Filmi rreth super heroit “Black Panther” ka fituar çmimin kryesor në “Screen Actors Guild Awards” (SAGs).
Ai ka fituar në kategorinë e filmit më të mirë të xhiruar ndërsa i pyetur nëse filmi kishte ndryshuar industrinë kinematografike, aktori kryesor Chadwick Boseman befasoi të gjithë me përgjigjen.
“Përgjigja ime për këtë është … të jesh i ri, i talentuar dhe i zi”, tha artisti 41-vjeçar.
Fituesi i vetëm britanik ishte Emily Blunt për shfaqjen në filmin “A Quiet Place”, ku mori çmimin për aktoren më të mirë mbështetëse.
Rami Malek ka arritur suksesin e njëjtë si në Golden Globes, duke marrë çmimin e aktorit më të mirë duke luajtur rolin e Freddie Mercuryt në “Rhapsody Bohemian”.
Mahershala Ali u nderua me çmimin më të mirë mbështetës të aktorit për pjesën në “Green Book”, duke mundur Richard E Grant.
Black Panther gjithashtu fitoi performancën më të mirë të veprimit në këtë festival filmik. /Telegrafi/KultPlus.com
