Bibliotekat digjitale, ndër zhvillimet më të fundit bibliotekare të cilat arrijnë t’i mbrojnë materialet që i posedojnë dhe t’i bëjnë të qasshme për të gjithë, tashmë zuri vend edhe në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Tashmë do të fillojë puna për digjitalizimin e librave, gazetave dhe revistave, dorëshkrimeve manuale, doracakëve e fletushkave dhe teksteve të programeve shkollore – materiale të domosdoshme për digjitalizim.
Hapja solemne e bibliotekës digjitale u bë sot në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës.
I pranishëm në hapje të bibliotekës digjitale ishte edhe kryeparlamentari Kadri Veseli i cili u shpreh se dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas pavarësisë së Kosovës duhet të punohet fort për shtetndërtim, duke luftuar korrupsionin dhe fuqizuar institucionet e dijës.
“Lansimi i bibliotekës digjitale është me rendësi për studentët dhe libërdashësit që është e nevojshme për studime”, tha Veseli.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se kjo ministri është duke ndihmuar institucionet e dijes për zhvillimin e tyre.
Një fjalë rasti e tha edhe drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku. Ai u shpreh se Java e Bibliotekës synon vetëdijesimin e të gjithëve për biblioteka.
Kështu tha në hapjen solemne të bibliotekës digjitale e cila është bërë në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës. / KultPlus.com