Blue Ivy bëhet fituesja më e re në histori të MTV VMA

Blue Ivy, vajza e dy artistëve të mirënjohur amerikanë, Beyonce dhe Jay-Z ka bërë historinë duke u bërë vajza më e re fituese në MTV Video Music Awards, përcjell KultPlus.

Nëntëvjeçarja u vlerësua si një kompozitore dhe kontribuese me vokale në këngën “Brown Skin Girl” nga albumi i divës 40-vjeçare “The Lion King: The Gift”.

Videoklipi i “Brown Skin Girl” u shpall fitues i trofeut Moon Man për kinematografinë më të mirë, shkruan DailyMail, përcjell tutje KultPlus.

Çmimi i MTV erdhi gjashtë muaj pasi Blue, Knowles-Carter, Saint Jhn dhe Wizkid fituan videon muzikore më të mirë për Brown Skin Girl në ndarjen e 63-të çmimeve “Grammy”. Ajo gjithashtu ka fituar BET dhe NAACP Image Award për po të njëjtën këngë. / KultPlus.com

Vajza e Beyonce bën histori, fiton ‘Grammy’ në moshën 9 vjeçare

Në moshën nëntë vjeçare, Blue Ivy Carter është tashmë një fituese e një çmimi Grammy. Vajza e madhe e Beyonce-s dhe Jay-Z mori në shtëpi çmimin e saj të parë “Grammy” të Dielën, vetëm disa orë para ceremonisë televizive.

Blue Ivy fitoi trofeun e artë për videoklipin më të mirë për këngën “Brown Skin Girl”. Blue është bërë kështu muzikantja e dytë më e re që merr një Grammy, pas Leah Peasall. Videoja muzikore është realizuar për filmin “Black is king” të Beyonces.

Blue Ivy tashmë ka marrë një çmim BET, Soul Train Music Award dhe NAACP Image Award për këtë këngë. Beyoncé gjithashtu mori në shtëpi një GRAMMY për performancën më të mirë rap për bashkëpunimin e saj me Megan Thee Stallion në “Savage”. 39-vjeçarja ka fituar gjithsej 26 çmime Grammy gjatë karrierës së saj muzikore./ KultPlus.com

Blue Ivy Carter nominohet për çmimin Grammy

Blue Ivy Carter është nominuar për çmimin Grammy. Një burim tha për ‘People’ se vogëlushes i pëlqen të këndojë, të kërcejë dhe të performojë ashtu si e ëma, prandaj me sa duket ky është vetëm fillimi për Blue Ivy-n. Ndërkohë Beyonce në një intervistë për ‘Vogue’, tregoi se ka një marrëdhënie shumë të veçantë me vajzën kur vjen puna te festimi i arritjeve të saj.

“Kur i them që jam krenare për të, ajo më thotë që është krenare për mua dhe që po bëj një punë të mirë. Është kaq e ëmbël. Ma shkrin zemrën. Mendoj që mënyra më e mirë për të mësuar fëmijët është të jesh ti shembulli”, -tha Beyonce, transmeton lapsi.

Në fillim të këtij viti, Blue mori nominimin e saj të parë për Çmimin BET, ku fitoi. Gjatë verës, ajo mori çmimin e shquar të duelit/grupit për kontributin e saj në këngën “Brown Skin Girl”. Beyoncé gjithashtu fitoi gjashtë çmime gjatë natës, përfshirë çmimin si: artistja femër e jashtëzakonshme./ KultPlus.com

Versioni audio i librit “Hair Love” vjen me narracion të Blue Ivy Carter

Blue Ivy Carter duket se e ka etikën e njëjtë të punës sikurse prindërit e saj të famshëm.

Vajza e madhe e çiftit, Beyonce dhe Jay-Z, e ka bërë narracionin e librit shumë të dashur për fëmijë, “Hair Love”. Kështu ka bërë të ditur autori i këtij libri.

Shkrimtari Matthew Cherry e postoi një ‘link’ në rrjetin social Twitter, të versioni audio të librit të famshëm për fëmijë, i ilustruar nga Vashti Harrison dhe me narracion të tetë vjeçes Blue Ivy.

Në muajin shkurt një film i shkurtër i animuar i bazuar në librin “Hair Love”, që e rrëfen historinë e një babai afrikano-amerikan i cili mësohet t’ia rregullojë flokët vajzës së tij, arriti suksese të jashtëzakonshme më t’u lansuar për publikun, si dhe e fitoi një shpërblim “Oscar”.

Ndërkaq, ky nuk është angazhimi i parë publik i Blue Ivy Carterit. Përveç se është shfaqur në disa videoklipe muzikore të Beyonces dhe në ngjarje të ndryshme glamuroze ku i shoqëronte prindërit e saj, këtë vit Blue Ivy e fitoi shpërblimin e saj të parë “BET”, për bashkëpunimin me nënën e saj këngëtare në hitin “Brown Skin Girl”.

Platforma digjitale HBO Max, e cila është pronë e kompanisë “WarnerMedia”, po planifikon ta realizojë një seri televizive të bazuar në librin “Hair Love”. / Koha.net/ KultPlus.com

Blue Ivy fiton shpërblimin e parë në moshën 8-vjeçare

Vajza e çiftit Beyoncé dhe Jay-Z, e ka pranuar shpërblimin e saj të parë muzikor në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së shpërblimeve “NAACP Image Awards”, e cila u mbajt gjatë fundjavës.

8-vjeçarja Blue Ivy Carter u nderua në kategorinë “Dyshja apo bashkëpunimi më i mirë” për hitin “Brown Skin Girl”, ku ajo ka performuar dhe i ka shkruar disa pjesë të saj. Kënga vjen në bashkëpunim me nënën e saj dhe artistët Saint Jhn dhe Wizkid si dhe është pjesë e albumit të vitit 2019, “The Lion King: The Gift”.

Ky sukses i 8-vjeçares së famshme ndërkombëtarisht vjen pasi në korrik të vitit të kaluar, kënga “Brown Skin Girl” kishte arritur të pozicionohet në vendin e 76-të të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”. Atëkohë, Blue Ivy ishte vetëm 7-vjeçare, transmeton Koha.net.

Gjyshja e saj, Tina Laëson, ishte ajo e cila me krenari e kishte ndarë lajmin në Instagramin e saj.

Nëna e këngëtareve, Beyoncé dhe Solange, kishte shkruar: “Artistja më e re që po fiton shpërblim të rëndësishëm muzikor. Gjyshja është shumë krenare me ty. Ti po iu dhuron zë të gjitha vajzave të vogla me ngjyrë ”.

Beyoncé, e cila po ashtu i ka dy binjak me reperin Jay-Z, Rumi dhe Sir, ishte ndër fitueset kryesore të ceremonisë “NAACP Image Awards”, duke i fituar gjashtë shpërblime gjithsej në kategori të rëndësishme si, “Artistja më e mirë femër” dhe “Kolonat zanore dhe kompilimet më të mira” për albumin “The Lion King: The Gift”. /koha.net/ KultPlus.com