Bebe Rexha publikon një sekuencë nga videoklipi i këngës “I’m good (Blue)” (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re “I’m good (Blue)”, në bashkëpunim me DJ-in e famshëm botëror David Gu’etta, shkruan KultPlus.

Kënga vjen si ripërpunim i këngës së famshme “Blue (Da Ba Dee)” të Eiffel 65 dhe tani numëron plot 3.4 milionë shikime në kanalin YouTube.

Pas publikimit të bashkëpunimit në shërbimet e transmetimit të këngëve, si: iTunes dhe Spotify, ata tashmë kanë paralajmëruar edhe ardhjen e videoklipit.

33-vjeçarja e ka publikuar një fragment të shkurtër të videoklipit muzikor, në të cilin shfaqet në një pishinë.

Në mbishkrimin e videos, Rexha ka treguar se videoklipi i këngës “I’m good (Blue)” do të publikohet më 16 shtator (e premte). / KultPlus.com

Bebe Rexha dhe David Guetta me një tjetër goditje, publikojnë ripërpunimin e këngës së famshme “Blue (Da Ba Dee)” (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re “I’m good (Blue)”, në bashkëpunim me DJ-in e famshëm botëror David Gu’etta.

Kënga vjen si ripërpunim i këngës së famshme “Blue (Da Ba Dee)” të Eiffel 65.

Ishte një rekord që përndryshe mund të ishte varrosur në arkiva, por me ndihmën e algoritmit të “TikTok”, kënga “I’m Good (Blue)” më në fund po sheh një publikim zyrtar, transmeton KultPlus.

“Ishte nostalgjike kur isha më e re, dëgjimi i këngës origjinale të Eiffel 65. Bashkëpunimi ynë erdhi natyrshëm për shkak se ishte thjesht një këngë argëtuese”, tha Rexha për Rolling Stone.

Vite më parë, bashkëpunëtorët e “Hey Mama” u bahkuan për të ripërpunuar këtë klasik të fillimit të shekullit.

Rexha komandon në qendër të vëmendjes me tekste ngritëse në frymën e kapjes së momentit. Nga ana e produksionit, Guetta sjell një ‘bassline’ të mprehtë në korin e kësaj kënge ikonike duke ruajtur cilësitë e këngës origjinale, që fillon me melodinë e saj të njohur menjëherë nga piano. / KultPlus.com