Betimet presidenciale, jo të lehta sa duken

Para se të marrin udhëheqjen, Kushtetuta e Amerikanëve u kërkon presidentëve të betohen.

Franklin D Roosevelt ka kryer këtë ceremoni katër herë, pasi fitoi në katër zgjedhje. Por ai ndan rekordin me Barack Obaman që kishte dy mandate. Por si funksionon kjo ceremoni?

Më 2009, gjatë inaugurimit të parë, Obama huqi një fjali të rëndësishme pas një gabimi të John Robertsit, që menaxhoi procedurën e betimit. Për t’u siguruar, Obama lexoi betimin të nesërmen.

Në inaugurimin e dytë, më 2013, pati më pak dramaticitet. Pasi që 20 janar i atij viti qëlloi të dielën, Obama e kreu ceremoninë e betimit në një ceremoni private në Shtëpinë e Bardhë dhe sërish në publik të nesërmen.

Ai s’ishte i pari që gaboi në formulim – pesë presidentë të tjerë kanë bërë të njëjtën – por ai është i vetmi që ka përsëritur betimin me korrigjime.

Më 1929, një gabim i betimit të Herbert Hooverit u zbulua nga një 13-vjeçare, Helen Terwilliger, që kishte mbajtur në mend fjalët dhe po e dëgjonte në radio. Më vonë ajo i shkroi shefit të ceremonisë, William Taft, që pranoi gabimin, por insistonte se nuk ia humb presidencën Hooverit./koha/ KultPlus.com