Blerta Hoti dikur emigrante, sot këshilltare në komunën e dytë me të madhe në Suedi

Blerta Hoti, që dikur ishte vetëm një emigrante në Suedi, sot është pjesë e kuadrit të këshilltarëve në njërën nga komunat më të mëdha në Suedi, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka konifrmuar Hoti, përmes një statusi në llogarine e saj personale në Facebook.

”Jam jashtëzakonisht e nderuar që jam emëruar si këshilltare. Ky është një mision i rëndësishëm dhe një mision që detyron: Unë, së bashku me partinë time në Gothenburg, do të përfaqësoj më shumë se 70 000 gothenburger që votuan për demokratët socialë. Poashtu është detyrimi ynë i guximshëm për të luftuar ndarjen duke vendour mirëqenien në radhë të parë.

Për mua, Gotenburgu i fortë është një Gothenburg që qëndron së bashku. Rritja ekonomike duhet të bëhet pjesë shumë e rëndësishme, kushtet duhet të jenë më të mira për zhvillimin e transportit dhe transportit publik.
Një gjë është e qartë: Gothenburgut i duhet përsëri një rregull socialist. Kjo është arsyeja pse unë do të bëj çmos për të siguruar që ne të fitojmë zgjedhjey në vitin 2022.

Udhëheqja e re socialiste e Goteborgut është një ekip i fortë për të cilin mezi pres të jem pjesë e tij. Unë gjithashtu besoj se në Gothenburg ka nevojë për bashkëpunim të mirë mbi partinë dhe bashkimin dhe mezi pres një dialog konstruktiv dhe marrëdhënie të mira me palët e tjera.
Por një gjë duhet të jetë e qartë: ne socialdemokratët e vendosim mirëqenien në radhë të parë” /KultPlus.com

Vajza nga Drenica që këshillon ministrin e një shteti të fortë evropian

Shqiptarët janë të suksesshëm në vendet ku jetojnë, derisa tashmë janë integruar mjaft mirë atje, duke marrë edhe poste politike.

Njëra ndër to është edhe Blerta Hoti, e cila po bën karrierë politike në Suedi, përcjell albinfo.ch.

Në një intervistë për “albse.tv”, ajo flet për karrierën në Suedi, emigrimin, diasporën shqiptare dhe të drejtat e tyre.

“Aktualisht jam këshilltare politike e Ministrit të Mbrojtjes (Socialdemokrat) në Qeverinë suedeze që nga fillimi i muajit prill të këtij viti. Më parë kam jetuar Bruksel dhe kam qenë këshilltare politike në Parlamentin Evropian për Eurodeputetët e partisë Socialdemokrate të Suedisë. Vij nga një familje shqiptare, jam e lindur në Polac të komunës Skënderaj, Kosovë. Kur isha vetëm 6  vjeç në vitin 1992 u vendosa në Suedi së bashku me familjen time.

Jam diplomuar në studimet globale dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Goteburgut, Suedi në qytetin dhe ku jam rritur. Gjatë studimeve isha edhe anëtare e bordit të fakultetit School of Global Studies, ku përfaqësoja interesat e studentëve. Në të njëjtën kohë edhe aktiviste e lëvizjes se grave ku punoja vullnetarisht te organizata për drejta e grave, Terrafem”, është shprehur Blerta, duke vazhduar:

“Në vitin 2011 kam jetuar në Prishtinë ku dhe bëra internship në Ambasadën Suedeze, veçanërisht në SIDA (Programi Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar). Pas rikthimit në Suedi, në të njëjtin vit jam aktivizuar në Partinë Socialdemokrate të Suedisë e cila është partia më e madhe në Suedi, për momentin në qeveri së bashku me Partinë e Gjelbër Suedeze. Më 2012 punësohem si ombudsman (mbrojtëse e te drejtave) për partinë Socialdemokrate dhe për organizatën rinore të asaj partie. Gjatë kësaj kohës vendosa të angazhohem në mënyrë vullnetare duke botuar artikuj lidhur me politiken ndërkombëtare dhe Evropiane. Më 2014 së bashku me një skuadër te përkushtuar bëhem një ndër themeluesit e organizatës Klubi Socialdemokrat për politiken e Sigurisë (SSÄK), në të cilën zgjidhem edhe si kryetare. Anëtare të organizatës bëheshin edhe ish ministra, Socialdemokrat të punëve të jashtme të Suedisë, po ashtu edhe Socialdemokrat të ri”, ka theksuar tutje ajo.

Foto: Lars Hagberg

Ajo ka folur tutje edhe për integrimin e shqiptarëve në vendet ku jetojnë.

“Duke pasur parasysh ndërtimin e një shteti demokratik me një mirëqenie sociale funksionale, shume herët kam kuptuar që këto mundësi qe mi ka ofruar shteti suedez kanë të bëjë me një qeverisje të mirë të sistemit socialdemokrat dhe reformat e kaluara tek ky zhvillim. Por mendoj që këto të drejta duhen të merren si të garantuara dhe që gjeneratat e reja duhen të luftojnë mos ti humbasin ato por ti zhvillojnë më shumë. Pjesëmarrja politike përmes votimeve është minimumi ne këtë aspekt, më së shumti duhet të referohen si shtetas të vendit ku jetojnë (detyrat dhe benefitet), pa marr parasysh gjendjen etnike të cilit i përkasin. Kjo nuk është vetëm detyrë, por një e drejt demokratike të cilën miliona njerëz ende nuk e kanë dhe është minimumi që mund të bëjnë për ti dhënë legjitimitet asaj force politike dhe prezantuese për zhvillimin e shoqërisë në të cilën jeton dhe vepron. Lidhja dhe meraku jonë si ballkanas për familjarët (ngrohtësia dhe ndjeshmëria që kemi për fisin, vëlla, motër, nënën dhe babën), nuk rresht dhe në vendet Nordike”, theksoi Hoti.

Ajo ka folur edhe për integrimin e Ballkanit në familjen evropiane.

“Shtetet e Ballkanit perëndimor duhen pikë së pari ti bëjnë reformat e nevojshme për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror, por edhe ekologjik në vendet e tyre. Për mua ky vizion dhe punë afatgjate për të gjitha shtetet ballkanike, pa marrë parasysh origjinën nënkupton pikë së pari; një sundim të ligjit dhe një qeverisje te mire. Së dyti; një sistem i cili i respekton të drejtat e punëtoreve dhe të drejtat e barabarta gjinore. Së treti; një sistem me taksa progresive të cilat të investohen në sektorin publik si për shembull në shëndetësi dhe arsim. Së katërti; ta ndalojnë ndotjen e ajrit dhe që të investojnë për sektorin privat të cilat marrin përgjegjësi për ambientin.

Këto reforma duhen të jenë primare, pastaj përfshirja në BE vjen natyrshëm.

Por, si e shohin vendet nordike liberalizimin e vizave për Kosovën në një të ardhme të afërt.

“Suedia thjesht mund të frikësohet që mos të sjell një liberalizim të Kosovës me shumë aplikime për azil të pamotivuara prej shtetaseve kosovarë, sepse ka përjetuar këtë problem pas liberalizimit të vizave nga Gjeorgjia dhe Serbia. Por, ende nuk është vendosur qëndrimi zyrtar për këtë propozim i cili është duke u negociuar brenda institucioneve të BE-së. Nëse më pyet mua për mendimin personal e jo zyrtar, natyrisht që mendoj që duhet dhënë edhe Kosovës liberalizimi i vizave, i cili në mënyre afatshkurtër mund të ketë probleme, por në mënyre afatgjate vetëm do ti përforcojnë lidhjet ekonomike, shoqërore dhe kulturore me shtetet e BE-se e cila do të ketë zhvillim me mire brenda Kosovës”, theksoi tutje ajo.

Edhe ajo, si shumë emigrantë të tjerë, nuk mund të harroj vendlindjen.

“Mendoj që jam shumë afër me komunitetin shqiptar kudo që kam jetuar, qoftë në Suedi, Bruksel apo në Kosovë. Sfidat kryesore besoj që nuk kanë bazë etnike, por bazë ekonomike, për shembull një shumica e shqiptarëve të diasporës janë punëtorë e jo punëdhënës, dhe besoj se të drejtat duhen të përmirësohen dhe jo që të ulen duke filluar nga pagat, kushtet në punë etj. Duhet ofruar standardi dhe kushte më të mira për punëtorin në krahasim me rritjet e pushtetit ekonomik te kompanive. Ky konflikt është më kryesor pa marr parasysh a jetojnë në Suedi apo Kosovë. Dhe sa i përket këshillave do veçoja që organizimi i drejtave ekonomike dhe shoqërore është i domosdoshëm për secilin grup të margjinalizuar në shoqëri”, përfundoi Blerta Hoti. / KultPlus.com

Blerta Hoti me “Përjetimet shpirtërore” në Francë

Blerta Hoti artistja që përmes artit te saj modern dhe kreativ si piktore profesionale arriti të shfaqet vetëm në Kosovë, por edhe përtej saj si në shtetet perëndimore në Francë, Zvicër madje edhe në USA, shkruan KultPlus.

Ajo ekspozoi në disa galeri artin e saj kurse kjo është ekspozita e tretë e radhës që do të hapet në Galerinë Pianos Croses në Gaillard Francë.

Në këtë ekspozitë Hoti, do të prezantohet me një cikël të pikturave me titull “Përjetimet shpirtërore”, me gjithsej 15 piktura të dimensioneve të ndryshme, teknika vaj në pëlhurë.

““Përjetimet shpirtërore”, janë ndjenja që më janë shfaqur nga përjetimet e vrazhda të popullit shqiptar, vuajtjet tmerri , emigrimet ilegale etj… Dhe gjithë këtë emocion shpirtëror do ta interpretoj me gjuhën e artit, natyrshëm duke i perceptuar një varg ngjarjesh të cilat me patjetër u bënë pjesë e jetës sime në raport me tërë ato që përjetuam si popull në cilat ngjarje doemos edhe ne si artist nuk mund të jemi imun”, është shprehu artistja, duke treguar se në sfondet e pikturave dominojnë nuancat e ngrohta dhe të ftohta të ndërlidhura njëra me tjetrën duke treguar gjithherë diçka në mënyrë metaforike jo reale por abstrakte gjithë përjetimet shpirtërore.

“Falënderoj presidentin e Shoqatës së Miqësisë Franko- Shqiptare, zotëri Tahir Shabani për ftesën dhe për organizimin në kuadër të promovimit të kulturës dhe forcimit të miqësisë mes Kosovës dhe Europës”, theksoi ajo për fund.

Ekspozita do të hapet me datën 18 maj dhe do të qëndroj e hapur deri me datën 27 qershor./ KultPlus.com

Blerta Hoti sjellë ekspozitën personale “Peizazhe Imagjinative”

Blerta Hoti artistja që artin e saj kreativ si piktore profesionale e ekspozoi jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej saj si në shtetet perëndimore në Francë, Zvicër, madje edhe në Amerikën e largët, tashmë do ta hapë një ekspozitë personale në galerinë e Raiffeisen Bank, në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Këtë radhë ajo pas ekspozitës në Francë e cila u prit nga artdashësit Francës tani ekspozon një cikël të punimeve të titulluar “Peizazhe Imagjinative” në galerinë e Raiffeisen Bank në Prishtinë.

“Kërkimi im për peizazhin si koncept me erdhi kohë pas kohe, ide pas ideje nga ambientet natyrore nga pamjet e freskëta nga natyra që i shtjellova me imagjinatë ku arrita t’i zbërthej në format e mija si një aventurë e këndshme”, thotë ajo në lidhje me punën e saj.

Në këto peizazhe shihet një gërshetim mes reales dhe ekspresives ku bëhet një ndërlidhje e ngushtë mes hapësirës brenda sfondit, një ndërtim të zhdërvjellët, të lëvizshëm, e dinamik deri në imtësi duke u munduar për të finalizuar pamjet e bukura dhe kapjen e bukur të peizazhit.

Në këtë ekspozitë artistja do të marrë pjesë me gjithsej 15 piktura të dimensioneve të ndryshme ndërsa teknika është vaj në pëlhurë.

Ekspozita hapet më 1 mars ndërsa do të qëndrojë e hapur 1 muaj./ KultPlus.com