Regjisorja Blerta Basholli do të ligjëroj në Neo_School, shkollën joformale për prodhimin e filmave të shkurtë dokumentarë të organizuar nga Kino ‘ARMATA’ mes 31 maj – 4 korrik 2021, mbi përvojën e saj në industrinë filmike, sidomos suksesin e jashtëzakonshëm me filmin e saj të fundit “Zgjoi”, përcjell KultPlus.
Blerta Basholli është skenariste/regjisore me stil unik dhe realistik vizuel. Rrëfimet e saj prekin çështjet sociale dhe gjinore të shtetit ku ka lindur dhe është rritur, Kosovës e përtej.
Në vitin 2008 ajo ka fituar Deans Fellowship në programin pasdiplomik të filmit në Tisch School of the Arts – NYU. Blerta ka jetuar në New York për katër vite, ku pati mundësi të punojë në disa projekte studentore të filmit.
Filmi i saj i shkurtë “Lena & Me”; i shfaqur dhe shpërblyer në: First Run Film Festival 2011; Dokufest 2011; Skena Up 2011; Tirana International FF 2011; Pogradec Food and Film Festival 2011; 9/11 Film Festival 2012 – Shpërblimi për Aktoren më të Mirë.
Filmi i shkurtë “Gjakova 726”, 2008, mori pjesë në Rotterdam Film Festival 2009 në programin e filmave të shkurtë, Busho Film Festival 2009 – garën zyrtare, Doku Fest 2009 – garën zyrtare 2009, Toffifest 2009 – garën zyrtare, Filmmor Women’s Film Festival 2009 – garën zyrtare.
Filmi dokumentar “Mirror, mirror…”, 2006, është përzgjedhur zyrtarisht nga Sarajevo Film Festival 2006, New York International Independent Film and Video Festival 2016, Tirana International Film Festival 2006; Balkan Black Box Film Festival 2006, Berlin.
Në vitin 2011, ajo u kthye në vendlindjen e saj, Prishtinë, Kosovë, ku shkroi dhe ishte regjisore e shumë filmave të shkurtë dhe të gjatë.
Në vitin 2020, ajo përfundoi filmin e saj të parë të luajtur “ZGJOI”, të cilin e shkroi dhe e bëri regjinë sipas tregimit të vërtet. Zgjoi u shfaqë në Sundance Film Festival 2021 si pjesë e World Cinema Dramatic Competition dhe bëri historinë duke fituar tri shpërblime, Shpërblimin e Madh të Jurisë, Regjinë më të Mirë dhe Shpërblimin e Audiencës. Ky është filmi i parë në Sundance që fitoi të tri shpërblimet në këtë garë.
Regjisoret Antoneta Kastrati, Blerta Basholli, Norika Sefa, More Raça, dhe aktori e producenti Eshref Durmishi janë ftuar të bëhen pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit.
Kjo ftesë erdhi pas sukseseve të fundit që arritën këta kineast në arenën ndërkombëtare; Antoneta Kastrati me filmin e parë të saj artistik ‘Zana’ shfaqi premierë në Toronto dhe ishte propozimi i Kosovës për garën Oscars 2020, Blerta Basholli me filmin debutant të gjatë të saj ‘Zgjoi’ fitoi 3 çmimet krysore në Sundance Film Festival, Norika Sefa u shpërblye me çmimin special të jurisë nga Rotterdam Film Festival, filmi debutues i More Raçës shfaqi premirën në Festivalin e Sarajevës dhe Kajros, ndërsa Eshref Durmishi ishte aktor dhe producent në filmin e parë nga Kosova të nominuar për Oscars.
Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj. Ceremonia e çmimeve evropiane të filmit mbahet çdo fundvit nëpër qytete të ndryshme evropiane.
Me Antoneta Kastratin, Blerta Bashollin, Norika Sefën, More Raçën dhe Eshref Durmishin bëhen 23 anëtarë aktiv kosovarë që janë pjesë e kësaj Akademie. / KultPlus.com
Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, por ky ishte vetëm fillimi i suksesit për dramën kosovare, shkruan KultPlus.
‘Zgjoi’, është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
Kjo dramë kosovare që tërhoqi vëmendjen botërore, ka arritur suksesin e radhës të cilin Blerta Basholli e ka ndarë me publikun.
LevelK e ka shitur filmin “Hive” në Kinë (Hugoeast Holding), Skandinavia (Edge Entertainment), Portugalia (Filmat4you), Republika Çeke (HBO Evropa Qendrore), Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia (Kino Mediteran), Turqia (Filmarti), dhe Greqia (Cinobo), shkruan Screen Daily, përcjellë KultPlus.
LevelK gjithashtu po finalizon edhe shumë marrëveshje të tjera.
Emily Russo dhe Nancy Gerstman, bashkë-presidentë të Zeitgeist Films kanë thënë: “Ne kishim arritur kufirin tonë ideal prej pesë filmash të zgjedhur me kujdes në vit për të shpërndarë, por kur erdhi “Hive”, gjithçka ndryshoi. Ky film pati një efekt kaq të fuqishëm tek ne, sa ishte e pamundur të injorohej, dhe e pamundur të mos dëshiroje të sillje tek publiku i Amerikës së Veriut”.
Po ashtu, shefja e blerjeve e Altitude, Laura Wilson ka shtuar: “Hive” është një dritë e rëndësishme për pasojat e luftës në Kosovë, është gjithashtu një histori e grave që kapërcejnë padrejtësitë në një shoqëri patriarkale, e cila do të rezonojë dhe motivojë në të gjithë botën”.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK. / KultPlus.com
Ambasada Amerikane në Kosovë ka bërë thirrje për mbrojtjen e autorësisë intelektuale të prodhimeve kreative në Kosovë, shkruan KultPlus.
Ambasada Amerikane një kërkesë të tillë e ka bërë duke vënë në pah krijimtarinë e gjerë të artistëve kosovarë, duke filluar që nga suksesi i Blerta Bashollit, Dua Lipës, e nominimin e Visar Morinës në Globin e Artë.
“Kosovarët janë të njohur për krijimtarinë e tyre. Vetëm këtë vit, Blerta Basholli fitoi 3 çmime Sundance për “Hive”, Dua Lipa fitoi një Grammy, dhe “Exile” i Visar Morinës u bë i nominuari i parë i Globit të Artë në Kosovë. Kjo krijimtari duhet të mbrohet, jo të shfrytëzohet. Kjo është ajo që kanë të bëjnë me të drejtat e pronësisë intelektuale. Çfarë do të bëni për të mbrojtur prodhimet kreative të Kosovës?”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë./ KultPlus.com
Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, regjisorja Blerta Basholli u dekoura me Medaljen Presidenciale të Meritave, për kontribut në fushën e kulturës, pasi filmi ‘Zgjoi’ ka qenë fitues i tri çmimeve kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, ‘Sundance Film Festival’, shkruan KultPlus.
Ndërkaq, sot, vetë regjisorja Basholli e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook, se këtë medalje ia dedikon Fahrije Hotit.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Bashollit:
‘MEDALJE PRESIDENCIALE E MERITAVE
Për kontributin e dhënë në fushën e kulturës
Nderin që na e ka bërë Presidentja Osmani është nder i shumëfishtë. Jo vetëm për mua dhe ekipin e filmit ZGJOI, por është nder për shkak të tematikës të cilën trajton, për zonjën Fahrije Hoti dhe zonjat e tjera inkurajuese si ajo, për Presidenten, Grua e suksesshme si në fushën akademike ashtu edhe ate politike, për komunitetin artistik, i cili ka nevojë për më shumë vëmendje nga shteti, për vet Kosovën.
Këtë medalje të meritave ia dedikojmë zonjës Fahrije Hoti, e cila është edhe symbol i të gjitha grave të Kosovës, të cilat përkundër humbjeve që pësuan nga lufta e fundit në Kosovë, përkundër paragjykimeve e pengesave serioze nga shoqëria, përkundër mbështetjes aspak të mjaftueshme nga shteti, ato me kokën lartë vazhduan, punuan, edukuan fëmijë dhe patën sukses në çdo aspekt. Na dhanë shembull model se si duhet të vazhdojmë të punojmë edhe ne të tjerët, qofshim gra apo burra.
Tregimi i zonjës Fahrije Hoti është një tregim inkurajues për secilin prej nesh, andaj e falenderoj edhe publikisht për shembullin që na e ka dhënë për fuqizimin e gruas në vend edhe kur ai fuqizim duket i pamundur, përcillet me pengesa e me shumë dhimbje.
Faleminderit znj. Fahrije Hoti që ndave këtë pjesë të jetës tënde me ne! Je dhe do të jesh inspirimi im, por është i shumë të tjerëve përherë.
Një falenderim i veçantë dhe me shumë dashni shkon edhe për aktoren Yllka Gashi që në mënyrë profesionale dhe shumë delikate e sjelli në jetë këtë rol kaq të rëndësishëm në çdo aspekt dhe producentin Yll Uka që ishte mbështetësi kryesor i imi, por edhe i gjithë projektit. Natyrisht pa dyshim edhe të gjitha aktoret dhe aktorët e filmit Zgjoi bashkë me ekipin e palodhshëm dhe shumë të dashtun për ne.
Filmi shqiptar nga Blerta Basholli “Zgjoi”, i cili fitoi 3 çmime në festivalin prestigjioz “Sundance”, mori vëmendjen ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
Një nga filmat me të kërkuar në seksionin e Kinemasë Botërore të konkursit Dramatik është “Zgjoi”, filmi debutues nga Blerta Basholli, shkruan Level K.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë, “Zgjoi” është një vështrim fuqizues i një gruaje që ka probleme, por mbijeton pas zhdukjes së burrit të saj.
“Në një fshat në Kosovë, familjet përpiqen të sigurojnë jetesën ndërsa presin me padurim lajmet për burrat, baballarët dhe djemtë që u rrënuan nga lufta. Kur bletët e Fahrijes ndalojnë prodhimin e mjaltit, ajo merr patentën e saj të shoferit dhe sipërmarrjet në qytet për të shitur ajvar shtëpiak në një dyqan ushqimesh lokale”, vazhdon tutje platforma prestigjioze e filmit.
“Zgjuarsia dhe ambicia e Fahrijes sfidojnë banorët e qytetit konservator, të cilët janë të palëkundur në rolet tradicionale dhe pritjet patriarkale. Ajo shpërfill fyerjet, thashethemet, madje edhe sulmet fizike për të fuqizuar një komunitet të grave për të qenë të pavarur dhe të pavarur në mënyrë që të mbijetojnë së bashku”, thuhet nga Level K.
“Shfaqja e fortë e emocionuese e Yllka Gashit, debutimi magjepsës i shkrimtares / regjisores Blerta Basholli është dëshmuar me ndershmëri dhe vërtetësi. Kamera e saj natyraliste përqendrohet në ndërmarrjen e aksioneve të larta që Fahrije merr përsipër ndërsa vajton zhdukjen e burrit të saj, duke lundruar në një botë të re dhe duke befasuar veten dhe ata përreth saj. Bazuar në një histori të vërtetë, “Zgjoi” është një perlë e qetë, ngritëse që nxjerr në pah forcën në personazhet e saj pasi nuk provon se asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision”, thuhet për filmin “Zgjoi”.
Filmi artistik “Zgjoi” ka bërë historinë duke fituar tre çmime në festivalin Sundance: Filmit më të mirë, regjsores më të mirë dhe çmimin e publikut. / KultPlus.com
Suksesit i madh i filmit ‘Zgjoi’ nuk kaloi pa u vënë re nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Ajo në një postim në rrjetet sociale ka shprehur krenarinë e saj për këtë sukses, shkruan KultPlus
Filmi kosovar ‘Hive’(Zgjoi) ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në festivalin prestigjioz të filmit ‘Sundance’.
“Zgjoi” ka shënuar historinë në festival, duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të këtij festivali.
Filmi ka fituar trofeun për “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut”, në festivalin e SHBA-së.
Këtij suksesi iu gëzua mjaft shumë edhe ‘fenomeni’ shqiptar Dua Lipa e cila postoi në rrjete sociale për të.
Në një postim në Instagram Story Lipa shkroi fjalë të mira për filmin teksa ftoi ndjekësit e saj ta shikojnë atë.
“ZGJOI!!! Shkruar dhe drejtuar nga Blerta Basholli nga Kosova e cila ka fituar çmime në Sundance! “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut”. Ndihem aq krenare!!!! Nëse keni mundësi ju lutem shikojeni”, ka shkruar ajo në një storie të postuar në Instagram.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri)./KultPlus.com
Prestigjiozja amerikane, Variety i ka kushtuar një artikull filmit i cili hyri në histori nëpërmjet 3 çmimeve në Sundance Film Festival, “Zgjoi”, shkruan KultPlus.
Variety për filmin shqiptar thotë se pavarësisht pse lufta në Kosovë mbaroi më 1999, humbjet e saj për shumë familje krijuan konflikt që zgjati thellë në shekullin e ri, duke përsëritur të njëjtën dhimbje edhe sot.
“Ky vërtetim i zymtë siguron sfondin e filmit debutues të Blerta Bashollit, “Zgjoi”, i cili nxjerr një histori të jetës reale të këmbënguljes kundër paragjykimeve të pakapërcyeshme për shtresat e vogla të rehatisë dhe shpresës që mund të jape”, shkruan Variety.
“Fahrije, një rol i luajtur me përmbajtje të guximshme nga Yllka Gashi, është një nga ndoshta një duzinë grash në fshatin e saj të vogël kosovar, burrat e të cilave u zhdukën gjatë luftës. Tani vite më vonë, trupat e tyre nuk janë gjetur kurrë; përpjekjet e autoriteteve për të gjetur të zhdukurit kanë qenë zhgënjyese të ngadalta. Brenda hierarkisë shumë patriarkale të shoqërisë rurale të vendit, kjo i vendos këto mbase të veja në një situatë të pamundur, veçanërisht kur, gra si Fahrije, kanë një familje për t’u kujdesur. Ato ndodhen ende në pritje të vazhdueshme të kthimit të burrave të tyre familjarë, duke u mbështetur në shpërndarjen e mirë të ndihmës sociale, sepse për të marrë një punë ose për të ngritur një biznes shikohet jo vetëm si një përmbysje e rendit natyror, por si një shenjë e mosrespektimi i burrit dhe mundësisht morali i lirshëm”, vazhdon tutje revista amerikane.
Në artikull përmendet se në shtëpi Fahrija kujdeset për vjehrrin e saj me emrin Haxhi (një rol i luajtur shkëlqyeshëm nga Çun Lajçi), një vajzë adoleshente dhe një djalë më të vogël, ku me secilin prej të cilëve ajo bie në konflikt për pavarësinë e saj të perceptuar dhe turpin që shkelja e tillë i sjell familjes.
“Ajo kryen, për shembull, mëkatin e marrjes së patentës së shoferit dhe kur dikush hedh një gur nëpër dritaren e makinës së saj dhe e quan atë një prostitutë, disa të moshuar jashtë një kafeneje nuk bëjnë asgjë për ta ndihmuar. Duket se ata e miratojnë aktin”, përfundon Variety.
Nën regjinë e Blerta Bashollit, filmi i metrazhit të gjatë i cili shpalos jetën e vështirë të grave pas luftës, arriti të vlerësohet me çmimet Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA./ KultPlus.com
Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, përcjellë KultPlus.
Ky lajm ka gëzuar të gjithë dhe reagimet kanë qenë të shumta. Por mbrëmë, përmes Instagramit ka reaguar edhe ylli botëror Rita Ora.
Ajo ka ndarë në story lajmin duke shkruar: Yess!! Në këtë formë Rita ka shprehur krenarinë e saj për këtë arritje të filmit kosovar.
Kjo padyshim që e ka bërë tejet të lumtur regjisoren Basholli e cila e ka falënderuar Ritën për përkrahjen.
‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
Filmi pritet të ketë një rrugëtim të gjatë nëpër festivale nga ku nuk do t’i mungojnë sukseset. / KultPlus.com
Qysh nga nominimi i filmit “Zgjoi” në festivalin prestigjioz “Sundance Film Festival”, regjisorja Blerta Basholli dhe gjithë ekipi ishin në ethe për premierën dhe kritikën që do t’i jepej filmit, ndërsa çmimet nuk i mendonin fare. Por premiera e filmit në Sundance bëri një kthesë të natyrshme edhe në pritjen e regjisores dhe gjithë ekipit, shkruan KultPlus.mirziamov.ru
Kritikat e mira dhe pritja që publiku i bëri filmit, e kthyen vëmendjen e tyre edhe tek çmimet, por asnjëherë tek tri çmimet kryesore të cilat njëherit do të thyenin rekordin e këtij festivali.
Kjo ndodhi për herë të parë me “Zgjoi”-n e Blerta Bashollit duke sjellë dje në Kosovë një emocion e gëzim të papritur. Këtij lajmi ju gëzua i gjithë vendi por në veçanti ata që qëndrojnë më afër industrisë së filmit.
“Zgjoi” i Blerta Bashollit dje bëri histori!
“Filmi më i mirë”, “Regjisorja më e mirë”, dhe çmimi i vlefshëm i publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA u dedikuan për “Zgjoi”.
Momenti ku Blerta e mori lajmin ishte i ndarë në dy pjesë. Ajo fillimisht u telefonua për të marrë lajmin për çmimin “Regjisorja më e mirë” dhe ky ishte një moment feste në zyrat e Ikonë Studio aty ku Blerta po priste telefonatën. Por lajmin për dy çmimet tjera të cilin e mori tek ditën e nesërme, ajo nuk po e priste fare.
“Kemi qenë në Ikonë Studio sepse lajmin e parë e kemi marrë menjëherë pas premierës se filmit, të dielën ku gjatë gjithë ditën ishim në ethe duke pritur se si po reagon kritika dhe si po e pret publiku. Pasi kritikat ishin shumë të mira dhe kemi marrë një reagim tepër të mirë dhe shumë pyetje nga audienca e filmit, menjëherë pas premierës na kanë telefonuar dhe na kanë dhënë lajmin për çmimin e “Regjisores më të mirë”, atë natë jemi gëzuar e kemi festuar shumë. Ndërsa të nesërmen kemi marrë lajmin për dy çmimet e tjera dhe normal që këto nuk i kemi pritë por që jemi jashtëzakonisht të lumtur”, tregoi kështu Basholli për momentin e marrjes së lajmit të madh.
Lajmin fillimisht ajo e ka ndarë me producentin e filmit Yll Uka, pasi ai ishte i pranishëm gjatë telefonatës që ju bë regjisores.
“Pasi producenti më ka parë duke qajtë e ka kuptuar që po bëhet fjalë për çmim, dhe kështu ai ishte personi i parë me të cilin e kam ndarë lajmin. Ndërsa personi i dytë ka qenë Artan Korenica, bashkëshorti, sepse është njëri nga njerëzit që ka besuar në këtë projekt qysh nga fillimi dhe një prej njerëzve që më ka ndihmu shumë”, u shpreh Basholli.
Por ky lajm duhej me patjetër të ndahej shpejt edhe me zonjën Fahrije Hoti, mbi historinë e secilës është realizuar filmi. Regjisorja e takoi live Fahrijen për të ja komentuar lajmin pasi dëshironte të merrte emocionin drejtpërdrejtë.
“Në momentin kur e kemi marr lajmin zonja Fahrije nuk ka qenë prezente, ndërsa të nesërmen kemi ngrënë mëngjes bashkë dhe i treguar për çmimet, është gëzuar shumë dhe nga emocionet fjalët e parë që i ka thënë kanë qenë: Më paske qit punë me gazetarë””, tregon regjisorja.
“Zgjoi” pritet të ketë një rrugëtim të gjatë nëpër festival, ndërsa për momentin regjisorja ka treguar për KultPlus se janë në pritje të konfirmimit për premierën evropiane, teksa për premierën e filmit në Kosovë si mundësi e sheh fundin e vitit.
Krejt për fund Basholli ka një mesazh për të gjithë kineastët e rinjë.
“Kineastët e rijnë kanë shembuj shumë të mirë, jo në këtë rast vetëm për film timin por edhe shumë filma të tjerë që janë prodhuar në vitet e fundit, kështu që besoj që deri tani veç e kanë marr mesazhin që pavarësisht që jemi Kosovë e nuk ka fonde të mjaftueshme ende për filma në Kosovë, me punë edhe mund, munden me mbërri dhe këtë e kanë dëshmuar secili film që po udhëton nëpër botë e festival të mëdha dhe po kthehen me çmime. Andaj mendoj që është një mesazh i mjaftueshëm që nëse veç e donë këtë punë, me besu dhe me punu vazhdimisht sepse puna secilit i shpërblehet”, përfundon Basholli.
‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj.
Me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n, “Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK. / KultPlus.com
Kryelajmi i djeshëm, shpërblimimi i trefishtë në Sundance Film Festival për filmin “Zgjoi” të Blerta Bashollit, nuk u trajtua fare. As nuk u trajtua nga institucionet, as nga b-analistët e përnatshëm televiziv, as nga gazetarët, as nga kandidatët për deputet, as nga liderët politikë, madje edhe pse është kohë fushate.
Lajmi, u trajtua nga e gjithë bota. Një lajm jo i rëndomtë që vie nga Kosova, sepse ishte lajm i mirë. Por, ja që ne nuk rrojmë në botë. Ne jetojmë të veçuar brenda botës sonë primitive.
Aq sa u trajtua lajmi për një arritje të jashtëzakonshme, aq rëndësi ka arti dhe kultura në këtë vend të pazakontë. Ky është një vend i turpshëm, me liderë të turpshëm, që marrin vendime të turpshme.
Në këtë vend, më shumë rëndësi ka mendimi primitiv i një hajni të ardhshëm institucional, se krijimi i një artisti.
Sa turp. Madje edhe për një vend primitiv, si ky, në të cilin ne rrojmë vetëm fizikisht./ KultPlus.com
Suksesi i madh i filmit ‘Zgjoi’ të regjisores Blera Basholli në ‘Sundance’, ku dhe rrëmbeu tre çmime kryesore ka marrë vëmendjen e gazetës së përjavshme amerikane ‘The Austin Chronicle’, e cila i ka dedikuar një shkrim mjaft intersant këtij filmi, transmeton KultPlus.
“Si kaq shumë gra në fshatin e vogël kosovar të Krushës së Madhe, Fahrije Hoti (Yllka Gashi) po jeton vërtet në gjendje të paqartë. Burri i saj është zhdukur, supozohet se është mbytur apo pushkatuar, por në “Zgjoi” shpresa që ai ende jeton gumëzhimë në veshin e saj”, nis shkrimi i “The Austin Chronicle”.
“Kur ai të kthehet”, thotë vjehrri i saj i gjymtuar, Haxhi (Çun Lajçi) sa herë që përmendet emri i burrit të saj të zhdukur. “Nëse ai kthehet” është përgjigja e saj e vazhdueshme, edhe pse të dy përbrenda e dinë që kjo është një ëndërr e pamundur. Fahrija po ecën drejt pranimit të faktit që një ditë eshtrat e tij do të jenë në një nga ato qeset e bardha që mbërrijnë me kamionë të mbushur. Derisa biznesi i vogël i mjaltit i familjes së saj mezi rritej aq sa të mbulonte disa fatura, ajo filloi të shesë ajvar, një spec të kuq të pjekur dhe salcë patëllxhani që do të kujtojë banorët e qytetit në fshat.
Bazuar në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit të vërtetë, e cila u bë një biznesmene përmes dëshpërimit, “Zgjoi” është një histori intime e pranimit dhe rritjes. Drama e Blerta Bashollit është një vështrim shumë i saktë në Kosovën rurale, ende larg nga humbjet dhe dëmtimet e luftës civile Jugosllave.
Megjithatë, ajo gjithashtu vështron brengat e lindjes së bizneseve të vogla në Kosovë. ‘Asnjë vetull’ nuk ngrihet kur ajo udhëton në qytetin e madh të Prishtinës për të vendosur një marrëveshje me një blerës të një supermarketi, por në fshatin e saj ajo quhet lavire vetëm për ngasjen e një makine.
Basholli ruan një ndjenjë intimiteti që nënvizon qëllimisht rëndësinë e arritjeve të Fahrijes. Nuk bëhet fjalë për një qëndrim të madh politik, por për më shumë nevoja personale: për të paguar faturat, për të mbajtur shpresë, për të pasur miq, për të pasur dinjitet, për të mos jetuar me frikë.
Performanca e Gashit është një nderim për një grua që ndryshoi jetën në heshtje, pa u bërë kurrë një shenjtore – ka përfunduar artikullin The Austin./ KultPlus.com
Pas suksesit të arritur të filmit “Zgjoi” nga Kosova, në “The Sundance Film Festival”, festivalin më të madh të pavarur të filmit në SHBA, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar skenaristen dhe regjisoren e filmit Blerta Basholli.
Ministrja Dumoshi e ka përgëzuar regjisoren Basholli për suksesin e arritur në festivalin “Sundance” duke rrëmbyer tri çmime, atë të jurisë, audiencës dhe për regjinë më të mirë.
“Suksesi i filmit ‘Zgjoi’ është një fitore për tërë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ku është treguar cilësia dhe tradita në kinematografi që tashmë është ndërtuar në vendin tonë. Dua t’i përgëzoj tërë ekipin e filmit për këtë rezultat të arritur dhe si ministri ndjehemi të kënaqur tej mase që nëpërmjet Qendrës Kinematografike të Kosovës kemi mbështetur këtë film”, ka thënë ministrja Dumoshi.
Tematika e filmit është shumë e fuqishme, ka vlerësuar ministrja, duke potencuar faktin se përmes këtij krijimi artistik rrëfehet një ngjarje e vërtetë e një gruaje me zemër të madhe siç është Fahrije Hoti, e cila ka pësuar në luftën e fundit në Kosovë të shkaktuar nga regjimi serb. Ndonëse me dhimbje e pikëllim për tragjedinë që ka përjetuar në familje, znj. Hoti ka arritur të mbledh forcat dhe të bëhet një prej prodhuesve dhe ndërmarrësve serioze për të treguar se sa të fuqishme janë gratë e Kosovës. Nëpërmjet filmit Blera e ka prezantuar me sukses këtë ngjarje, është shprehur ministrja.
Ndërkaq, skenaristja e filmit ‘Zgjoi’, Blerta Basholli, tha se e falënderon ministren Dumoshi dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për filmin. Ajo tha se këtë sukses ia dedikon znj. Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe e Rahovecit.
“I falënderoj të gjithë kastën dhe ekipin tjetër të filmit dhe të gjithë ata që kanë mbështetur prodhimin e tij për të ndriçuar ekranin e madh të kinemasë. Rrëfimi që ka filmin përçon mesazhin e një gruaje nga Kosova që përkundër dhimbjes e mërzisë, paragjykimeve përreth ajo ia del duke u bërë e suksesshme”, tha Basholli.
Filmi ‘Zgjoi’ shënon një prej sukseseve historike dhe është dëshmi e fuqishme që prezanton në arenën ndërkombëtare një të vërtetë nëpër të cilën ka kaluar populli i Kosovës./ KultPlus.com
Fahrije Hoti, jeta e së cilës është shndërruar në film artistik të metrazhit të gjatë dhe pikërisht ky film është vlerësuar me tre çmimet kryesore të festivalit prestigjioz “Sundance Film Festival”, ka emocionuar këtë grua nga Krusha e Madhe, e cila përgjatë luftës ka humbur bashkëshortin dhe e ka lënë me dy fëmijë, shkruan KultPlus.
Lajmin për tre çmimet e fituara e ka marë nga regjisorja e këtij filmi Blerta Basholli, e vetë Fahrija shprehet të jetë e lumtur që nëpërmjet historisë së saj, bota të kuptojë për vuajtjet e popullit shqiptar që i ka përjetuar nga regjimi serb.
“Nuk e kam pritë këtë sukses, Blerta Basholli më njoftoi me mëngjes, po e kam pas agjendën aq të ngjeshur sa nuk kam pas kohë as me festu”, thotë Hoti për KultPlus e cila udhëheqë tash e sa vite biznesin e saj në Krushë të Madhe, e cila tashmë është e njohur për prodhimin e ajvarit.
Se nëse ia ka shëruar pak plagët e vuajtjeve ky sukses i filmit, Fahrija thotë se është e lumtur se filmi “Zgjoi”, ka dokumentuar jetën e vështirë të grave të Kosovës që kanë qenë viktima të luftës, ka dokumentuar humbjen e bashkëshortëve, paragjykimet ndaj këtyre grave si dhe përballjen me varfërinë.
“Gratë e Kosovës kanë përjetuar luftën e luftës”, ka thënën Fahrije Hoti e cila është falënderuese për regjisoren Blerta Balloshin, por edhe për aktoren Yllka Gashin e cila ka bartë rolin e Fahrijes në këtë film.
Fahrije Hoti thotë më tej se ky sukses i këtij filmi është edhe sukses për Kosovën, pasi që vuajtjet e këtij vendi po marrin një dimension tjetër, dhe do të shihet nëpër kinema të ndryshme të botës.
Ajo mezi po pret të pijë kafen e mëngjesit me 23 punëtoret e saj, që të ndaj këto momente të gëzimit, ku jeta e këtyre grave paraqitet në këtë film, e për fëmijët e saj, Fahrija thotë se janë të lumtur se historia e jetës së nënës së tyre tashmë është kaq i famshëm.
Në këtë film ka luajtur edhe vjehrri i Fahrije Hotit, tashmë i ndjerë, dhe Fahrija shpreh keqardhjen që nuk arriti ta shijoj këtë sukses, e që sipas saj, ka bërë shumë për këtë film.
Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka bërë historinë me vlerësimin që i është bërë në Sundance Film Festival, ku rolin kryesor e ka bartë Yllka Gashi, sikurse që ka luajtur edhe një kastë e gjërë e aktoreve të njohura kosovare./ KultPlus.com
Filmi artistik i regjisores Blerta Basholli, sot bëri historinë e kinemasë kosovare, pasi u vlerësua me tre çmime kryesore në Festivalin e Filmit ‘Sundance’, shkruan KultPlus.
Për suksesin e filmit, shumë artistë dhe figura të njohura e uruan dhe shprehën vlerësimet e tyre mbi këtë ngjarje.
Ndërkaq, edhe Ambasada e Francës në Kosovë ka publikuar një status në rrjetin social Facebook, ku ka uruar regjisoren Basholli.
‘Urime regjisores kosovare Blerta Basholli! Me filmin e saj të metrazhit të gjatë 🎥 🎞 “Zgjoi”, ajo hyri në historinë e kinemasë kosovare 🇽🇰. Në të vërtetë, nuk është vetëm një vlerësim fitues i çmimeve, por tre çmimet kryesore të Festivalit të Filmit Sundance që Blerta Basholli ka arritur, përkatësisht: “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe së fundmi “Çmimi i Publikut”.
Ju rikujtojmë se Festivali i Filmit Sundance është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara!
Puna e saj është frymëzuar nga një realitet: Jeta e një gruaje që jeton në Krushën e Madhe, në kërkim të burrit të saj që u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Ajo krijon një biznes bujqësor dhe, në fakt, siguron mbijetesën e familjes së saj. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku ambicia e një gruaje nuk shihet gjithmonë me sy të mirë.
Një temë për vëmendje e cila do të mund t’i përkiste shumë shoqërive…’, thuhet në postimin e Ambasadës Franceze në Kosovë. / KultPlus.com
Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, përcjellë KultPlus.
Ky lajm ka bërë të lumtur të gjithë shqiptarët e në veçanti ata që qëndrojnë më afër filmit.
Aktori i njohur Shkumbin Istrefi lumturinë e tij për këtë sukses e ka shprehur me fjalë të mëdha.
Ai është shprehur se kinematografia e Kosovës është duke përparuar më hapa të mëdhenj dhe këtë e dëshmoi përfundimisht filmi “Zgjoi”.
“Kjo eshte arritur me perkushtim tejet te madh, profesionalizem dhe art, perkunder mbeshtetjes simbolike financiare qe projektet kinematografike marrin nga shteti. “Topi” eshte te shteti, i cili duhet ta shumefishoje perkrahjen financiare. Kemi cka tregojme dhe dijme ta tregojme ne menyren qe bota e pranon dhe e vlerëson”, ka shkruar Istrefi.
Ai tutje tregon që ky lajm e ka gëzuar tej mase në këtë kohë debatesh të kota duke shtuar tutje se buxheti vjetor i mbështetjes për kinematografi që i ndahet Qendrës Kinematografike të Kosovës nuk kalon 700.000 Euro, prej të cilave rreth 600.000 Euro i ndahen projekteve. Që i bie mesatarisht nga 120.000 Euro për 3 projekte të metrazhit të gjatë dhe të tjerat për kategori të tjera. Kjo sipas Istrefit është shumë shumë pak. Tepër pak!
“Shpesh producentet, regjisoret e skenaristet mbesin pa u paguar, dhe aktoret me pagesat simbolike sepse honoraret e veta i japin per te mbuluar shpenzimet e filmit. Nje film i metrazhit te gjate i merr mesatarisht 3 vjet kohe per t’u perfunduar. Eshte pune e madhe, e mundimshme dhe me shume shpenzime vetanake te prodhohet nje film. Ndersa kultures dhe shtetit i sjell me shume promovim se kushedi sa aktivitete politike e diplomatike.
Ne filmin “Zgjoi”, Krusha me tregimin e saj eshte degjuar boterisht dhe ne formen me te mire.
Faleminderit Blerta Basholli dhe ekipi i filmit dhe suksese me tutje. Shpresoj qe te shijoni me se miri kete sukses.
Ne anen tjeter 2.1 milion vidhen dhe kushedi a kthehen. Dhe nuk behet nami”, përfundon Istrefi. / KultPlus.com
Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, përcjellë KultPlus.
Ky lajm ka bërë të lumtur të gjithë shqiptarët e në veçanti ata që qëndrojnë më afër filmit.
E lumtur dhe krenare për këtë arritje të filmit shqiptar është shprehur edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
“Jo një, as dy, por tri çmime të fituara në festivalin e filmit “Sundance”! Urime regjisores Blerta Basholli dhe krejt ekipit të filmit “Zgjoi”. Një falënderim të madh edhe për Fahrije Hotin dhe gratë e Krushës- jeni motiv i forcës dhe kurajos së gruas shqiptare! Diplomacia kulturore e Kosovës frymon kur atë e bëjnë artistët tanë thjesht duke shpërfaqur talentin e tyre dhe duke shndërruar dashurinë që kanë për artin në kryevepra! Krenare sa më s’ka!”, ka shkruar Jahjaga. / KultPlus.com
Rrjeti social me emrin “Hive” është trendi më i ri në internet. Platforma teknologjike, që ngjan me Instagramin, ka shpërthyer të mërkurën, pak pasi filmi shqiptar “Zgjoi” – në anglisht “Hive” – mori tre çmime të rëndësishme në festivalin prestigjioz “Sundance Film”.
Aplikacioni s’është i ri. Ai funksionon nga viti 2019, por në llogaritë e tij në rrjetet tjera sociale “shpërthimin” e përjetoi pasi filmi shqiptar shijoi triumfet historike. Të mërkurën, rrjeti social njoftoi në Twitter se i shtoi 130 mijë përdorues për vetëm pak orë. Krejt kjo ndodhi pasi filmi shqiptar “Zgjoi” – anglisht “Hive” – fitoi Çmimin e Jurisë, atë të Regjisë më të mirë dhe të Audiencës.
“Hive” përngjan me Instagramin. Aty njerëzit mund të ndjekin njëri-tjetrin dhe të ndjekin përmbajtjet bazuar në interesat e tyre. Mund të zgjidhen edhe këngët për profilin e tyre.
Sipas “Life&Style”, “Hive” ishte krijuar dhe menaxhohet nga një grua, me emrin Kassandra.
“‘Hive’ është një vend ku të gjithë janë të mirëpritur, andaj duam të kemi njerëz nga të gjitha komunitetet – nga personat e thjeshtë deri në blogerë për ushqim, udhëtim, bukuri, vetura etj. Pavarësisht interesave tuaj ju duhet t’i përmbaheni rregullave të ‘Hivet’”, ka thënë Kassandra në përshkrimin e këtij rrjeti social. / KultPlus.com
Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA, përcjellë KultPlus.
“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipën, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne” u shpreh Blerta përmes një video mesazhi me rastin pranimit të çmimit Regjisorja më e mirë, gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.
“Kemi punuar shumë dhe gjatë që ta sjellim këtë film para jush, publikut, dhe jemi shumë të nderuar që na shpërblyet”; “Duam t’ia dedikojmë këtë çmim vendit tonë të dashur dhe të bukur, Kosovës.” u shpreh Yll Uka, producenti i filmit me rastin e pranimit të çmimit të Publikut dhe çmimit Filmi më i mirë (Grand Jury Prize).
‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK. / KultPlus.com
‘Zgjoi’ filmi debutues i Blerta Bashollit shfaqi premierë tejet të rëndësishme në edicionin e sivjetshëm virtual të Sundance, festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA. Filmi kosovar u shfaq në kuadër të konkurencës kryesore të festivalit – World Cinema Dramatic Competition.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë, ‘Zgjoi’ është “një vështrim fuqizues i një gruaje që përballet me humbjen e burrit” siç e përshkruan IndieWire. Përderisa është në kërkim të burrit të humbur gjatë luftës, Fahrija (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi) sfidon banorët e fshatit konservator, të cilët janë të palëkundur në rolet tradicionale dhe pritjet patriarkale. Ajo shpërfill fyerjet, thashethemet, madje edhe sulmet fizike për të fuqizuar një komunitet të grave që të jenë të pavarura dhe të punojnë për të mbijetuar bashkë.
Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.
“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK./ KultPlus.com
Filmi debutues i regjisores dhe skenaristes Blerta Basholli “Zgjoi” (Hive) është përzgjedhë në konkurencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur ‘Sundance Film Festival’ që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj sajë. Në rrugëtimin për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me vetëveten.
Regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli në lidhje me pjesëmarrjen në Sundance u shpreh jashtëzakonisht e lumtur, e në veçanti për temën që shtjellon ky film, për gratë e suksesshme të Krushës së Madhe: “Një falenderim i veçantë është për zonjën Fahrije Hoti, e cila ndau me ne tregimin e saj, tregim i cili ishte inspirimi i vërtetë për mua si grua e shpresoj të jetë edhe për shumë gra e vajza të tjera”. Regjisorja Basholli falenderoi edhe të gjithë ekipin e filmit për të cilin u shpreh se: “ ishte një kombinim perfekt i një grupi filmbërësish nga shumë vende të ndryshme që kontribuan jashtë mase në të gjitha fazat e realizimit të filmit”.
“Jam shumë i lumtur që pas një pune gati 5 vjeçare do të sjellim para publikut një rrëfim shumë të rëndësish për ne, dua të falenderoj të gjithë ekipin dhe regjisoren Basholli e në veçanti zonjën Fahrije që na besoi tregimin e sajë që ta realizojmë në film”. – u shpreh producenti kryesor i filmit Yll Uka.
Rolin kryesor e luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera paraqiten Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, bashkëproducent Valon Bajgora, Agon Uka, Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Paskal Semini.
“Zgjoi“ është një bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicër), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK./ KultPlus.com
Të bësh një karrierë si krijuese filmi kërkon vendosmëri, qëndrueshmëri dhe vizion të përpiktë. Mund të jetë një rrugë e vështirë për të udhëtuar, por dashuria dhe përkushtimi për punën është ura lidhëse për të arritur sukses.
Regjisorja Blerta Basholli, duke ndjekur dëshirën për të bërë filma, ajo gjithashtu punoi punë të ndryshme duke përfshirë: asistente administrative, menaxhim të projekteve humanitare, marketing etj. Por ka një moment kur tek njeriu ndezët dashuri për një profesion të caktuar të cilit pastaj i vihet pas. Por kjo dashuri padyshim që kondensohet dalëngadalë, e një rol kyç në këtë pikë e ka edhe familja. Kështu ndodhi edhe me Blertën. Shikimi i shumë filmave bashkë me babin dhe pasioni i tij për fotografinë dhe pikturën, ka ndikuar te Blerta, ku syrin për kompozicion dhe dashurinë për fotografinë e ka marrë nga i ati. Përderisa të qenit një grua e fortë ka ardhur nga mbështetja e pakursyer e nënës.
Një përgatitje e tillë qysh nga fëmijëria, sigurisht do ta sillte Blertën në një vajzë që i përkushtohet shkollës e punës.
Blerta Basholli ka studiuar në Fakultetin e Arteve, dega Regji Filmi, Universiteti i Prishtinës, kurse Studimet Master i ka përfunduar në Tisch School of the Arts, në New York University, drejtimi Film dhe Televizion si bursiste e “Dean’s Fellowship”. Momentalisht është kandidate për doktoraturë në Fakultetin e Arteve në Shkup, në universitetin “Ss. Cyril and Methodius”.
Pas disa filmave të shkurtër e dokumentarëve, Basholli vendosi të sfidojë veten me një film të gjatë.
“Zgjoi” është filmi debutues i regjisores që qysh në fillim dha dritën e gjelbër që kjo regjisore do t’i shkelë kufijtë.
Përzgjedhja e filmit në konkurrencë zyrtare në festivalin prestigjioz ‘Sundance Film Festival’, i fali asaj një ndjesi tejet të mirë.
“Kemi bërë një punë shumë të madhe, me shumë dashuri e përkushtim, andaj hyrja në “Sundance” është një shpërblim shumë i mirë për punën tonë”, thotë Basholli për KultPlus.
‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës së fundit në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me vetveten.
Të kthyerit në film një histori si kjo e Fahrijes, Blertës i erdhi si ide pasi ka dëgjuar një storje televizive rreth kësaj gruaje.
“Ideja ka lindur pasi kam dëgjuar një storje televizive rreth një gruaje (Fahrije Hoti), e cila përkundër nevojës për mbijetese dhe mbështetjes qe iu ofron edhe grave te tjera te veja, të cilat ndodhen në të njëjtën situatë me Fahrijen, iniciativa e saj për të punuar nuk shihet me sy të mirë nga rrethi patriarkal ku ajo jeton”, tregon regjisorja rreth përmbajtjes së filmit.
“Zgjoi” do të jetë filmi që botës do t’i shpalosë një tregim nga Kosova, në mesin e shumë tregimeve të tjera që bota duhet t’i dëgjojë nga ky vend. Ky sukses padyshim që regjisoren e bën shumë krenare.
“Kemi shumë tregime interesante dhe shumë gjëra për të treguar. Fakti se një tregim nga Kosova do të shihet e dëgjohet nga një publik i gjerë më bën shumë krenare e aq më tepër për shkak të temës të cilën e trajton.”
Përkundër sfidave dhe vështirësive që ka Fahrija gjatë procesit, në thelb filmi përmban një tregim inkurajues dhe shpresëdhënës. Sipas regjisores, secila vajzë, grua, por edhe burrë që do ta shoh filmin mund të motivohet nga një sukses i tillë.
Të qenit vetë skenariste dhe regjisore e filmit, për Bashollin ishte një përgjegjësi e dyfishtë. Por, ajo beson se falë këtij angazhimi është rritur e zhvilluar edhe si person, por edhe si profesioniste.
“Skenari është proces i rritjes dhe me ka ndihmuar shumë që të kuptoj edhe më thellësisht temën edhe karakterin. Sa ka qenë e vështirë aq mendoj se edhe më ka ndihmuar për të depërtuar pak më brenda karakterit.”
Pjesëmarrja në ‘Sunndance’ është shenja e parë që ky projekt filmik është shumë premtues, por regjisorja rrugëtimin e filmit shpreson ta pasuroj edhe me shumë çmime.
“Fillimi është shumë i mirë, tani të shohim. Kur futesh me një festival si “Sundance” rrugëtimi i mirë është i sigurtë. Shpresojmë që filmi të vlerësohet edhe me çmime sepse ashtu do të ketë vërtetë rrugëtimin e suksesshëm.”
Të nisësh një karrierë është me të vërtetë e vështirë, por vazhdimi duket sikur është një tjetër sfidë më vete. Regjisorja beson që me dashuri do t’i kaloj të gjitha. Ndërsa përkushtimin e sheh si çelës të suksesit në secilin profesion.
Përderisa gjatë jetës marrim mësime që në momente të caktuara kanë efekte pozitive, një mësim të tillë regjisorja e ka zbatuar gjatë krijimit të filmit. Këmbëngulësia dhe puna përzistente ishin cilësi që i ndihmuan gjatë procesit të punës. Sipas Bashollit duhet të insistojmë dhe të punojmë shumë deri sa të arrihet rezultati i kënaqshëm në çdo fazë të procesit.
Teksa biseduam për kriteret që e bëjnë një film të shkëlqyer, Basholli si vlerë kyçe e sheh ndjesinë që të ofron një film.
“Për mua ndjesia që të krijon ai film, nëse bota e krijuar aty brenda është e besueshme dhe të merr me vete pa bërë asnjë pyetje atëherë filmi është i mirë. Pastaj natyrisht skenari është kryesori, aktorët, kamera e shumë elemente.”
Gjatë jetës, Blerta është frymëzuar nga shumë filma dhe regjisorë, qoftë edhe shqiptarë, por ajo përmend një ndër filmat që ka pasur më së shumti ndikim te ajo.
“Ka shumë filma dhe shume regjisorë e regjisore edhe nga Kosova edhe nga Bota që më frymëzojnë. E kam shumë të vështirë t’i listoj me të vërtetë. Një prej filmave që ende e përmend është “Dancer in the Dark” nga Lars von Trier, por ka shumë shumë filma që më frymëzojnë. Tregimi, qasja e regjisorit e më së shumti aktrimi janë ato elemente që më tërheqin edhe te ky film, por edhe tek shumë filma të tjerë.”
Krejt për fund, Basholli e cila vitin 2020 e përmbylli me një sukses të jashtëzakonshëm, shpreson që viti i ardhshëm t’i shtrojë filmit “Zgjoi” një rrugë edhe më të gjatë e të suksesshme, përderisa premton që do të vazhdoj të punoj intenzivisht. / KultPlus.com
Filmi debutues i regjisores dhe skenaristes Blerta Basholli “Zgjoi” (Hive) është përzgjedhë në konkurencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur ‘Sundance Film Festival’ që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
‘Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të sajë të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj sajë. Në rrugëtimin për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me vetëveten.
Regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli në lidhje me pjesëmarrjen në Sundance u shpreh jashtëzakonisht e lumtur, e në veçanti për temën që shtjellon ky film, për gratë e suksesshme të Krushës së Madhe: “Një falenderim i veçantë është për zonjën Fahrije Hoti, e cila ndau me ne tregimin e saj, tregim i cili ishte inspirimi i vërtetë për mua si grua e shpresoj të jetë edhe për shumë gra e vajza të tjera”. Regjisorja Basholli falenderoi edhe të gjithë ekipin e filmit për të cilin u shpreh se: “ ishte një kombinim perfekt i një grupi filmbërësish nga shumë vende të ndryshme që kontribuan jashtë mase në të gjitha fazat e realizimit të filmit”.
“Jam shumë i lumtur që pas një pune gati 5 vjeçare do të sjellim para publikut një rrëfim shumë të rëndësish për ne, dua të falenderoj të gjithë ekipin dhe regjisoren Basholli e në veçanti zonjën Fahrije që na besoi tregimin e sajë që ta realizojmë në film”. – u shpreh producenti kryesor i filmit Yll Uka.
Rolin kryesor e luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera paraqiten Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, bashkëproducent Valon Bajgora, Agon Uka, Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski, Paskal Semini.
“Zgjoi“ është një bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK./ KultPlus.com
Teatri ‘Dodona’ do të filloj të jap shfaqje për fëmijë çdo të shtunë dhe të dielë me vetëm një termin, atë të orës 12:00, shkruan KultPlus.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha për kulturë në Komunën e Prishtinës, Blerta Basholli, e cila në Facebook ka publikuar rregullat të cilat duhen respektuar gjatë kësaj kohe.
Më poshtë mund të lexoni statusin e saj të plotë:
Jemi shumë të lumtur që po e publikojmë programin e shfaqjeve që do të jepen gjatë muajit tetor. Për të pasur një koordinim sa më të mirë me publikun në menaxhimin e pandemisë, ju njoftojmë për masat për parandalimin e COVID-19 që duhet të respektohen në teatër, si dhe rregullat e reja që kanë dalur konfrom këtyre masave, si në vijim:
1. Shfaqjet për fëmijë në skenën TEATRI PËR FËMIJË do të jepen të shtunën dhe të dielën, me vetëm nga një termin, dhe atë prej orës 12:00;
2. Biletat mund blihen çdo ditë pune (e hënë-e premte), prej orës 12:00 – 15:00, në sportelin e biletave në Teatrin Dodona, kurse rezervimet mund të bëhen vetëm përmes telefonit 038-230-623 në të njëjtin orar. Në ditët kur ka shfaqje për fëmijë, të shtunën dhe të dielën, nuk mund të bëhen rezervime dhe biletat do të shiten vetëm për ata që i kanë rezervuar ato ditëve të javës. Për shfaqjet në SKENËN e MBRËMJES, biletat mund të blihen edhe në ditët kur ka shfaqje. Numri i ulëseve për të gjtha shfaqjet është i kufizuar;
3. Të gjithë personave që futen në teatër do t’u matet temperatura në hyrje të teatrit;
4. Bartja e maskës në të gjitha hapësirat e teatrit është obligative për të gjithë të rriturit dhe fëmijët prej moshës 6 vjeçare;
5. Respektimi i distancës së paku 1.5m është obligativ;
6. Nuk lejohet qëndrimi në foajenë e teatrit para hapjes së dyerve të sallës së teatrit për shfaqje; Publiku do të fillojë të hyjë në sallë gjysëm ore para fillimit të shfaqjes;
Ju faleminderit për mirëkuptim! Mbesim me shpresën se do të na ndihmoni që ta tejkalojmë së bashku këtë situatë të re në teatër dhe ta shijojmë dhe mbajmë gjallë magjinë e teatrit edhe në këto kohëra të vështira për të gjithë! Ju mirëpresim!/ KultPlus.com