Flutura Açka ka zgjedhur KultPlus Caffe Gallery që të promovojë librin e saj më të ri “Biri”, e që po konsiderohet si libri më i bujshëm i këtyre ditëve.
Përgjatë kësaj mbrëmje do të zhvillohet edhe një bisedë me shkrimtaren Flutura Açka, e cila edhe do të nënshkruajë autografet për të pranishmit.
Flutura Açka: Pyetjes së një gazetareje se a ndihesha më e qetë pas botimit të librit tim “Biri”, i thashë po, jam më e qetë. Tani e kuptoj se në çfarë bote të mjegullt kam ecur duke e shkruar këtë libër.
Promovimi i këtij libri mbahet sonte, në ora 18:00 në KultPlus Caffe Gallery.
Kjo mbrëmje kulturore mbështetet nga Komuna e Prishtinës, në kuadër të subvencioneve vjetore për fushën e kulturës.
Ngjarje organizohet në bazë të rekomandimeve nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shtabi i Prishtinës për menaxhimin e çështjeve që ndërlidhen me pandeminë. / KultPlus.com
Flutura Açkaka zgjedhur KultPlus Caffe Gallery që të promovojë librin e saj më të ri “Biri”, e që po konsiderohet si libri më i bujshëm i këtyre ditëve.
Përgjatë kësaj mbrëmje do të zhvillohet edhe një bisedë me shkrimtaren Flutura Açka, e cila edhe do të nënshkruajë autografet për të pranishmit.
Flutura Açka: Pyetjes së një gazetareje se a ndihesha më e qetë pas botimit të librit tim “Biri”, i thashë po, jam më e qetë. Tani e kuptoj se në çfarë bote të mjegullt kam ecur duke e shkruar këtë libër.
Promovimi i këtij libri mbahet më datë 5 tetor, në ora 18:00 në KultPlus Caffe Gallery.
Kjo mbrëmje kulturore mbështetet nga Komuna e Prishtinës, në kuadër të subvencioneve vjetore për fushën e kulturës.
Ngjarje organizohet në bazë të rekomandimeve nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shtabi i Prishtinës për menaxhimin e çështjeve që ndërlidhen me pandeminë. / KultPlus.com
Shkrimtarja shqiptare, Flutura Açka, ka paralajmëruar librin e saj më të ri që mban titullin ‘Biri’, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë shkrimtarja përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ku ka njoftuar lexuesit se publikimi i librit pritet të ndodhë përgjatë muajit shtator.
”Me muaj, në përpjekje t’i shmangesha dramës sime, u ula në tekstet e romaneve që kisha nisur, por nuk ia dola dot. Unë kisha një histori për të treguar: personale dhe përtej personales. Sepse ishte për Birin, për qenien që më mësoi si të vazhdoj edhe pa të”, është shprehur tutje shkrimtarja.
Djali i shkrimtares, Jerin van den Brink, ndërroi jetë në moshën 18 vjeçare pas një sëmundjeje shumë të rëndë.
Flutura Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.
Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.
Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj Vetmi gruaje është përkthyer në gjuhen bullgare nga Viktor Genkov. / KultPlus.com