Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.
Osmani ka thënë se është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë e saj. Ndërsa e ka falenderuar Clintonin, Osmani ka publikuar disa fotografi me të, transmeton KultPlus.
“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani në një postim në Twitter. / KultPlus.com
To say Kosovo has been blessed with the most dedicated and loyal friends would be an understatement.
Në një fjalim më 24 mars të vitit 1999, Clintoni tha se brutaliteti serb ndaj kosovarëve nuk po ndalej, transmeton KultPlus.
“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, tha ai.
Ai shpjegoi për audiencë botërore se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë,gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.
“Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre…kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”, shton Clinton. / KultPlus.com
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton në vitin 1997 ndaloi kërkimet për klonim të njeriut.
Mundësia për klonimin e njeriut, doli kur shkencëtaret skoceze në Institutin Roslin krijuan delen e shumëpërfolur Dolli, që rriti interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike.
Bëma e përcaktuar nga revista Shkenca si revolucioni i 1997-ës, gjithashtu solli pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit” – një term mbrojtës i përdorur tradicionalisht nga shkencëtarët për të përshkruar proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik.
Mjekët nga Shoqata Mjekësore Amerikanë dhe shkencëtare nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës kanë botuar deklarata formale publike duke kundërshtuar klonimin riprodhues human. Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.
Lidhur me jo efikasitetin e klonimit të kafshëve vetëm një ose dy pasardhës të gjallë për çdo 100 eksperimente dhe mungesat në kuptimin e plote të klonimit riprodhues, shumë shkencëtare dhe mjekë këmbëngulin shumë fort se do të që jo etike të provohej të klonohej njeriu.
Jo vetëm që shumica e përpjekjeve për klonimin e gjitarëve dështojnë, por rreth 30% e kloneve të lindur të gjalle janë të prekur me sindromën e “pasardhësve me përmasa të mëdha” dhe kushte të tjera dobësuese.
Një numër i madh i kafshëve të klonuara kanë ngordhur para kohe nga infeksionet dhe komplikimet e tjera. Të njëjtat probleme duhet të priten në klonimin e njerëzve. Për më tepër, shkencëtarët nuk e dinë si do të ndikonte klonimi në zhvillimin mendor. Ndërsa intelekti dhe gjendja shpirtërore mund të mos jenë aq të rëndësishme për një lope ose për një mi, ato janë vendimtare për zhvillimin e humaneve të shëndetshëm. Me kaq shumë të panjohura për klonimin riprodhues, përpjekja për të klonuar njeriun për momentin konsiderohet e rrezikshme dhe e papërgjegjshme nga ana etike. / KultPlus.com
Ish-presidenti amerikan nga radhët e Demokratëve, Bill Clinton, ia ka uruar fitoren presidenciale kandidatit të partisë së njëjtë, Joe Biden, duke thënë se me fitoren e Biden, ka fituar edhe demokracia.
Ai një deklarim të tillë e ka dhënë në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke thënë se presidenti i sapozgjedhur, bashkë me nën-presidenten do e përfaqësojnë zërin amerikan.
“Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e jashtëzakonshme!”, ka shtuar tutje ai.
Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.
Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.
Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.
Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.
Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë/KultPlus.com
Ish-anëtari i Kongresit amerikan, përgjatë kohës sa Bill Clinton ishte president, Eliot Engel, ka rikujtuar kohën kur nuk u la të futet në Kosovë nga Millosheviçi më 1995-ën për të kryer funksione diplomatike.
I ftuar për intervistë nga Instituti për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Nju Jork, Engel ka thënë se kishte parashikuar se një ditë Kosova do të çlirohet dhe nuk do jetë më prezenca e “kasapit ballkanas”, Slobodan Millosheviç.
“Në vitin 95 gjatë zgjedhjeve u thashë përfaqësuesve të mi se Millosheviq nuk më lejoi të futem në Kosovë dhe u thashë atyre se do të vijë kohë kur nuk do ta lejoj të hyjë brenda”, deklaroi ai.
Tutje, ai tregoi edhe për kujtimet që mban nga lufta në Kosovë e 1999-ës.
“Ende mbaj fotografi të njerëzve të vdekur në Kosovë, në mënyrë që të përkujtoj se ne e parandaluam një gjenocid”, shtoi ai./ KultPlus.com
Bill Clinton do të mbetet përgjithmonë në historinë e popullit tonë, për ndihmën dhe kontributin e madh të tij në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi, shkruan KultPlus.
Në vitin 2009, kur ish-presidenti i Amerikës, erdhi në Kosovë, mbajti një fjalim të fuqishëm në Parlamentin e Kosovës, duke e nisur fjalimin e tij me një kujtim që kishte me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
‘Dua ta përkujtoj ish-presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kujtoj dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugovës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i kristaleve të papërpunuara. Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë’, kishte treguar Clinton. / KultPlus.com
Të gjithë e dijmë për miqësinë e fort në mes të dy presidentëve, atij të Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Historik të Kosovës.
Kur Rugova ka qenë i shtrirë në spital, ishte Clinton ndër figurat e shquara që e vizitoi atë, ku më pas doli me një deklaratë përmes së cilës shprehi fjalët më të mira për Rugovën.
“Presidentin Rugova e kam konsideruar mik shumë të afërt. Ai ka qenë njeri shumë i madh. E kam pasur për zemër dhe e kam vizituar edhe kur ishte i shtrirë në spital. Ai ishte njeri shumë i mirë dhe patriot i madh. Jam i lumtur dhe krenar që e kam pasur mik”, ishin fjalët e Clinton-it. / KultPlus.com
Shoqata Miqtë e Amerikës, ka vazhduar aksionin e përjetshëm në nderim të 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për dallim nga vitet tjera, këtë vit ngritja e flamurit amerikan është bërë nga punëtorët shëndetësorë si shenjë nderimi për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për luftën kundër pandemisë Covid-19. / KultPlus.com
4 Korriku shënon ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e sot shënohet 240 vjetori.
Në nderim të kësaj feste sot Bulevardi Bill Clinton është mbushur me flamuj amerikanë, në shenjë mirënjohje për SHBA-në për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, transmeton KOHA.
Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve. / KultPlus.com
Bill Clinton do të mbetet përgjithmonë në historinë e popullit tonë, për ndihmën dhe kontributin e madh të tij në luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi, shkruan KultPlus.
Në vitin 2009, kur ish-presidenti i Amerikës, erdhi në Kosovë, mbajti një fjalim të fuqishëm në Parlamentin e Kosovës, duke e nisur fjalimin e tij me një kujtim që kishte me Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
‘Dua ta përkujtoj ish-presidentin Rugova, i cili ishte një njeri i shkëlqyeshëm. Kujtoj dhuratën që ai më ofroi, një gur unik, gjysmë kristali. Ishte ky gur që u bë i njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, si “Guri i Rugovës” në kohën që merreshim me problemet e Kosovës… Presidenti Rugova më dha këtë kristal të bukur. Unë ia shpjegova atij se jam rritur në një vend që në aspektin gjeologjik ngjan me Kosovën. Meqë vendlindja ime, Arkanzasi, ishte burimi më i madh i kristaleve të papërpunuara. Kur ia tregova presidentit Rugova, atëherë ai tha se: – Ti duhet të na ndihmosh, meqenëse kemi një pikë të përbashkët, sepse është fati i tillë’, kishte treguar Clinton. / KultPlus.com
Në një fjalim më 24 mars të vitit 1999, Clintoni tha se brutaliteti serb ndaj kosovarëve nuk po ndalej, transmeton KultPlus.
“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë”, tha ai.
Ai shpjegoi për audiencë botërore se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë,gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.
“Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre…kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë. Kjo nuk ishte luftë në kuptimin tradicional, ishte sulm me tanke e artileri ndaj njerëzve që në masë të madhe ishin pa mbrojtje, liderët e të cilëve u pajtuan për paqe”, shton Clinton. KultPlus.com
I kishte vetëm gjashtë vjet dhe në palcën e tij e kishte përjetuar luftën e Kosovës, pikërisht në fshatin e lindjes në Llashticë të Gjilanit.
Ai kujton tmerret e asaj kohe që pak shpresë kishte atëherë se do të mbijetonte. Ilir Ramushi tashmë 27 vjec kujton për KultPlus edhe braktisjen e fshatit bashkë me 1500 fshatarë, pas masakrave të shumta, djegies së fshatit dhe vrasjes së mbi 25 personave.
“Kur kanë hyrë serbët në fshatin tonë kanë vrarë edhe gjyshen time, gjyshja ime ishte vajza e heroit të madh Idriz Seferit”, ka thënë Ramushi.
Dhe nuk e kishte menduar se nga ajo vuajtje e madhe, ai një ditë do të takonte presidentin më të dashur amerikan për shqiptarët, Bill Clinton.
Ai bashkë me fshatarët e tij kishte shkuar në kampin e Stankovecit, dhe atë kamp e kishte vizituar presidenti i SHBA-ve, dhe pikërisht Iliri i vogël kishte fatin të kapte dhe të shtrëngonte për dore Bill Clinton.
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme, një emocion që ndodhë vetëm një herë në jetë”, ka thënë Ilir Ramushi për KultPlus, i cili dha këto detaje për gazetën tonë para disa ditëve.
Tash si një ekonomist i diplomuar, ai shpreson që edhe të mërkurën ta takojë nga afër Bill Clinton, një njeri që shpëtoi popullin e tij, edhe pse, sipas tij, ai ka shpresuar që për këto 21 vite do të ndryshonte Kosova me një hap më të madh.
Ilir Ramushi në fotografinë me Bill Clinton është bashkë me motrat e tij, sikurse edhe me fëmijët e tjerë që i ka familjarë të afërm. /KultPlus.com
Bill dhe Hillary Clinton, sot shënojnë 45 vjetorin e martesës.
Ish çifti presidencial kanë postuar fotografi të tyre në Twitter dhe ja kanë kushtuar njëri tjetrit nga një fjali romantike.
Ish sekretarja amerikane e shtetit Hillary ka shkruar:
“44 vite më pas dhe ai është në formë ende” kurse bashkëshorti i saj Bill Clinton i cili edhe është një mik i madh i shqiptarëve ka shkruar “Dhe pas 44 viteve, unë të shikoj me lumturi ashtu sikur të shikoja atëhere”, shkruan KultPlus.com
Dukagjin Lipa, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është takuar me ish-presidentin e SHBA-së, Bill Klinton me të cilin kanë diskutuar rreth festivalit “Sunny Hill” KultPlus.com
Ai e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me fansat në rrjetin social, Instagram.
“Një nga momentet më krenare. Takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton. Faleminderit për këshillat dhe fjalët tuaja të mira për Sunny Hill”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Ish-presidenti Bill Clinton dhe praktikantja e Shtëpisë së Bardhë në atë kohë, Monica Lewisnky, u përfshinë në një skandal që la gjurmë në historinë e Amerikës.
Mesa duket, producentët e serialit “American Crime Story” kanë vendosur të përfshijnë këtë histori në sezonin e radhës së serialit, i cili do të titullohet “Impeachment” dhe do të flasë pikërisht për sagën e akuzave të Clinton.
Sarah Paulson do të luajë rolin e një ish-zyrtareje të Pentagonit, Linda Tripp, e cila nisi të përgjojë telefonatat e Monica-s ku fliste për marrëdhëniet intime me Clinton.
Roli i Monica-s do luhet nga aktorja Beanie Feldstein dhe vetë Lewisnky do të jetë producente. Seriali pritet të transmetohet më 27 shtator të vitit 2020. / Kultplus.com
“Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Clintonin dhe i ka thënë: Biri im bëj diçka për shqiptarët e mi”, ka thënë më parë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare!
“Duke ja thënë kjo Nënë e Kishës, Clintonit, ai çlirohet nga ç´do skrupull moral, sepse atij po i thotë një njeri i shenjtë. Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë ajo i ka larë të gjitha. E turpi ynë i përbashkët është për sharjet ndaj Nënë Terezës”, u shpreh Kadare në gjykimin e tij për Nënë Terezën.
Si sot, 27 vjet më parë, 16 anëtarë të Kongresit të SHBA-ve
(Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve) i dërguan Ibrahim Rugovës një letër
uruese dhe përkrahëse, pas fitores bindëse për President të Kosovës në
zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992. Ibrahim Rugova u rizgjodh edhe tri herë
President (1998, 2002 dhe 2004) dhe udhëhoqi popullin e Kosovës deri kur dha
frymë, më 21 janar 2006. Nga nënshkruesit e letrës nuk jetojnë më: Tom Lantos,
William Broomfield, Wayne Owens, Frank Horton, Charles Wilson – shkruan
RTKlive.
I dashur President Rugova,
I kemi përcjellë zgjedhjet e 24 majit në Kosovë, me një
ndjenja të përziera të brengosjes së madhe dhe pritjeve të thella: me brengosje
se regjimi i Beogradit, do të përpiqej ta ndalonte me forcë votimin dhe me
pritjen se kosovarët, do të bëjnë edhe një hap të rëndësishëm drejt pavarësisë
dhe demokracisë së papenguar.
Dëshirojmë të të urojmë për fitoren gati unanime për Presidencë dhe të
dëshirojmë gjithë të mirat, për detyrat e vështira me të cilat do të
ballafaqohesh. E morëm vesh, që ju dhe anëtarët e zgjedhur në mënyrë të
rregullt të Parlamentit të sapokonstituuar të Kosovës, jeni të përcaktuar të
qëndroni në Kosovë dhe të veproni hapur me qeverisjen tuaj.
Vështirësitë me të cilat, ju dhe kolegët tuaj, jeni ballafaquar e po
ballafaqoheni, janë shumë të mëdha andaj ne do të bëjmë çka është e mundur,
t’ju përkrahim juve dhe anëtarët e Parlamentit kosovar në këto kohë të
vështira.
Komuniteti ndërkombëtar, përfundimisht ka filluar të kuptojë se çfarë regjimi e
kontrollon ushtrinë serbe dhe ne na mban shpresa se, Millosheviqi dhe
përkrahësit e tij, së shpejti do të fillojnë të ndiejnë efektet e përbuzjes
ndërkombëtare.
Qëllimi ynë është të vazhdojmë të bëjmë presion për liri politike në Kosovë dhe
të kundërshtojmë politikat brutale dhe mashtruese të qeverisë së Beogradit.
Edhe një herë, ju urojmë për fitoren bindëse në zgjedhje dhe mirëpresim
bashkëpunimin me ju, në të ardhmen.
Pasojnë nënshkrimet:
Eliot Engel, Susan Molinari, William Broomfield, Dick Swett, William Zeliff,
Tom Lantos, Frank Horton, Albert Bustamante, Michael McNulty, Wayne Owens, Don
Ritter, James Sensenbrenner, William Dannemeyer, Jolene Unsoeld, Charles
Wilson, Elton Gallegly.
Vizita e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara në shtetin e Kosovës për nder të 20 vjetorit të çlirimit nga okupimi serb bëri jehonë jo vetëm në vend por edhe në mediet ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
Bill Clinton në mendjen e shqiptarëve është projektuar si një
hero, imazhi i të cilit nderohet dhe mbetet në kujtesë si një shpetimtar i
popullit dhe vendit tonë. Emri Bill Clinton mishërohet me të mirën, të
ndershmen dhe me paqen. Ky nuk është vetëm projektim i një populli, por një
figurë reale e gjallë e cila meriton respekt dhe vlerësim të përjetshëm.
Përveç figurës së tij, një emër tjetër shumë i dashur për shqiptarët është edhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright e cila po ashtu iu bashkua kësaj vizite në Kosovë.
Edhe pse e lodhur nga mosha dhe në një nxehtësi të lartë, Albright nuk hezitoi të qëndrojë para qytetarëve të Kosovës duke mbajtur fjalim frymëzues. Me një dashuri të veçantë dhe me një thjeshtësi të mprehtë prej një gruaje të fuqishme u lartësua edhe njëherë nga shqiptarët e Kosovës.
Mirësjellja dhe respekti i presidentit Bill Clinton ndaj zonjës Albright u pa me një përshtypje të veçantë i cili kur u thirrë emri i tij, ai me një hov të papritur dhe buzëqeshje u ngrit në këmbë dhe u afrua pran saj.
Mirëpo, ajo që ra në sy por nuk u veçua shumë gjatë parakalimit të tyre në shesh është ecja të bashkuar dorë për dore që ky akt reflekton fuqi dhe respekt.
Ky imazh ishte mjaft mbresëlënës sepse dha një mesazh të veçantë, që të dy ishin të bashkuar para 20 vitesh kur dhanë urdhërin për çlirimin e Kosovës dhe të tillë të bashkuar dhe të fuqishëm janë edhe sot. Së bashku arritën një mision të madh./KultPlus.com
Në kuadër të “Ecjes për Liri” për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ish presidenti Bill Clinton ka vizituar Bulevardin “Bill Clinton” në prishtinë ku është dhe shtatorja e tij.
Me këtë rast në shenjë mirënjohje për të është përuruar dhe
një pllakë afër shtatores së tij.
Ish presidenti Clinton tha se kjo pllakë është një dhuratë
shumë çmueshme dhe tha se nuk duhet të krijohet asnjë ndasi mes njerëzve.
“Faleminderit për këtë pllakë sepse unë dëshiroj që çdo
qytetarë i Kosovës se kjo do të thotë shumë për mua. Jo vetëm për atë çka kam
bërë për fëmijët e tyre, për veten por për atë që ka ndodhur në tërë Evropën”,
tha ai.
Clinton tregoi dhe rëndësinë e shtatores së tij dhe diskutimin me gruan e tij, Hillary Clinton./KultPlus.com
Një i moshuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë i ka dhuruar një plis ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, i cili po qëndron në një vizitë në Kosovë prej dy ditësh.
Clinton, gjatë parakalimit nga objekti i Qeverisë së Kosovës
drejt Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ku do të përurohet
shtatorja e Madeleine Albright, është përshëndetur nga qindra qytetarë të
Kosovës.
Madje, një i moshuar i ka bërë atij një dhuratë. I ka
dhuruar presidentit Clinton një plis.
Clinton e ka pranuar me kënaqësi dhuratën e të moshuarit,
teksa ka vazhduar ta mbajë në duar dhuratën e pranuar.
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka treguar para qytetarëve të Kosovës ngjarje emocionale që kanë të bëjnë me Kosovën, shkruan “Bota sot”.
Ai i ka shprehur si ndër gjërat më të mrekullueshme në jetën
e tij, duke përmendur si rast të veçantë një ngjarje me një kamarier shqiptar.
“Në pothuajse 19 vite që kam qenë jashtë Shtëpisë së Bardhë,
ndër gjërat më të mrekullueshme që më ka ndodhur është kur dikush më afrohet në
rrugë ose edhe diku tjetër, në një hotel apo ashensor. Ose në një rast, kur
isha në një restorant duke ngrënë darkë me miq dhe një kamerier (shqiptar)
erdhi dhe më pa aty dhe më ra në gjunjë, për të më falënderuar”, ka treguar
Clinton, përcjellë “Bota sot”
Arben Hysenaj nga Katundi i Ri i Pejës është shqiptari nga Kosova të cilin ish-presidenti amerikan, Bill Clinton e përmendi sot gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës./KutlPlus.com
Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton ka rrëfyer sot në Prishtinë një ngjarje në një nga restorantet e New York City. Kjo ndodhi pasi një ish- refugjat nga Kosova, i ra në gjunjë atij duke iu falënderuar që i shpëtoi jetën.
Ndërsa isha në darkë në reustarant një kamarier i cili doli të jetë refugjat nga Kosova, u afrua tek tryeza jonë duke më rënë në gjunj dhe më tha këto fjalë: “Zotëri, dua t’ju falënderoj. Nëse nuk do të ishit ju, unë sot nuk do të isha i gjallë”, është shprehur kosovari tashmë 32 vjeçar, i cili kishte përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1999, si pasojë e luftës në Kosovë,.
Por presidenti Clinton tha se unë dëshiroj që kosovarët duhet të punojnë në Kosovë, dua që ju të fitoni para këtu.
Ish-Prsidenti amerikan Bill Clinton, i pranishëm në ceremoninë e 20-vjetorit e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, tha se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojë gjithmonë krah Kosovës.
“E dua këtë vend dhe do të jetë gjithmonë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar krah jush kundër spastrimit etnik dhe për liri”, tha Clinton. “Pas rënies së Murit të Berlinit dhe Bashkimit Sovjetik të gjithë konfliktet që qëndronin të mbuluar, ridolën në sipërfaqe. Pati konflikte në Bosnje dhe deri në Irlandën e Veriut, kështu menduam se nuk do të lejonim një tjetër krim në Kosovë”.
Clinton kujtoi edhe një episod që i kishte ndodhur me një emigrant shqiptar në SHBA, por i bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të punonin për vendin e tyre duke qëndruar aty. “Gjëja më e bukur që më ka ndodhur kur eci në rrugë në Nju Jork, madje edhe në vende të tjera të botës është kur njerëzit më falënderojnë. Madje në një rast, po darkoja me miqtë në një restorant kur një kamerier mu ul në gjunjë dhe më falënderoi. Unë jam pro emigracionit, dhe sigurisht që kemi nevojë për ju, por dua që ju ta ndërtoni jetën tuaj këtu, të fitoni para këtu”, tha Clinton.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë gjithnjë krah jush, pavarësisht se cila parti është në Shtëpinë e Bardhë apo kontrollon Kongresin. Në ditën që ju shpallët Pavarësinë, pasuesi im në Presidencë, George Bush, e njohu Kosovën”, shtoi Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara.