Sikur edhe njiherë të kisha mujtë me jetue jetën teme…

Jorge Luis Borges

Sikur edhe njiherë të kisha mujt me jetue jeten teme,
unë do t’isha përpjekë që në jetën e re
me ba ma shumë gabime.
nuk kisha dashë me qenë aq i përsosun,
kisha dashë me qenë ma i qetë.

Kisha dashë me qenë edhe ma i çmendun se ç’isha,
shumë ma pak gjâna i kisha marrë kaq seriozisht.
Nuk do t’kisha rrnue kaq shnetshëm.

Do t’kisha rreziku ma shumë, do t’kisha udhëtu ma shumë,
ma shumë perëndime dielli kisha me vështrue,
ma shumë do t’isha ngjitur maleve, ma shumë do t’kisha notu lumenjve.

Kam qenë njâni prej atyne njerëzve t’mençun,
që çdo minutë të jetës e ka kalue frytshëm;
vërtet unë kam pasë edhe çaste të gëzimit,
por, sikur t’kisha mujt me u kthye prapa edhe njiherë,
do t’kisha ba përpjekje me shijue vetëm çaste t’mira.

Nëse ti ende nuk e din,
vetëm prej tyne përbahet jeta;
vetëm prej çasteve, mos e harro të tashmen!

Sikur edhe njiherë të kisha mujtë me jetue jetën teme,
prej fillimit të pranverës deri në fund të vjeshtës kisha me ec kambzbathun.
Po ashtu kisha me lozun ma shumë me fëmijë,
sikur jetën ta kisha para vetes.
Por, shikoni… i kam 85 vjet, jam plak dhe e di
se së shpejti kam me vdekë.

(Përktheu: Enver Robelli)

Borges: Një zonjë me një bukuri thuajse alarmuese

“Ndodhesha në Montevideo në një mëngjes shkrimtarësh. Në të vërtetë nuk e di saktësisht sa vite kanë kaluar qysh atëherë, tridhjetë ndoshta, nuk e mbaj mend.

Kish mjaft njerëz të shquar të pranishëm… Më tërhoqi sakaq vëmendjen një zonjë me një bukuri thuajse alarmuese. U ula menjëherë pranë saj. Biseduam për gjithçka bashkë. Për Argjentinën dhe Republikën Lindore (Uruguajin), për shkrimtarët e poetët e vendeve tona. Sigurisht, mbase për të tingëlluar dashamirës apo për ta lajkatuar, i thura lavde poetit uruguajan Herrera y Reissig. Kurse ajo, nga ana e saj lëvdoi poetin argjentinas Leopoldo Lugones.

Ishte një vazhdë shpërfaqje të virtyteve letrare të pareshtura. Teksa bashkëfolësja ime ngulmonte për dhuntitë letrare të argjentinasve, unë theksoja vlerat e Lindorëve të Uruguajit. Vijuam kështu gjatë dy orëve, që fluturuan në çast.

Më vonë, mbase pak i lodhur, e pyeta këtë grua:

– Kush jeni ju vallë?

– Unë quhem Juana de Ibarbourou, po ju?

– Unë quhem Jorge Luis Borges!

Kurrë më nuk do të takoheshim më tutje”.

Përktheu nga spanjishtja:
Elvi Sidheri

PS: Juana de Ibarbourou (1892-1979) është ndër poetet më të shquara latino amerikane të shekullit XX./ KultPlus.com

‘Diç më thanë, mbrëmja dhe mali’

Jorge Luis Borges

Përktheu Edon Qesari

1.

Diç më thanë
mbrëmja dhe mali.
Por e kam humbur.

2.

Nata e pacak
tash s’është gjë tjetër
veç një amësim.

3.

Është apo s’është
ëndrra që harrova
para agimit?

4.

Të pazë telat.
Muzika e dinte
atë që ndiej.

5.

Sot s’po qesh
bajamishtja në kopsht.
Është kujtimi yt.

6.

Nëpër terr
libra, vula, çelësa
ndjekin fatin tim.

7.

Prej asaj dite
s’i kam prekur gurët
mbi fushë të shahut.

8.

Mbi shkretëtirë
po ndodh agu mëngjesit.
Dikush e di.

9.

Shpata bjerraditëse
ëndërron betejat e saj.
Tjetër është ëndrra ime.

10.

Njeriu ka vdekur.
Mjekra nuk di gjë.
Rriten thonjtë.

11.

Kjo është dora
që herë-herë prekte
flokët e tu./ KultPlus.com

‘Çdo njeri që kalon në jetën tonë është i veçantë’

Jorge Luis Borges

Borges është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XX. Ndonëse nuk e mori Çmimin Nobel në letërsi, vepra e tij arriti majat. Ai shquhet për erudicionin e jashtëzakonshëm, mjeshtrinë e rrëfimit dhe ndjeshmërinë e lartë ndaj çështjeve që prekin dhe kanë tëbëjnë me qeniet njerëzore.

“Çdo njeri që kalon në jetën tonë është i veçantë: lë gjithmonë një pjesë të tij te ne dhe merr diçka nga jeta jonë me vete… Ndonjëri merr më shumë e ndonjëri më pak, por askush nuk ikën pa lënë asgjë. Kjo është përgjegjësia më e madhe e jetës sonë dhe prova e qartë që dy shpirtra nuk takohen kurrë rastësisht..”  /KultPlus.com

Veç muj me t’dashtë ashtu siç je

Poezi nga Jorge Luis Borges

Jo, s’mundem me iu dhanë zgjidhje krejt problemeve t’jetës
s’kam përgjigje për dyshimet as për ndërdyshjet e tua
veç mundem me t’ndigjue e gjithçka me nda me ty…

Jo, unë s’mundem me e ndryshue
as t’shkuemen e as t’ardhmen tande
por n’se asht nevoja pranë vedit m’ke gjithnji

S’mundem me i shmangë teposhtat e tua,
veç dorën mundem me ta shtri e me të mbajtë mos me u rrzue
Gëzimi yt, fitoret e tua, triumfi yt
vërtet s’janë të miat
po shpirti më gëzon i tani kur t’shoh me flatra

S’gjykoj vendimet e marra n’jetën tande
po me të mbështetë e ndjej detyrë,
me të nxitë e me të ndihmue nëse ti më pranon!

S’mundem me i vu cak qiellit kah vërtitesh,
veç mundem me t’ofrue hapsinë të mjaftë
që ti t’naltohesh

S’mundem me ta shmangë as vuejtjen tande,
kur ndonji ndëshkim zemrën ta lëndon,
po mund t’përlotem me ty, e me i rimbledhë bashkë
krejt gastaret e nji shpirti t’thyem e me rinis nga e para

S’mundem me t’thanë as kush je, as kush duhet të jesh,
veç mundem me të dashtë njashtu siç je
dhe me mbetë përjetë Miku yt…

(Perkthyer nga Jozef Radi) / KultPlus.com

Veç muj me t’dashtë ashtu siç je

Poezi nga Jorge Luis Borges

Jo, s’mundem me iu dhanë zgjidhje krejt problemeve t’jetës
s’kam përgjigje për dyshimet as për ndërdyshjet e tua
veç mundem me t’ndigjue e gjithçka me nda me ty…

Jo, unë s’mundem me e ndryshue
as t’shkuemen e as t’ardhmen tande
por n’se asht nevoja pranë vedit m’ke gjithnji

S’mundem me i shmangë teposhtat e tua,
veç dorën mundem me ta shtri e me të mbajtë mos me u rrzue
Gëzimi yt, fitoret e tua, triumfi yt
vërtet s’janë të miat
po shpirti më gëzon i tani kur t’shoh me flatra

S’gjykoj vendimet e marra n’jetën tande
po me të mbështetë e ndjej detyrë,
me të nxitë e me të ndihmue nëse ti më pranon!

S’mundem me i vu cak qiellit kah vërtitesh,
veç mundem me t’ofrue hapsinë të mjaftë
që ti t’naltohesh

S’mundem me ta shmangë as vuejtjen tande,
kur ndonji ndëshkim zemrën ta lëndon,
po mund t’përlotem me ty, e me i rimbledhë bashkë
krejt gastaret e nji shpirti t’thyem e me rinis nga e para

S’mundem me t’thanë as kush je, as kush duhet të jesh,
veç mundem me të dashtë njashtu siç je
dhe me mbetë përjetë Miku yt…

(Përkthyer nga Jozef Radi) /KultPlus.com

Jorge Luis Borges, kjo figurë kyçe e letërsisë spanjolle

37 vite më parë ka vdekur shkrimtari spanjoll, Jorge Luis Borges, shkruan KultPlus.

Jorge Francisco Isidoro Luis Borges Acevedo ka lindur në Buenos Aires më 24 gusht 1899 dhe ka vdekur në Gjeneve më 14 qeshor 1986. Ai ka qenë një shkrimtar tregimesh të shkurtëra, eseist, poet, përkthyes dhe figurë kyçe e letërsisë së gjuhës spanjolle.

Librat e tij më të njohur me tregime janë Ficciones dhe El Aleph, të botuara në vitet 1940, janë përmbledhje me tregime të shkurtëra të ndërlidhura nga temat e përbashkëta, duke përfshirë ëndrrat, labirintet, bibIiotekat, pasqyrat, shkrimtarët e sajuar, filozofitë dhe fetë.

Ngjarjet më të rëndësishme mbi biografinë e tij janë te lidhura ngushtë me disa nga paraardhësit e tij. Duke qenë se rrjedh nga një familje studiuesish dhe ushtarakësh Borges zgjodhi letërsinë megjithëse e pati një peng të madh për shumë kohë faktin që nuk zgjodhi ushtrinë.

Nga 1914 deri 1921 jetoi bashkë me familjen nëpër Evropë. Kreu studimet fillimisht në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku njohu më mirë letërsinë dhe shkroi disa nga poezitë e tij të para.

Në 1923 publikoi librin e tij të parë me poezi, “Fervor de Buenos Aires”, dhe pas dy vjetësh librin e dytë “Luna de Enfrente”. Në 1925 Borges njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas.

Me të Borges pati një mirëkuptim intelektual i destinuar për të hyrë në mitologjinë e letërsisë argjentinase. Aktiviteti publicistik i Borges ishte shumë i gjerë. Vargjet e “Kauderno San Martìn” u publikuan vetëm në 1929, ndërsa një vit më pas doli “Evaristo Karriego”, një vepër që entuziazmoi kritikën argjentinase.

Një fatkeqësi tjetër në jetën e shkrimtarit: verbohet. Borges, i cili kishte pasur gjithnjë probleme me sytë, e humbi përfundimisht shikimin në fund të viteve 50’ pasi kishte kryer 9 operacione. Por këtë sëmundje ai e përdori për të krijuar akoma më shumë. Kulmin e këtij procesi “sublimimi” ai e pati në vitet 1933 e 1934.

Të gjitha tregimet e publikuara prej tij në revistën “Krìtika”: dolën në një përmbledhje të vetme me titullin “Historia universal de la infamia” (Historia universale e poshtërsisë), që u pasu disa vite më vonë nga “Historia de la eternidad” (Historia e përjetësisë), një vepër ndërthuret Historia dhe Dituria.

Annus horribilis (mos e ndrysho!!! nga latinishtja vit i tmerrshëm): Viti 1938. Nisi me vdekjen e babait të Borges, më pas vetë shkrimtari pësoi një aksident që detyroi të mos lëvizte për një kohë të gjatë, e me pas një atak seticemie (sëmundje gjaku) që i rrezikoi seriozisht jetën.

Kjo situatë dramatike provokoi te Borges frikën se mund të humbte përgjithnjë aftësitë e tij krijuese. Frike e pabazuar: gjatë viteve kur ishte i sëmura ai krijoi disa nga kryeveprat e tij të cilat u publikuan në 1944 nën titullin “Shtirjet”.

Pas 5 vjetësh dolën disa nga tregimet e tij ne librin e titulluar “Alef”. Gjatë kësaj periudhe Borges cilësohej si një nga shkrimtarët më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave.

Si për të pohuar dhe një herë aftësitë e tij, Borges publikoi një tjetër kryevepër që mban titullin “Inkuizicionet e tjera” (1952).

Në 1955 Borges u emërua drejtor në Bibliotekën Kombëtare, një nga ëndrrat e tij të hershme. Në fjalimin e rastit ai u shpreh se: “Është një ironi sublime dhe hyjnore që më jepen 800 mijë libra kur unë jam në terr të plotë prej vitesh”. Pas 31 vjetësh drejtor ai u nda nga jeta më 14 qershor 1986. Pranë varrit të tij prehen eshtrat e gruas së dytë të Borges-it, Marìa Kodama.

Shumë regjisorë janë bazuar në jetën e tij për të realizuar filma, dhe sa për shembull mund të përmendim një mbi të gjithë “Estela Kanto, Un Amor de Borges”, nga regjisori Havier Torre (1999). ku protagonistë është bukuroshja Ines Sastre./KultPlus.com

“Vetë jeta është një citat”

Një prej figurave letrare më unike të shekullit 20, Jorge Luis Borges, u lind në Argjentinë, në 24 gusht 1899.

Si një mjeshtër i tregimeve të shkurtër, Borgesi shkroi për botën kriminale të Argjentinës dhe krijoi botë që rroknin magjepsjen e tij pas konceptit të pafundshmërisë. Poemat e tij përkujtojnë kulturën unike dhe traditat e kryeqytetit, Buenos Aires, ku ai jetoi deri ditën që vdiq, në 1986.

Këtu sjellim disa prej shprehjeve më të spikatura të Borgesit:

“Dyshimi është një prej emrave të inteligjencës”

“Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë”

“Vetë jeta është një citat”

“Teksa mendoj për mitet e shumtë, është njëri prej tyre që është shumë i dëmshëm, dhe ky është miti i shteteve”

“Mos fol, nëse nuk ke për ta përmirësuar heshtjen”

“Lëri të tjerët të krenohen se sa shumë faqe kanë shkruar. Preferoj të mburrem për ato që kam lexuar”

“Të shkruarit nuk është asgjë më shumë se sa një ëndërr e udhërrëfyes”

“Ne e pranojmë me kaq shumë gatishmëri realitetin. Ndoshta sepse ndjejmë që asgjë nuk është reale”

“Të biesh në dashuri do të thotë të krijosh një fe me një Zot të gabueshëm”./ KultPlus.com

E dashura, gruaja, magjistarja e Borgesit!

Për një admirues të Jorge Luis Borgesit, shkrimtarit dhe poetit të madh argjentinas, ikonë e letërsisë së shekullit të 20-të, të shëtisë në universin intim, të bisedojë me vejushën e tij, Maria Kodama, është si të kridhesh sërish në hovin e veprës së admiruar.

Në një fotografi, Jorge Luis Borges përkëdhel një deve, e cila duket sikur hungërin drejt kamerës: njërën dorë e shtrëngon pas krahut të guidës egjiptian, veshur me një xhaketë gri, një kravatë, flokët e thinjur shprishur nga era. Mbi deve qëndron Maria Kodama; ajo është pak më shumë se dyzet vjeç, Borgesi është thuajse edhe një herë sa mosha e saj – ajo e veshur në ngjyrë rozë, krahët elegantë të zhveshur dhe, në të vërtetë, ndaluar në imazhin mes dy piramidave, ngjason si një hyjni…

Libri i Maria Kodamas “Atlas”, botuar në 1984, është i fundit në bibliografinë narrative të Borgesit, ndoshta, me dashakeqësi, më i shpërfilluri. Borgesi do të vdiste dy vjet më vonë.

Në albumin me ndriçime endacake, ose fotografi të shkruara, Borgesi kujton Egjiptin. “Rreth tre ose katërqind metra larg piramidës, u përkula, mora një grusht rërë, e hodha në heshtje pak më tej dhe thashë zëulët: “Unë po modifikoj Saharanë”. 

Një fakt i vogël, por fjalët jo shumë të zgjedhura ishin të sakta dhe mendova se më ishte dashur gjithë jeta që të isha në gjendje t’i thoja. Kujtimi i atij momenti është një nga më të rëndësishmit e qëndrimit tim në Egjipt”.

Mirëpo, në këtë rast, duhet të pyesim veten se deri në cilën folje, deri në cilën copëz fraze e modifikoi Kodama Borgesin. Që Borges është një Sahara, historitë e tij shkërmoqen pasi i lexuan, është një fakt: Saharaja ngërthen gjithçka, shpërbën gjithçka, gjithçka barazohet.

Borgesi deklaron, se “Atlas” është shkruar nën frymëzimin, më saktë nën magjinë e Kodamës. “Bashkë me Maria Kodamën ndamë të gëzuar dhe të mahnitur zbulimin e tingujve, gjuhëve, muzgut, qyteteve, kopshteve dhe njerëzve që janë përherë të ndryshëm dhe unikë. Këto faqe dëshirojnë të dëshmojnë për këtë aventurë të gjatë që vazhdon”.

Pas vdekjes së nënës, në 1975, Borges u martua me Maria Kodamën, e cila u shndërrua në bashkëpunëtore, nxënëse, sekretare e tij. Jo rrallëherë Maria Kodama shihej si një stratege, një përfituese, një ndihmëse e thjeshtë, magjistarja që manipuloi Borgesin. Kodama ka fytyrën, qëndrimin, një përçmim diskret, madje edhe mbiemrin e magjistares.

Mbase tek ajo Borgesi pa të mishëruar librin e librave, një lloj Aleph, ku, në historinë eponime shfaqet edhe një tjetër grua enigmatike, Beatriz Viterbo, “e gjatë, e brishtë, disi e epuar”. Kodama, e lindur në Buenos Aires, në vitin 1937, në një libër biografik, shprehet “E.T… kështu më thërrasin miqtë e mi, jashtokësore”.

Më tej, thekson: “Jam rritur si japoneze. Pra, jam japoneze. Kështu më ka rritur im atë. Me stilin alla japonez. Me mua fliste gjithmonë, si me një të rritur. Më bëri të lirë. Të jesh i lirë, do të thotë të marrësh përgjegjësi për atë që dëshiron të bësh, të durosh pasojat, pa i shqetësuar të tjerët”.

Borgesi vdiq më 14 qershor 1986, disa muaj më parë, në prill, ai ishte martuar me Kodamën. Figura e saj lidhet me të, a thua të ishte ëndrra e tij e fundit, të shkruarit ekstrem të dorës. Kodama adhuronte poezitë e Borgesit, madje “në një nga ato poezitë Borges i drejtohet një gruaje, duke i thënë se ai do t’i ofrojë vetminë e tij, mjerimin e tij, urinë e zemrës së tij”. Ishte koncpeti “uria e zemrës” që më goditi.

Me pak fjalë, është profecia e një dashurie. Vetë Maria Kodama duket si një krijesë e Borgesit, me vështrimin kozmik, me sy të përhumbur. I verbër, ai i diktonte punët e tij, duke ia kushtuar ato të viteve të fundit.

Ajo thotë, se e zbuloi ligësinë kur u martua ose fill pas saj. Jehonat e shtypit, të skandalizuara nga ky bashkim, të cilat i konsideronte sa befasuese, aq edhe të pashpjegueshme, mbërritën deri në brigjet e liqenit Leman, në Gjenevën e qetë, ku ajo shoqëronte Jorge Luis Borges në javët e fundit të jetës së tij.

Gjithçka ndodhi kur ata që e ruanin, përndiqnin, ngacmonin, shpifnin për të, pra kërkuan të shkatërronin universin intim dhe sublim që ajo kishte ndërtuar për vite me shkrimtarin. Pavarësisht nëse njerëzit e duan apo jo, shpreht Maria, ajo është e veja e Borgesit.

I pëlqen apo jo, ajo gjithmonë do të fajësohet për gjithçka që bën. Borgesi ka qenë dhe mbetet shpirti im binjak, pasi ai ishte si Hektori për Andromakën: babai, nëna, vëllezërit e motrat, mbi të gjitha “dashuria që lulëzon”.

Sipas historisë ose legjendës, ishte Borges ai, që, në Gjenevë, i kërkoi të martohej Kodamës. “Nëse doni të zhburrëroni lirinë time, do t’ua lejoj, Borges”, – ia ktheu ajo. “Ju jeni skllave e lirisë”, – i tha Borges.

Mandej: “Mendo, Maria, do të jesh Maria Kodama Borges”. “Problemi, Borges, është se unë nuk i përkas askujt”. Kur ai, i verbër, kap krahun e saj duket sikur shfleton një libër, gris një fletë qiellore. Në të vërtetë, Borgesi ishte person që dëshironte të dominohej, edhe nga fiksimet e përsëritura. Kodama ia arriti më së miri.

Megjithatë, siç ndodh rëndom, uria është e dyfishtë dhe preja rezulton të jetë në përgjim, më e egër. / KultPlus.com

E dashura, gruaja, magjistarja e Borgesit!

Për një admirues të Jorge Luis Borgesit, shkrimtarit dhe poetit të madh argjentinas, ikonë e letërsisë së shekullit të 20-të, të shëtisë në universin intim, të bisedojë me vejushën e tij, Maria Kodama, është si të kridhesh sërish në hovin e veprës së admiruar.

Në një fotografi, Jorge Luis Borges përkëdhel një deve, e cila duket sikur hungërin drejt kamerës: njërën dorë e shtrëngon pas krahut të guidës egjiptian, veshur me një xhaketë gri, një kravatë, flokët e thinjur shprishur nga era. Mbi deve qëndron Maria Kodama; ajo është pak më shumë se dyzet vjeç, Borgesi është thuajse edhe një herë sa mosha e saj – ajo e veshur në ngjyrë rozë, krahët elegantë të zhveshur dhe, në të vërtetë, ndaluar në imazhin mes dy piramidave, ngjason si një hyjni… Libri i Maria Kodamas “Atlas”, botuar në 1984, është i fundit në bibliografinë narrative të Borgesit, ndoshta, me dashakeqësi, më i shpërfilluri. Borgesi do të vdiste dy vjet më vonë. Në albumin me ndriçime endacake, ose fotografi të shkruara, Borgesi kujton Egjiptin. “Rreth tre ose katërqind metra larg piramidës, u përkula, mora një grusht rërë, e hodha në heshtje pak më tej dhe thashë zëulët: “Unë po modifikoj Saharanë”. Një fakt i vogël, por fjalët jo shumë të zgjedhura ishin të sakta dhe mendova se më ishte dashur gjithë jeta që të isha në gjendje t’i thoja. Kujtimi i atij momenti është një nga më të rëndësishmit e qëndrimit tim në Egjipt”. Mirëpo, në këtë rast, duhet të pyesim veten se deri në cilën folje, deri në cilën copëz fraze e modifikoi Kodama Borgesin. Që Borges është një Sahara, historitë e tij shkërmoqen pasi i lexuan, është një fakt: Saharaja ngërthen gjithçka, shpërbën gjithçka, gjithçka barazohet. Borgesi deklaron, se “Atlas” është shkruar nën frymëzimin, më saktë nën magjinë e Kodamës. “Bashkë me Maria Kodamën ndamë të gëzuar dhe të mahnitur zbulimin e tingujve, gjuhëve, muzgut, qyteteve, kopshteve dhe njerëzve që janë përherë të ndryshëm dhe unikë. Këto faqe dëshirojnë të dëshmojnë për këtë aventurë të gjatë që vazhdon”.

Pas vdekjes së nënës, në 1975, Borges u martua me Maria Kodamën, e cila u shndërrua në bashkëpunëtore, nxënëse, sekretare e tij. Jo rrallëherë Maria Kodama shihej si një stratege, një përfituese, një ndihmëse e thjeshtë, magjistarja që manipuloi Borgesin. Kodama ka fytyrën, qëndrimin, një përçmim diskret, madje edhe mbiemrin e magjistares. Mbase tek ajo Borgesi pa të mishëruar librin e librave, një lloj Aleph, ku, në historinë eponime shfaqet edhe një tjetër grua enigmatike, Beatriz Viterbo, “e gjatë, e brishtë, disi e epuar”. Kodama, e lindur në Buenos Aires, në vitin 1937, në një libër biografik, shprehet “E.T… kështu më thërrasin miqtë e mi, jashtokësore”. Më tej, thekson: “Jam rritur si japoneze. Pra, jam japoneze. Kështu më ka rritur im atë. Me stilin alla japonez. Me mua fliste gjithmonë, si me një të rritur. Më bëri të lirë. Të jesh i lirë, do të thotë të marrësh përgjegjësi për atë që dëshiron të bësh, të durosh pasojat, pa i shqetësuar të tjerët”.

Borgesi vdiq më 14 qershor 1986, disa muaj më parë, në prill, ai ishte martuar me Kodamën. Figura e saj lidhet me të, a thua të ishte ëndrra e tij e fundit, të shkruarit ekstrem të dorës. Kodama adhuronte poezitë e Borgesit, madje “në një nga ato poezitë Borges i drejtohet një gruaje, duke i thënë se ai do t’i ofrojë vetminë e tij, mjerimin e tij, urinë e zemrës së tij”. Ishte koncpeti “uria e zemrës” që më goditi. Me pak fjalë, është profecia e një dashurie. Vetë Maria Kodama duket si një krijesë e Borgesit, me vështrimin kozmik, me sy të përhumbur. I verbër, ai i diktonte punët e tij, duke ia kushtuar ato të viteve të fundit.

Ajo thotë, se e zbuloi ligësinë kur u martua ose fill pas saj. Jehonat e shtypit, të skandalizuara nga ky bashkim, të cilat i konsideronte sa befasuese, aq edhe të pashpjegueshme, mbërritën deri në brigjet e liqenit Leman, në Gjenevën e qetë, ku ajo shoqëronte Jorge Luis Borges në javët e fundit të jetës së tij. Gjithçka ndodhi kur ata që e ruanin, përndiqnin, ngacmonin, shpifnin për të, pra kërkuan të shkatërronin universin intim dhe sublim që ajo kishte ndërtuar për vite me shkrimtarin. Pavarësisht nëse njerëzit e duan apo jo, shpreht Maria, ajo është e veja e Borgesit. I pëlqen apo jo, ajo gjithmonë do të fajësohet për gjithçka që bën. Borgesi ka qenë dhe mbetet shpirti im binjak, pasi ai ishte si Hektori për Andromakën: babai, nëna, vëllezërit e motrat, mbi të gjitha “dashuria që lulëzon”.

Sipas historisë ose legjendës, ishte Borges ai, që, në Gjenevë, i kërkoi të martohej Kodamës. “Nëse doni të zhburrëroni lirinë time, do t’ua lejoj, Borges”, – ia ktheu ajo. “Ju jeni skllave e lirisë”, – i tha Borges. Mandej: “Mendo, Maria, do të jesh Maria Kodama Borges”. “Problemi, Borges, është se unë nuk i përkas askujt”. Kur ai, i verbër, kap krahun e saj duket sikur shfleton një libër, gris një fletë qiellore. Në të vërtetë, Borgesi ishte person që dëshironte të dominohej, edhe nga fiksimet e përsëritura. Kodama ia arriti më së miri. Megjithatë, siç ndodh rëndom, uria është e dyfishtë dhe preja rezulton të jetë në përgjim, më e egër./Konica.al / KultPlus.com

74 libra që i propozon për t’i lexuar shkrimtari Jorge Luis Borges

Në vitin 1985, shkrimtari i njohur Jorge Luis Borges nisi të radhiste librat të cilët atij i kishin ndihmuar në jetë, ia kishin ndryshuar jetën dhe librat të cilët ai do ti rekomandonte për lexim.

Detyra iu dha nga Hyspamerica – një botues nga Argjentina, ndërsa kësisoj shkrimtari i njohur nisi të krijonte listën e tij. Libraria personale e tij përmban tituj nga më të ndryshmit, disa të përkthyer në anglisht e disa vetëm në gjuhën spanjolle.

Një pjesë e librave janë edhe në gjuhën shqipe, sikur Dino Buzzati, Dostojevski, Søren Kierkegaard, Daniel Defoe e autorë tjerë.

Po e paraqesim këtu listën e 74 librave të cilët ju duhet ti lexoni:

1. Stories by Julio Cortázar (not sure if this refers to Hopscotch, Blow-Up and Other Stories, or neither)
2. & 3. The Apocryphal Gospels
4. Amerika and The Complete Stories by Franz Kafka
5. The Blue Cross: A Father Brown Mystery by G.K. Chesterton
6. & 7. The Moonstone by Wilkie Collins
8. The Intelligence of Flowers by Maurice Maeterlinck
9. The Desert of the Tartars by Dino Buzzati
10. Peer Gynt and Hedda Gabler by Henrik Ibsen
11. The Mandarin: And Other Stories by Eça de Queirós
12. The Jesuit Empire by Leopoldo Lugones
13. The Counterfeiters by André Gide
14. The Time Machine and The Invisible Man by H.G. Wells
15. The Greek Myths by Robert Graves
16. & 17. Demons by Fyodor Dostoyevsky
18. Mathematics and the Imagination by Edward Kasner
19. The Great God Brown and Other Plays, Strange Interlude, and Mourning Becomes Electra by Eugene O’Neill
20. Tales of Ise by Ariwara no Narihara
21. Benito Cereno, Billy Budd, and Bartleby, the Scrivener by Herman Melville
22. The Tragic Everyday, The Blind Pilot, and Words and Blood by Giovanni Papini
23. The Three Impostors
24. Songs of Songs tr. by Fray Luis de León
25. An Explanation of the Book of Job tr. by Fray Luis de León
26. The End of the Tether and Heart of Darkness by Joseph Conrad
27. The Decline and Fall of the Roman Empire by Edward Gibbon
28. Essays & Dialogues by Oscar Wilde
29. Barbarian in Asia by Henri Michaux
30. The Glass Bead Game by Hermann Hesse
31. Buried Alive by Arnold Bennett
32. On the Nature of Animals by Claudius Elianus
33. The Theory of the Leisure Class by Thorstein Veblen
34. The Temptation of St. Antony by Gustave Flaubert
35. Travels by Marco Polo
36. Imaginary lives by Marcel Schwob
37. Caesar and Cleopatra, Major Barbara, and Candide by George Bernard Shaw
38. Macus Brutus and The Hour of All by Francisco de Quevedo
39. The Red Redmaynes by Eden Phillpotts
40. Fear and Trembling by Søren Kierkegaard
41. The Golem by Gustav Meyrink
42. The Lesson of the Master, The Figure in the Carpet, and The Private Life by Henry James
43. & 44. The Nine Books of the History of Herodotus by Herdotus
45. Pedro Páramo by Juan Rulfo
46. Tales by Rudyard Kipling
47. Vathek by William Beckford
48. Moll Flanders by Daniel Defoe
49. The Professional Secret & Other Texts by Jean Cocteau
50. The Last Days of Emmanuel Kant and Other Stories by Thomas de Quincey
51. Prologue to the Work of Silverio Lanza by Ramon Gomez de la Serna
52. The Thousand and One Nights
53. New Arabian Nights and Markheim by Robert Louis Stevenson
54. Salvation of the Jews, The Blood of the Poor, and In the Darkness by Léon Bloy
55. The Bhagavad Gita and The Epic of Gilgamesh
56. Fantastic Stories by Juan José Arreola
57. Lady into Fox, A Man in the Zoo, and The Sailor’s Return by David Garnett
58. Gulliver’s Travels by Jonathan Swift
59. Literary Criticism by Paul Groussac
60. The Idols by Manuel Mujica Láinez
61. The Book of Good Love by Juan Ruiz
62. Complete Poetry by William Blake
63. Above the Dark Circus by Hugh Walpole
64. Poetical Works by Ezequiel Martinez Estrada
65. Tales by Edgar Allan Poe
66. The Aeneid by Virgil
67. Stories by Voltaire
68. An Experiment with Time by J.W. Dunne
69. An Essay on Orlando Furioso by Atilio Momigliano
70. & 71. The Varieties of Religious Experience and The Study of Human Nature by William James
72. Egil’s Saga by Snorri Sturluson
73. The Book of the Dead
74. & 75. The Problem of Time by J. Alexander Gunn /KultPlus.com

Mario Vargas Llosa: Borges në shtëpinë e tij

Intervistë e pabotuar e vitit 1981

Nëse do të më duhej të përmendja një shkrimtar në gjuhën spanjolle të kohës sonë, vepra e të cilit do të rrojë për të lënë një gjurmë të thellë në letërsi, do të citoja këtë poet, tregimtar dhe eseist argjentinas, që i dha mbiemrin e tij artistes së famshme Grasiela Borges*, Jorge Luis Borges.

Një grusht librash që shkroi, gjithnjë libra të shkurtër, të përsosur dhe të çmuar si një unazë, ku njeriu ka përshtypjen se asgjë nuk mungon dhe asgjë nuk është e tepërt, kanë pasur dhe kanë një ndikim të madh tek ata që shkruajnë spanjisht. Tregimet e tij fantastike, të cilat zhvillohen në Pampa, në Buenos Aires, në Kinë, në Londër, në çdo vend të realitetit ose irealitetit, tregojnë të njëjtën imagjinatë të fuqishme dhe të njëjtën kulturë të frikshme sa edhe esetë e tij mbi kohën, gjuhën e vikingëve… Por erudicioni te Borgesi nuk është kurrë diçka e dendur, akademike, por gjithnjë është diçka e pazakontë, e shkëlqyeshme, argëtuese, një aventurë e shpirtit, prej nga ne lexuesit gjithmonë dalim të befasuar dhe të pasuruar.

Intervista me Borgesin është zhvilluar në një apartament modest, në qendër të Buenos Airesit, ku ai jetonte i kujdesur nga një punonjëse, e cila i shërbente edhe si shoqëruese, pasi Borgesi kishte disa vjet që e kishte humbur shikimin; po ashtu i shoqëruar nga një maçok angora, të cilin e kishte pagëzuar me emrin Bepo, sepse, siç tha, ashtu quhej maçoku i poetit anglez, Lord Bajron, të cilin ai e admironte.

INTERVISTA:

Llosa: Më habiti shumë fakti që, duke parë bibliotekën tuaj, nuk gjeta libra tuajt. Pse nuk ka libra tuajt në bibliotekë?

Borges: Kujdesem shumë për bibliotekën time. Kush jam unë që ta quaj veten njësoj me Shopenhauerin…

L: Dhe nuk ka as libra për ju, shikoj që nuk ka asnjë nga gjithë ata libra që janë shkruar për ju.

B: Nga ata unë kam lexuar në Mendosa, të parin, të botuar gjatë diktaturës.

L: Cila diktaturë, Borges? Sepse, për fat të keq, ka pasur kaq shumë…

B: Ajo e atij… emrin e të cilit nuk dua ta kujtoj.

L: As mos e përmendni.

B: Jo, as dua ta kujtoj. Ka fjalë të cilat është mirë t’i shmangësh. Epo, doli libri Borges, enigma dhe çelësi, shkruar nga Ruis Dias (Ruiz Díaz), një profesor nga Mendosa, dhe nga një bolivian, Tamajo. Dhe e lexova atë libër për të parë nëse mund ta gjeja çelësin, pasi enigmën e njihja. Pastaj, nuk kam lexuar më asnjë tjetër. Alisia Hurado (Alicia Jurado) ka shkruar një libër për mua. E falënderova dhe i thashë: “Unë e di se është mirë, por tema nuk më intereson mua ose ndoshta më intereson shumë, kështu që nuk do ta lexoj.”

L: Domethënë, nuk e keni lexuar as atë biografinë voluminoze që Rodriges Monegali (Rodríguez Monegal) ka shkruar për ju.

B: Dhe doni të thoni se është shumë e mirë?

L: Së paku shumë e dokumentuar dhe realisht e bërë me një nderim të thellë, me një dashuri të madhe për ju, madje, besoj, me njohuri të mëdha për veprën tuaj.

B: Po, jemi miq. Ai është nga Melo, apo jo? Nga Uruguai.

L: Po, dhe, gjithashtu, në një nga tregimet tuaja paraqitet si personazh.

B: Për qytetin Melo mbaj mend disa vargje shumë të këndshme të Emilio Oribes, të cilat fillojnë në një mënyrë pa shumë vlerë, por pastaj lartësohen, marrin flakë: “Unë kam lindur në Melo, qytet i shtëpive koloniale…” Epo, kjo nuk është shumë…, “shtëpi koloniale”, pak më ndryshe “shtëpi të stilit kolonial”… “Unë kam lindur në Melo, një qytet i shtëpive koloniale, në mes të fushave të pafundme, plot panik”, dhe tani zmadhohet, “në mes të fushave të pafundme, plot panik dhe pranë Brazilit”. Shikoni si vjen duke u rritur vargu, ë? Si vjen duke u zgjeruar!

L: Mbi të gjitha, sepse e thoni ju.

B: Jo, por… “Unë kam lindur në Melo, një qytet me shtëpi koloniale” nuk është asgjë; “në mes të rrafshinës së pafund dhe të frikshme, pranë Brazilit”, dhe tashmë shikon një krenari në fund të vargut. Është shumë e bukur. Emilio Oribe.

L: Është shumë e bukur. Borges, është një gjë, për të cilën ka vite që dua t’ju pyes. Unë shkruaj romane dhe gjithmonë më lëndon një frazë juaja, shumë e bukur, por shumë fyese për një romancier, një frazë që, pak a shumë, është kështu: “Është prirje varfanjake të kërkosh të shkruash romane, të duash ta zgjerosh në pesëqind faqe diçka që mund të formulohet në një frazë të vetme”.

B: Po, por është një gabim, një gabim, sipas meje. Të sorollatesh kot, apo jo? Ose të jesh i paaftë.

L: Por keni qenë një lexues i shkëlqyer dhe një përkthyes i mrekullueshëm i romaneve.

B: Jo, jo. Unë kam lexuar shumë pak romane.

L: Megjithatë, romanet shfaqen në veprën tuaj, janë përmendur, madje janë sajuar.

B: Po, por unë jam tmerruar nga romancieri Uilliam M. Thekëri (Thackeray). Përkundrazi, Dinkes më pëlqen shumë.

L: Vanity Fair (Panairi i kotësive) ishte shumë i mërzitshëm për ju.

B: Romanin Pendennis, me shumë sforcim, munda ta lexoj, por, Vanity Fair, jo, nuk munda.

L: Josef Konrad (Joseph Conrad), për shembull, është një autor që ju e admironi, nuk ju interesojnë romanet e Konradit?

B: Po, sigurisht që po, veçse këtu bëj disa përjashtime. Për shembull, rasti i Henri Xhejmsit (Henry James), i cili, le të themi, ishte tregimtar dhe romancier i shkëlqyer, i një kalibri tjetër.

L: Por, midis autorëve më të rëndësishëm për ju, a nuk ka ndonjë romancier?

B: …

L: A do të përmendnit ndonjë romancier midis autorëve që ju i konsideroni më të rëndësishëm, apo ata janë kryesisht poetë dhe eseistë?

B: Dhe tregimtarë.

L: Dhe tregimtarët.

B: Sepse nuk mendoj që Një mijë e një net është një roman, apo jo? Është një antologji e pafund.

L: Avantazhi i romanit është se gjithçka mund të jetë roman. Mendoj se është një zhanër kanibal, i cili i gëlltit të gjitha zhanret.

B: Sa i përket “kanibalit”, e dini origjinën e fjalës?

L: Jo, nuk e di, cila është?

B: Shumë e bukur. Karaibe,  nga e cila vjen karibal dhe pastaj kanibal.

L: Pra, qenka një fjalë me origjinë latino-amerikane.

B: Po, por pa “latino”. Ata ishin një fis indianësh, karibët, një fjalë indigjene, dhe prej andej erdhi kanibal dhe Kaliban, te Shekspiri.

L: Kontribut interesant i Amerikës në fjalorin universal.

B: Ka shumë të tjera: çokollatë, që ishte xocoatl, besoj, apo jo? Për fat të keq, ka humbur l, në fund. Po ashtu papa.

L: Sipas jush, cili ka qenë kontributi më i mirë i Amerikës në fushën e letërsisë? I gjithë Amerikës: Amerikës hispanike, portugeze… Ndonjë autor, ndonjë libër, ndonjë temë?

B: Unë do të thosha se gjëja më e mirë është modernizmi, në përgjithësi. Ishte vepër e letërsisë në gjuhën spanjolle, dhe kjo buron nga kjo anë, ana jonë, siç thekson Maks Enrikes Urenja (Max Henríquez Ureña). Unë kam folur me Huan Ramon Himenesin (Juan Ramón Jiménez) dhe ai më ka treguar për emocionin me të cilin kishte marrë një kopje të Maleve të arit (vepër poetike e Leopoldo Lugonesit, 1897), dhe për ndikimin e tij te poetë të mëdhenj në Spanjë. Prandaj them se vjen nga kjo anë. Dhe çuditërisht, ne këtu jemi shumë më afër Francës – jo gjeografikisht – nga ç’janë spanjollët. Unë, në Spanjë, kisha vënë re se mund të lavdëroje Anglinë, Italinë, Gjermaninë, madje edhe Amerikën e Veriut, por, nëse lavdëroje Francën, atyre nuk u vinte mirë.

L: Kudo, nacionalizmi është diçka shumë e vështirë për t’u çrrënjosur.

B: Një nga të këqijat e mëdha të kohës sonë.

L: Po, Borges, për këtë do të doja të flisja pak, sepse… Mendoj se mund t’ju flas me shumë sinqeritet.

B: Po, dhe unë, veç kësaj, dua t’ju them se është një e keqe që u përket të djathtëve dhe të majtëve.

L: Disa nga deklaratat tuaja politike edhe mund të më habitin, por, kur flisni për çështjen e nacionalizmit, meritoni gjithë admirimin dhe respektin tim. Mendoj se përherë keni folur me kthjelltësi të madhe për këtë temë, ose, më saktë, kundër nacionalizmit.

B: E megjithatë, unë e kam pësuar prej tij.

L: Por tani, me këta të fundit…

B: Për faktin si flas për brigjet e Buenos Airesit, për faktin se nuk i njoh bejtet patriotike dhe sherrxhinjtë patriotë, pse nuk i pranoj këto gjëra në letërsinë time. Unë kam shkruar milonga*… Gjithçka është e denjë për letërsi, pse jo edhe tema autoktone?

L: Unë e kam fjalën për nacionalizmin politik.

B: Ky është një gabim, sepse, nëse dikush do një gjë kundër tjetrit, është diçka që, në të vërtetë, nuk do ta dëshironit. Për shembull, nëse unë dua një Angli kundër Francës është një gabim, duhet t’i dua të dyja vendet, brenda mundësive të mia.

L: Ju keni bërë shumë deklarata kundër çdo armiqësie të mundshme midis Argjentinës dhe Kilit.

B: Edhe më shumë duhej. Edhe pse, aktualisht, jam nip dhe stërnip ushtarakësh dhe, më larg, pushtuesish, të cilët nuk më interesojnë fare, unë jam pacifist. Mendoj se çdo luftë është një krim. Madje edhe, kur pranohen si luftëra të drejta, siç ishte, pa dyshim, Lufta e Gjashtë Ditëve*; nëse pranojmë një luftë të drejtë, qoftë edhe një të vetme, kjo, tashmë, i hap derën çdo lufte dhe kurrë nuk do të mungojë arsyeja për ta justifikuar atë, sidomos kur akuzohen dhe burgosen si tradhtarë ata që mendojnë ndryshe. Unë, dikur, nuk i kisha kuptuar që Bertrand Ruselli, Gandi, Huan B. Alberdi dhe Romen Rolani kishin të drejtë të kundërshtonin luftën; dhe ndoshta tani nevojitet më shumë guxim për të kundërshtuar luftën sesa për ta përkrahur apo për të marrë pjesë në të.

L: Për këtë, jam dakord me ju. Mendoj se është shumë e saktë kjo që thoni. Cili është regjimi politik ideal për ju, Borges? Çfarë do të dëshironit për vendin tuaj dhe për Amerikën Latine? Ç’regjim do t’ju dukej më i përshtatshëm për ne?

B: Unë jam një anarkist i vjetër spencerian dhe besoj se Shteti është një e keqe, por për momentin është një e keqe e nevojshme. Nëse do të isha diktator, do të hiqja dorë nga posti im dhe do të kthehesha te letërsia ime shumë modeste, sepse nuk kam zgjidhje tjetër për të ofruar. Unë jam një person i hutuar, i dekurajuar, si të gjithë bashkatdhetarët e mi.

L: Por ju e konsideroni veten një anarkist, në thelb, një njeri që mbron sovranitetin individual kundër Shtetit.

B: Po. Megjithatë, nuk e di nëse jam i denjë. Gjithsesi, nuk besoj se ky vend është i denjë për demokraci apo anarki. Ndoshta në vendet të tjera mund të bëhet, në Japoni ose në vendet skandinave. Këtu, pa dyshim, zgjedhjet do të ishin të këqija dhe do të na sillnin një Frondizi* tjetër apo të tjerët…, etj.

L: Ky skepticizëm sikur bie ndesh me disa prej deklaratave tuaja optimiste që bëni për paqen, pikërisht kundër luftës, së fundmi, kundër torturave dhe të gjitha formave të shtypjes.

B: Po, e di. Por nuk e di nëse kjo mund të jetë e dobishme. Unë i kam bërë ato deklarata për arsye etike, por nuk mendoj se janë të dobishme, nuk mendoj se mund t’i ndihmojnë ndokujt. Ato mund të më ndihmojnë të qetësoj ndërgjegjen time, asgjë më shumë. Por nëse unë do të isha një qeveri, nuk e di se çfarë do të bëja, ne jemi në një rrugë qorre.

L: Unë, pothuajse, një çerek shekulli më parë, ju kam bërë një intervistë në Paris dhe një nga gjërat që ju pyeta…

B: Një çerek shekulli… Prit. Është tejet e trishtuar, nëse do të flasim për një çerek shekulli përpara…

L: …një gjë që ju pyeta ishte se ç’mendonit për politikën, dhe a e dini se si  m’u përgjigjët? “Është një nga format e mërzisë”.

B: Oh, mirë, në rregull.

L: Ishte një përgjigje e bukur, por nuk e di, nëse do t’jua përsëritja tani: vazhdoni të mendoni se është një nga format e mërzisë?

B: Hëm, do të thosha se fjala mërzi është pak e butë. Gjithsesi, le të themi e neveritshme. Mërzitje është tepër… Është një understatement…

B: Nuk e di nëse dikush mund të admirojë politikanë, njerëz që janë të përkushtuar për të rënë dakord, për t’u korruptuar, për të buzëqeshur, për t’u fotografuar dhe, më falni, për të qenë popullorë…

L: Ç’tip njerëzish admironi ju, Borges? Aventurierët…

B: Po, i kam admiruar shumë, por tani nuk e di. Më pëlqejnë aventurierët individualë.

L: Cilin, për shembull? Ju kujtohet ndonjë aventurier që do të donit të ishit?

B: Jo, nuk do të doja të isha dikush tjetër.

L: Ju jeni i lumtur me fatin e Borgesit.

B: Jo, nuk jam i lumtur, por e di që me një fat tjetër do të isha dikush tjetër. Dhe siç thotë Spinoza, “çdo gjë dëshiron vetminë e qenies së vet”. Unë insistoj të jem Borges, nuk e di pse.

L: Mbaj mend një nga frazat tuaja: “Kam lexuar shumë gjëra dhe kam jetuar pak”, e cila nga njëra anë është shumë e bukur dhe nga ana tjetër duket nostalgjike…

B: Shumë e trishtuar.

L: Duket se po qaheni.

B: E kam shkruar kur isha tridhjetë vjeç dhe nuk e kuptoja që të lexuarit është gjithashtu një mënyrë jetese.

L: Por, a nuk keni ndonjë peng për gjëra që nuk i keni bërë, ngaqë i jeni përkushtuar për kaq shumë kohë jetës thjesht intelektuale?

B: Besoj se jo. Mendoj se me kalimin e kohës njeriu, në thelb, i jeton të gjitha gjërat dhe, më e rëndësishme, nuk janë përvojat, por ajo që njeriu bën me to.

L: Mendoj se kjo ju ka çliruar shumë nga gjërat materiale. Kushdo e kupton këtë, kur vjen në shtëpinë tuaj. Në të vërtetë, ju jetoni si një murg, shtëpia juaj është tepër e thjeshtë, dhoma juaj e gjumit duket si qeli e një murgu trapens, në të vërtetë keni një përkorje të jashtëzakonshme.

B: Luksi më duket një vulgaritet.

L: Ç’kuptim kanë paratë për ju, në jetë, Borges?

B: Mundësi për të siguruar libra dhe udhëtime dhe për t’i zgjeruar e për t’i zhvilluar ato.

L: Por, nuk ju kanë interesuar kurrë paratë? Nuk keni punuar kurrë për të fituar para?

B: Epo, edhe nëse e kam bërë, duket se nuk ia kam arritur dot. Sigurisht që mirëqenia është më e mirë se varfëria, veçanërisht në një vend të varfër, ku, tërë kohën, je i detyruar të mendosh për paratë. Një person i pasur mund të mendojë për diçka tjetër. Unë kurrë nuk kam qenë i pasur. Prindërit e mi po, kemi pasur prona dhe i kemi humbur, na i kanë konfiskuar, por, gjithsesi, nuk mendoj se ka shumë rëndësi kjo.

L: Ju e dini që një pjesë e mirë e vendeve të kësaj toke sot jetojnë në varësi të parave, mirëqenia materiale është nxitja e tyre.

B: Është e natyrshme të jetë ashtu, sidomos kur ka një varfëri të tillë. Për çfarë tjetër mund të mendojë një lypës, veçse për paratë dhe ushqimin. Nëse ju jeni shumë i varfër, duhet të mendoni për para. Një i pasur mund të mendojë për diçka tjetër, por një i varfër, jo. Ashtu sikurse edhe një i sëmurë duhet të mendojë vetëm për shëndetin. Secili mendon për atë që i mungon, jo për atë që ka. Kur unë e kisha shikimin, nuk mendoja se ky ishte një privilegj, ndërsa sot do të jepja gjithçka për të më riardhur shikimi dhe nuk do të dilja nga kjo shtëpi.

L: Borges, më ka befasuar shumë shtëpia modeste në të cilën jetoni, veçanërisht dhoma juaj e gjumit aq e thjeshtë. Një nga objektet e pakta që shikon në dhomën tuaj të gjumit është medalja e Urdhrit të Diellit dhënë nga qeveria peruane.

B: Është medalja që iu dha familjes sonë, pas katër brezave.

L: Dhe si ka ndodhur kjo, Borges?

B: Atë medalje e ka marrë stërgjyshi im, kolonel Suares, i cili drejtoi një sulm të kalorësisë peruane në Hunin. Ai e fitoi atë Urdhër dhe mori gradën e kapiten-kolonelit nga Bolivari*. Pastaj, gjatë Luftës Civile, atë Urdhër e humbi. Edhe pse familja ime ishte unitare*, së largu, unë jam i lidhur me De Rosas* – ne, të gjithë jemi të afërm në këtë vend pothuajse të pabanuar. Pas katër brezave kjo medalje na u kthye, tashmë për motive letrare, për këtë, unë shkova me time ëmë në Lima, e cila qau, sepse i kujtohej që këtë medalje e shihte në portretet e gjyshit tim, ndërsa tani e kishte në duar dhe ishte për djalin e saj. Ishte shumë, shumë e emocionuar.

L: Me fjalë të tjera, marrëdhënia juaj me Perunë shtrihet në shumë breza.

B: Po, në katër breza. Madje, është më herët, do t’jua them, unë isha… Ah, jo, jo, prit… Po. Unë kam qenë në Kusko dhe kam parë një shtëpi me një emblemë në formën e kokës së dhisë, dhe aty kishte qenë Heronimo Luis de Kabrera* (Jerónimo Luis de Cabrera), katërqind vjet më parë, i cili ka themeluar një qytet të quajtur Ika, që nuk e di se ku është, dhe qytetin Kordova, në Argjentinë. Dua të them, është një marrëdhënie e vjetër.

L: Kështu që ju, në njëfarë mënyre, jeni edhe peruan.

B: Po. Sigurisht që po.

L: Çfarë ideje kishit për Perunë, përpara se të shkonit në Lima?

B: Një ide shumë të paqartë që mendoj se ishte mbështetur kryesisht te historiani Uliam Preskot (William Presccott).

L: Te Historia e Pushtimit të Perusë e Preskotit. Kur e keni lexuar atë histori?

B: Ndoshta, duhet të kem qenë shtatë ose tetë vjeç. Libri i parë i historisë që kam lexuar në jetën time. Më vonë, kam lexuar Historinë e Republikës së Argjentinës të Visente Fidel Lopesit (Vicente Fidel López), dhe më pas historinë e romakëve dhe atë të grekëve. Por libri i parë që kam lexuar, throughout, domethënë, nga fillimi në fund, ka qenë ai.

L: Dhe çfarë ideje kishit për Perunë, atë të një vendi ndoshta mitik?

B: Po. Pak mitik. Dhe, më pas, unë u bëra shumë mik me një shkrimtar, pa dyshim i harruar prej jush, peruani Alberto Hidalgo, nga Arekipa.

L: Që ka jetuar një kohë të gjatë në Argjentinë, apo jo?

B: Po, dhe ai më zbuloi një poet nga i cili unë mësova shumë poezi përmendsh.

L: Cili poet, Borges?

B: Eguren.

L: Ose Maria Eguren (José María Eguren).

B: Po. Ai. Libri quhej Vajza me llambën blu, apo jo?

L: Është një poemë, një nga poemat më të njohura të Egurenit.

B: Po. Ishte dhe një poemë tjetër… Unë kam një imazh të paqartë për një anije dhe një kapiten të vdekur që drejton anijen. Nuk i mbaj mend vargjet.

L: Është një poet simbolist me çiltërsi dhe delikatesë të madhe.

B: Një delikatesë e madhe. Nuk e di nëse edhe çiltërsi. Unë mendoj se ai ishte qëllimisht i çiltër.

L: Them i çiltër jo në kuptimin pezhorativ, jo naiv.

B: Jo, jo. Natyrisht, çiltërsia është një meritë.

L: Ai nuk doli kurrë nga Peruja dhe besoj se edhe nga Lima, kurrë. Dhe, për habi, një pjesë të mirë të veprës së tij e shkroi për një botë nordike, për zanat skandinave. Tema veçanërisht ekzotike për të.

B: Sepse nostalgjia është shumë e rëndësishme.

L: Ndoshta kjo krijon njëfarë afërsie midis jush, midis Egurenit dhe jush.

B: Po. Është e vërtetë që unë jam duke menduar për vende që nuk i njoh ose që i kam njohur shumë më vonë. Do të dëshiroja shumë të njihja Kinën ose Indinë…, megjithëse tashmë, në fushën e letërisë, i njoh mirë.

L: Cili vend do t’ju emocionte më shumë, po ta njihnit, Borges?

B: Nuk e di, do të thosha Japonia, Anglia dhe…

L: Islanda, për shembull?

B: Islanda, pa dyshim, sepse unë jam duke studiuar gjuhën nordike, e cila është gjuha mëmë e suedishtes, norvegjishtes, danishtes, gjithashtu, pjesërisht, e anglishtes.

L: Është një gjuhë që ka pushuar së foluri, sa shekuj më parë?

B: Jo, jo, aktualisht, flitet në Islandë. Kam botime të klasikëve, vepra të shekullit XIII, dhe këto botime, që m’i kanë dhuruar ose i kam blerë në Rejkjavik, nuk kanë fjalor, as prolog dhe as shënime.

L: Me fjalë të tjera, është një gjuhë që nuk ka evoluar, që vazhdon të jetë e njëjtë, gjatë tetë shekujve.

B: Unë dyshoj se shqiptimi ka ndryshuar. Ata mund të lexojnë klasikët e tyre, ashtu si një anglez mund të lexojë, për shembull, William Dunbar, Geoffrey  Chaucer-in, ose sikur të mund të lexonim, nuk e di, Këngët e Sidit spanjoll apoe La chanson de Roland francez.

L: Ose grekët e Homerit.

B: Po, pikërisht. Ata mund t’i lexojnë klasikët e tyre në botime pa shënime, pa fjalorë, pa dyshim, duke i shqiptuar ato në një mënyrë tjetër. Por, për shembull, shqiptimi në anglisht gjithashtu ka ndryshuar shumë. Ne themi To be or not to be  dhe duket se Shekspiri, në shekullin e XVII i thotë ende, duke i ruajtur zanoret e hapura saksone: “Tou be or nat Tou be be.” Kjo është shumë më kumbuese, krejtësisht e ndryshme, dhe pothuajse komike, tani.

L: Borges, ky kuriozitet ose, më shumë se kuriozitet, kjo magjepsje juaja ndaj letërsisë ekzotike…

B: Nuk e di nëse është ekzotike

L: I referohem interesit tuaj për letërsinë nordike ose anglo-saksone.

B: Epo, anglo-saksonia është letërsia e lashtë angleze.

L: …ju besoni se ka të bëjë me…

B: Me nostalgjinë?

L: Me Argjentinën, me faktin se Argjentina është një vend krejtësisht modern, pothuaj, pa të kaluar.

B: Po. Ashtu besoj, dhe se ndoshta një nga pasuritë tona është nostalgjia. Mbi të gjitha, nostalgjia për Europën, që një europian nuk mund ta ndiejë, sepse një europian nuk ndihet europian, por, le të themi, anglez, francez, gjerman, spanjoll, italian, rus…

______________________

*     Graciela Noemí Zabala (1941) – e njohur si Graciela Borges, artiste argjentinase, qysh kurshkrimtari Jorge Lis Borges i fali mbiemrin e tij, sepse i ati i saj ia ndaloi përdorimin e mbiemrit të tij.

*     Milonga – tekste këngësh popullore.

*     Lufta e Gjashtë Ditëve – lufta midis Izraelit dhe koalicionit arab (1967)

*     Arturo Frondizi – president i Argjentinës (1958 – 1962), vendosi një regjim diktatorial.

*     Simon Bolivar (1783 – 1830) – figura më e madhe në historinë e Amerikës Latine, luftëtari dhe çlirimtari i saj prej kolonizatorëve spanjollë.

*     Unitar – ithtar i Partisë Unitare, themeluar në shek. XIX.

*     Juan Manuel de Rosas (1793 – 1877) – ushtarak dhe politikan argjentinas.

*     Jerónimo Luis de Cabrera (1528 – 1574) – ushtarak, eksplorator dhe kolonizator spanjoll.

Buenos Aires, junio de 1981

Marrë nga libri Gjysmë shekulli me Borgesin.Mario Vargas Llosa. Alfaguara, 2020.

Përktheu nga origjinali spanjisht Bajram Karabolli /exlibris.al /KultPlus.com

Borges: Libri është instrumenti më i mahnitshëm i njeriut

Jorge Luis Borges është shkrimtari më i famshëm argjentinas. I njohur për tregime të shkurtra dhe si një poet e eseist. Ai fillimisht kreu studimet në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku është njohur më mirë me letërsinë dhe ku ka shkruar disa nga poezitë e tij të para.

KultPlus, ju sjellë një pikëpamje të këtij autori të madh lidhur me librin, ku veçon librin si një nga instrumentet më të mahnitshme që mund ta përdor njeriu. Ai e cilëson librin si zgjatim të kujtesës dhe imagjinatës.

“Nga instrumentet e shumta të njeriut, pa dyshim, libri është më I mahnitshmi. Instrumentet e tjera janë zgjatim i trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë zgjatim i shikimit; telefoni është zgjatim i zërit;pastaj kemi edhe parmendën dhe shpatën, si zgjatime të krahut. Por libri është krejtësisht diçka tjetër: libri është zgjatim I kujtesës dhe i imagjinatës”, ka thënë shkrimtari i madh argjentinas Jorge Luis Borges. /KultPlus.com

Jorge Luis Borges: Libri është instrumenti më i mahnitshëm i njeriut

Jorge Luis Borges është shkrimtari më i famshëm argjentinas. I njohur për tregime të shkurtra dhe si një poet e eseist. Ai fillimisht kreu studimet në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku është njohur më mirë me letërsinë dhe ku ka shkruar disa nga poezitë e tij të para.

KultPlus, ju sjellë një pikëpamje të këtij autori të madh lidhur me librin, ku veçon librin si një nga instrumentet më të mahnitshme që mund ta përdor njeriu. Ai e cilëson librin si zgjatim të kujtesës dhe imagjinatës.

“Nga instrumentet e shumta të njeriut, pa dyshim, libri është më I mahnitshmi. Instrumentet e tjera janë zgjatim i trupit të tij. Mikroskopi dhe teleskopi janë zgjatim i shikimit; telefoni është zgjatim i zërit;pastaj kemi edhe parmendën dhe shpatën, si zgjatime të krahut. Por libri është krejtësisht diçka tjetër: libri është zgjatim I kujtesës dhe i imagjinatës”, ka thënë shkrimtari i madh argjentinas Jorge Luis Borges./ KultPlus.com