Biblioteka “Hivzi Sulejmani” rikthehet me sallat e leximit

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” do t’i hap sallat e leximit nga data 9 tetor pjesërisht për lexuesit, duke respektuar masat anti-covid, shkruan KultPlus.

Pas dy muaj duke ofruar vetëm huazimin e librave për lexuesit e saj, biblioteka “Hivzi Sulejmani” po rifillon punën me 40% të kapaciteteve të saj.

Nën respektimin e masave kundër përhapjes së virusit, biblioteka në dy javët e para do të punoj pesë ditë të javës, nga ora 8:15-16:00.

Ndërkaq, nëse gjithçka shkon mirë, ky orar do të zgjatet, duke punuar si më parë me orar të plotë 8:00-19:00 dhe të shtunave në intervalin kohor 8:00-13:00.

Në anën tjetër bartja e maskës, respektimi i distancës 1.5m, dezinfektimi i duarve, matja e temperaturës para hyrjes në objekt, ndalimi i mbledhjes në grupe (2 persona e më shumë), ndalimi i shëtitjeve të panevojshme, marrja e numrit të tavolinës, rikthimi i saj dhe kryerja e shërbimeve vetëm nga librari janë obligative./KultPlus.com