Jetë e mrekullueshme

Nga: Black
Shqipëroi: Bujar Meholli

Dola këtu ta shoh detin përsëri
rrezet e diellit bien mbi flokët e mi,
dhe ëndrrat shpërndahen nëpër ajër…
Pulëbardhat në qiell,
sytë e mi blu
magjia është kudo, edhe këtu…

Shikomë, jam këtu në këmbë
erdha përsëri
dhe rrezet e diellit më janë përmbi,
nuk ka nevojë për vrapim apo fshehje
jeta është e mrekullueshme!
Vërtet, jeta është e mrekullueshme!

Dielli pasqyrohet në sytë e tu
rrezet e tij t’i ngrohin flokët e butë,
ata mesa duket të urrejnë sepse je aty,
dhe unë, oh kam nevoj për një mik,
një mik që do të më lumturonte,
dhe unë mos të rrija këtu më, i vetëm.

Kam nevoj për një mik,
oh, për një mik ndjej nevoj,
për të më lumturuar
dhe për ta shkrirë vetminë… /KultPlus.com