Sunny Hill Festival shpërblen me zbritje të madhe miqtë e “Believers”

A jeni shok/qe e ndonjërit prej “Believers” të Sunny Hill Festivalit? Nëse po, ju merrni zbritjen më të madhe në blerje të biletës. Krejt çfarë duhet të bëni është të shfrytëzoni kodin e dërguar nga Festivali të miku/ja juaj që është “believer”.

Kanë mbetur edhe 5 ditë deri të edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Fesitval, që po konsiderohet më i madhi që është organizuar ndonjëherë.

Ndjekësit e përvitshëm të festivalit, ata që kanë blerë biletat “believer” që në ditët e para të shitjeve, tashmë kanë marrë një mesazh të veçantë nga organizatorët. Të gjithë blerësve të tiketave “believer” u është dërgua një kod, të cilin mund ta ndajmë me 4 shok/qe në mënyrë që ata të përfitojnë 40% zbritje për biletë. Kjo njëkohësisht është zbritja më e madhe që ka ofruar ndonjëherë festivali Sunny Hill.

Festivali tashmë ka bërë të ditur emrat e pothuajse të gjithë artistët që do të performojnë.

Në mesin e tyre janë yjet si: Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, Black Coffee, Dj Snake, Tomy Gold, The Blaze, AntsLive, The Martinez Brothers, Chloe Calliet, My Gal, Lancey, Kamal etj. Nuk mungojnë as artistët vendas që tashmë kanë bërë famë si: Yll Limani, Dafina Zeqiri, Dhurata Dora, Ledri Vula, Kresha & Lyrical Son, Llafazani, Capital T, Mozzik e të tjerë bashkë me disa emra të ri të skenës si: Elsa Mala, Milk Snatchers, Bleta Përtace etj. Edicioni i sivjetmë mbahet prej 25 –28 korrik në Bërnicë të poshtme në Sunny Hill Park ku tashmë festivali po punon në detajet e fundit për të transformuar atë hapësirë.

Biletat mund të blihen në uebfaqe të festivali: https://sunnyhillfestival.com/tickets/

Mijëra bileta të Eurovizionit do t’u ndahen ukrainasve të zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar

Mijëra bileta për konkursin e këngës në Eurovizion do t’u ndahen ukrainasve që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shfaqja ndërkombëtare muzikore do të zhvillohet në M&S Bank Arena Liverpool në maj, pasi qyteti u zgjodh për të pritur konkursin në emër të fituesve të vitit 2022, Ukrainës pas pushtimit rus.

Si pjesë e angazhimit të Mbretërisë së Bashkuar për të nderuar Ukrainën në konkursin e këngës, rreth 3,000 bileta do të vihen në dispozicion për ukrainasit e zhvendosur në mënyrë që ata të mund të ndjekin shfaqjet live.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar gjithashtu 10 milion £ në financim për të “ndihmuar që ngjarja të shfaqë vërtet kulturën ukrainase” në përvjetorin e pushtimit rus të vendit.

Paratë do të mbështesin këshillin e qytetit të Liverpool dhe partneritetin e BBC-së me artistë dhe interpretues ukrainas për të krijuar një shfaqje “duke festuar muzikën dhe se si ajo bashkon njerëz nga e gjithë bota”./abcnews.al / KultPlus.com

Bileta online me çmime simbolike për turistët, vizita në 10 muze e parqe arkeologjike dhe informacion në 6 gjuhë

Ministrja e Kulturës, Eva Margariti u ka bërë thirrje shqiptarëve të vizitojnë këtë verë muzetë dhe parqet arkeologjike të vendit tonë duke blerë biletën nga shtëpia.

Ministrja Margariti gjithashtu ka rikujtuar dhe “Paketën Covid”, që ofron çmime të reduktuara për hyrjen e vizitorëve në muzetë dhe parqet arkeologjike, deri më 31 gusht.

“Këtë situatë të vështirë pandemike, mund ta shfrytëzojmë për të njohur më shumë Shqipërinë. Përmes “Paketës Covid”, deri në 31 gusht mund të përfitoni nga oferta e çmimeve të biletave, për të vizituar muzetë dhe parqet arkeologjike me çmime simbolike”,- thekson Margariti.

“Çmimet janë edhe më të ulëta nëse do të zgjidhni ta prisni biletën tuaj online, në faqen www.cultureticketalbania.al. Kjo ofertë vlen për 10 muze e parqe arkeologjike, informacioni për të cilat është i mundshëm në 6 gjuhë të ndryshme. Bli biletën tënde nga shtëpia! www.cultureticketalbania.al”- shprehet Margariti. /Atsh /KultPlus.com

‘Rezervo, rezervo, në harresë një dhomë’ (VIDEO)

Altuna Sejdiu – Tuna ka kohë që nuk ka ardhë me një baladë të fuqishme.

Kjo megjithatë nuk na pengon të sjellim në mendje disa prej këngëve të njohura të saj.

Kënga “Bileta” është kënduar në vitin 2007 dhe ka pasur një tekst për lakmi. Një histori dashurie që duhet konsumuar në kohën kur ka bileta për ditë të lumtura.

Karriera muzikore e Altunës do të merrte kahje tjetër viteve më vonë, por “Bileta” mbetet një prej këngëve të veçanta të këngëtares që dallohet edhe për dukje, edhe për zë të veçantë.

Kënga në vitin 2007 u këndua në Top Fest në Shqipëri dhe morri pëlqimin e publikut asokohe.

Ne po e rikthejmë këtë këngë të Altunës këtë të shtunë, siç bëjmë shpesh për të sjellë emocione të kohëve të vjetra. / KultPlus.com