Biblioteka Kombëtare ekspozon Abetaret e rralla të viteve 1844-1942

Në këtë fillim viti shkollor aspak të zakontë për shkak të pandemisë globale, Biblioteka Kombëtare Shqiptare sjell një ekspozitë të rrallë të Abetareve të gjuhës shqipe. Në ekspozitën që do të hapet në Muzeun Historik Kombëtar më 16 shtator 2020, ora 10:00 do të ekspozohen abetaret e gjuhës shqipe që nga viti 1844 deri më 1942.

Përpjekjet e shqiptarëve për shkrimin e gjuhës shqipe ka qene e kahershme, në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX këto përpjekje u intensifikuan. Nga koloni të ndryshme të Diasporës intelektualë të kohës u impenjuan të krijonin abetare e fjalorë të Gjuhës Shqipe, përmendim këtu përpjekjet e Kostandin Kristoforidhit i cili botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 Abetaren në toskërisht, si dhe libra të vegjël për nxënësit.

Të gjithë historikun e abetareve të gjuhës shqipe gjatë viteve nga 1844 deri më 1942 mund ta gjeni më 16 shtator në Muzeun Historik Kombëtar./ Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

Në Biblotekën Kombëtare promovohet libri “Mall e lot nga Stambolli”

Libri “Mall e lot nga Stambolli” i autorëve Nazife Prebreza Thaqi dhe Hamdi Thaqi u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Në të përshkruhen historia e shpërnguljeve dhe jetës së shqiptarëve në Turqi.

Ky libër sipas autorëve u është kushtuar të gjithë shqiptarëve që në periudha të ndryshme historike janë shpërngulur në Turqi.

Dy autorët e librit që janë bashkëshortë mes vete është një monografi që pasqyron jetën e familjes së Jakup Prebrezës që u shpërngul në Turqi në valën e tmerrshme të shpërnguljeve të shqiptarëve pas aksionit për mbledhjen e armëve në dimrin e viteve 1955/56. Klan Kosova /KultPlus.com