Orën e dytë të leksionit e kishim me një pedagog të ri, quhej Ermal Hasimja. Më tepër sesa subjekti për “Etikën në Media” na tregonte e mburrej se kishte studiuar në Francë dhe ne studentët e Tiranës nuk kishim lidhje aspak me studentët francezë. I ulur andej nga bangat e fundit, më i gjati dhe më kurajozi në atë auditor, unë nuk durova dot më dhe fillova të debatoja me lektorin e ri për ta hullizuar të vazhdonte leksionin e jo të dëgjonim broçkulla tek mburrej e mburrej si adoleshent në atë fakultet universitar shqiptar diku në periferinë lindore të rrugës së Elbasanit. I pafuqishëm të debatonte, Ermali nuk hezitoi të telefononte policinë dhe duke pritur të gjithë pa lëvizur, në oborrin e fakultetit ia behu një furgon i madh blu me pesë policë plus një shofer i veshur polic. Pasi bënë formalitetet e duhura, pasi nuk kuptonin se nuk ishte një vepër kriminale por një debat formal mes nje pedagogu e një studenti, të pesë policët më tërhoqën zvarrë deri poshtë te furgoni që priste. Më ngjeshën brenda dhe pasi ndezën sirenën u nisëm bashkë drejt Rajonit Numër
1. Brenda furgonit ndiehej era thartirë, hurdhër e përzjerë me raki, tym duhani, sharje, ofendime dhe tek më zbrisnin në oborrin e Rajonit shquaja se pesë policët veç këmishave me njolla vaji kishin edhe barkun njëri më të kërcyer se tjetri. Nuk e harroj kurrë atë skenë groteske, ishte prill i vitit 2005…1./
-Tre sandwichët e tu kushtojnë 12 mijë lekë!Kaq më tha shitësja e një fastfood-i afër Librit Universitar në Tiranë e teksa priste lekët e mia, Fabjoli shoku im në krah i kërkoi kuponin tatimor. E zverdhur porsi mustardë nga ora e vonë e natës dhe nga përgjigjia që nuk dinte ta konkretizonte, shitësja njoftoi pronarin që paskësh qenë aty, pronari filloi garipllëkun duke na kërcënuar të paguanim lekët e të merrnim ushqimin e pasi ndeshi në kundërshtim të tre klientëve, telefonoi policinë e cila nuk vonoi. Formalitetet dihen në këto raste. Më llafazani, pra unë, merrem në makinën e tyre dhe nisem drejt Rajonit Numër
2. Gjatë rrugës nxorra telefonin, thirra ministrin Saimir Tahiri e më besoni teksa bisedoja me të, tre policët skeptikë filluan refrenin e vjetër me fyerje, sharje, kërcënime. Nuk besonin se po komunikoja me minsitrin e tyre atë orë të vonë dhe teksa frenuan makinën por jo sirenat në oborrin ballor të rajonit, vazhduan me formalitetet tashmë të njohura të policisë shqiptare. Nuk gabohem por besoj ka qenë mars i vitit 2016. Policët ishin të rinj, nuk kishin bark, nuk kishin njolla vaji në uniformat e tyre por sjellja mbetej e njëjtë…
3./Të vishesh polic sot në Shqipëri duhet të plotësosh kushte rigoroze. Nuk të duhet inteligjenca, nuk të duhet as testi psikologjik e fizik. Nuk të duhet as komunikimi njerëzor dhe as kurajo përballë krimit. Sot mjafton të jesh militant partie, mjafton të jesh tropojan, skraparlli ose tepelenas e mos ngurro të ngjeshësh kapelen mbi kokë dhe pistoletën në brez.Nuk na duhet policia profesioniste, na duhet polici politike ose krahiniste.Tradita vazhdon!/ KultPlus.com
1./ Sperma e babait u lëshua si e çmendur drejt kanaleve ku e priste e qeshur vezs e nënës. Ndërsa rënkimet e të dyve nuk rreshtnin, brenda trupit të sime mëje u përqafuan plot mall spermatozoidet dhe vezoret dhe pas 44 minutash u nisën drejt mitrës, u shumëfishuan dhe hodhën rrënjë. Ditët dhe javët kalonin të shëndetshme dhe unë fillova ngadalë të marr formë. Nga një fetus i vogël i strukur, rritesha dhe formëzoja organet, gjymtyrët, kokën, veshët, sytë. Pas 36 javësh kërkoja të braktisja ngrohtësinë e trupit të nënës dhe u gjuaja membranave të barkut të saj me putrat e vogla të këmbëve të mia. 2./ Britmat e mamasë time pushuan kur mamitë e maternitetit, na prenë tubat lidhës, më pastruan nga ujërat ngjyrëkuqe dhe më mbështetën pranë prindit tim. Hera e parë që ndjeja prekjen dhe aromën e një gruaje. Pushova dhe unë së qari dhe po egzaltohesha nga mirëseardhja në një botë plot oksigjen dhe dritë. Qyshkur qëndroja brenda mitrës edhe tani që fëmijërohesha e burrërohesha, dashuria dhe kujdesi i nënës nuk munguan por shtoheshin e shtoheshin çdo ditë. Rrethohesha nga përkëdheljet, qumështi, lodrat, veshjet, ngrohtësia, freskia, higjena, ushqimi, përkujdesja. Çdo sekondë që kalonte rritesha me dashurinë dhe edukatën që ta doja çdo njeri veçanërisht nënën time e nëpërmjet saj gjithë femrat e lagjes, qytetit, vendit derisa një ditë kuptova se isha i vetëm, isha minorancë në një ambient hipokrizisht të ndyrë: -Femrës futi vetëm palloshin dhe drurin! -Femrën mbaje në shtëpi për të larë e për të gatuar! -Femra ka lindur për të qenë shërbëtore e burrit! Dhe ashtu herë i sforcuar dhe herë i nxitur u bëra edhe unë pjesë e dialektikës maskiliste aranautase. Çdo mbrëmje nuk vrapoja të përqafoja nënën time por shkoja raportoja te mejhania e lagjes sesi e dhunoja dashnoren, si e filmoja me celular, si e poshtëroja në krevat, si ia derdhja spermën mbi fytyrë, si e palloja pa e puthur dhe eksitimi tashmë nuk më vinte prej seksit por harbohesha kur ua tregoja shokëve, miqve, çunave të lagjes. Shfrytëzova dashurinë dhe dobësinë e dashnores time ndaj meje dhe e punova si prostitutë në Itali, Belgjikë, Angli. U pasurova me kafshërinë dhe egon time dhe para shokëve ndihesha superior përherë. Kisha para, makina, luks, shfrenime por më mungonte dashuria. Jo sepse nuk ndjeja por kisha frikë të dashuroja një femër se do dukesha i dobët para shokëve, para lagjes, para zakoneve tona kolektive derisa një ditë euforia ime më përplasi të gjithin brenda makinës ku udhëtoja me trafikndarësen e një autostrade. 3./ Nga koma dola pas 5 ditësh dhe ashtu i mjegullt nga dhimbjet dhe trupi i sakatosur, mdjeva se kisha thyer çdo kockë e vertebër. I shtrirë në krevatin e bardhë të spitalit mësova se kisha mbetur sakat dhe kurrë, kurrë nuk do ecja më. Bërtita, ulërita, klitha, qava si atëherë kur dola nga vagina e nënës time dhe mes syve të enjtur nga lotët pashë fytyrat e bukura të doktoreshës, të infermieres, të sanitares, të nënës, të të dashurës. Pashë fytyrat e dhimbsura të 5 femrave që më përkëdhelnin dhe më pëshpërisnin ëmbël: -Ti nuk do jesh kurrë vetëm, ti nuk do ecësh kurrë në jetë por ne do jemi me ty. Ne do jemi hapat e ecjes tënde… 4./ Gëzuar 8 marsit ju femrat shqiptare. Unë personalisht ndihem me fat se kam lindur sot në festën tuaj! /KultPlus.com
1./ Ti e mban mend, e mban mend atë beharin e djersitur të vitit 2002. Rexhep Meidanit po i mbaronte mandata dhe politika shqiptare kërkonte një President Republike konsensual. I ndjeri shkrimtar Teodor Laço nga rradhët e opozitës propozoi Ismail Kadarenë, por ky burri gjirokastrit nga Parisi ktheu përgjigje të prerë: -Jo! Unë jam dhe mbetem një shkrimtar që i shërbej iluminizmit të atdheut tim nëpërmjet letërsisë. Ndryshe nga çeku disident Vaclav Havel, Kadare fisnikëroi edhe një herë tjetër profesionin dhe nacionalitetin e rrënjëve të tija. 2./ 17 vite më pas, 11-17 nëntor 2019. Fillimjava u ngrys me programin Opinion te TV Klan, Blendi Fevziu si gjithmonë në ekranin kombëtar. Pastaj e marta me Fevziun, e mërkura me Fevziun, e enjtja me Fevziun, si për çudi edhe e premtja e Zonës së Lirë të Arjan Çanit me mysafir Blendi Fevziun. Të shtunë robi shkonte në Panairin e Librit por përsëri aty ishte Blendi Fevziu me botimin për gjyshet ndërkohë e djela te stadiumi i ri në ndeshjen kundër Francës na gjeti me Blendi Fevziun veshur kuqezi në shkallët e Arenës Kombëtare. Facebook me Fevziun, instagram me Fevziun, ekranet televizive me Fefziun, portalet me Fevziun, udhëtimet nëpër botë me Fevziun, botime librash me Fevziun. Ndoshta ju nuk e dini por edhe protestat e studentëve të dhjetorit 1990 me Fevziun janë. Protestat moderne të studentëve dhjetor 2018 me Fevziun, gjyqet për prona te Pedonalja e Tiranës dhe Gjirit të Lalëzit në Durrës prapë Fevziun protagonist kanë. Mos përtoni, mësoni edhe disa fakte të reja: Kur filloi botimin gazeta e parë opozitare Rilindja Demokratike në janar 1991, Fevziu botonte shkrime. Edhe në zgjedhjet e majit 1996 kur partia e Neritan Cekës, Aleanca Demokratike doli kundër Berishës, Blendi Fevziu ishte kandidat për deputetet. 3./ Çdo natë nëpër ekranet e televizioneve janë ata, tashmë edhe me botime librash nuk ngurojnë të shfaqen ata, ata rutinëzuesit e së përditshmes tonë: Grida Duma, Iva Tiço, Anxhela Martini, Mustafa Nano, Andi Bejtja, Edmond Tupe, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Blendi Fevziu, shef Renato Mekolli, Arbana Osmani. Harrova tu them që këtë vit ka botuar libër edhe vajza e Niko Peleshit! 4./ Ismail Kadare është përkthyer anembanë planetit në më shumë se 46 gjuhë të ndryshme. Ka fituar dhjetëra çmime prestigjioze, dhe mos harroni për rreth 25 vite kandidohet për Çmimin Nobel në Letërsi. Ndërthurur stilistikën e tij unike me tregimtarinë e historisë dhe dramat e Shqipërisë. Ka ngritur në art orientimin tonë kolektiv oksidental e përsëri mbetet modest dhe racional. Ismail Kadare është dashuri e patjetërsueshme, e nevojshme, eterne e megjithatë nuk shfaqet kaq dendur e kaq besdisshëm edhe si shkrimtar, edhe si gazetar, si prezantues, si kuzhinier, si bloger, si fashionist, si opinionist, si politikan, si sharlatan. Lexo Kadarenë, mëso, reflekto dhe oriento veten! / KultPlus.com
E dini ju kur kam lindur, si jam rritur, ku jetoj? Në pranverën e vitit 1997 kur u linda në maternitetin e një province, të qarat e mia nuk dëgjoheshin. Zhurma e breshërive të kallashnikovëve dhe granatave e meknin zërin tim. Prindërit më pas më plasën te shtëpia e gjyshes dhe babi mori mamin e nga Vlora shkuan me skaf në Itali. Porsi disa prej djelmoshave të kohës, edhe babai im nuk i rezistoi dot tundimit. Si dhëndër i ri që ishte dashuronte paratë, jo nënën.
Vit pas viti më munguan përkëdheljet e prindërve por jo etiketimet dhe fyerjet e njerëzve në qytezë. Për ata unë isha kopili, djali i një prostitute që e shfrytëzonte burri rrugëve të Italisë derisa kur u bëra adoleshent, mamin dhe babin e kthyen nga Italia dhe babi nga frika se mos nëna ime e kallëzonte në polici, u sforcua duke na mbajtur si një familje sa për sy të botës. Brenda mureve të shtëpisë tonë kishte sherre, dhunë, zhurma, ulërima, mallkime, asnjë puthje, aspak dashuri dhe kështu të copëtuar me tresh me lekët e kurvëllikut të mamit blemë shtëpi dhe dyqane në Tiranë. Jeta e re në kryeqytet mbartë historitë e vjetra dhe unë çdo natë nga sherret e prindërve dëgjoja lloj-lloj poshtërsish dhe historish që më këpusnin edhe shpirtin, më këpusnin edhe lidhjet me prindërit.
Ne kishim prona, kishim lekë, kishim armë, kishim makina por nuk kishim as komunikim njerëzor e as respekt. Po rritesha si marinari që lundronte oqeaneve por kurrë nuk kishte pasur shansin sikur një herë të vetme të kridhej në dallgët e detit. Ushqehesha me hashash, me kokainë, me pizza, me alkool, me urrejtje por kurrë nuk më ushqyen me dashuri dhe përkëdhelje. Shkoja në shkolla të shtrenjta por kurrë nuk më mësuan në shtëpi me norma njerëzore. Ndjeja adrenalinën e ngjarjes me shpejtësi të makinave por asnjëherë nuk u spërkata me eliksir dashurie.
Sa më shumë rritesha, aq më shumë njihja fyerjet e një mashkulli ndaj femrës siç bënte babai im me nënën. Sa më shumë burrërohesha, aq më shumë më eksitonte dhuna shtazarake e një mashkulli ndaj femrës siç bënte babai im.
Mes shoqërisë time nëpër rrugë ka vetëm fyerje, drogë, bixhoz dhe dhunë. Në shkollën time të shtrenjtë ka veç pordhë, luks i shfrenuar, bullizëm, drogë, kurvellëk fasadash, injorancë kolektive. Në shtëpinë tonë ka fyerje, klithma, dhunë, gjak. Në televizorin tim ka lajme me plagosje, me vjedhje, me vrasje, trafik droge.
Në celularin tim ka lajme portalesh me gjak, armë, këngë me tekste të dhunshme, ka porno perverse…
Unë nuk kam dashuri për askënd, jam rritur për të urryer. Ndaj nëse ndonjë vajzë me dashuron, nuk më besohet. Më duket sikur babai që fyente dhe dhunonte nënën time e ua shiste për seks e për para jo vetëm shokëve por edhe klientëve në rrugët e Italisë.
Gjithsesi mos u mërzisni. Kur të rritem do e korrigjoj veten e do bëhem deputet. Brengat e jetës time nuk do pasqyrohen fare në oratorinë time, në sjelljen time. Parlamenti ynë është e vetmja kuplara zyrtarisht legale! / KultPlus.com