Albumi i Olivia Rodrigos kryeson listën e ‘Billboard 200’

Olivia Rodrigo i është rikthyer pozitës së parë në listën muzikore “Billboard 200” për të tretën herë, qëkur albumi i saj debutues ishte publikuar në maj.

Albumi i këngëtares 18-vjeçare ka zënë përsëri vendin e parë gjatë fundjavës më 8 korrik, sipas një artikulli të dielën nga “Billboard”.

Albumi “Sour” kishte debutuar në vendin e parë në listë më 5 qershor dhe më pas kishte zënë përsëri vendin e parë në listën muzikore “Billboard 200” më 3 korrik. Olivia ka qenë në treshen e më të mirëve gjatë shtatë javëve në tabelë. Listat muzikore “Billboard 200” listojnë albumet më të famshme të javës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bazuar në dëgjueshmërinë e tyre, transmeton KultPlus.

Artistja Doja Cat ka zënë vendin e dytë me albumin “Planet Her” në javën e dytë në listë. G Herbo ka hyrë duke zënë vendin e pestë në listë me albumin e tij të katërt.

Këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare, 25-vjeçarja Dua Lipa, është ende pjesë e listës me albumin e vitit 2020, “Future Nostalgia”, duke zënë vendin e tetë.

Olivia ka njoftuar javën e kaluar nëpërmjet mediave sociale se koncerti i quajtur “Sour Prom Concert” do të publikohet të martën në YouTube.

Në të do të paraqitet Olivia duke i kënduar këngët nga albumi “Sour” dhe që e ka quajtur “përvojë alternative e mbrëmjes së maturës”.

Do të jetë edhe një koncert para koncertit të mbrëmjes së maturës, të cilin do ta udhëheqë Olivia. Olivia ka luajtur rolin e Nini Salazar-Robertsit në seritë “High School Musical: The Musical: The Series”.

Albumi i saj i parë “Sour” ka marrë shumë fjalë të mira nga e tërë bota dhe ka thyer rekord në aplikacionin muzikor “Spotify” për javën më të madhe të hapjes nga një album i një artisteje. / KultPlus.com