50 aforizma brilante nga Napoleon Bonaparta

Napoleoni, ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontravers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Lexoni 50 aforizma të strategut të madh.

Napoleon Bonaparti është cilësuar si strategu më i madh ushtarak që ka pasur bota. Por edhe si një njeri që ndryshoi rrënjësisht rendin dhe historinë e Evropës.

Në kulmin e pushtetit të tij, Napoleon Bonaparti kontrollonte një pjesë të madhe të Evropës, nga Gadishulli Iberik në perëndimderi në Poloninë e ditëve të sotme në lindje.

Napoleoni, ishte lider i madh, ishte njeriu vizionar, luftëtar, ndonjëherë dhe kontravers, që sipas historianëve kishte aftësinë të joshte turmat dhe të sfidonte rendin ekzistues. Lexoni 50 aforizma të strategut të madh.

·        Mos e ndërpre kurrë armikun tënd kur është duke bërë një gabim

·        Duhet të qeshim me njeriun që të mos qajmë për të.

·        Nuk duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës.

·        Aftësia nuk ka shumë vlerë pa mundësinë.

·        Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

·        Në politikë, absurditeti nuk është handikap.

·        Njerëzit e famshëm e humbasin dinjitetin kur i sheh nga afër.

·        Kushtetuta duhet të jetë e shkurtër dhe e paqartë.

·        Një lider është një tregtar me shpresë.

·        Një njeri do të luftojë më shumë për interesat se sa për të drejtat.

·        Froni është vetëm një stol i mbuluar nga kadifeja.

·        Njeriu duhet të luftojë më shumë për interesat e tij se për të drejtat e tij.

·        Një pikturë ka më shumë vlerë se mijëra fjalë.

·        Njeriu i vërtetë nuk urren askënd.

·        Aftësia nuk është asgjë pa mundësinë.

·        Të gjitha religjionet janë krijuar nga njerëzit.

·        Në mes atyre që nuk iu pëlqen të shtypen janë shumë që duan të shtypin.

·        Njeriu nuk duhet të ndalë kurrë diçka që nuk ka fuqi ta ndalë.

·        Çdo ushtri marshon mbi stomakun e saj.

·        Trimëria është si dashuria; ajo duhet të ushqehet me shpresë.

·        Vdekja nuk është asgjë, por të jetosh i mundur dhe i palavdishëm është sikur të vdesësh përditë.

·        Gazetave armiqësore duhet t’iu druhesh më shumë se një mijë bajonetave.

·        Franca ka më shumë nevojë për mua se kam unë nevojë për Francën.

·        Kush ka frikë se do të pushtohet e ka të sigurtë humbjen.

·        Kush di të lajkatojë di edhe të gënjejë.

·        Historia është një tërësi gënjeshtrash për të cilat është rënë dakord.

·        Historia është version i ngjarjeve të së shkuarës për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord.

·        Unë nganjëherë jam dhelpër, nganjëherë luan. I gjithë sekreti i të qeverisurit është të dish kur duhet të jesh dhelpër dhe kur luan.

·        E adhuroj pushtetin. Por e adhuroj atë si një artist. E adhuroj siç e adhuron një artist violinën e tij, për të prodhuar prej saj tingujt, akordet dhe harmonitë.

·        Nëse do më duhej të zgjidhja një fe, dielli si dhënës universal i jetës do të ishte zoti im.

·        Nëse dëshiron që gjërat të bëhen mirë, bëji vetë.

·        Nëse dëshiron të kesh një sukses, mos premto asgjë, mos shpall asgjë.

·        E pamundura është një fjalë që mund të gjendet vetëm në fjalorët e budallenjve.

·        Për të qeverisur nuk do të thotë të zbatosh një teori, por të ndërtosh me çfarëdo materiali që ke në duar.

·        Në politikë…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos u tërhiq…kurrë mos prano një gabim.

·        Është kauza, nuk është vdekja ajo që e bën martirin.

·        Njerëzit udhëhiqen më mirë nëpërmjet veseve të tyre se nëpërmjet virtyteve të tyre.

·        Njerëzit nxiten vetëm nga dy shtysa: frika dhe interesi vetjak.

·        Njerëzit i vlerësojnë vetëm nevojat – kurrë aftësitë.

·        Muzika është zëri që na tregon se raca njerëzore është më e madhe se kujton.

·        Fuqia është dashnorja ime. Unë jam përpjekur aq shumë që ta pushtoj atë sa të mos lejoj askënd të ma largojë.

·        Opinioni publik është termometri të cilin një monark duhet ta shikojë rregullisht.

·        Pasuria nuk ështët ë kesh thesare, por të dish t’i përdorësh ata.

·        Zakonisht betejat i fitojnë ushtarët, gjeneralët marrin lavdinë.

·        Dhjetë njerëz që flasin bëjnë më shumë zhurmë se një mijë njerëz që heshtin.

·        Mënyra më e sigurtë për të mbetur i varfër është të jesh i ndershëm.

·        Fitorja i takon atij që këmbëngul më shumë.

·        Lufta është biznesi i barbarëve.

·        Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë./portalishkolloralbas/KultPlus.com

203 vite më parë vdiç Napoleon Bonaparta

Sot 203 vite më parë vdiç Perandori i Francës, Napoleon Bonaparta, shkruan KultPlus.

Napoleon Bonaparta (15 gusht 1769 –  5 maj 1821) në jetën e tij ka qenë politikan, gjeneral brilant lufte, Protektor i Lidhjes se Rhein-it, Mbret i Italisë dhe Konsull i Francës dhe mbas kurorëzimit të tij ne Katedralen Notre Dame de Paris ai u shpall perandor i Francës. Ai e mbaroi shkollën ushtarake për fisnikët në Paris falë një burse studimi te cilën e përfitoi nga mbreti francez Luigji XVI.

Me përfundimin e shkollës ushtarake merr gradën e kapterrit në artilerinë franceze, me vonë me revolucionin francez do të gradohet me gradën gjeneral. Qeverisi Francën nga viti 1799, dhe u emërua Konsull i Parë në nëntor te vitit 1799 deri në maj 1804 me vonë bëhet Perandor Francez me emrin e Napoleone I (Napoléon Ier) nga dhjetori 1804 deri në 14 prill 1814 dhe serisht nga 20 marsi deri në 22 qershor 1815. Në jetën e tij politike ka qenë dhe President i Republikës Italiane nga viti 1803 deri në vitin 1805 dhe mbret i Italisë nga 1805 deri në 1814.

Falë disa betejave ushtarake dhe aleancave të shumta që ndërmorri, Napoleoni pushtoi dhe udhëhoqi gati të gjithë kontinentin Evropian, duke çuar në çdo vend që pushtonte, idealet e Revolucionit Francez. Arriti të kontrollonte shumë mbretëri të Evropës falë familjarëve të tij të cilët emëroheshin nga Napoleoni për të kontrolluar më mirë shtetet e pushtuara (Spanja, Napoli, Westfalia dhe Holanda).

Fushata e Rusisë (1812) shënoi fundin e dominimit te tij në mbare Evropën. Me humbjen në Lipsia nga aleatet evropiane, te cilët ishin formuar për të përballur fuqinë e perandorisë franceze, në tetor të vitit 1813, Napoleoni e la fronin e tij dhe u çua për burgim në ishullin e Elba-s në Itali.

Në mars të vitit 1815, ia del mbanë të arratiset nga ishulli prej të cilit ishte i burgosur duke mbërritur afër Antibes më pas mbërrin në Paris, historianët do ta përshkruajnë këtë mbërritje të Napoleonit me thënien “mbërriti pa shtënë asnjë plumb”. Ai arrin të marr në dore pushtetin për një periudhë relativisht të shkurtër, e cila kujtohet me emrin “Njëqind Ditët”,me pas do të mposhtet në luftën që quhet beteja e Waterloos me 18 gusht 1815. Vitet e fundit të jetës se tij i kaloi i burgosur në ishullin e Shën’Elenes në mbikëqyrjen e Angleze-ve. Mbas humbjes në Waterloo, Kongresi i Vjenës solli në të gjithë Evropën mbretërit të cilët ishin larguar falë Napoleonit./KultPlus.com

Letra e 16-të gushtit 1797: Shqiptarët, komb trim sipas Napoleon Bonapartit

Nga Aurenc Bebja

Napoleon Bonaparti, në letrën e 16 Gushtit 1797 dërguar pashait të Shkodrës, djalit të Mehmet Bushatit shpreh admirimin dhe mbështetjen e tij për shqiptarët.

Ja letra në vijim :

Shtabi i përgjithshëm, Milano – 16 Gusht 1797

Pashait të Shkodrës

Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdrimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj.

Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë ; Ajo (Republika) ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja.

Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj: ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.

I dërgoj Zotërisë suaj urdhërin e dhënë nga unë, që i lejon ushtrisë (flotës) osmane të udhëtojë (lundrojë) pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime…Në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të.

Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar.

Bonaparti.