Më 5 gusht në Stadiumin e Prishtinës ‘Fadil Vokrri’ për herë të parë do të zhvillohen ndeshje boksi profesional, shkruan KultPlus.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se me 5 gusht në këtë event do të marr pjesë edhe kampioni botëror në boks, Robin Krasniqi.
“Mbrëmje historike boksi: Më datë 5 gusht, stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të mbushet me adrenalinën e një eventi historik të një nate të paharrueshme boksi profesional ndërkombëtar.
Përgatituni për një spektakël të jashtëzakonshëm”, ka thënë Rama në facebook.
Garuesit e Kosovës do të fillojnë garat mesdhetare në Oran të Algjerisë, ku lojërat do të zgjasin nga 25 qershor deri në 5 korrik, shkruan KultPlus.
Ekipi i Kosovës është në përbërje prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve dhe tre gjyqtarëve.
Xhudo Distria Krasniqi (-52 kg) Akil Gjakova (-73 kg) Loriana Kuka (-78 kg) Laura Fazliu (-63 kg) Flaka Loxha (-57 kg) Erza Muminoviq (-48 kg) Arbër Kullashi (-81 kg) Shpati Zekaj (-100 kg) Trajnerë: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi Boks Donjeta Sadiku (-60 kg) Bashkim Bajoku (-52 kg) Shpetim Bajoku (-63 kg) Patriot Behrami (-69 kg) Lorent Murati (-57 kg) Trajnerë: Besim Brahimi dhe Faton Xhakli Mundje Egzon Shala (-125 kg) Alban Sopa (-74 kg) Trajner: Sylejman Shala Karate Elhami Shabani (-75 kg) Fortesa Orana (+68 kg) Melos Gashi (-84 kg) Albulenë Gërvalla (-55 kg) Adelina Rama (-61 kg) Trajner: Ylber Syla dhe Nazmi Gashi Atletikë Muhamet Ramadani (hedhje e gjylës) Astrit Kryeziu (800 m.) Gresa Bakraqi (3000 m.) Alaudin Suma (hedhje e diskut) Trajnerë: Shaban Ramadani dhe Bajram Duja Not Alush Telaku (flutur: 100m., 200m., 50m) Vanesa Beka (bretk. 50m. dhe 100m.) Trajner: Kujtim Kito Shigjetari Hazir Asllani (70m. ind) Edi Dvorani (70m. ind) Valmir Gllareva (70m. ind) Trajner: Fehmi Bylykbashi Shenjëtari Sportive Nexhat Sahiti (10 m. pist. ajër) Drilon Ibrahimi (10 m. pushk. ajër) Trajner: Fehmi Berisha Taekwondo Arbër Azemi (-68 kg) Arbër Bajra (-80 kg) Trajner: Nuhi Gashi Tenis Vesa Gjinaj Vullnet Tashi Trajner: Jeton Hadërgjonaj Pingpong Fatih Karabaxhak Kreshnik Mahmuti Trajner: Dardan Imami Gjimnastikë Elvis Çitaku Valëza Rama Trajner: Abeliana Bregu dhe Besart Maqastena
Sot në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u mbajt Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Adem Jashari” me pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia.
Turneu u organizua nga Federata e Boksit e Kosovës, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nën Patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës. Kjo ngjarje sportive ndërkombëtare, e cila është edhe në kalendarin e Federatës Ndëkombëtare të Boksit (AIBA), në Kosovë ka filluar nga viti 1999.
Dje janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa sot ndeshjet finale. Nga afër ndeshjet i ndoqën edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, sekretari i MKRS, Bislim Bislimi dhe zëvendësministrja Daulina Osmani, Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi, dhe emra të mëdhenj të boksit kosovar si Aziz Salihu, Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Fatmir Makolli dhe të tjerë.
Në fjalën e tij Kryeministri Kurti tha se sporti i boksit reflekton historinë e suksesit, rezistencës dhe luftës së vendit tonë.
“Ky turne sportiv, që padyshim reprezenton suksesin e sportit vendor, tregon edhe shumë çka tjetër për vendin dhe popullin tonë. Emërimi i tij, “Adem Jashari”, shënon sakrificën dhe flijimin e familjes Jashari që sot është simbolika e Pavarësisë së popullit tonë” u shpreh kryeministri.
Gjithashtu, kryeministri Kurti vlerësoi se kjo ngjarje reprezenton punën dhe mundin e sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve sportiv të cilët pa ndalur, ndër-gjenerata e breza të tërë kanë zhvilluar sportin e boksit në vend, duke i vazhduar kështu sukseset e kampionëve shqiptarë të periudhës së ish-Jugosllavisë.
Boksieri më i mirë i turneut u shpall Shpëtim Bajoku, të cilit trofeun “Adem Jashari” ia ndau ministri Çeku, bashkë me kryetarin e Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi dhe kryetarin e KOK-ut, Ismet Krasniqi.
Boksieri më i mirë vendor u shpall Patriot Behrami. Tanko Villiam nga Sllovakia u shpall boksieri më i mirë i huaj. Dion Leani, nga Maqedonia e Veriut, boksieri më ‘Fair Play’, ndërkaq tekniku më i mirë u shpall Javier Diaz nga Bullgaria. Ndërkaq, çifti më luftarak u shpallën boksieri Kristian Demaj nga Shqipëria kundër Yordan Morejon nga Bullgaria. / KultPlus.com
Boksieri Alban Beqiri po nderon Shqipërinë në Kampionatin Botëror të të rriturve që po mbahet në Beograd.
Pasi shënoi fitore ndaj Manian nga Kenia në raundin e parë, Beqiri ka marrë një tjetër triumf duke mundur rivalin lituanez Banis.
Një duel i dominuar totalisht nga shqiptari që në fund kishte 5 gjyqtarët në krahun e tij. Tani, Beqiri do të duhet të presë fituesin e çiftit Bekford të Panamasë me Shiuan të Taipeit për të mësuar kundërshtarin e tij në fazën e 1/16-ve.
Boksieri shqiptar ka të gjitha mundësitë të na bëjë krenar në këtë Botëror nisur dhe nga skandali që u bë ende pa filluar turneu, ku delegacioni i Kosovës nuk u lejua të hyjë në Serbi. / KultPlus.com
Profesori i boksit shqiptar Ramiz Reka ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 82-vjeçare.
Ramiz Reka nga viti 1948-1953 u inkuadrua në sportin e boksit me grupmoshën e pionierëve. Nga viti 1954 e deri në vitin 1956 është shpallur tri herë kampion kombëtar për kategorine “Junior”.
Nga viti 1957 e deri në vitin 1963 ka përfaqësuar ekipin e boksit të Partizanit. Eshtë shpallur pesë herë kampion i “Spartakiadës së Përgjithshme të Ushtrisë” dhe kampion kombëtar. Në vitet 1958-1963 ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të boksit.
E filloi karrierën e tij në vitin 1948, në Durrës, në sallën e teatrit “Teuta”, sot teatri “Aleksandër Moisiu”. Pikërisht aty u mbajt takimi kombëtar i boksierëve më të mirë. Reka hapi siparin e ndeshjeve në një përballje kundër Agim Dollanit, bashkëmoshatarit të së njëjtës lagje, lagjia e dibranëve në Durrës.
Trajneri i parë i tij ka qenë Ilmi Reka dhe më pas vijojnë Sulejman Kokomani, Ymer Reçi, Vlash Fisheku dhe i ndjeri Baku Gjoni. Durrsaku fitoi shumë shpejt simpatinë e boksdashësve durrsakë, jo vetëm pse u shpall tri herë radhazi kampion kombëtar për të rinj, por, sidomos nga mënyra dhe stili i veçantë teknik i boksimit të tij.
Në vitet e mëvonshme kur “babai i boksit”, Ali Kastrati, e mori nga Durrësi te Partizani, Reka jo vetëm do të përpunohej në shumë drejtime dhe do të stërvitej me ngarkesa të larta, por do të radhitej midis boksierëve më të mirë të Partizanit. Ai “tradhëtoi” Durrësin në vitin 1957 për të kontribuar në pasurimin e titujve kampionë si me Partizanin, ashtu edhe në paraqitjet dinjitoze me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Ramiz Reka u shpall kampion me Partizanin në vitin 1961 dhe tri herë rradhazi u shpall boksieri më i mirë i Kupës së Republikës (sot Kupa e Shqipërisë) për vitet 1961, 1962 dhe 1963.
Emri i Ramiz Rekës u bë më i dëgjuar, më popullor dhe më i vlerësuar, pasi ai dha një kontribut të madh si trajner, gjyqtar dhe pedagog. Në vitin 1991, Reka u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, ku hodhi themelet për anëtarësimin e Shqipërisë në AIBA (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit Amator).
Kontributi i tij ka qenë i madh edhe si mësues i edukimit fizik, por më shumë i ndjeshëm si pedagog në ish-Institutin e Fizkulturës “Vojo Kushi” si specialist i gjimnastikës. /dp/ KultPlus.com