Gjatë ceremonisë për nderimin e kampionit Florian Marku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Floriani mund të kishte zgjedhur çdo arenë, në çdo vend të botës, por zgjodhi Shqipërinë dhe Tiranën për të triumfuar. Kryebashkiaku tha se pas një fitoreje të madhe, ka shumë punë, mund dhe djersë.
“Sot jam shumë i lumtur për suksesin e vëllait tonë, Flor Markut. Një histori e jashtëzakonshme, nga ato historitë që fantazia ndoshta nuk e përshkruan dot, por realiteti ndonjëherë tejkalon edhe fantazinë. Pas fytyrës se tij nuk është vetëm fati, por ka shume mund dhe djersë e shumë punë”, u shpreh Veliaj.
Florian Marku të enjten në stadiumin ‘Air Albania’ mposhti meksikanin Miguel Parra Ramirez, duke fituar titullin WBC Silver./ KultPlus.com
Florian Marku do të realizojë një nga ëndrrat e tij të fëmijërisë, pasi do të zhvillojë një nga përballjet më të rëndësishme të tij në Shqipëri, në “Air Albania”.
Boksieri shqiptarë, kampion bote në peshën “welter” në kategorinë IBF International ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka rrëfyer gjithçka për karrierën dhe të ardhmen e tij.
Shqiptari deri tani është i pamposhtur, pasi ka arritur të fitojë 11 duele ndërsa vetëm një herë është ndalur në barazim, duke shkruar historinë e boksit shqiptar. Për duelin e “Air Albania”, Marku është shprehur se kushdo që të jetë kundërshtari i tij, ai do të fitoj, pasi kërkon titullin botëror.
Marku synon të ngjitë shkallët e këtij Divizioni, ndërkohë që në duelin e fundit ai mposhti me “KO teknik” britanikun Chris Jenkins në vetëm katër raunde, për të mbrojtur titullin e kategorisë IBF International.
“Nuk më intereson se kë boksier do të me sjellin përballë. Ne luftojmë çdo ditë, stërvitemi çdo ditë, për ne është si të pimë një kafe. Unë mund të dueloj ndaj kujdo që do të më sjellin në ring. Sigurisht që ka emra të mirë në kategorinë e peshës “welter”. Gjithsesi, këdo që të më sjellin, unë do të luftoj ndaj tij” ka theksuar fillimisht boksieri shqiptar.
Një objektiv tërheqës për të do të ishte Chris Kongo, një luftëtar i fortë, i cili në fillim të këtij muaji mundi Sebastian Formella, pretendenti gjerman që ka luftuar me Conor Benn dhe Shawn Porter më parë”.
Nëse më paguajnë mirë, sigurisht që do të përballem me Kongon. Nëse shpërblimi financiar do të jetë i mirë, le të më sjellin edhe nga dy boskierë njëherazi. Nuk më intereson. Nuk më intereson vërtet. Unë dua të siguroj të ardhmen e familjes time dhe të jem kampion bote.
Conor Benn po paraqitet shumë mirë. Luftime të shkëlqyera, ai ka bërë punë të shkëlqyer. Sigurisht që do të doja të luftoja me të, por ai dëshiron të më shmangë dhe nuk dua ta diskutoj atë. Gjithsesi, le të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja.
Jam i kënaqur me rezultatet e mia. Unë jam i ri në këtë sport, ju e dini. Kam qenë një kikboksier dhe boksi është pak më ndryshe. Gjithsesi, jam duke u përmirësuar shumë dhe kam shumë më tepër për t’u treguar njerëzve.
Në Shqipëri, ndoshta në fund të gushtit, do të ishte një sfidë e madhe. Kjo ishte ëndrra ime që kur isha fëmijë. Do të jenë rreth 26,000 njerëz atje dhe nuk mund të pres. Nëse kjo ndodh, është diçka e pabesueshme dhe të gjithë shqiptarët do të jenë atje”, ka përfunduar “shqiponja” kuqezi.