit ‘Ikonë’, Kosovë
● Çmimi monetar për projektin më të mirë nga Kosova, nga Qendra Kinematografike e Kosovës;
● Çmimi Vanessa Redgrave për Best Pitch 2023, çmim monetar nga sponzori Neptun Kosova;
● Çmimi Best Pitch për projektet nga Izraeli, çmim monetar nga PriFest.
Gara Best Pitch është një nga shumë aktivitete që bien nën ombrellën e Prishtina Film FORUM, platforma e zhvillimit të industrisë së filmit që po mban edicionin e 15 bashkë me festivalin.
Gjithashtu, me kënaqësi ju njoftojmë se ky edicion i PriForum-it mbështetet nga sponzori ynë Neptun Kosova.
PriFORUM dhe aktivitetet e tij – Gara Best Pitch, trajnimet e ndryshme, Prishtina Rendezvous dhe Work in Progress – kanë shërbyer si katalizatorë për shumë projekte filmike rajonale të cilat janë finalizuar dhe janë vlerësuar pozitivisht nga kritikët dhe audienca në festivale të filmit.
PriFORUM është platforma rajonale e industrisë së filmit, pjesë përbërëse e PriFest. Do të mbahet më 14 dhe 15 shtator. Edicioni i 15 i PriFest do të mbahet nga 12 deri më 17 shtator 2023.
Vjosa. Forever. PriFest/KultPlus.com