Loredana shfaqet në ‘billboardin’ e Times Square në New York

Një prej emrave më të përfolur në tregun e muzikës, këngëtarja shqiptaro-gjermane, Loredana, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Fama e saj ka përshirë një treg më të gjerë.

Suksesin e radhës, Loredana e shënoi duke u shfaqur në ‘billboardin’ gjigant të Time Square në New York.

Fotografia e saj në sheshin e qytetit amerikan u publikua nga Spotify dhe nuk vonoi dhe reperja e ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram.

Loredana është një prej artisteve që sjell më së shumti projekte gjatë vitit duke qenë kështu gjatë gjithë kohës nëpër top listat më të njohura.

Projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me reperin shqiptar, Noizy “Heart attack” që është kthyer në një hit veror. / KultPlus.com

Billboard për “Sunny Hill”: I ka sjellë Kosovës publicitet tepër të çmuar

Qeveria e Kosovës dhe autoritetet në Prishtinë bashkuan forcat të hënën (20 qershor) për të sjellë në shtëpi një festival ndërkombëtar muzikor të themeluar nga babai i kantautores Dua Lipa , i cili ishte zhvendosur pas një mosmarrëveshjeje me organizatorët e tij, shkruan Billboard.

Tutje portali vijon se një javë më parë, Sunny Hill Festival njoftoi se po zhvendosej në Shqipërinë fqinje pasi një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe partisë në pushtet në Prishtinë që pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin, i cili ka një kapacitet ditor prej 15,000 persona, përcjell rtv21.tv

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i këngëtares, i cili ka lindur në Kosovë, tha se ai kishte marrë një vendim “të vështirë por të nevojshëm” për të organizuar eventin e 4-7 gushtit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Organizatorët kanë kërkuar nga autoritetet kosovare për tre vjet që t’i lejojnë ata të menaxhojnë një sipërfaqe prej 42 hektarësh të parkut ku ata thonë se do të ndërtojnë infrastrukturën e duhur për festivalin vjetor dhe gjithashtu do ta lënë atë të përdoret lirisht për pjesën tjetër të vitit.

Një deklaratë e përbashkët nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës të hënën tha se ata kanë rënë dakord që edicionin e këtij viti ta mbajnë në një lokacion në Prishtinë — “ku i takon” — dhe gjithashtu të vazhdojnë të diskutojnë për mbajtjen e festivalit në vendin e tij të zakonshëm duke filluar nga viti i ardhshëm.

Një edicion special me një formacion ndryshe artistësh do të mbahet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, nga data 26-28 gusht.
Organizatorët thanë se artistët e këtij viti do të përfshijnë Diplo , Skepta , DJ Regard , AJ Tracey , Mahmood dhe interpretues shqiptarë, dhe gjithashtu do të përfshijnë “dy artistë të mëdhenj botërorë” që ende nuk janë zbuluar.

Festivali Sunny Hill bëri debutimin e tij në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në vitin 2018 dhe u zhvillua sërish në vitin 2019, duke tërhequr artistë ndërkombëtarë, përfshirë Dua Lipa.

Festivali i ka sjellë Kosovës publicitet tepër të çmuar. Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit./21Media / KultPlus.com

Dua Lipa nuk ndalet së lulëzuari, shkruan histori në Billboard

Kënga e Dua Lipës me titull “Levitating” e regjistron një javë të 70-të në Billboard Hot 100 (në tabelën e datës 19 mars 2022), duke rishkruar rekordin për më shumë javë të shpenzuara ndonjëherë në sondazh nga një grua, përcjell KultPlus.

“Levitating” është kënga e pestë që kaloi të paktën 70 javë në Hot 100 në Billboard, që daton që nga fillimi i tabelës në gusht 1958.

“Levitating” u ngjit në numrin 2 në Hot 100 të datës 22 maj 2021 dhe, i nxitur nga jetëgjatësia e tij, mbretëroi si titulli kryesor në tabelën “Hot 100 Songs” të fundvitit 2021 të Billboard. (Ka kaluar 41 javë në top 10, më së shumti për një këngë nga një grua dhe e dyta në përgjithësi vetëm pas 57-javëve të top 10-save të “Blinding Lights.”)

“Është mirë pasi punon kaq shumë, veçanërisht nga pandemia, kur ke burime të kufizuara,” u mrekullua Lipa për Billboard kur mësoi për këngën e saj “Levitating”.

“Pra, kjo do të thotë shumë për mua. Ajo se çfarë është duke bërë kënga “Levitating” në tabelën e Billboard është absolutisht surreal. Është absolutisht magjepsëse për mua. Unë jam vërtet, vërtet, shumë mirënjohëse për të gjitha.”

“Levitating” është gjithashtu hiti më i gjatë i Hot 100 në historinë e Warner Records. /KultPlus.com

Billboard: Dua Lipa në listën e 10 yjeve më të mëdhenj të popit për vitin 2021

Gjatë vitit të kaluar, Dua Lipa e ka dëshmuar veten jo vetëm si një yll global ende në rritje, por një yll që mund të dominojë në atë që do të konsiderohej një vit “jo normal” për shumicën e artistëve pop, transmeton KultPlus.

Në marsin e vitit të kaluar, Lipa publikoi albumin e saj shumë të sukesshëm “Future Nostalgia”, derisa në shkurt bëri ribotimin e albumin me nëntitull “The Moonlight Edition”.

Përveç kësaj, 26 vjeçarja punoi vazhdimisht në sjelljen e këngeve të reja sikurse “We’re good” dhe bashkëpunimin me Elton John.

Përveç pjesës muzikore, Lipa themeloi gjithashtu Service95, një gazetë javore e përpiluar nga lista të ndryshme dhe të ngara në kategori të ndryshme që përfshijnë, rekomandime muzikore dhe më shumë detaje qe do të jepen në fillim të vitit të ardhshëm.

Billboard e ka renditur Dua Lipën në vendin e 9-të, në listën e yjeve më të mëdhenj të popit të Billboard-it të vitit 2021. /KultPlus.com

Dua Lipa

“Levitating” e Dua Lipës shpallet kënga më e mirë për vitin 2021: Kjo do të thotë bota për mua

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa vijon të shënojë suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës.

Kënga e saj “Levitating” shpallet kënga më e mirë e vitit 2021.

Sipas renditjes së Billboard Chart, kënga “Levitating” përfshihet në kategorinë e “Hot100 Songs” për gjithë artistët, me ç’rast ajo rrëmbeu vendin e parë.

Vetë këngëtarja Dua Lipa ka ripostuar në llogarinë e saj në Instagram vlerësimin nga Billboard Chart duke falenderuar dhe fansat e saj për mbështetjen.

Levitating” është numri #1
Billboard Hot 100 kënga e vitit 2021!!! Faleminderit,
faleminderit! Duke e ndarë këtë moment me njerëzit që l
dua shumë @the_koz @sarahhudsonxx @icoffeeir
Do të thotë bota për mua
“, ka shkruar Dua e entuziazmuar. / KultPlus.com

The Weeknd shkruan histori, kënga “Blinding Lights” më e dëgjuara ndonjëherë

Këngëtari The Weeknd ka thyer çdo rekord të vendosur në Billboard me këngën “Blinding Lights”, ku edhe është renditur si kënga më e dëgjuar ndonjëherë, shkruan KultPlus.

“Blinding Lights” i The Weeknd është kënga e re numër një në tabelën e këngëve më të mëdha të të gjitha kohërave të “Billboard Hot 100”.

Viti 2020 ishte shumë i suksesshëm për Abel Tesfaye, i cili realizojë një gamë të gjërë muzikash së bashku me këngën e tij të famshme “Blinding Lights”.

Menaxheri i Rebpulic Records, Monte Lipman, ka deklaruar se këngëtari The Weeknd ka treguar nga dita e parë se është një zë shumë i veçantë dhe albumi i tij i fundit ka pasur një ndikim të madh nëpër botë.

Në një intervistë për Billboard, Abel ka thënë se suksesi i këngës së tij nuk duket ta ketë goditur akoma.

“Nuk mendoj se [suksesi i “Blinding Lights”] më ka goditur ende. Mundohem të mos ndalem shumë në të. Unë thjesht numëroj bekimet e mia dhe jam thjesht mirënjohës”, deklaroi ai.

Kënga The Blinding Lights është më e transmetuara (apo me më së shumti “streams” në zhargonin e huaj ndonjëherë në historinë shumëvjeçare të “Billboard”, më shumë se 2.5 miliadë transmetime. /KultPlus.com

The Weeknd
FOTO: Billboard

Dokumentari i ri për jetën e Aviciit publikohet më 2023

Një dokumentar i ri që fokusohet në jetën dhe muzikën e producentit të ndjerë suedez, Avicii, do të publikohet dhe detaje të reja janë dhënë mbi të.

Siç raportohet nga Billboard, filmi, që publikohet më 2023, do të shfaqë “material të ri”, si dhe pamje nga prapaskenat, intervista me familjen, miqtë dhe kolegët, klipe arkivore dhe intervista me Aviciin

Ndërsa titulli i filmit ende nuk është zbuluar, një deklaratë për Billboard e përshkruan atë si një pasqyrë në “muzikën dhe artistin që përcaktoi një epokë dhe ndryshoi botën e muzikës përgjithmonë, dhe është një histori nga afër, intime dhe epike për sukseset e tij të pashembullta dhe përpjekjet e tij për të përballuar presionin”.

Dokumentari do të prodhohet nga regjisori dhe kinematografi Björn Tjärnberg dhe Candamo Film, në bashkëpunim me Televizionin Kombëtar Suedez. / KultPlus.com

Muzika e Edon Mollës pjesë e filmit “The heart we share”

Artisti shqiptar Edon Molla, jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij në Nju-Jork të ShBA-ve. Molla është një kantautor i suksesshëm, i cili ka krijuar kolona zanore edhe për filma të nominuar në çmimet Oscar.

Së fundmi ai është pjesë e filmit “The hurt we share” me muzikën e tij. Ka qenë vetë artisti që ka bërë të ditur lajmin.

“Shumë i lumtur që kam qenë pjesë e këtij filmi. “The hurt we share” dhe Vega. Gjithmonë kam ëndërruar të kem emrin tim në një billboard, faleminderit që më ndihmuat tia dal. Kjo është një fotografi e shkrepur nga @rinaa.ko! Faleminderit që kapët këtë moment për mua”, shkruan Edoni.

Edon Xhavit Molla (lindur më 8 Mars, 1994) është një këngëtar, kompozitor, producent regjistrimesh, kitarist dhe pianist shqiptaro-amerikan. Kënga e tij e parë “Lotët” (Tears) u publikua më 6 janar 2019, së bashku me videoklipin e tij të parë muzikor. Përpara muzikës, Edon ishte një basketbollist. Ai ishte i ftuar të luante për ekipin kombëtar të basketbollit të Kosovës. Ai luajti basketboll gjatë shkollës së mesme për trajnerin legjendar Bob Hurley në shkollën St. Anthony në Jersey City, New Jersey.

Familja e tij u largua nga Kosova për shkak të persekutimit të shqiptarëve të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë. Familja e tij u zhvendos në Brooklyn, Neë York në 1996 kur Edon ishte dy vjeç. Molla filloi të luante kitarë dhe piano kur ishte 14 vjeç si hobi, por u përqëndrua në basketboll derisa u takua me këngëtaren legjendare Roberta Flack në vitin 2016 dhe ajo i kërkoi atij të rishihte veten e tij mes basketbollit dhe muzikës. Falë trajnimit të këngëtares së njohur, Edoni u tërhoq nga basketbolli për tu fokusuar në muzikë. / KultPlus.com

Kënga e Dua Lipës renditet e 7-ta në Billboard

Kënga e Dua Lipës në bashkëpunim me DaBaby është vlerësuar së fundmi nga Billboard, shkruan KultPlus.

Në storyn e publikuar në Instagram, Lipa ka njoftuar artdashësit e saj se “Levitating” ka triumfuar duke u renditur e 7-ta më e dëgjuar në HOT 100 në Billboard.

Kënga “Levitating” është në kuadër të albumit muzikor “Future Nostalgia”, e cila pati suksese të njëpasnjëshme që nga publikimi në mars. / KultPlus.com

Dua Lipa, e para në listën ‘Billboard’

Dua Lipa ka qëndruar me javë të tëra në top lista botërore. Dhe ky vit, përfundimisht ka qenë i saj.

Së fundmi revista “Billboard” ka vendosur të bëjë një përmbledhje të arritjeve e cila kryesoi në disa lista të ndryshme.

Këngëtarja u radhit numër 1 në ‘Top Artist’, numër 1 ‘Dance/Mix Show Airplay Artist”, teksa ripostoi postimin e revistës në profilin e saj të Instagramit. / KultPlus.com

Dua Lipa shpërblehet edhe me një çmim tjetër, vlerësohet në Billboard 2020

Çmimeve të shumta të Dua Lipës sonte iu shtua edhe ai në Billboard 2020, shkruan KultPlus.

Këngëtarja shqiptare arriti të fitoj çmiminWomen In Music for the Powerhouse”, e që padyshim përbën edhe një sukses tjetër të saj.

Ajo ka shpërndarë fotografi me fustanin e zi, me të cilin kishte performuar në hyrje të organizimit “Billboard 2020”, duke e interpretuar këngën “Boy will be boys” në një version tejet të bukur.

“Kur fustani të shërben si sfond…faleminderit Billboard çmimi Women In Music for the Powerhouse”, ka shkruar Lipa në profilin e saj në twitter.

Ky çmim vie pas sukseseve të Duas në Festivalet e Francës, Spanjës si dhe nominimeve në Grammy. / KultPlus.com

Këngëtaret shqiptare pjesë e listës së 30 këngëve më të mira nga Billboard

Billboard ka shpalosur pjesën më të madhe të hiteve të këtij viti ju në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore, shkruan KultPlus.

Në listën e tridhjetë këngëve më të mira pop të vitit 2020 bëjnë pjesë edhe këngëtaret me renome botërore: Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rexha.

Përkatësisht këngët që pushtojnë top 30 të Billboard janë “Kings and Queens” të Ava Max, “Levitating” e Dua Lipës dhe “Baby, I’m Jealous” e Bebe Rexhës dhe Doja Cat./ KultPlus.com

“Bad Guy” e Billie Eilish shpallet Kënga e Vitit nga Billboard

“Bad Guy” e Billie Eilish është shpallur Billboard Song of the Year.

Hiti në fjalë e mposhti “Truth Hurts” nga Lizzo dhe “Sucker” nga Jonas Brothers për vendin e parë në sondazhin e fundvitit të Billboard, ndërsa “Old Town Road” nga Lil Nas X dhe Billy Ray Cyrus dhe bashkëpunimi i Rosalia dhe J Balvin & El Guincho, “Con Altura, e përmbyllin top-pesëshen.

Image

Kënga “A Lot” nga 21 Savage, “Circles” nga Post Malone, “Harmony Hall” nga Vampire Weekend, “Break Up With Your Girlfriend” nga Ariana Grande, “I’m Bored”, dhe “Cruel Summer” nga Taylor Swift e përmbyllin top 10-shen, shkruan KOHA Ditore.

Më herët këtë javë, “Thank U, Next” nga Grande e kryesoi listën e albumeve më të mira të vitit 2019 nga Billboard. / KultPlus.com

“Billboard” përzgjedh videoklipet e shekullit, mes tyre dhe ai i Dua Lipës

Në epokën e internetit, videoklipet e këngëve nuk e kanë humbur rëndësinë. Revista amerikane “Billboard” rendit 100 videoklipet muzikore më të bukura të shekullit 21, me artistët që kanë thyer kufirin dixhital për kulturën pop.

Beyoncé, Eminem e Madonna, dhe padyshim Lady Gaga, janë pjesë e klasifikimit, por kjo e fundit për më tepër me meritën se solli kinemanë në muzikë. “Bad romance” shpallet nga “Billboard” si video më e mirë muzikore e shekullit, sepse inauguroi një epokë të re muzikore, që sipas revistës tregoi se koncepti i një videoklipi mund të zgjerohet dhe mund të tregojë një histori, njëjtë si një film me metrazh të shkurtër.

Singer Lady Gaga attends the press conference for “Gaga: Five Foot Two” during the 2017 Toronto International Film Festival at TIFF Bell Lightbox September 8, 2017, in Toronto, Ontario. / AFP PHOTO / VALERIE MACON (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)

“Bad romance” e publikuar më 2009-ën shihet si kënga që u tregoi artistëve të tjerë të muzikës pop se mund të bëjnë më shumë në një kohë kur rëndësia e MTV është eklipsuar nga youtube, ndërsa shitjet e kopjeve fizike të albumeve janë zëvendësuar me publikimet në internet.

Në klasifikimin e “Billboard”, pas Lady Gagës renditet po një videoklip i 2009-ës: Missy Elliott, me “Work It” dhe Beyoncé, Formation e vitit 2016. Divën e popit e gjejmë sërish në vendin e 8 me “Single ladies” të ndjekur nga “Fatboy Slim”, “Weapon of Choice”.

Nuk mungon në vendin e gjashtë. Rihanna & Calvin Harris me “We Found Love”. Në 10-shen e parë gjejmë dhe Britney Spears me Toxic të 2004-ës. Por përveç ikonave të muzikës, rikthehet edhe Cristina Aguilera, PSY e Gangnam Style, ndërsa nuk mungon edhe Dua Lipa me “New Rules” në vendin e 74-të.

Bebe Rexha për Billboard: Jam e lumtur dhe nervoze për albumin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka folur për albumin e saj të ri dhe pse Jennifer Lopez është artistja që e inspiron.

Rexha, që po dominon akoma në Amerikë me hitin “Meant to Be”, thotë se do të dëshironte të bashkëpunonte sërish me grupin Florida Georgia Lines.

“Kam disa gjëra që jam duke i punuar. Nuk kam përjetuar kurrë dashurinë e tillë para se të merresha me zhanrin ‘country’ andaj jam shumë falënderuese dhe mendoj se është shumë e papritshme, e bukur dhe e mrekullueshme”, ka thënë ajo për “Billboard”.

Më 22 qershor, Rexha lanson albumin e ri “Expectations”. Ajo thotë se është e lumtur dhe nervoze në të njëjtën kohë për lansimin e këtij albumi.

“Jeta ka shumë të papritura, isha shumë e lumtur, isha e mërzitur, isha duke u rritur dhe duke mësuar gjëra të caktuara në jetë, dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë dhe për këtë është albumi. Ka momente të lumtura e të mërzitshme. Andaj mendoj se është një perceptim i jetës”, ka thënë ajo.

Sa i përket yllit të saj të preferuar Jennifer Lopez, këngëtarja shqiptare ka thënë se ajo është e mahnitshme.

“Më pëlqen si performuese, qëndrimin që ka. Mendoj se është e jashtëzakonshme”, është shprehur ajo./ KultPlus.com

Ed Sheeran, me më së shumti çmime në Billboard

Këtë vit në Billboard Awards, që u mbajt në Las Vegas, këngëtari i njohur Ed Sheeran mori më së shumti çmime.

Sheeran, shkoi në shtëpi me plotë 4 çmime. Artisti më i mirë, artisti më i mirë për këngët në radio, artisti me më së shumti albume të shitura, dhe me Top Hot 100.

Gjatë performancës, Sheeran i atribuoi disa fjali të ndjeshme tashmë të ndjerit Avicii, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 28 vjeçare./ KultPlus.com

Bebe Rexha thyen rekord, arrin vendin e dytë në Billboard

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha po arrin suksese të jashtëzakonshme në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i muzikës sapo ka thyer rekord, duke u renditur në vendin e dytë të “Billboard Charts” për herë të parë.

Ajo është këngëtarja e parë shqiptare që ka arritur këtë sukses. Me këngën “Meant to be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line, Bebe ka lënë pas shumë emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si Bruno Mars, Ed Sheeran, ndërsa vendin e parë e kryeson prej disa javësh Drake me “God’s plan”./ KultPlus.com

Bebe Rexha në pozitën e parë të top-listës country

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha dhe dyshja e fuqishme e muzikës country Floida Georgia Line, kanë vazhduar dominimin në top-listën e Billboardit për këtë stil muzikor.

“Meant to Be” po vazhdon të mbetet në pozitën për shkak të përzierjes që ka mes popit dhe muzikës country. Kjo i ka ndihmuar këngës që të transmetohet në radiot pop dhe country nëpër Amerikë, transmeton Koha.net.

Ylli shqiptar përveç pozitës së parë, ka hyrë në histori si këngëtarja e parë që debuton në pozitën e parë të Billboardit për muzikën country.

“Sapo mora vesh që jam zyrtarisht femra e parë në historinë e muzikës Country që renditet e para në tabelat e ‘Billboard Country’, ka shkruar ajo në Instagram

Në top 100 këngët më të mira “Meant” ka arritur pozitën 40. Në këtë pozitë Bebe Rexha ka qëndruar pesë herë./ KultPlus.com

Kënga e Era Istrefit, në toplistën e komunitetit LGBT në Billboard

Era Istrefi ndoshta ende nuk ka reaguar mbi komunitetin LGBT dhe Paradën që sot erdhi si revolucion dhe për herë të parë në Prishtinë, megjithatë në të kaluarën ajo është treguar përkrahëse e dashurisë në çdo formë të sajën.

Kënga e re e Erës, bashkëpunimi “No I Love Yous” është përfshirë shpesh në toplistat e këngëve të cilat lëshohen në Paradat e Komunitetit Gej, Lezbik, Transgjinor e Biseksual. Kësisoj ka ndodhur edhe me Billboard Pride, ku është përfshirë kënga e Erës, shkruan KultPlus.

Billboard e ka përpiluar një listë me këngët e dashura për komunitetin, ku është Era dhe Demi Lovato, Tove Lo, Rae Morris, Nick Jonas e emra të tjerë.

Era në Twitter e ka falënderuar Billboard për këtë përfshirje. / KultPlus.com