Bjeshkët e Nemuna, kufiri i fundit për skiatorët

Këto ditë, gjuetia për rrugë të pashkelura ka dërguar TGR-në (Teton Gravity Research) në të gjithë botën. Ndërkohë që Alaska mund të ketë qenë kufiri i fundit për ski rreth dy apo tre dekada më parë, kërkimi për një eksperiencë vërtetë të egër i ka detyruar skiatorët të drejtohen diku tjetër.

Rreth 10 vite më parë, bashkëthemeluesi i TGR-së dhe drejtori i “Far Out”, Steve Jones mbërriti në malet e Kroacisë në shoqërinë e një skiatori dhe eksploruesi vendas, Seb Fleiss. Të dy nuk ishin takuar më parë por me kalimin e viteve shoqëria u rrit, duke zhvilluar udhëtime të ndryshme të TGR-së në Europën Lindore. Megjithatë, Fleiss vazhdonte të insistonte me idenë për të skijuar në Shqipëri, por asnjëherë nuk u bëmë mbarë për këtë.

“Europa Lindore më tërhoqi shumë dhe atë periudhë, ne vajtëm në vende si Rumania, Kroacia dhe Polonia, por Seb vazhdonte të fliste për këto zonat në Shqipëri”, kujton Jones.

Ekipi vazhdonte të kishte probleme për të vajtur atje, pasi këto zona ishin të vështira për t’u arritur, ishte e pamundur të merrje me qera një helikopter, nuk kishte një pikë të vërtetë ku të ngrije një bazë etj.

Më në fund, pas rreth pesë vitesh përpjekje, TGR-ja më në fund dërgoi një ekip atletësh në Luginën e Vlabonës në shkurt. Ekipi përbëhej nga austriaku, Fabian Lentsch i cili kishte shumë eksperiencë në eksplorimin e kësaj pjese të botës dhe veteranët e maleve, Nick McNutt si dhe Angel dhe Johnny Collinson. Ekpi gjeti pikërisht atë që kërkonte, përfshirë aspekte tipike si ato të Alaskës, gati zero zhvillim malor, madje edhe kafshë të egra që vijnë përreth, e pazakontë për Europën.

Disa javë para se të hynin në vendin që do të eksploronin, Jones i kërkoi Lentsch të shqyrtonte zonën. Lentsch u nis të zhvillonte disa fluturime zbuluese duke hipur në bordin e një avioni kaçator dhe duke fluturuar mbi Bjeshkët e Namuna, të njohura si Alpet e Shqipërisë. Ajo që ai gjeti ishin maja madhështore plot lugina gjigante dhe kurrize të mëdha që dukeshin perfekte për misionin në fjalë. Trashësia e dëborës ngjasonte me atë të Alaskës, prej faktit se malet ishin 80-100 kilometra larg detit Adriatik. Megjithatë, pengesa më e madhe ishte mungesa e daljeve.

Në Alaskë, shumica e maleve të mëdha përfundojnë me një dalje të butë të përkulur që skiatorët mund të përdorin, të nevojshme për të anashkaluar zona me baltë, ortekët ose thjesht për të ulur shpejtësinë e pazakontë që ata mund të arrijnë.

“Rrugët tona shqiptare me siguri nuk i kishin këto dalje. Ato përfundojnë zakonisht ose me dalje shumë të pjerrëta ose me pemë shumë të dendura ku është e vështirë të manovrosh”, thotë Jones.

Pasi mbërritën, ekipi filloi eksplorimin. Sigurisht, meqenëse jemi në Europën Lindore, dy helikopterët e marrë erdhën me vonesë.

“Me të vërtetë nuk e dimë pse erdhën aq vonë. Pilotët fluturuan mbi luginë dhe u kthyen për arsye që nuk i kuptuam, kështu që ne përdorëm motorët tanë”, thotë Jones.

Ekipi ishte në gjendje të largohej nga vendi i fjetjes, të cilin Jones do e quante më shumë “një kështjellë” dhe të hynin në pyjet të mrekullueshme duke skijuar. Ata e shfrytëzuan pa fund ndërkohë që pritën gati dy javë për helikopterët që të vijnë dhe të largohet, si dhe shijuan skijimin në disa prej maleve më të egra të Europës. Me këtë rast ata patën edhe një pamje të majave gjigante poshtë tyre, si Maja e Jezercës 2 964 metra, ku ndodhet edhe akullnaja më jugore në Europë.

Pasi moti më në fund u hap, kur po bënin dy javë që ata kishin mbërritur, atletët iu futën punës. Ishte bërë më ngrohtë, kështu që dëbora në zonat e poshtme nuk ishte e përshtatshme për të skijuar, por më lartë, ishte fantastike. Dëbora detare ishte ngjitur në objekte që zakonisht nuk ngjitet dhe ekipi zhvilloi skijime ëndrrash, shkruan atsh./ KultPlus.com

Bjeshkët e Nemura, lokacion i xhirimeve për regjisoren Katja Verheul

Regjisorja Katja Verheul ka ardhur në Kosovë pasi që ajo është duke e realizuar një dokumentar të shkurtë ku janë të përfshira edhe skena të mrekullueshme të Bjeshkëve të Nemura. Kështu ekipi i saj është ndihmuar nga Balkan Natural Adventure, për lokalizimin e vendeve që kanë pamjet më të bukura dhe përfshirjen e tyre në dokumentar, shkruan KultPlus.

Balkan Natural Adventure ka mbështetur ekipin e xhirimeve me zgjedhjen e lokacioneve më të mira për filmin si dhe ka ndihmuar pajisjet për të shkuar deri në vendet e caktuara për të filmuar.
Drejtori i kompanisë Balkan Natural Adventure, Virtyt Gacaferri, është shprehur se ata janë një kompani e vogël, mirëpo përpiqen që të ndihmojnë çdo herë që kanë mundësi.

“Balkan Natural Adventure është i lumtur që po ndihmon realizmin e artit në Kosovë. Kjo do të ndihmojë vendin tonë në krijimin e një imazhi më të mirë, e po ashtu edhe për të rritur bashkëpunimin me regjisorë ndërkombëtar. Balkan Natural Adventure beson se filmimet do të ndihmojnë Kosovën që të japë imazhin të cilët qytetarët e saj e meritojnë”, është shprehur ai.

Regjisorja Katja Verheul e ka cilësuar si një eksperiencë shumë pozitive këtë bashkëpunim.
“Ata ishin një burim shumë i mirë i informacionit për të gjetur lokacionet e duhura. Edhe pse ky është një produksion shumë i vogël ata i morën filmimet me shumë seriozitet. Kur po filmonin, moti nuk ishte mjaftë i mirë, por udhëzuesi ynë na gjeti një vend të ri për filmimet dhe na dha pajisjet e duhura për të arritur në këtë vend të ri e të largët në mënyrë të sigurt. Unë do ua rekomandoja ekipeve të tjera të filmit që të punojnë me BNA”, është shprehur ajo.

Balkan Natural Adventure është një operator turistik i bazuar në Kosovë, i cili ofron turne të specializuara në turizëm aventuresk. Bazuar në Pejë, një qytet i vogël pranë Alpeve Dinarike në Kosovën perëndimore, kompania ofron ekskursione të personalizuara dhe të paracaktuara në Kosovë, si dhe në Shqipëri e Mal të Zi./KultPlus.com