Dje pasdite ndërroi jetë poetesha e njohur irlandeze, Eavan Boland, në moshën 75-vjeçare.
Boland, e cila vdiq nga një atak kardiak në shtëpinë e saj në Dublin, ka qenë edhe profesoreshë në Universitetin e Stanfordit në SHBA.
Ajo ishte anëtare e Akademisë Mbretërore të Irlandës.
E lindur në Dublin në 1944, Boland ishte pioniere e këtij arti në ishull.
Poezia e saj dokumentoi jetën e grave irlandeze përgjatë historisë.
Ajo shkroi për konfliktin në Irlandën e Veriut te ”The War Horse” (1975) dhe gjithashtu pavdekshmërinë e tragjedisë së urisë në Irlandëe e viteve 1840 në poezinë e saj “Quarantine”.
Poezia e saj u mësua në shkollat irlandeze dhe ishte edhe pjesë e provimeve.
Librat e saj të fundit ishin “New Collected Poems” (2013) dhe “A Woman without a Country” (2014).
“Fillova të shkruaja në një Irlandë ku fjalët ‘grua’ dhe fjala ‘poet’ dukej se ishin në një lloj kundërshtimi magnetik me njëra-tjetrën”, ka thënë dikur Boland. /KultPlus.com