Plisat: Nuk ka bileta, s’ka problem. Shihemi në Gjermani!

Tifo-grupi Plisat sot kanë dalë me një reagim zyrtar, pasi nuk iu dhanë bileta për ndeshjen futbollistike Shqipëri-Ishujt Faroe.

Në reagimin e tyre thuhet që nuk përbën problem që nuk ka bileta, pasi plisat e kanë përfunduar misionin e tyre, me sukses.

Reagimi i plotë i tyre:

Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.

Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.

Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.

Shihemi në Gjermani!/KultPlus.com

Sunny Hill Festival me njoftim të ri për biletat

Sunny Hill Festival ka njoftuar se biletat kanë dalur tashmë në shitje.

Në njoftimin e organizatorëve thuhet se biletat e rregullta janë online tani dhe mund të filloni që tani për ti blerë.

Festivali do të mbahet me 4,5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

Shumë artistë të huaj dhe vendor pritet të jenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe artistike./ KultPlus.com

Dalin në shitje biletat për Festivalin e 56-të në RTSH

Festivalin e 56 në RTSH me befasitë, elitën e muzikës shqiptare që merr pjesë këtë vit dhe të ftuarit eminente do të mund ta ndiqni në datat 21/22 dhe 23 dhjetor.

Organizatorët e festivalit bëjnë me dije se tashmë biletat janë të disponueshme në Pallatin e Kongreseve si dhe pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe ka nisur shitja e tyre.

Festivali i 56-të i Këngës në RTSH, që këtë vit është në drejtimin e Adi Krastes që në natën e parë do të jetë një spektakël i garantuar me pjesëmarrjen e kantautorit të shquar Riccardo Cocciante. Krijuesi i dhjetëra melodive dhe refreneve me të cilat ne jemi rritur nga Margherita e deri te muzikali “Notre Dame de Paris, prania e tij do të jetë një gur i çmuar në dorë për të shijuar muzikën me të cilën shumë shqiptarë janë formuar dhe dashuruar.

Provat e orkestrës me secilin këngëtar pjesëmarrës këtë vit në Festival që nga emrat e mëdhenj e deri tek më të rinjtë janë në proces intensiv për të qenë në nivelin e duhur vokal dhe interpretativ absolutisht live. Ashtu siç ishte premtuar nga organizatorët ky edicion do të jetë një spektakël i garantuar që nis me një personalitet të muzikës italiane dhe botërore si Riccardo Cocciante që në natën e parë ndërkohë që do të vijoje me të ftuar të tjerë të famshëm të cilët për momentin mbahen sekret nga organizatorët./ KultPlus.com