‘Vetëm një herë në jetë do ta gjeni dikë që do t’jua ndryshojë botën krejtësisht’

Teksti i mëposhtëm do t’jua ofrojë një pikëpamje të asaj se çfarë përjetojnë njerëzit kur bien në dashuri – ndjenjë e cila shpjegohet nga njëri prej artistëve më karizmatik të shekullit 20, Bob Marleyt.

“Unë besoj se vetëm një herë në jetë do ta gjeni dikë që do t’jua ndryshojë botën krejtësisht. Do t’i tregoni gjëra që asnjëherë nuk i keni ndarë me një shpirt tjetër, ndërkaq ai/ajo do të absorbojë çdo gjë që thoni dhe do të dëshirojë të dëgjojë më shumë. Do t’i ndani me të shpresat për të ardhmen, ëndrrat të cilat asnjëherë nuk do të bëhen realitet, qëllimet që nuk i keni arritur asnjëherë dhe shumë zhgënjime që jeta jua ka hedhur. Kur diçka e mrekullueshme t’ju ndodh, me padurim do të prisni t’i tregoni, duke e ditur se do ta ndajë emocionimin me ju. Nuk do të turpërohet të qajë me ju apo të qesh kur bëni gjeste si budalla. Asnjëherë nuk do t’i lëndojë ndjenjat e as nuk do t’ju bëjë të ndiheni se nuk jeni mjaftueshëm të mirë, por vetëm sa do t’ju ndihmojë të përmirësoheni dhe t’ju shfaqë gjërat për veten tuaj që ju bëjnë më të veçantë dhe më të bukur. Asnjëherë nuk do të keni presion, xhelozi apo garë, por vetëm qetësi. Me të mund të jeni vetvetja dhe të mos brengoseni se çfarë mendon. Gjërat që duken të parëndësishme për shumicën e njerëzve, si një mesazh, këngë apo shëtitje në park, për ju do të bëhen thesare që do t’i mbani të sigurta përgjithmonë në zemrën tuaj. Kujtimet e fëmijërisë do të rikthehen dhe do të jenë të qarta dhe gjalla sikurse të ishit fëmijë prapë. Ngjyrat duken më brilante dhe më të ndritshme. Buzëqeshja veçse iu është bërë pjesë e përditshmërisë. Një telefonatë apo dy gjatë ditës ju ndihmojnë ta kapërceni ditën e gjatë në punë dhe gjithmonë iu sjellin buzëqeshje në fytyrë. Me prezencën e personit, nuk do të keni nevojë për bisedë të vazhdueshme, por do ta gjeni veten të ngopur vetëm duke e pasur pranë. Gjërat që asnjëherë nuk iu kanë interesuar tani janë bërë të mahnitshme sepse e dini se janë të rëndësishme për personin me të cilin/cilën jeni. Për këtë person mendoni në çdo ngjarje dhe gjë që e bëni. Gjërat e thjeshta jua sjellin në mendje atë person, si qielli i kaltër, era e lehtë, etj. Ju e hapni zemrën duke e ditur se ka mundësi që do të thyhet një ditë dhe, në hapjen e zemrës, ju e përjetoni një dashuri dhe gëzim që nuk e keni menduar se është i mundur. E dini se vetëm duke vepruar kështu ju e lini zemrën ta ndjejë kënaqësinë e vërtetë që është aq e vërtetë sa ju frikëson. Ju gjeni forcë duke e ditur se e keni një shok/shoqe të ngushtë dhe me siguri një shpirt binjak që do t’ju qëndrojë besnik/e deri në fund. Jeta ju duket krejtësisht ndryshe. Shpresa dhe siguria e vetme tani janë duke e ditur se ai person është pjesë e jetës tuaj”. /KultPlus.com

Një telefonatë ose dy përgjatë ditës, ju ndihmojnë ta kaloni të gjithë ditën…

“Vetëm njëherë në jetë, unë vërtetë besoj se ju mund ta gjeni dikë që mund të ndryshojë krejtësisht botën tuaj. Ju i tregoni gjëra të cilat kurrë me askënd nuk i keni ndarë, ndërsa ai e absorbon çdo gjë që e thuani dhe dëshironë të dëgjoj edhe më shumë. Ju i ndani shpresat për të ardhmen, ëndërrat të cilat kurrë nuk do të realizohen, qëllimet të cilat kurrë nuk janë arritur dhe shumë zhgënjime të tjera të cilat jeta i ka hedhur tek ju.

Kur diçka e bukur ju ndodh, ju nuk mund të prisni për t’i treguar, duke e ditur se edhe ai do të bëhet pjesë e ngazëllimit tuaj. Ai nuk turpërohet për të qarë bashkë me ju kur jeni të lënduar, të qeshet bashkë me ty kur budallallepseni. Ai kurrë nuk u’a lëndon ndjenjat dhe asnjëherë nuk ju bënë të ndiheni se nuk jeni mjaftueshëm e mirë, përkundrazi ai ju ngre lart dhe u’a shfaq gjërat e juaja të cilat ju bëjnë të veçantë dhe të bukur, shkruan filozofia.al

Kurrë nuk ka ndonjë presion, xhelozi ose garë, por vetëm një qetësi e heshtur kur ai është përreth. Ti mund të jesh vetja dhe të mos brengosesh se çfarë do të mendojë për ty, sepse të dashuron ashtu siç je. Gjërat që duken të parëndësishme për të tjerët si ndonjë shënim, muzik ose ecje, bëhen thesarë të paqmueshëm të mbajtur fort në zemër. Kujtimet e fëmijërisë rikthehen dhe janë aq të pastërta dhe të gjalla sa që ju duket sikur të jeni përsëri të rinjë.

Ngjyrat ju duken më ndriçuese dhe shkëlqyese. E qeshura bëhet pjesë e përditshmërisë suaj, e cila më herët ka qenë e rrallë ose në përgjithësi nuk ka ekzistuar fare. Një telefonatë ose dy përgjatë ditës, ju ndihmojnë ta kaloni të gjithë ditën dhe sjell buzëqeshje në fytyrën tuaj. Kur është prezent, nuk e ndjeni nevojën për bisedë të vazhdueshme por ndjeheni mjaft e kënaqur vetëm nga të qenurit afër jush. Gjërat të cilat më herët nuk ju kanë interesuar kurrë, bëhen interesante sepse e dini që ato janë të rëndësishme për personin tuaj të veçantë.

Ju mendoni për këtë person në secilin rast dhe në çdo gjë që bëni. Ju e hapni zemrën edhe pse e dini se ajo mund të thehet një ditë dhe duke e hapur zemrën ju e provoni një dashuri dhe kënaqësi të cilën as nuk e keni ëndërruar më herët. Ju e zbuloni se të qenurit e ndjeshme është e vetmja mënyrë për ta ndjerë kënaqësinë e vërtetë, e cila është aq reale sa që ju ndonjëherë ju frikëson.

Ju forcoheni duke e ditur se e keni një shok të vërtetë më gjasë një shpirt binjak që do ju qëndroj besnik deri në fund. Jeta duket krejtësisht ndryshe, ngazëllyese dhe me shpresë. Shpresa dhe siguria juaj e vetme është kur e di se ai është pjesë e jetës tënde.”

– Bob Marley

Vjen filmi biografik për Bob Marley

Një film biografik për këngëtarin xhamajkan, Bob Marley po përgatitet, theksoi studio “Paramount Pictures”, një projekt, të cilit i është bashkuar edhe djali i tij i madh Ziggy, sipas faqes së specializuar ”Deadline”.

Gjiganti i reage-s, i cili ka rritur popullaritetin e kësaj rryme muzikore në mbarë botën, është bërë pjesë e disa dokumentareve, si “Marley” (2012), por kurrë i një filmi me aktorë.

Robert Nesta Marley, emri i tij i plotë, vdiq në moshën 36-vjeçare në vitin 1981, pas një tumori.

Personazh shumë karizmatik, Bob Marley ndiqte filozofinë rastafari (sekt mesianik xhamajkan – shën i përkth.) shumë e përqëndruar mbi Afrikën në përgjithësi dhe Etiopinë në mënyrë të veçantë.

Albumi “Legend”, i dalë në vitin 1984 dhe që grupon sukseset kryesore të njeriut me rastat legjendare me grupin e tij “The Wailers”, u shit në më shumë se 15 milionë kopje./ KultPlus.com