Shqiptarja Bleona Hasani, fituese e çmimit të parë në radion shtetërore suedeze

Bleona Hasani është lindur në Suedi por lidhjet me Kosovën i ka shumë të forta. Së fundmi ajo ka fituar çmimin e parë në Radion shtetërore suedeze ku këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat.

Në një intervistë televizive, 16-vjeçarja thotë se krahas muzikës në gjuhë angleze ka dhe tre projekte në Kosovë. Ajo thotë se e viziton shpesh Mitrovicën, origjinën e saj dhe gjithmonë mërzitet kur do të duhet të kthehet në Suedi.

Lajmi se është fituese në Radion e Suedisë thotë se e ka gëzuar shumë qysh më herët e ka ndjerë se me muzikë do të punojë dhe në të ardhmen.

Dhe pse ka lindur në Suedi Bleona e flet mjaft mirë shqipen dhe thotë se nuk e harron kurrë. Mbështetësi më i madh për të është i ati.

Përsa i përket projekteve në Kosovë një prej tyre ajo thotë se e ka shumë për zemër. “Po tani kjo këngë që kam përfunduar e dua me krejt zemër dhe shpresoj që ti pëlqejë të gjithëve. Kam dhe dy të tjerë projekte në Kosovë”, tha Bleona.

Bleona rrëfen se në Suedi është më e vështirë të ecësh në muzikë, por është e lumtur që e ndjekin bashkëkombësit e saj./ KultPlus.com

Bleonah sjell këngën “Honest” (VIDEO)

“Good Vibes” e ‘No one like you” janë dy këngët e këngëtares shqiptare Bleona Hasani (Bleonah) e cila karrierën po e zhvillon kryesisht në Suedi. Këngët e saj kanë marrë vëmendje atje dhe janë transmetuar në radiot shtetërore të Suedisë. Kjo padyshim që e ka shtyrë këngëtaren të punoj edhe më shumë.  

Bleonah tashmë ka publikuar këngën e radhës e cila titullohet “Honest”. Kënga është punuar me artistë suedezë dhe po pëlqehet nga publiku.

Vajza nga Mitrovica po punon fuqishëm që të ndërtojë një karrierë në Suedi e më gjerë. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=7aZr2tWgBuc&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2cMo73b3pKxSxOYWKPCGfVBKsM_bX5LjCZp5rJ9vPG2TM8Tzk_vuO8DF8

Bleona Hasani vjen me këngë të re

“Good Vibes” titullohet projekti i saj i ri Bleona Hasani, këngëtarja kosovare e cila jeton në Suedi po vazhdon sukseset e saj në industrinë e muzikës. Bleona kësaj here erdhi në bashkëpunim me DJ e njohur suedez, Primo & Janousek të cilët publikuan projektin më të ri, të titulluar “Good Vibes”

14 vjeçarja nga Mitrovica, jeton në Suedi dhe po hyn në tregun muzikor suedez duke korrur suksese të njëpasnjëshme. Këngëtarja shqiptare mjaft e talentuar në janar të këtij viti kishte publikuar këngën “No one like you” e cila rezultoi e sukseshme

Këngët e Bleona Hasanit transmetohen në radion shtetërore të Suedisë

14 vjeçarja Bleona Hasani, vajza shqiptare e lindur në Suedi, atje ku edhe po e vazhdon jetën dhe karrierën e saj, është një artiste e re e cila premton shumë në botën e muzikës, shkruan KultPlus.

Ajo tashmë ka realizuar dy këngë në Suedi të cilat po rezultojnë si shumë të suksesshme atje.

Kënga e parë e Bleonës titullohet “Opposites Attract” e të cilën e ka realizuar me produksionin Rexius Records në Suedi, ndërsa kënga e dytë e saj është “No one like you” e realizuar  me produksionin “Soul family entertainment”.

Këngët e Bleonës po transmetohen në radion shtetërore të Suedisë, duke u renditur kështu ndër këngët më të dëgjuara atje, bashkë me Dua Lipën e Zara Larsson.

Bleona është duke punuar fort që të ndërtojë një karrierë në Suedi e më gjerë. Mosha e saj e re është në favor të saj, andaj ajo ka kohën përpara të dëshmojë tutje veten në rrugën që ka nisur. / KultPlus.com