Christiane Nussleim Volhard biologja më e famshme në histori, bëhet pjesë e saj me ashpërsinë e një shkencëtari dhe ndjeshmërinë e një artisti. Ajo ndihmoi në zgjidhjen e një prej mistereve të mëdha të biologjisë, se si gjenet në një vezë të fekonduar formojnë një embrion.
Ajo do e ndjek dashurinë e saj për muzikën dhe gatimin në kohën e saj të lirë, por edhe në kërkimin e saj për të kuptuar natyrën, ku ajo beson, që është një akt krijues.
Christiane Nusslein- Volhard ka lindur në Gjermani në vitin 1942, në mes të Luftës së Dytë Botërore. Babai i saj ishte një arkitekt, piktor dhe muzikantë, ku atë e frymëzoi në dashurinë për artin, ku Christiane edhe mësoi të luaj në Flaut, por e magjepsur me kopshtin e familjes së saj dhe fermën që e vizitonte në verë, ajo donte të ishte biologe.
Në kujtimet e saj do të rrëfej që nuk ishte një studente shembull, madje në Universitetin e Tubingen ajo gjithashtu rrëfen se mori nota mediokre “Sepse unë nuk i kushtoja gjithmonë vëmendje”, pohon Nusslein-Volhard.
Me fillimin e studimeve në Frankfurt, për biologji, e gjeti atë me probleme shëndetësore të dëgjimit, duke u futur në fushën e re të biokimisë, edhe pse jo e pëlqyer për të, ajo më shumë do të parapëlqente fushën e mikrobiologjisë dhe gjenetikës.
Në vitin 1995 Christiane Nusslein- Volhard fitoi çmimin Nobel në Fizikë dhe Mjekësi,
Me Çmimin Nobel, Nüsslein-Volhard u bë një figurë publike, duke bërë fushatë për rritjen e mbështetjes së grave në shkencë. Nüsslein-Volhard, e cila kurrë nuk kishte fëmijë, beson se gratë shkencëtarë që duan të kenë familje janë në disavantazh./KultPlus.com