Eddie Murphy do ta përsërisë rolin e tij si detektivi qesharak Axel Foley në vazhdimin e katërt të “Beverly Hills Cop”, produksionin e të cilit do ta bëjë Netflix.
Paramount kishte planifikuar ta bënte produksionin e “Beverly Hills Cop 4”, por studioja hoqi dorë nga projekti në vitin 2016 dhe tani ia ka shitur të drejtat gjigantit të streamingut, shkruan KOHA Ditore.
Murphy e luajti për herë të pari Foleyn në vitin 1984, ndërsa përsëri e luajti në vitet 1987 dhe 1994. 58-vjeçari sivjet mori vlerësime pozitive për rolin e tij në filmin e Netflixit “Dolemite Is My Name”.
Jerry Bruckheimer, i cili e bëri produksionin e dy filmave të parë, gjithashtu do të jetë përgjegjës për projektin e ri, shkruan Hollywood Reporter. / KultPlus.com