Ambasada franceze i dhuron Bibliotekës Kombëtare rreth 250 libra

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u zhvillua ceremonia e dhurimit të rreth 250 librave në gjuhën franceze, donacion i Ambasadës së Francës në Tiranë për Sallën Franceze të Leximit.

Në këtë aktivitet mori pjesë Elva Margariti, ministre e Kulturës dhe Christina Vasak, ambasadore e Francës në Shqipëri.

Ndërkohë që drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, u shpreh se “ky dhurim vjen në Tetorin e Librit dhe është shumë i rëndësishëm promovimin e leximit në brezat e rinj”.

Veprimtaria u zhvillua në kuadër të workshopit dyditor me temë: “Impakti i teknologjive të reja në biblioteka dhe në lexim” që po zhvillohet në BKSH me specialistë të sistemit bibliotekar në Shqipëri si dhe të nismës së iniciuar nga Ministria e Kulturës në kuadër të Tetorit të Librit. /atsh/ KultPlus.com