Ish-kitaristi i Oasis, Bonehead, ka thënë që ribashkimi i bendit do t’ia vlente për shkak të impaktit në gjeneratat e reja.
Muzikanti, emri i së cilit është Paul Arthurs, foli për Radio X të hënën, ku e diskutoi edhe mundësinë e riformimit të Oasis.
“I shikoj dhjetë rreshtat e parë kur luajmë me Liamin në salla, dhe janë 16-17-vjeçarë”, ka thënë Boneheadi.
“Këta nuk kanë lindur para se të niste karrierë Oasis. Prandaj, nëse do të kishte ribashkim, dot’ia vlente për ta? A po dëgjon, Liam? A po dëgjon, Noel?KlanKosova/KultPlus.com