Publikohet traileri i filmit ku Blerim Destani luan krah Morgan Freeman e Robert De Niros (VIDEO)

Është lansuar traileri i parë i filmit të ardhshëm të zhanrit krim dhe komedi, “The Comeback Trail”.

Me regji të George Gallos, filmi është ripërpunim i projektit kinematografik me të njëjtin emër, të lansuar në vitin 1982 nga Harry Hurwitz.

Në rolet kryesore të këtij projekti vijnë aktorë të shumtë yje të hollywoodit të tillë si: Robert De Niro, Tommy Lee Jones, Morgan Freeman, Zach Braff, Emile Hirsch dhe Eddie Griffin, por pjesë e kastës me një rol të vogël është edhe aktori i shquar shqiptar, Blerim Destani, i cili e portretizon një personazh të quajtur Boris, transmeton Koha.

Xhirimet e filmit “The Comeback Trail” kishin filluar gjatë verës së vitit 2019 dhe kanë zgjatur plot një muaj, në territorin e New Mexicos. Ai e rrëfen historinë e një producenti filmash i cili është në borxhe të mëdha. Ai vendos ta financojë një film me skenar të dobët me shpresën që gjatë xhirimeve, ylli protagonist i këtij projekti do të vritet dhe ai do të mund ta paguajë borxhin e tij ndaj mafisë, nga paratë e policës së sigurimit të aktorit.

Me t’u publikuar fragmented e para të filmit, Blerim Destani i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta shprehur entuziazmin e tij që është pjesë e një projekti hollywoodian me përmasa të këtilla.

“Shikojeni trailerin e filmit tim të ri ‘The Comeback Trail’. Në të luajnë yjet Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Ishte një nderë të aktroja përkrah këtyre zotërinjve”, ka shkruar Destani në postimin e tij në Instagram.

Aktori shqiptar krah Robert De Niros, bëjnë shqiponjën bashkë

Aktori shqiptar, Blerim Destani ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një foto krah aktorit mjaft të njohur, Robert De Niro.

Në foton e publikuar duket se Destani dhe De Niro kanë realizuar së bashku me duart e tyre formën e shqiponjës. “Me Robert De Niron-n në setin e filmit ‘Comeback Trail’. Një nga momentet më të mira të gjithë karrierës sime”, ka shkruar Blerim bashkangjitur fotos më të fundit.

Fansat kanë komentuar menjëherë në llogarinë e Blerimit duke e komplimentuar për këtë moment kaq të veçantë midis tij dhe Robert De Niro. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B5nhahmqpOc/

Blerim Destani në kopertinën e revistës prestigjioze botërore

Aktori shqiptar Blerim Destani është një nga shqiptarët që ka arritur të ndërtojë një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.

Së fundmi Blerimi është bërë pjesë e revistës amerikane “Bella”. Aktori ka treguar për lexuesit se është me origjinë shqiptare dhe se ai ka lindur në Gjermani, sepse familja e tij ka emigruar shumë shpejt.

Blerimi ka rrëfyer se punën me aktrimin e ka nisur që në moshën 13-vjeçare dhe gjithmonë e ka pasur ëndërr të luante në një film me aktorë të famshëm.

Më tej ai ka zbuluar se do të donte shumë që në të ardhmen të kishte një rol në një film ku do të luan Meryl Streep, Denzel Washington, Daniel Day-Lewis, Sean Penn, Robert DeNiro apo Al Pacino.

Fillon të shfaqet filmi ku Blerim Destani luan me Freemanin dhe Travoltën

Ka nisur të shfaqet në kinematë amerikane filmi “The Poison Rose”, një dramë me temë krimi që ka bashkuar bashkë në rolet kryesore aktorët John Travolta dhe Morgan Freeman.

Spektatorët shqiptaro-amerikanë kanë mundësi të shohin në të edhe aktorin tashmë të afirmuar shqiptar, Blerim Destani, që në këtë film luan rolin e Lorenzo Rodriquezit.

Prej kohësh qarkullon një fotografi nga xhirimet e filmit që tregon një skenë ku Destani është i ulur në tavolinën e bixhozit mes Travoltës dhe Freemanit, një shans që pak aktorëve u është dhënë në jetë.

Image

Filmi që ka në qendër të tij personazhin e një detektivi veteran, në Los Angeles, të zhuritur nga jeta që kthehet për të zgjidhur një mister në qytezën e tij të lindjes në Texas.

Filmi me regjisor George Gallo, shquhet edhe për rikthimin në ekranet e kinemave të aktorit Brendan Fraser, rolet e të cilit kanë qenë shumë më të rralla dhe në hije që prej suksesit të madh me filmin “Mummy” (Mumja).

Destani, i cili ka lindur në Gjermani dhe është rritur në Maqedoni, vjen nga një familje e njohur shqiptare. Pasi ka zbuluar që në moshë të hershme talentin e tij për aktrim, ai ka luajtur tashmë në një numër filmash. Ai ka krijuar përvojë edhe në aspekte të tjera të kinematografisë, përfshi edhe si regjisor e producent./illyriapress

Blerim Destani, John Travolta dhe Morgan Freeman bëhen bashkë në një film Hollywoodian

Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit “The Poison Rose” në krahë me aktorët John Travollta dhe Morgan Freeman.

Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore.

Blerimi në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriquez, emri i karakterit që ai luan ashtu si edhe fotografitë nga xhirimet na asocojnë në një djalosh meksikan me një stil karakteristik. Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për një ish yll futbolli të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe, shkruan Java News.

Ashtu si në filmat klasik, ai përfundon në një rrjet kompleks krimesh. Kur ai zbulon se vajza në fakt është e bija e tij e humbur prej shumë kohësh, niset që ta shpëtojë atë dhe rrugës në shpëtimin e saj zbulon shumë sekrete të pista të qytetit./ KultPlus.com