Eli Fara është një këngëtare mjaft e dashur për publikun. Ajo karakterizohet me zërin e ëmbël e të veçantë, duke e bërë kështu ndër këngëtaret më të mëdha të muzikës shqipe pas viteve të 80-ta, shkruan KultPlus.
Sonte, KultPlus ju sjell këngën ‘Bie shiu pika pika’ nën interpretimin e jashtëzakonshëm të Eli Farës.
Bashangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Bie shiu moj pika pika
Besomë o baba se ika
Të besova moj të besova
Që ditën o moj që të fejova
Ike, ike moj
More dhenë
Kush t’ia bëj o babait kafenë
Le t’ia bëjë kush të dojë
Kush i tha të më martojë
Ike ike
Moj more dhenë
Kush t’ia bëj o nënë kafenë
Le t’ia bëjë nusja e djalit që për mua moj ta marr malli. / KultPlus.com