Doli nga shtypi përmbledhja me tregime të përzgjedhura në konkursin e pestë Biber.
Përmbledhjen mund ta shkarkoni në faqen Biber në formatin elektronik.
Çmimi i parë “Ndërrimi i qimeve” i autores Ana Kutlesha nga Zagrebi;
Çmimi i dytë: “Fertik” i autores Lidija Dedush nga Varazhdini;
Çmimi i tretë “Toka e lumturisë” i autorit Ante Storiq nga Shibeniku dhe “Fjalët” i autorit Milosh Perishiq nga Arangjelovaci.
Konkursi i pestë Biber qëndroi i hapur nga data 10.12.2021 deri me datën 1.6.2022. Në konkurs u paraqitën gjithsej 473 tekste anonime. Njëzet e pesë tregimet që u përfshinë në përmbledhje u zgjodhën nga juria e përbërë nga: Lejla Kalamujiq, Kalina Maleska dhe Ola Saviçeviq Ivançeviq. Janë shpërblyer katër tregime. / KultPlus.com