‘Bota jonë’, filmi që eksploron gjendjen e rinisë përmbyll edicionin e 16-të të PriFest

Vjollca Duraku

Filmi ‘Bota jonë’ i regjisores dhe skenaristes Luana Bajrami ka përmbyllur edicionin e 16-të të Prishtina International Film Festival- Prifest.

Ky film i cili është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës trajton tematikën e rinisë në kuptimin eksplorimit të jetës dhe gjendjes së tyre në shoqëri. Ngjarja zhvillohet në vitin 2007, protagoniste janë dy shoqe- kushërira Zoen (Elsa Mala) dhe Volta (Albina Krasniqi) me përpjekjet dhe sfidat e tyre në një mjedis të kufizuar për të kërkuar lirinë personale.

Shkolla, përdoret si subjekti kryesor i filmit, duke e zbërthyer në elementet e tjera për rritje personale të dy vajzave të rebeluara nga fshati. Ikja e tyre pa lejen e familjes për të shkuar për studime në Prishtinë shënon pjesën e parë të filmit, dhe në fakt aktin më të guximshëm në porporcion me realitetin e kohës, ku ekzistenca e Kosovës si vend ishte ende e diskutueshme në tavolinat më të rëndësishme evropiane, dhe botërore.

Derisa ato shkelin në kampusin e Universitetit të Prishtinës, paraqitet realiteti i jetës në nivel të përgjithshëm me mungesa të profesorëve në ligjërata, studentë të mllefosur të cilët e shprehnin pezmin në mënyra të ndryshme, aktivistë të kohës që me bojëra kundërshtonin vendimet e UNMIK-ut dhe të ndërkombëtarëve.

Entuziazmi i tyre për realizimin e ëndrrave të tyre si dhe gjithë studentëve të tjerë sfidohej edhe nga gjendja e rënduar ekonomike dhe duke i detyruar që të zgjidhnin rrugë të ndryshme, nganjëherë edhe jo të shëndetshme për t’ia dalë në një situatë të tillë kaotike. Jeta në konvikte me shoqëri të rajoneve të ndryshme, si dhe krijimi i miqësive të reja në universitet, dhe dashurive po ashtu ishin pjesa më e bukur i atij realiteti të vështirë.

Zhvillimi i raportit të protagoisteve Volta dhe Zoen, është një aspekt tjetër i ngjarjeve i cili trajtohet në film. Raporti i tyre si kushërira vazhdon e thellohet më tej me jetesën në konvikt, duke iu bërë krah njëra- tjetrës, në një qytet të panjohur. Por, vendimi i Zoen për t’u bërë vallëtare në një klub nate, për të siguruar të ardhurat, e sfidon raportin e tyre, duke bërë që të distancohen me njëra- tjetrën, përkundër dashurisë që ato e ndienin thellë brenda vetes, për vetë faktin që ato ishin familjare.

Aktorët kryesorë të cilët morën pjesë në film janë: Albina Krasniqi, Elsa Mala, Don Shala, Aurora Ferati dhe Gani Rrahmani.

Krejt në fund të filmit në një prononcim për KultPlus, regjisorja Luana Bajrami, ka treguar idenë për realizimin e një projekti të tillë.

“Kam dashur ta vazhdojë trajtimin e tematikës së rinisë, jo si një vazhdimësi të Luaneshave, por si një vazhdimësi të eksplorimit të gjendjes së rinisë. Kam dashur që storja të zhvillohet në qytet, e jo në fshat si të Luaneshat. Ideja ka qenë ta vendosë storjen pak më konkretisht në kohë edhe në subjekt. Shkolla- është ideja kryesore në filmin “Bota Jonë”, ka thënë regjisorja.

Regjisorja Luana Bajrami, pas premierës së filmit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve është shpërblyer me çmimin “Kineasti i Vitit”, për të cilin tha se do t’i shërbejë si shtytje e madhe në realizimin e projekteve të tjera.

“Për mua është nderë. Realisht ndihem shumë krenare. Jam shumë falënderuese sidomos prej Fatosit që e kam mik dhe kolegë shumë të mirë. Është krenari sepse është shpërblim për punën në përgjithësi. Besoj që jam vetëm në fillim kështu që ky çmim është mbështetje që më shtyen për të shkuar larg e më lartë”, është shprehur regjisorja Bajrami.

Ndërsa drejtori i festivalit PriFest, Fatos Berisha, në mbyllje të festivalit ka thënë se është i kënaqur me mbarëvajtjen dhe se gjithçka kishte shkuar sipas planit, përveç motit me shi i cili e kishte shoqëruar festivalin për një javë.

“Përveç kohës me shi, të tjerat kanë shkuar ashtu siç e kemi planifikuar, pra të gjitha shfaqjet e filmave janë mbajtur, premierat, mysafirët të cilët i kemi ftuar kanë qenë me ne, anëtarët e jurisë, pjesa e forumit që është pjesa e industrisë filmike,  workshopet si dhe pjesa muzikore e afterpartty. Ka qenë një javë shumë e ngjeshur me shumë aktivitete, po që të gjitha shkuan mirë përkundër kohës me shi që ka mbajtur që nga dita e parë e deri më sot. Por, kjo në fakt na dha njëfarë adrenaline gjithë stafit, i cili e dha maximumin që të arrijmë që ta kryejmë këtë punë që thotë populli me faqe të bardhë”, ka thënë drejtori i Prifest.

Regjisori Berisha, në këtë përmbyllje të edicionit të 16-të të PriFest, i ishte gëzuar pjesëmarrjes së aktorit të mirënjohur shqiptar Enver Petrovci, për të cilin është ndarë një çmim i veçantë “Çmimi për Kontribut Jetësor”.

“Ky çmim i nderon artistët eminentë vendorë. Profesor Petorvci patjetër se është një figurë eminente dhe natyrisht se e meriton këtë. Por, për ne të gjithë ish studentët e tij, gjithë komunitetin dhe të gjithë Kosovën është më me rëndësi ta shohim që është shëndosh e mirë, që erdhi deri këtu, e mori mundin që përkundër sëmundjes që të vijë jo vetëm për ta marrë çmimin por më shumë për të na takuar ne të gjithëve. Jemi të lumtur që e kemi sot dhe siç tha edhe ai vet nuk dorëzohem derisa të marr ndonjë çmim në Berlin apo në Kanë, kështu që edhe unë i besoj atij dhe i dëshiroj jetë shumë të gjatë”, ka përfunduar regjisori Berisha.

Edicioni i 16-të i Prishtina International Film Festival- Prifest është mbajtur nga 10 deri më 15 shtator, në Kino Armata./ KultPlus.com

Bota është një vend i bukur

Lawrence Ferlinghetti.
Përkthyer nga Fadil Bajraj.

Bota është një vend i bukur
të jesh i lindur në të
po s’të prishi punë lumturia
të mos jetë gjithmonë
bash burim kënaqësie
po s’të prishi punë ta shijosh ferrin
herë pas here
bash atëherë kur çdo gjë të shkon për qejfi
ngase bile as në parajsë
nuk këndojnë
gjithë kohën e lume

Bota është një vend i bukur
të jesh i lindur në të
po s’të prishi punë që do njerëz vdesin
vazhdimisht
apo ndoshta vdesin urie
për një farë kohe
që nuk është bash aq keq
nëse nuk jeni ju

Oh bota është një vend i bukur
të jesh i lindur në të
nëse fort s’ta ndien për
disa tru trumcakësh
që gjenden në pozita të larta
apo për një a dy bomba
që eksplodojnë herë pas here
në fytyrat tuaja të përmbysura
apo padrejtësi të tjera të tilla
si shoqëria jonë e famshme
që është pre
e njerëzve të saj të shquar
dhe njerëzve të saj të zhdukjes
dhe e priftërinjve të saj
dhe e policëve të tjerë

dhe e segregacioneve të saj të ndryshme
dhe e hulumtimeve kongresiane
dhe e kapsllëqeve të tjera
që trupi ynë i trentë
mund t’i trashëgojë

Vërtet bota është vendi më i mirë
për shumë gjëra të tilla siç është
skena zbavitëse
skena e dashurisë
skena e trishtueshme
këndimi i këngëve të dëshpërimit dhe pasja e inspirimit
endja andej-këtej
shikimi në çdo gjë
marrja erë luleve
qirja e statujave
dhe bile të menduarit
dhe puthja e njerëzve
lindja e foshnjeve dhe veshja e pantollonave
heqja e kapelës
dhe vallëzimi
notimi në lumenj
shkuarja në pikniqe
në mes të verës
dhe në përgjithësi
‘të jetosh sipas qejfit’
Po
ama bash në atë çast
vjen varrtari
buzagaz./ KultPlus.com

Kartolina, dritarja prejku bota u njoh dhe u magjeps me bukurinë e gruas dhe veshjes tradicionale shqiptare

Nga Albert Vataj

Bukuria e gruas dhe magjia e mrekullisë së veshjes karakteristike shqiptare patën kartolinën si përçuesin më origjinal dhe më besnik të asaj vlere unike të përkatësisë sonë identitare, e cila shërbeu si një mundësi komunikimi dhe prezantimi me kulturat dhe traditat.

“Kujtim prei Maleve t’Shqypeniis” është mbishkrimi i kësaj fotoje të “Marubit”, e cila u shumëfishua në funksion të kartolinës. Vendosja e diçiturës në pjesën e poshtë, dhe në të sipërme, ose ndryshimet në këtë komponent, tregojnë për shumësinë e herëve që kjo kartolinë u botua.

Historia e kartolinës shqiptare është mbinjëshekullore. Fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimi i shekullit të njëzetë është koha kur Shqipëria u fut në kartolina, kryesisht përmes një manifestimi të bukurisë karakteristike të gruas shqiptare në veçanti dhe larmisë së veshjeve të saj. Një ndër koleksionet më të bukura të kartolinave shqiptare është ai i një autori austriak realizuar në zonën e Shkodrës, por u dominua nga fotot e Marubit. Por vitet më të mira për kartolinat shqiptare filluan pas viteve 1910-1915 e më vonë, sidomos në vitet tridhjetë, kur pati një kulminacion kartolinash shumë prej të cilave kanë arritur të mbijetojnë deri sot. Madje disa ekzemplarë të rrallë, si fotoja e publikuar, vijojnë të shiten në internet. Këto kartolina shtypeshin jashtë sigurisht, shumica ishin të teknikës bardhë e zi. Kartolinat e para mendoj se janë shtypur në Turqi. Tematika e tyre përqendrohej në kostumografinë shqiptare të kohës dhe ishte kjo veçori që e shtoi vlerën e këtij lloj publikimi.

Më pas kartolinat nisën të shtypeshin në Austri, Itali, në Kostancë të Rumanisë, dhe kudo ku kishte shqiptarë dhe shoqata shqiptare, madje edhe në Amerikë. Autorët ishin shqiptarë ose të huaj. Ishim të panjohur dhe misterioz për një pjesë të vendeve dhe kulturave dhe kartolina u shfaq si një prezantim unik i kësaj kulture dhe tradite, vlerat e së cilës ishin po kaq perëndimore sa e çdo vendi ku ajo u pa dhe u trajtua si një befasi.

Veçantia e kartolina qëndron te pasuria dhe shumëllojshmëria e veshjeve popullore shqiptare që u përfshi në subjekt. Ishin kartolinat nëpërmjet të cilave kaloi në një masë të konsiderueshme njohja, prezantimi dhe manifestimi i vlerave etnografike. Veshjet tradicionale shqiptare, si një prej komponentëve më unik të traditës ushqyen kartolinën shqiptare dhe e pasuruan atë më hir dhe bukuri që përgjithësisht ishte fare e panjohur. Kartolina udhëtoi ndoshta më shumë dhe më shpejt se çdo formë tjetër e prezantimit të këtij thesari të kombit shqiptar.

Duke cituar albanologun kanadezo-gjerman, Robert Elsie, kumtojmë se: Izolimi tradicional i shqiptarëve nga pjesa tjetër e Evropës bënë që veshjet popullore të shfaqnin tipare të veçanta dhe shpesh të rralla, të cilat mahnitën udhëtarët e parë evropianë. Në Malësinë e Veriut çdo fis, bile çdo luginë dhe çdo fshat, kishte veshje të veta, të cilat ishin të dukshme për popullatën në përgjithësi. Veshjet popullore tregonin jo vetëm përkatësinë fisnore dhe fetare, por edhe – për femrat në shumë raste – nëse gruaja në fjalë ishte e martuar apo jo. Veshjet popullore shqiptare ishin në përdorim të përgjithshëm deri në vitet ‘30, dhe në disa treva shqiptare edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Madje edhe në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetenjë nuk është gjë e rrallë të shohësh gra të cilat përdorin veshje popullore përditë, apo të paktën në ditën e pazarit. Kjo vlen në radhë të parë për Veriun e Shqipërisë në rrethet e Shkodrës, të Malësisë së Madhe, të Lezhës dhe të Mirditës, por veshjet shfaqen tek-tuk edhe në zonat e thella të Shqipërisë së Jugut, të Kosovës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë.

Sot këto kartolina mund të jenë; grishje në nostalgji, magjepsje prej së bukurës origjinale, sikurse objekt studimi ose lakmi e koleksionistëve. Duke i rikthyer në trajtim dhe kujtesë, rrekemi të forcojmë lidhjet me të shkuarën dhe vlerat që ata përfaqësuan. Përmes këtyre fotove vjen e shkuara dhe i pëshpërit në vesh të sotmes, ndoshta duke i lënë ndonjë amanet apo përmbushur ndonjë premtim, por edhe për t’uy mburruar për atë çfarë ajo ishte dhe misionin që ju besua.

Kartolina të ndryshme të publikuara në kohë dhe nga botues të ndryshëm i gjeni te linku i poshtëshënuar.

http://www.albanianart.net/costumes/index.htm

Kartolina e publikuar si ilustrim i shkrimit, origjinale, shitet në linkun e poshtëshënuar kundrejt vlerës 9 euro.

https://www.ansichtskartenversand.com/…/12817200-AK…/…

Një tjetër printim i kësaj kartoline shitet në linkun e poshtëshënuar për vlerën 16.79 euro.

https://www.delcampe.net/en_US/collectibles/postcards/albania/albania-ëoman-from-the-mountains-publ-marubbi-1982923996.html

Bota magjike e Andersenit

Kur fjalët dështojnë, flet muzika.

Me histori tërheqëse, që kanë mbushur me lumturi zemrat e miliona fëmijëve në mbarë botën, Hans Christian Andersen mbahet mend si autori i përrallave më krijuese dhe më të lexuara. Edhe pse Anderseni ishte romancier, poet, dramaturg dhe eseist, përrallat u shndërruan në identitetin dhe kontributin e tij më të madh në letërsinë botërore.

Ndryshe nga autorët e tjerë të përrallave, shkrimtari dhe poeti i jashtëzakonshëm danez dallohet për mesazhet me përmbajtje humane, realiste, si dhe për optimizmin e tregimeve të tij. Njerëzor dhe realist, shkrimtari përcolli shpresën dhe na la mesazhe pozitive. Supozohet rëndom se përrallat janë histori që burojnë nga tradita popullore, përçuar ndër breza nga tregimtarët. Edhe pse është e vërtetë që shumica e përrallave janë të rrënjosura në folklorin oral, në një shkallë më të madhe ose më të vogël, në të vërtetë shumë nga historitë më të njohura na vijnë nga burime letrare.

Vetë jeta e Hans Christian Andersenit ngjasonte me një përrallë, sepse ai lindi biri i një këpucari të varfër dhe vdiq një njeri i pasur dhe i famshëm, i famshëm në të gjithë botën, i afërt i mbretërve dhe mbretëreshave. Bota e mrekullueshme përrallore e Hans Christian Andersen frymëzoi vepra të tilla si opera magjike e Dvoπák “Rusalka”, apo  “Le Rossignol” i Stravinskit etj. Muzika mund të komunikojë ndjenjat dhe atmosferën më drejtpërdrejt sesa fjalët, ajo është në gjendje ta bëjë pranverën joreale në jetë – shoqëruesin natyral të imagjinatës dhe fantazisë. Mitet dhe përrallat popullore kanë tërhequr gjithmonë kompozitorë, veçanërisht kompozitorët romantikë në epokën romantike, por përrallat e Andersenit kanë pasur një joshje të veçantë për muzikantët, gjë e cila vijon edhe në ditët e sotme.

Të paktën 80 kompozitorë janë frymëzuar prej tij, mes tyre shumë mjeshtra, madje edhe kompozitorët e ditëve të sotme gjejnë frymëzim në këto përralla. Ato nuk janë as të thjeshta dhe as fëminore, muzika ka jetuar brenda tyre, qysh nga fillimi.

Anderseni asnjëherë nuk pati si qëllim, që përrallat të ishin vetëm për fëmijët. Madje, edhe kur ato mbështeteshin në motive tradicionale, ai arriti të jepte krijime të sofistikuara letrare. Me përzierjen e sharmit dhe aventurës magjike, por edhe të ndjenjës së pakëndshme të thellësive të errëta, padrejtësisë, patosit dhe tragjedisë së mundshme, një vetëdije se edhe përfundimet e lumtura kanë një çmim dhe rrallëherë janë absolute.

Suksesi në rritje i Andersenit dhe udhëtimet jashtë vendit, e sollën gjithnjë e më shumë në kontakt me figurat kryesore artistike evropiane, jo vetëm me ato të letërsisë si Dikens dhe Brownings, por me kompozitorë të mëdhenj, mes tyre Shuman, Liszt, Mendelson, madje edhe Wagner. Ai ishte një nga admiruesit më të hershëm të Wagnerit, duke e vënë në ballë të shijes muzikore.

Ne i detyrohemi shkrimtarit disa autobiografi, një korrespondencë voluminoze dhe një “Ditar” të mrekullueshëm. Ndërmjet 1832 dhe 1842, ai botoi në broshura tregimet e para të shkurtra të mrekullueshme: “Përralla për fëmijë” (1835), të cilat nuk i adresoheshin vetëm audiencës fëminore. Suksesi e inkurajoi të vazhdonte të botonte; “Tregime të reja” (1843-1848) dhe “Tregime dhe histori të reja” (1858-1872). Anderseni shkroi 164 përralla, të kredhura në romantizëm dhe duke kombinuar mrekullinë dhe ironinë. Larg imitimit të paraardhësve të tij në zhanrin e përrallës (Perrault, Galland dhe Hoffmann, Brothers Grimm), stili i tij spikat për përdorimin mjeshtëror dhe të ekuilibruar të gjuhës së përditshme, idiomave dhe shprehjeve popullore, arrin të shpreh mrekullisht, në një gjuhë shumë të thjeshtë, emocionet më delikate dhe idetë më të mira, duke kaluar pa vështirësi nga poezia në ironi, nga farsa në tragjike. Anderseni u frymëzua nga histori tradicionale skandinave, gjermane dhe greke, nga kohët e lashta deri në Mesjetë.

Në mënyrë mjeshtërore, ai thuri materiale dhe ndikime të ndryshme për të krijuar përrallat që ne njohim sot. Përrallat prezantojnë mbretër dhe mbretëresha të vërtetë ose legjendarë; kafshë, bimë, krijesa magjike (sirena dhe zana), madje edhe objekte. Ndër përrallat më të famshme citojmë “Rosaku i shëmtuar”, “Mbretëresha e dëborës”, “Rrobat e reja të perandorit”, “Mjellmat e egra dhe sirena e vogël”, “Shitësja e shkrepseve”, “Princesha dhe bizelet”, “Ushtari i kallajit” dhe “Sirena e vogël” etj. Shumë nga përrallat u bënë drama, filma ose shfaqje muzikore, madje frymëzuan fotografi të animuara të njohura si Arieli. I pëlqenin shumë udhëtimet dhe udhëtoi shumë, mbi të gjitha në Gjermani për të vizituar miqtë Friederike dhe Friedrich Anton Serre. Kur Anderseni vdiq në moshën 70-vjeçare, më 4 gusht 1875, në Kopenhagen, tashmë njihej ndërkombëtarisht. Deri pak kohë më parë, shtëpia ku ai kishte lindur ishte një vend pelegrinazhi për fansat.

Më 30 qershor 2021, në vendlindjen e tij, Odense u hap një muze: “H.C. Andersen House”, në gjuhën daneze, “H.C. Andersen Hus”. Anderseni nuk e mendoi kurrë veten vetëm si tregimtar për fëmijët. Ishte e rëndësishme për të, që elementët sociokritikë ose satirikë të përrallave, të cilat ai me vetëdije i përfshiu për lexuesit e rritur, u theksuan po aq sa fantastikja dhe imagjinarja. Muzeu ka “hapësirën kushtuar fëmijëve”, përfshirë atelien me emrin “Ville Vau”, ku fëmijët mund të jenë krijues dhe të marrin pjesë në krijimtari. Para vdekjes, Andersen ishte shkrimtar i njohur dhe u konsiderua si thesar kombëtar nga qeveria daneze, madje i akordohej edhe një pagë. Në kopshtin “Rosenborg”, Kopenhagen, në nder të shkrimtarit legjendar ngrihet statuja e tij. / Konica.al / KultPlus.com

Si kremtohet Krishtlindja në mbarë botën?

Krishtlindja është një nga festat më të njohura dhe madhështore që festohet në të gjithë botën.

Pavarësisht vendndodhjes gjeografike, çdo kulturë ka mënyrën e saj të veçantë për të festuar këtë festë të fundvitit dhe për ta bërë festën unike.

Por, ja si festohet Krishlindja në të gjithë botën:

Itali

Në Itali, në kisha, sheshet e qytetit apo në çdo shtëpi, ekziston ky zakon i shfaqjes së skenës së lindjes së Krishtit, një “presepe” gjatë Krishtlindjeve.

Babbo Natale apo ai i cili atje njihet si Babai i Krishtlindjes u shpërndan dhurata fëmijëve dhe të gjithë njerëzit urojnë njëri-tjetrin.

Poloni

Në Poloni, festimi fillon me darkën e Krishtlindjes. Është një gjë para darkës e cila ka formë të hollë letre dhe është katrore. Ajo është e bërë me miell dhe uji si dhe ka një imazh të Lindjes së Krishtit.

Njerëzit thyejnë një copë dhe e hanë atë.

Gjermani

Në Gjermani, tregjet festive të Krishtlindjes mund të shihen në sheshet kryesore në shumë qytete dhe pemët e Krishtlindjes ngrihen qysh më 24 dhjetor.

Angli

Anglia fillon përgatitjet për Krishtlindje që nga mesi i nëntorit. Njerëzit dekorojnë dhe mbledhin donacione nga vizitorët për bamirësi.

Islandë

Në Islandë, fëmijët mbajnë këpucë në dritare për ta mbushur me dhurata.

Indi, Britani dhe SHBA

India, Britania dhe SHBA ndjekin traditën e ngjashme të mbajtjes së çorape pranë shtratit në natën e 24 dhjetorit për Babadimrin.

Australi

Në Australi, njerëzit shkojnë në plazh për të bërë grill, gjithashtu bëjnë një lojë emocionuese të kriketit në oborrin e shtëpisë dhe këndojnë këngën “White Christmas”.

Greqi

Në Greqi, njerëzit dekorojnë edhe varkat, përveç pemëve të Krishtlindjeve, si një festë e praktikës detare.

Ajo që mbetet e zakonshme, pavarësisht nga vendet e ndryshme në të gjithë globin, është se njerëzit presin me padurim eksitimin e shpirtit të gëzueshëm./Klankosova.tv.

“Shkodra Jazz Festival 2023”, bashkon muzikantë të njohur nga Shqipëria dhe bota

“Shkodra Jazz Festival 2023” përmbyll këtë fundjavë fazën dyjavore të “Rrok Academy”, që ofroi për dhjetëra muzikantë të rinj nga Shqipëria dhe disa vende të tjera, leksione intensive në muzikën jazz dhe klasike të drejtuara nga profesionistë të fushës.

Masterclasat e “Rrok Akademy” u zhvilluan në ambientet e disa institucioneve të artit dhe të kulturës në Shkodër, si Galeria e Arteve, Muzeu Historik, Biblioteka “Marin Barleti” dhe  Qenda Rinore Atelie.

Kryetari i bashkisë, Benet Beci ka përgëzuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e Shkodra Jazz Festival, për këtë veprimtari që përmes artit e bënë Shkodrën edhe më atraktive në këtë periudhë të sezonit turistik.

Në javën e tretë, “Shkodra Jazz Festival” do të vijojë me koncertet e “Shkodra Sounds”, në datat 19 dhe 20 Gusht, në oborrin e Shtëpisë Muze “Oso Kuka” si dhe  me shfaqjet përmbyllëse të festivalit, që do të zhvillohen në sheshin para bashkisë./atsh/KultPlus.com

Dhjetë nga mitet më të çuditshme të krijimit të botës

Në kulturat dhe qytetërimet e ndryshme të botës, ka ekzistuar gjithmonë një besim i fortë se njerëzit, dhe bota në të cilin banonin ata, kishin një lloj origjine të mbinatyrshme. Këto besime ishin themeli i identitetit të çdo qytetërimi, dhe nganjëherë ishin shumë të çuditshme. Ja cilat janë 10 mitet më të çuditshme në histori.

1. Veza e Parë Kozmike në mitet më të hershme Hindu

Tema e Vezës Kozmike gjendet në shumë qytetërime të lashta:nga polinezianët, finlandezët, tek grekët dhe fenikasit. Por versioni më i njohur i këtij miti të krijimit vjen nga hinduizmidhe mitet e vjetra vedike. Atje ajo njihet si Hiraṇiagarba, ose Mitra e Artë, dhe përshkruhet

si një Vezë e Artë Primordiale nga e cila u krijua i gjithë Universi. Hiraṇiagarba lundroi në zbrazëtinë e zezë të mos–ekzistencës për një vit, përpara se të ndahej në dy gjysma, ku secila duke u bë një mbretëri, Svarga dhe Prithvi.

2. Krijimi brutal i botës nga mbetjet e Imirit

Vikingët e lashtë ishin të njohur për mitet e tyre tepër të ndërlikuara dhe plot imagjinatë të krijimit. Dhe një nga figurat qendrore në to ishte gjiganti primordial, Imir . Ai ishte një nga qeniet e para në Univers, një krijesë primare që u formua nga helmi i thartë Eitr, që ra nga lumin e akullt Elivagar.

Imir lindi në rrafshnaltën shterpë Ginungagap dhe u ushqye për 3 ditë nga lopa qiellore Aumbla. Dhe ishte Imiri, ai që krijoi një burrë dhe një grua, dhe që të dy dolën nga sqetullat e tij. Më vonë, krerët e perëndive norvegjeze, Odin, Vili dhe Ve, vranë gjigantin Imir dhe krijuan të gjithë Tokën nga mbetjet e tij.

Gjaku i tij shkaktoi një përmbytje të madhe dhe më vonë u shndërrua në oqeanet e botës. Flokët e tij u shndërruan në pemë, kafka e tij e madhe u bë vendbanimi qiellor ndërsa kockat e tij malet e mëdha. Truri i tij formoi retë dhe vetullat e tij u bënë sfera e mesme e universit, Midgard, ku banuan njerëzit më pas.

3. Shfaqja e Indianëve Hopi

Hopi-t janë një nga fiset më të vjetra dhe më enigmatike vendase të Amerikës së Veriut. Duke jetuar në mjediset e thata dhe të largëta të shkretëtirës së Arizonës, ata ishin një mister i vërtetë për pushtuesit spanjollë. Por me kalimin e kohës, bota njohu kulturën e tyre të madhe dhe mitologjinë e tyre të pasur dhe unike të krijimit.

Tema qendrore e tregimeve të origjinës së Hopit është “Dalja” e tyre në këtë botë. Sipas njëmiti Hopi jetonin dikur nën tokë. Në një moment ata dolën në sipërfaqe, ku u takuan me Masau, Krijuesin e Botës. Ai i lejoi ata të qëndronin lart, me kushtin që ata të bëheshin kujdestarë të Tokës. Një mit tregon se bota e mëparshme në të cilën jetonte populli Hopi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe.

Një nga hyjnitë e tyre kryesore, Nëna Merimangë, i udhëzoi ata të ndërtonin varka me kallam, me të cilat lundronin në ujërat e përmbytjeve në kërkim të tokave të reja. Kështu mbërritën në brigjet e “Botës së Katërt”, në të njëjtën botë ku banojnë edhe sot e kësaj dite.

4. Jeta e krijuar nga pështyma e kokës së prerë

Hyjnitë dhe mitet e Majave të Lashtë janë të famshëm për gjallërinë e tyre të jashtëzakonshme. Në të famshmin Popol Vuh, teksti që ruajti shumë mite të Majave, rrëfehet miti i ndërlikuar të krijimit të këtyre popujve. Një ditë dy vëllezër u ftuan në një lojë me top në botën e nëndheshme Xibalba.

Këta vëllezër ishin Hun-Hunahpu dhe Vukub–Hunahpu. Mjerisht, zotat e botës së nëndheshme e fituan ndeshjen dhe vëllezërit u flijuan dhe u vranë gjatë një riti. Koka e prerë e Hun-Huanhpu u vendos në një pemë, ku u vu re nga vajza e virgjër, Hëna e Përgjakur.

Koka i foli asaj dhe më pas e pështyu në pëllëmbën e dorës, duke e mbarsur. Më pas vajza u përball me një sërë vështirësish, përmes të cilave duhet të provojë historinë e shtatzënisë së saj. Në fund, ajo besohet dhe lind dy djem binjakë:Hunahpu dhe Xbalanque.

Dy djemtë bëhen heronj të mëdhenj. Ata hakmarren për vdekjen e babait të tyre duke mposhtur perënditë e botës së nëndheshme në një lojë me top. Në fund, binjakët shndërrohen në Diell dhe Hënë, duke u bërë paraardhësit e burrit dhe gruas së parë.

5. Gjarpri i madh i fiseve vendase amerikane

Gjarpri i Madh është një simbol që gjendet në mesin e shumë fiseve vendase amerikane. Midis indianëve Çipeua, Gjarpri i Madh është i përfshirë në mënyrë indirekte në krijimin e botës siç e njohim ne. Një ditë, heroi Nanabozho zbuloi se kushëriri i tij ishte zhdukur. Ai vuri re gjurmët e Gjarprit të Madh aty pranë, duke kuptuar se ai ishte rrëmbyer dhe vrarë nga krijesa e ligë.

Nanabozho përgatiti një pritë pranë liqenit të madh ku jetonte gjarpri. Ai u shndërrua në një trung, shpërndau retë, qetësoi erërat dhe iu lut diellit të shkëlqejë fort. Shumë shpejt uji i liqeni u nxeh dhe gjarpri nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të dilte në breg. Falë dinakërisë së tij, Nanabozho doli nga prita e tij, duke e gjuajtur gjarprin me një shigjetë në zemër.

Në grahmat e fundit gjarpri arriti të zhytet sërish në liqen, duke shkaktuar një përmbytje të madhe në të gjithë Tokën. I pushtuar nga paniku, Nanabozho vrapoi mes fëmijëve të tij indianë, duke i nxitur ata të kërkonin strehim në majat më të larta të maleve. Nga atje, ai ndërtoi barka me kallama, me të cilat njerëzit e mbijetuar mund të kërkonin toka të reja për t’u vendosur. Dhe kështu filloi bota e re, bota pas përmbytjes.

6. Libri i lashtë egjiptian i Lopës Qiellore

Ai rrëfen për një kohë primitive paqeje dhe prosperiteti, kur njerëzit vendosën të rebelohen kundër perëndisë kryesore, Ra. I tërbuar dhe i tradhtuar, Ra dërgon perëndeshën Hathor, në formën e Diskut të Diellit (Syrit të Ra), për t’i ndëshkuar njerëzit. Perëndesha vret shumë njerëz, duke notuar në gjakun e tyre për 3 ditë dhe netë.

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve i shpëtuan dënimit, dhe Ra i erdhi keq për ta. Për të parandaluar masakrën e mëtejshme, ai mashtron Hatorin duke e dehur me birrë të bërë prej elbi të kuq. Pastaj Ra u ngjit në qiej mbi shpinën e një lope të madhe qiellore, nga ku ai krijoibotën e nëndheshme dhe botën e poshtme, ku banojnë njerëzit.

7. Miti i çuditshëm dhe unik i krijimit të Finlandës

Historia ka në qendër Ilmatar, perëndeshën e Ajrit. Një ditë ajo vendosi të notonte në ujërat primare të Universit. Dhe çuditërisht vazhdoi të notonte dhe të pushonte për 700 vjet. Gjatëatyre shekujve Ilmatari mbeti shtatzënë në mënyrë enigmatike duke u mbarsur nga vetë deti.

Pastaj një ditë, një zog ulet mbi gjurin e saj dhe 6 gjashtë vezë, 5 prej ari dhe 1 prej hekuri. Ndërsa vezët u inkubuan, ato u nxehën aq shumë sa ta digjnin Ilmatarin. E tronditur nga dhimbja, ajo lëviz dhe vezët bien në ujë, duke u plasaritur menjëherë. Nga copëzat e tyre u formua papritur toka, dhe nga e verdha dhe e bardha e vezës, dielli dhe hëna. Ilmatar u mahnit dhe vazhdoi të notonte dhe t’i shkelte, duke i dhënë formë Tokës gjatë procesit.

8. Jin dhe Jang dhe mbetjet e Pangu

Sipas mitit kinez, pas një kohe të gjatë kur kishte qenë pa tipare dhe shterpë, Universi u bashkua në vezën primare kozmike, brenda së cilës ekzistonin dy të kundërtat, Jin dhe Jang. Pas një kohe, të kundërtat u balancuan në mënyrë të përkryer, duke krijuar gjigantin primordial Pangu. Shumë shpejt, ai krijoi skicat e botës që do të vinte:dy gjysmat Jin dheJang u bënë toka dhe qielli. Por ky proces zgjati 18.000 vjet. Në fund Pangu dhe nga eshtrat e tij u krijua pjesa tjetër e botës.

9. Ëndërrimi i botës primare

Mitet e krijimit të aborigjenëve australianë janë ndër më enigmatikët. Sipas tyre në kohët më të hershme të Universit, bota ishte një vend shterpë dhe bosh, nëpër të cilin udhëtonin shumë heronj të mëdhenj. Rrugës ata krijuan vende të shenjta dhe vende unike. Disa prej tyre u zhdukën dhe u bënë njësh me mjedisin.

Ëndërrimi është një mit shumë konceptual dhe i ngjan mungesës së formës, një gjendje si ëndërr që nis vetëm pasi të përfundojë jeta e vdekshme. Një nga figurat qendrore në Ëndërrim është perëndia krijues Baiame. Ai është përgjegjës për krijimin e shumë prej pyjeve, lumenjve dhe maleve. Po ashtu u dha njerëzve traditat, ligjet, rregullat e jetës, këngët dhe kulturën e tyre.

10. Nëna Merimangë e dobishme

Sërish një mit shumë i përhapur midis fiseve amerikane vendase. Indianët Zuni besonin se një merimangë uji doli nga ujërat primare për të gjetur qendrën e tokës, duke i çuar Zuni në vendet ku ata mund të vendoseshin. Sipas indianëve Navajo, Nëna Merimangë, ishte njëmbrojtëse e njerëzimit.

Ajo quhet Na’ashjei Asdza dhe zgjidhi shumë nga problemet e para që kishin njerëzit. Ajo e çliroi tokën nga përbindëshat; u mësoi njerëzve thurjen; dhe i ndihmoi ata gjatë dimrit. Nëgati të gjitha këto mite, Nëna Merimangë luan figurën qendrore dhe me ndihmën e Diellit, sjell krijimin e botës dhe të njerëzve që banojnë në të./Bota.al/KultPlus.com

Kush është populli më tërheqës në botë?

Kompania e veshjeve, Pour Moi, ka bërë një studim lidhur me popullin më tërheqës në botë. Sipas studimit, India renditet në vendin e parë, SHBA në të dytin dhe më pas vjen Suedia.

Ky studim ka publikuar 50 shtetet që kanë popujt më tërheqës, përsa i përket pamjes fizike, kryesisht fytyrës, por jo vetëm. Shqiptarët renditen në vendin e 47-të.

Renditja u krijua nga një analizë e mijëra postimeve në Reddit. Sipas artikullit, thuhet se është analizuar çdo postim i Reddit dhe më pas u krijua një rezultat duke marrë parasysh numrin e postimeve, komenteve dhe votave pozitive.

Përsa i përket meshkujve, është Anglia që i ka më tërheqës, India vjen e dyta, e ndjekur nga Italia, SHBA dhe Suedia në vendin e pestë.Tabela për vajzat më tërheqëse kryesohet nga India, Japonia në vendin e dytë, Suedia në të tretin, Polonia në të katërtin dhe Italia në vendin e pestë.

Katër mënyrat se si teknologjia do ta ndryshojë botën

Panairi Shtetëror i Kolorados në SHBA, mbajti së fundmi konkursin e tij vjetor të artit. Dhe një nga çmimet kryesore shkoi për një imazh të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (AI), me nxitjen e Xhejzën Alen. Ai përdori një platformë të quajtur “Midjourney” për ta shndërruar tekstin në një vepër arti.

Artistët e metodës tradicionale të pikturimit janë të shqetësuar nga ky zhvillim. Ata habiten sesi dikush që shtypi vetëm një varg fjalësh në tastierën e kompjuterit tij, dhe në fund shtypbutonin “Enter” konsiderohet tani një anëtar i komunitetit të tyre.

Pavarësisht se në cilën anë të debatit do të rreshtoheni, nuk mund ta mohoni se vitin e kaluar, bota e artit e AI – dhe teknologjia në përgjithësi – kanë ecur me ritme jashtëzakonisht tëshpejta. Tani nuk kemi vetëm art të prodhuar nga Inteligjenca Artificiale, por edhe robotë që drejtojnë restorante, apo edhe lente kontakti inteligjente. Po si do të funksionojë bota pas 20 vjetësh? Ja cilat 4 inovacionet kryesore teknologjike, të cilat mund ta transformojnë potencialisht të ardhmen tonë.

A mund t’i ndihmojë Inteligjenca Artificiale të paprivilegjuarit?

Deri në vitin 2042, është shumë e mundur që një njeri të mos e shkruajë këtë artikull. TajlerKouen thotë se AI mund të sjellë ndryshime të mëdha në sektorin e njohurive. “Softueri mund të shkruajë tashmë artikuj të thjeshtë lajmesh, sidomos për ngjarje të standardizuara si raportet ekonomike apo rezultatet e aktiviteteve sportive. Edhe pagat e gazetarëve do të bien në përputhje me rrethanat”- shkruan ai.

Taljer thekson se AI ka potencialin të jetë një barazues i madh për botën. Inteligjenca artificiale ka efekte pozitive, pasi do t’i bëjë mallrat dhe shërbimet më të lira, në dobi të tëgjithëve. Por megjithëse teknologjia mund të zhdukë disa vende pune që sot mbulohen nga njerëzit, ajo nuk mund të zëvendësojë të gjithë sektorin e shërbimeve.

Punë si kopshtaria dhe hidraulika janë shumë më të vështira për t’u automatizuar, ndaj ne do të kemi ende nevojë për njerëzit që riparojnë lavamanët apo që rregullojnë gardhet. Ndryshimi kryesor në sektorin e vendeve të punës mund të vijë në formën e rikualifikimit, një detyrë që do të bëhet shumë më e zakonshme në vitet e ardhshme.

A mund të prodhohet një makinë elektrike pa humbur miliarda dollarë?

Një nga revolucionet teknologjike më premtuese që ka ndodhur vitet e fundit janë makinat elektrike. Kemi dëgjuar shumë për Teslën dhe Elon Musk. Por tani në këtë treg po hyjnëshumë lojtarë të tjerë. Kompanitë startup si “Rivian” dhe “Lucid”, janë tashmë të preferuarat e publikut në garën për të krijuar makinën elektrike më efikase.

Por Kris Brajant thotë se ka shumë pengesa në prodhim. Sipas tij problemi nuk qëndron dhe aq tek fitimi i klientelës sesa në normën e prodhimit aktual të makinave, që nuk është ende e kënaqshme. Edhe kompani të reja që kanë hyrë në këtë treg, po përjetojnë një periudhë të vështirë.

Kompania “Arrival”, që prodhon furgonë elektrikë në Britani, u tha në fillim investitorëve se do të prodhonte 600 furgona këtë vit. Por ajo e ka reduktuar prodhimin e saj në 20 automjete këtë vit, pra vetëm 3 për qind të sasisë që premtoi. Nga ana tjetër, në vend se të prodhojëmakina në vend, “Fisker”, një kompani tjetër në këtë fushë, ka vendosur t’ia transferojë prodhimin e tij një prodhuesi që ka pak më shumë përvojë në këtë fushë.

A jemi duke ndërtuar një zinxhir furnizimi për të mposhtur ndryshimet klimatike?

Një sektor tjetër që mbart mbi shpinë të ardhmen e planetit tonë, është industria që bazohet tek energjia diellore, e cila po drejton edhe tranzicionin energjeti. “Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm përsa i përket tranzicionin energjetik. Askund tjetër nuk po shpenzohen aq shumëpara sesa në energjinë diellore”– shkruan Dejvid Fikling.

Ai zbuloi se ndërtimi i zinxhirit të furnizimit me energji diellore, që na duhet për të arritur zero emetime të gazeve ndotëse në atmosferë, po ecën me shpejtësi të madhe. Çelësi i suksesi është një gjysmëpërçues i quajtur polisilikoni diellor. “Bumi i energjisë diellore gjatë 2 dekadave të fundit ka sjellë ndërtimin e një morie panelesh diellore me fuqi prej 971 Gigavat”- thekson ai.

A do t’i zëvendësojnë lentet e kontaktit ekranet e telefonave tanë?

Kur isha fëmijë, isha e fiksuar pas “Spy Kids”, dhe konkretisht syzeve inteligjente. Tani mbi 20 vjet pas daljes në kinema të atij filmi, ne kemi një prototip për diçka edhe më fantastike: lentet e kontaktit inteligjente ! Parmi Olson vizitoi së fundmi ambientet e “Mojo Vision”, një kompani që është e specializuar në zhvillimin e teknologjisë në një nivel tjetër.

“Unë mendoj se ndryshimi më i madh do të ndodhë në realitetin e shtuar, ku syzet ose lentet e kontaktit do të shfaqin informacione mbi botën përreth nesh, në mënyrë që të mund të shohim njëkohësisht botën online dhe atë reale”-shkruan Parmi. /Bloomberg/ KultPlus.com

Për pak muaj, popullsia e botës do të arrijë shifrën 8 miliardë banorë

Popullsia e botës pritet të arrijë në 8 miliardë njerëz rreth 15 nëntorit, sipas një parashikimi të Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale të publikuar sot, Ditën Ndërkombëtare të Popullsisë.

Sipas të njëjtit burim, India do të kalojë Kinën në vitin 2023 dhe do të bëhet vendi më i populluar në botë.

“Ndërsa presim lindjen e banorit të 8,000,000,000-të të Tokës, kjo ngjarje duhet të jetë një kujtesë e përgjegjësisë që ndajmë për t’u kujdesur për planetin tonë dhe ofron një moment për të menduar se cilat janë premtimet që i kemi bërë njëri-tjetrin, por nuk i respektuam”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në mesazhin e tij për Ditën e Popullsisë.

“Është gjithashtu një mundësi për të festuar diversitetin tonë, për të njohur njerëzimin tonë të përbashkët dhe për të admiruar përparimet në shëndetësi që kanë zgjatur jetëgjatësinë dhe kanë ulur ndjeshëm normat e vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve”, vazhdon ai,

Sipas Departamentit të Organizatës që bëri këtë parashikim, popullsia e botës po rritet aktualisht me ritmin më të ngadaltë që nga viti 1950. Popullsia e botës mund të arrijë rreth 8.5 miliardë në 2030 dhe 9.7 miliardë në 2050. , duke arritur kulmin në 10.4 miliardë në vitet 2080 dhe duke qëndruar në këtë nivel deri në vitin 2100.

Ndërsa ka një rënie neto të nivelit të lindjeve në shumë nga të ashtuquajturat vende të zhvilluara, rritja e popullsisë që pritet në dekadat e ardhshme do të përqendrohet, me më shumë se gjysmën, në tetë vende, sipas OKB-së. Këto janë Republike Demokratike e Kongos, Egjipti, Etiopia, India, Nigeria, Pakistani, Filipinet dhe Tanzania. /abcnews.al / KultPlus.com

Gjithçka që duhet të dini rreth variantit Omicron

Bota po përballet me Omicron, i cili ka gjeneruar një valë paniku globale: fillimisht në tregje, të cilat  u zhytën nga frika e një ringjalljeje jetike të emergjencës Covid, më pas midis shteteve dhe tani me kufizimet e udhëtimit.

Varianti u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të nëntorit. Omicron ka përmban 32 mutacione në proteinën Spike, dhe është shumë më ngjitës se variantet e tjera.

1) A shkakton varianti sëmundje më të lehtë?

Sipas të dhënave nga Anglia, të infektuarit me Omicron kanë 50% më pak gjasa që të shkaktojnë simptoma më të rënda dhe 70% më shumë gjasa të shtrohen në spital.

2) A zhvillojnë të njëjtat simptoma të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit?

Sipas të dhënave nga i njëjti raport, personat që kanë marrë 3 doza kanë  80% më pak gjasa të shtrohen  në spital në krahasim me personat që nuk janë vaksinuar. Në një tjetër studim, personat që kanë marrë 3 doza kanë 68% më pak gjasa të zhvillojnë simptoma të rënda.

3) Pse varanti Omicron shkakton simptoma më të lehta?

Sipas studiuesve në Hong Kong Omicron nuk prek mushkrit por rrugët e sipërme të frymëmarrjes,  prandaj infektueshmëria e tij është e reduktuar  dhe nuk shkakton simptoma më të rënda në krahasim me variantet e tjera.

4) A janë antitrupat monoklonal efektivë kundër Omicron?

Kur një virus pëson mutacione është e vështirë që të ketë  trajtime efektive për ta parandaluar dhe diçka e tillë është vërtetuar dhe nga studimet e mëparshme. Vetëm sotrovimab ka treguar rezultate efektive, por nevojiten më shumë se 4 doza.

5) A janë barnat e reja antivirale (Molnupiravir, nirmatrelvir) tashmë në përdorim (remdesivir) efektiv kundër mikronit?

Studimet laboratorike kanë treguar se antiviralët më të rinj dhe të vjetër janë efektivë kundër variantit të ri. Por  antiviralët më të rinj duhet të testohen në kushte reale dhe të tregojnë efektivitetin e tyre në një mjedis provash klinike “sterile” dhe rreptësisht të kontrolluara.

Pra ekspertët duhet të jenë të kujdesshëm në deklaratat e tyre.

6) A do të shënojë Omicron fundin e pandemisë?

Çfarë do të thotë fund? Nëse fundi nënkupton zhdukjen e virusit dhe rikthimin në normalitet, atëherë do të na duhet të presim gjatë. Nëse fundi nënkupton që virusi do të bëhet endemik, simptoma më të lehta, reduktimin e të shtruarve në spital, atëherë Omicron është ndoshta fillimi.

Por duhet të kemi parasysh që të vaksinohemi, pasi kjo do të reduktojë përhapjen e Omicron dhe shumimin./abcnews.al /KultPlus.com

Laser study to understand virus spread – UKRI

BBC bën përmbledhjen e vitit 2021 përmes fotografive të shkrepura nga agjencitë më të njohura të lajmeve

Gazeta britanike, BBC, ka bërë një përzgjedhje të disa prej fotografive më të fuqishme të bëra nga fotografët e agjencive të lajmeve në mbarë botën këtë vit, përcjell KultPlus.

A pro-Donald Trump protester carries the lectern of US Speaker of the House, Nancy Pelosi, through the Rotunda of the Capitol Building
Më 6 janar, mbështetësit e dhunshëm të ish-presidentit kaluan barrikadat dhe hynë në ndërtesë, ndërsa Kongresi po vërtetonte fitoren zgjedhore të Joe Biden.
Kamala Harris (L), standing next to her husband Douglas Emhoff,, is sworn in as US vice-president by Justice Sonia Sotomayor (R)
Kamala Harris bëhet nënpresidentja e parë femër, e zezë dhe e Azisë Jugore e SHBA-së, pasi u betua në detyrë nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor.
Family members of Vijay Raju mourn before his cremation ain Bengaluru, India
Anëtarët e familjes së Vijay Raju, i cili vdiq si rezultat i koronavirusit, vajtojnë në një terren krematoriumi në fshatin Giddenahalli në periferi të Bengaluru, Indi, në maj.
A child points to a balloon while sitting on a motorbike with an adult
Një fëmijë tregon një tullumbace në Karaçi, Pakistan, pas lutjeve të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit në maj.
Search and rescue teams work on the site of a collapsed 12-storey apartment complex in Surfside, near Miami in Florida
Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit punojnë në vendin e një kompleksi apartamentesh 12-katëshe të shembur në Surfside, pranë Miami në Florida, ku 98 njerëz u vranë më 24 qershor. Një pjesë e mbetur e bllokut të apartamenteve u shkatërrua në fillim të korrikut për shkak të frikës së sigurisë. Shkaku i shembjes është ende duke u hetuar.
Orphaned mountain gorilla, Ndakasi, lies in the arms of her caregiver, Andre Bauma, shortly before her death in a gorilla orphanage at Virunga in the Democratic Republic of Congo
Gorilla malore jetime, Ndakasi, shtrihet në krahët e kujdestarit të saj, Andre Bauma, pak para vdekjes së saj në shtator në një jetimore gorillash në Virunga – parku kombëtar më i vjetër i Afrikës – në Republikën Demokratike të Kongos. Z. Bauma e shpëtoi Ndakasin si dy muajshe në 2007 pasi gjuetarët pa leje vranë prindërit e saj. Pa të afërm, rojtarët vendosën se ishte shumë e pasigurt ta linin Ndakasin të dilte në natyrë dhe kështu e rritën atë në jetimoren e gorillave.
Imam Aleksander Bazarewicz says a prayer during the funeral ceremony of a 19-year-old Syrian refugee Ahmed
Imam Aleksander Bazarewicz thotë një lutje gjatë ceremonisë së varrimit të një refugjati sirian 19-vjeçar, Ahmed, i cili u mbyt në lumin Bug duke u përpjekur të shkonte në Poloni, në nëntor. Ceremonia u zhvillua në varrezat lokale të një komuniteti të vogël tatarët myslimanë në Bohoniki.
A person raises their arms after the verdict in the trial of former Minneapolis police officer Derek Chauvin, in front of Hennepin County Government Center, in Minneapolis, Minnesota
Turmat festojnë verdiktin fajtor të ish-oficerit të policisë së bardhë Derek Chauvin jashtë Qendrës Qeveritare të Qarkut Hennepin, në Minneapolis, SHBA, në prill. Një juri e shpalli Chauvin fajtor për tre akuza për vrasjen e George Floyd: vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje nga pakujdesia.
An installation entitled Together, by Lorenzo Quinn, is displayed next to the Great Pyramids of Giza in Cairo, Egypt
Një instalacion i titulluar Së bashku, nga Lorenzo Quinn, shfaqet pranë Piramidës së Madhe të Gizës në Kajro në tetor. Ekspozita, Forever Is Now, shfaqi skulptura rreth pllajës së Gizës, me vepra të artistëve bashkëkohorë egjiptianë dhe të huaj.
Picture provided by the US Air Mobility Command appears to show hundreds of Afghans fleeing Kabul on board an American C-17 cargo plane
Qindra afganë hipin në bordin e një aeroplani të ngarkesave ushtarake amerikane ndërsa largohen nga Kabuli pas pushtimit të vendit nga talebanët në gusht. Uebfaqja amerikane e analizave të mbrojtjes Defence One raportoi se një zyrtar amerikan kishte thënë se ekuipazhi kishte vendosur se ishte më mirë të ngrihej, sesa të detyronte njerëzit të largoheshin nga avioni.
Principal deputy press secretary Karine Jean-Pierre holds a press briefing at the White House in Washington, US
Zëvendës sekretarja kryesore e shtypit Karine Jean-Pierre u bë gruaja e parë me ngjyrë në 30 vjet që organizoi një konferencë të përditshme për shtyp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, SHBA, në maj. “Është një nder i vërtetë të qëndrosh këtu”, tha ajo. “Por unë besoj se të qenit pas këtij podiumi, të qenit në këtë ndërtesë, nuk ka të bëjë me një person; ka të bëjë me atë që ne bëjmë në emër të popullit amerikan.”
A health worker vaccinates a woman in Siaya, Kenya
Një punonjës shëndetësor mjekësor që kryen vizita derë më derë i injekton një gruaje vaksinën AstraZeneca Covid-19 në Siaya, Kenia, në maj.
An image of the surface of planet Mars
Sipërfaqja e Marsit e parë nën roverin Mars Perseverance në shkurt. NASA ndau qindra imazhe të planetit ndërsa roveri filloi misionin e tij për të gjetur shenja të jetës së lashtë dhe për të mbledhur mostra të shkëmbinjve dhe regolithit (shkëmbi dhe dheu i thyer) për një kthim të mundshëm në Tokë.
Tokyo 2020 Olympics gold medallist Julio Cesar La Cruz of Cuba holds his medal up to his mouth, which has gold on his teeth
Në gusht, Julio Cesar La Cruz nga Kuba pozoi për foto pasi fitoi boksin e peshave të rënda për meshkuj në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
The inside of a tornado-damaged home in Mayfield, Kentucky, US, in December 2021
Pjesa e brendshme e një shtëpie të dëmtuar nga tornado në Mayfield, Kentaki, SHBA, në dhjetor. Tornadot pushtuan shtetin, me zyrtarët që thanë se ishin më shkatërruesit në historinë e Kentakit. Më shumë se 70 persona dihet se kanë vdekur.
Local volunteers gather in an open field and wait to support fire fighters during a wildfire next to the village of Kamatriades, Evia island, Greece
Vullnetarët vendas mblidhen në një fushë të hapur dhe presin të mbështesin zjarrfikësit gjatë një zjarri pranë fshatit Kamatriades, ishulli Evia, Greqi
Icebergs are seen at the at the mouth of the Jakobshavns ice fjord during sunset near Ilulissat, Greenland
Ajsbergët shihen në grykën e fjordit të akullit Jakobshavns në perëndimin e diellit pranë Ilulissat, Grenlandë, në shtator.
Matt Stutzman, of the US, competes in archery at the Tokyo 2020 Paralympic Games
Matt Stutzman, nga SHBA, i njohur si Shigjetari pa krahë, konkurron kundër Marcel Pavlik të Sllovakisë në garën individuale të komponimit të harkut për meshkuj në Lojërat Paralimpike Tokio 2020 në gusht.
US rapper Lil Nas X arrives for the 2021 Met Gala at the Metropolitan Museum of Art in New York on 13 September
Reperi amerikan Lil Nas X në Met Gala 2021 – një nga ngjarjet më të mëdha dhe më me yje të modës – në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, në shtator. Gala u rikthye pasi u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Two astronauts walk in spacesuits during a training mission for planet Mars at a site that simulates an off-site station at the Ramon Crater in Mitzpe Ramon in Israel's Negev desert
Dy astronautë me kostume hapësinore marrin pjesë në një mision në Kraterin Ramon në shkretëtirën Negev të Izraelit, i projektuar për të ndihmuar në përgatitjen për një ulje të ardhshme në Mars, në tetor. Forumi Austriak i Hapësirës dhe Agjencia Hapësinore e Izraelit po bashkëpunojnë në misionin tre-javor.

Bota ishte e mbushur me befasi nga më të ndryshmet në vitin 2021, derisa viti i ardhshëm do të na pres në vitin e tretë pandemike, pa zgjidhje dhe me probleme të ndryshme. /KultPlus.com

*Photos are taken by: AFP, Getty Images and Reuters*.

NASA lëshon teleskopin që do të studiojë fillimet e universit

Teleskopi hapësinor “James Webb” i NASA-s, i krijuar për t’i dhënë mundësi botës të shohë se si ishte universi kur u formuan galaktikat e para, u lëshua me raketë të shtunën herët nga bregu verilindor i Amerikës së Jugut, duke hapur një epokë të re për astronominë.

Teleskopi me rreze infra të kuqe prej 9 miliardë dollarësh, i përshkruar nga NASA si observatori më i specializuar i shkencave hapësinore i dekadës së ardhshme, u transportua me një raketë Ariane 5 që u nis drejt hapësirës rreth orës 7:20 të mëngjesit me kohën e Amerikës Veriore nga baza e nisjes së Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) në Guajanën Franceze.

Lëshimi në hapësirë në Ditën e Krishtlindjes, u transmetua drejtpërdrejt në internet nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.

“Nga një pyll tropikal deri në skajin e vetë kohës, teleskopi ‘James Webb’ fillon rrugëtimin drejt lindjes së universit,” tha një komentator i NASA-s.

Pas një udhëtimi hipersonik 27-minutësh në hapësirë, instrumenti 6,350 kilogramësh u lëshua nga raketa franceze në lartësinë rreth 1300 km mbi tokë.

Teleskopi Webb do të lundrojë nëpër hapësirë për dy javë dhe pritet të arrijë në destinacionin e tij në orbitën diellore 1 milion e 600 mijë kilometra, rreth katër herë më larg se hëna.

Për ta krahasuar, paraardhësi 30-vjeçar i Webb-it, teleskopi hapësinor Hubble, rrotullohet rreth Tokës nga 547 kilometra lartësi.

Webb është rreth 100 herë më i ndjeshëm se Hubble dhe pritet të transformojë të kuptuarin e shkencëtarëve për universin dhe vendin që ka toka në raport me të. tonë në të.

Teleskopi e merr emrin nga njeri që drejtoi NASA-n gjatë pjesës më të madhe të dekadës së zbulimeve të mëdha të saj në vitet 1960./ VOA /KultPlus.com

Doli nga shtypi revista PEN Kosova 3

Këto ditë doli nga shtypi numri 3 i revistës PEN Kosova, organ letrar i PEN Qendërs së Kosovës.

Revista është 220 faqeshe  dhe ka punime nga gjini të ndryshme letrare.

Në numrin e fundit të revistës. PEN Kosova 3, janë përfshirë punime të autorëve nga Kosova, Shqipëria e bota me poezi, prozë, kritikë dhe eseistikë, etj.

Revista ka botuar një numër poezish të autorëve polakë të cilat në shqip nga polonishtja i ka sjellë poeti dhe përkthyesi, tash i ndjerë, Mazllum Saneja.

Kështu lexuesi i PEN Kosova ka rastin ta rinjihet me poetët Ceslaw Milosz, Tadeus Rosewicz,Wislawa Symborska, Zbigniew Herbert, Ewa Lipska, Adam Zagajewsky.

Janë botuar edhe një cikël poezish nga Sadik Bejko, Milazim Krasniqi, Demë Topalli dhe José Angel Buesa.      

Në prozë janë prezentuar shkrimtarët Gotfried Keler (përkthyer nga gjermanishtja nga Naim Kryeziu), Besnik Mustafaj, Binak Kelmendi dhe Tom Kuka.

Revista sjell një sërë punimesh edhe nga eseistika e kritika letrare.

Në këtë fushë është me interes punimi i Ibrahim Berishës me titull “Autori, autoriteti dhe arti” si dhe shkrimi Kriza e letërsisë komparative e Rene Wellek përkthyer nga Osman Gashi.

Nga studiuesja dhe përkthyesja e ndjerë Sazana Çapriqi është botua studimi i saj me tiullin “Gjuha si mjet komunikimi”.

Pasojnë shkrimet nga kjo fushë nga autorët Artan Kransiqi (Artet zejtare që s’janë më në Prishtinë) dhe ai i Dardan Lajçit (Natyra dhe trashëgimia socio-kulturore në Bjeshkët e Nemuna) ndërsa Morelle Smith vjen me një vështrim mbi poezinë e Sali Bashotës.

Revista sjell edhe studimin e Avni Spahiut për shkrimin e Obri Hepbertit kushtuar shqiptarëve në Jemen në fillimin e shekullit XX.

Ky numër sjell edhe intervistën e kryetares së PEN Qendrës së Shqipërisë Entela Kasi me nënkryetarin e PEN International Eugene Schoulgin

Disa nga punime të kësaj reviste janë botuar në gjuhën angleze. /KultPlus.com

Për herë të parë në Prishtinë – taksi me vetura elektrike

Bota çdo ditë e më shumë është duke u fokusuar në zhvillimin e teknologjisë dhe rrjedhimisht që përmes saj të bëhet ulje e madhe e ndotjes në vendin që po jetojmë, transmeton KultPlus.

Problemi i ndotjes konsiderohet si një problem global që nuk po gjen zgjidhjen e duhur për t’u “zhdukur” përgjithmonë.

Trendet e fundit të makinave, trotinetëve e motorëve elektrikë të cilët nuk ndikojnë aspak në ndotje, kanë gjetur zbatim të madh edhe në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë,.

Së fundmi është konfirmuar se “e-taksi” apo të ashtuquajturat taksitë me vetura elektrike do të jenë të pranishme edhe në Prishtinë.

May be an image of text

Këtë gjë e ka bërë të ditur Fidan Hallaqi, i cili ka konfirmuar se veçse kanë marr licencim për një flotë të taksive me vetura elektrike në Prishtinë.

“Së shpejt në partneritet me Volkswagen, qytetarët dhe vizitorët e Prishtinë do të përjetojnë nga afër udhëtimin pa ndotje dhe me një komoditet të lartë”, ka shkruar ai.

Një kompani e taksive në Londër po planifikon që të zëvendësojë tërë taksitë e tyre me vetura elektrike në vitin 2023. /KultPlus.com

Çfarë do t’i ndodhte botës nëse njerëzimi do të flinte për 1000 vjet? (FOTO)

Nëse njerëzit do pushonin së ekzistuari, 3.5 milion ton mbeturina nga Japonia dhe në Kaliforni do të mbeteshin të mbledhura. Kjo do të thotë se shumë mbeturina plastike, do të endeshin’ nëpër rrugë, pyje dhe oqeane.

Nuk do të ishte për t’u habitur nëse do të zgjoheshim 1000 vjet më vonë dhe do të kishim ende gota plastike të McDonalds. Por, kjo gjë nuk do të kishte vetëm anë negative, pasi mungesa e njerëzve do t’i bënte një ton të mira planetit dhe të gjitha tipareve të tij, transmeton KultPlus.

Më poshtë do të gjeni disa hiporeza surreale që do bëheshin reale nëse do të flinim për 1000 vjet. / KultPlus.com

1. Pyjet do të rriteshin kudo në botë

2. Një numër gjigant ndërtesash do të ishin shembur

3. Shumica e kafshëve shtëpiake do të zhdukeshin

4. Shumë nga monumentet e botës do të ishin histori

5. Bimësia do të kishte marrë përsipër qytetet

6. Shumë qytete do të ishin nën ujë

Dita e Pranverës: Traditat e lashta vazhdojnë në botën moderne

Pas një dimri të ashpër e të gjatë, njerëzit në lashtësi mirëprisnin ardhjen e pranverës përmes riteve të shumta, disa prej të cilave janë trashëguar edhe sot në botën moderne.

Kremtimi i ndryshimit të ciklit natyror, bëhej për të festuar jo vetëm ardhjen e një stine të re, por edhe ardhjen e ditëve më të gëzuara, të begata dhe të mbara.

Për mijëra vjet, njerëzit kanë festuar këtë kohë të “ringjalljes” përmes festivaleve apo ritualeve misterioze, atë që për shkencën njihet si ekuinoksi i pranverës (termi latin “ekuinoksium”, që do të thotë “barazi midis ditës dhe natës”).

CNN Travel rendit disa nga vendet e ndryshme në botë që akoma dhe sot ndjekin disa prej këtyre traditave të trashëguara. Shumë prej tyre janë një rimarrje nga fetë monoteiste, por rrënjët e tyre datojnë shekuj më parë.

Nevruzi (Viti i Ri Persian), pavarësisht se sot kremtohet kryesisht nga bektashianët, përfaqëson një nga festimet më të vjetra të njerëzimit, që shkon prapa mijëra vjet më parë dhe festohet nga më shumë se 300 milionë njerëz. Kjo përfshin Iranin, si dhe vendet që kanë ndjerë ndikimin persian gjatë epokave si Ballkani, Pellgu i Detit të Zi, Kaukazi, Azia Qendrore dhe Lindja e Mesme.

Photoreport: International holiday Navruz is widely celebrated in  Turkmenistan | Culture

Dita e Ekuinoksit Vernal: Japonia, është një nga vendet e tjera në botë, që mirëpret përmes festash ardhjen e stinës së luleve. Traditë është bashkimi me njerëzit e familjes dhe vizitat në vende të shenjta. Simbolikë e kësaj feste, që tashmë është kthyer edhe në simbolin e Japonisë, është lulja e qershisë.

Cherry Blossoms In Japan: When And Where To See Sakura This 2020 - KKday  Blog

Holi, një tjetër festë aziatike, një festival shumë i vjetër, përmendet për herë të parë në një poezi të shekullit të katërt. Një festë kombëtare kjo në Indi e njohur për pluhurat me ngjyra të ndezura, me të cilat njerëzit mbulojnë veten dhe të tjerët.

Holi: The legends behind India's festival of color | CNN Travel

Në Spanjë, në qytetin e Kordobës, çdo pranverë organizohet “Festival del Patios”, një ritual i mbrojtur nga UNESCO. Shtëpitë, rrugët dhe i gjithë qyteti mbushen me lule, si karafila, trëndafila dhe barbaroza.

Discover "Los Patios de Cordoba" festival of flowers 2019

Ballkani, po ashtu, kremton ardhjen e pranverës përmes traditave pagane të trashëguara deri më sot. Tradita që përfshijnë receta me bimë të ndryshme, festa karnavalesh, ndezje zjarresh dhe kapërcimi i tyre.

Paraardhësit tanë kishin një vetëdije të mprehtë për stinët dhe lëvizjen e diellit e yjeve të tjerë. Ndaj, ata ndërtuan disa vende misterioze të vizituara gjatë solsticeve dhe ekuinokseve, që ende vizitohen.

Në Meksikë p.sh. në kompleksin e rrënojave Chichen Itza, njerëzit marshojnë çdo vit gjatë ekuinokseve të pranverës dhe vjeshtës. Në piramidën “El Castillo”, dielli i vonë i pasdites krijon iluzionin e hijes së një gjarpri që rrëshqet ngadalë nëpër shkallë. Mijëra mblidhen aty për të parë këtë spektakël dhe ka një atmosferë karnavalesh me muzikë, valltarë etj.

Në Maltë, çdo fillim pranvere në tempujt Mnajdra, që datojnë nga viti 3600 para K. deri në vitin 2500 p.K., njerëzit presin të shohin rrezet e para të diellit që kalojnë nëpër hollin kryesor të këtij vendi të shenjtë.

Në Angli, në një nga strukturat më të famshme neolitike, Stonehenge, gjatë ekuinoksit të pranverës, por edhe festave të tjera pagane, mijëra njerëz marshojnë dhe festojnë. /demokracia/ KultPlus.com

Pas viti 2020, na pret një epokë e harmonisë globale, apo një Epokë e re e Errët?

Nga Hal Brands

Sipas shumicës së standardeve, 2020-a ka qenë një vit i tmerrshëm, duke shkaktuar vdekje dhe përçarje në shoqëritë anembanë botës. Por nëse ai ka qenë shumë sfidues sot, si mund t’u duket historianëve kur të kthehen pas në kohë pas 50 vitesh?

Natyrisht, është e vështirë t’i jepet një përgjigje e saktë, duke pasur parasysh faktin se mënyra se si ne e shohim një ngjarje historike, varet shumë nga zgjedhjet që njerëzit

bëjnë më pas. Për shembull, ne do ta kujtonim shumë ndryshe Luftën e Dytë Botërore, nëse Amerika thjesht do të tërhiqej sërish në vetvete pasi mbaroi ai konflikt, në vend se të angazhohej pa u lodhur për të formuar rendin global të pasluftës.

Gjithsesi, viti 2020 do të lërë një goxha gjurmë në përpjekjet e ardhshme për të ndërtuar strukturën gjeopolitike të shekullit 21. Ai mund të hyjë në histori ndoshta si viti kur rendi global i drejtuar nga amerikanët filloi të shpërbëhej, ose ndoshta si viti që i dha këtij rendi njëjetë të re.

Por nga ana tjetër është e lehtë të imagjinohet se si historianët mund t`a shohin një ditë vitin 2020, si fillimin e një epoke të re të errët. Në harkun kohor të disa muajve, bota u trondit nga tronditjet strategjike që ndodhin një herë në një shekull.

Një pandemi globale vrau miliona njerëz, dhe i“ngriu” shoqëritë në të gjithë kontinentet. Bota iu nënshtrua një de-globalizimi të fortë, kufijtë u mbyllën dhe udhëtimet praktikisht ndaluan. Organet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe G7-a, ishin të paafta për të ofruar një lloj kompetence teknokratike apo për të nxitur bashkëpunimin global.

Në frontin gjeopolitik, Kina, autokracia kryesore sot në botë, nisi një ofensivë në shumë fronte, duke demonstruar se nuk ishte më e përmbajtur, siç rekomandoi dikur Deng Xiaoping, për të fshehur aftësitë e saj, por edhe për të diktuar tonin në skenën globale.

SHBA, demokracia udhëheqëse e botës, përjetoi trazira të forta të brendshme, dhe pa se si presidenti i saj përpiqej t`a shndërronte vendin në një lloj autokracie të butë, pas një palë zgjedhjeve të kontestuara. Për më tepër, ajo që e bëri kaq të trazuar vitin që po ikën, ishte se ky vit pasoi një dekadë thellësisht traumatike.

Demokracia u tërhoq shumë në krahasim me kulmin e epokës së pas Luftës së Ftohtë. Ajo bëri shumë hapa prapa në shumë vende, në vend se të ecte përpara. Brexit dhe populizmi në rritje e kërcënuan integrimin evropian, një nga përpjekjet përcaktuese të epokës së pas Luftës së Dytë Botërore.

Globalizimi u ndesh me erëra të ashpra politike dhe gjeopolitike,ndërsa Organizata Botërore e Tregtisë u fut në ngërç, rritja ekonomike e Kinës u bë më ogurzezë,ndërsa Shtetet e Bashkuara u bënë një mbrojtëse e pasigurt e tregtisë së lirë. Revizionizmi dhe përmbysja gjeopolitike i sfiduan rendet rajonale në të gjithë Euroazinë.

Mosfunksionimi politik u bë një mënyrë jetese në SHBA. Nga kjo perspektivë, goditjet që solli 2020-a nuk ishin një rrufe në qiell të pastër. Ato ishin kriza që nxorën në pah një kalbëzim shumë të përhapur brenda institucioneve dhe rregullimeve, që e strukturuan rendin botëror të udhëhequr nga amerikanët.

Prandaj, një mundësi është që ky vit të shihet si momenti në të cilin një sistem tashmë shumë nën tension të fillojë të zhytet drejt një gjendje më anarkike dhe jo liberale. Por ekziston edhe një histori e ardhshme më shpresëdhënëse e vitit 2020.

Një nga pikat e forta të rendit të pasluftës ka qenë rezistenca e tij e jashtëzakonshme, pra fakti që shpesh sfidat kanë nxitur inovacionin konstruktiv. Për shembull, në vitet 1970 u duk se ishin ditët e fundit të fuqisë amerikane dhe ekonomisë së botës së lirë.

Kjo për shkak të tronditjes të tregut global të naftës, fundit të sistemit financiar tëBretton Woods,si dhe pengesave të shumta gjeopolitike. E megjithatë krizat çuan nëmë shumë ripërtëritje sesa rënie. Shumë shpejt SHBA-ja nisi një kundërsulm shkatërrues gjeopolitik kundër një Bashkimi Sovjetik që kishte ezauruar shumë nga burimet e tij.

Uashingtoni bashkëpunoi me aleatët kryesorë për të krijuar institucione të reja (si G7-a), për të lehtësuar kalimin në një sistem më të globalizuar. Vendet në mbarë Perëndimin përqafuan reformat pro-tregut,të cilat çuan në një vrull të ri zhvillimi.

Për pasojë, ne tani e shohim vitin 1979 – si vitin e tmerrshëm kur ndodhi Revolucioni Iranian, pushtimi sovjetik i Afganistanit dhe një recesion global i rëndë-dhe si fillimin e ri të ndikimin amerikan. Ndoshta viti 2020 do të jetë një tjetër moment i rilindjes.

Tek e fundit, ky ishte vitikur sistemi politik amerikan e korrigjoi veten, pas një flirti të rrezikshëm me një populizëm gati-autoritar të së djathtës, ndërsa refuzoi në të njëjtën kohë një populizëm destabilizues të së majtës.

Ky vit u shoqërua me përpjekje të udhëhequra nga aleatët amerikanë, për nisjen e reformimit e organizatave ndërkombëtare të dobëta, dhe krijimin e mekanizmave të rinj – si një G7 e zgjeruar – për një bashkëpunim më të thellë dhe më të gjerë demokratik.

Gjithashtu, po këtë vit u shfaq një shqetësim i rindaj fuqisë kineze jo vetëm në Amerikë, por edhe në Evropë si dhe në demokraci të tjera të përparuara:Epoka e Trump nuk përfundoi me një përçarje transatlantike mbi Kinën, por me diskutimet e para se si të bashkëpunojmë më ngushtësisht kundër kërcënimit që paraqet Pekini për botën demokratike.

Pra në mesin e errësirës së pandemisë dhe vendosmërisë autokratike, pati disa “drita” të ripërtëritjes liberale. Ne nuk mund t`a dimë ende, se cilën trajektore do të ndjekë në të  . Historia është gjithmonë e kushtëzuar:Një zhvendosje prej rreth 45.000 votash në 4 shtete do të kishte rizgjedhur Donald Trump si president, duke e vendosur demokracinë amerikane dhe politikën e saj të jashtme në një rrugë shumë të ndryshme nga ajo që ndoshta do të ketë nën presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Udhëheqja është një aspekt jetik:Se në cilin drejtim do të kthehet e ardhmja, kjo do të varet nga cilësia e zgjedhjeve dhe fuqia e retorikës e politikë-bërësve në SHBA, por dhe në vende të tjera. Së fundmi, historia përfshin shembuj të agimeve të rreme, si dhe rënieve të rreme.

Në fundin e viteve 1920, u duk se Evropa më në fund po i shpëtonte një epoke të konfliktit të egër. Por Depresioni i Madh e zhyti atë në një konflikt tjetër edhe më të egër.

Për mirë apo për keq, ne do ta shohim vitin 2020 si një “çekiç” të historisë, si një vit që i shkaktoi valë tronditëse rendit global, duke e ndryshuar atë në terma afatgjatë. Krizat mund t`a shtyjnë një sistem ndërkombëtar drejt shkatërrimit ose rigjenerimit, por ato vështirë se nuk vijnë dhe ikin pa lënë një gjurmë të qëndrueshme. / KultPlus.com

Si festohen Krishtlindjet në disa vende të botës

Atmosferë magjike që vjen nga larg. Krishtlindjet që festohen në mënyra të ndryshme, e të cilat bëjnë që shumë familje të mblidhen bashkë e të gëzojnë për harmoni dhe ditë më të mira

Festa e Krishtlindjeve ka pasur një histori të gjatë dhe të shumëllojshme. Prej shekujsh thuhet se është festuar në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe në mënyra vërtet të ndryshme. Mesi i dimrit ka qenë prej vitesh një kohë për të festuar në të gjithë botën.

Në Filadelfia

Në Filadelfia fëmijët presin Babagjyshin në dritare së bashku me mamin dhe babin. Ndërkohë, të rriturit tregojnë historinë e Babagjyshit me detaje magjike, më pas hahet darka tipike e vigjiljeve. Por çfarë gatuajnë banorët e këtij vendi për këtë festë?

Proshutë krishtlindjesh (një lloj mishi i pjekur), i shoqëruar me patate, panxhar të kuq dhe sallatë. Për ëmbëlsirë konsumojnë kek të vegjël me kanellë, xhenxhefil dhe reçel kumbulle. Sapo përfundojnë së shijuari, të vegjlit flenë mbi jastëk të mëdhenjtë pranë dritareve dhe si me “magji”, në mëngjes, gjejnë pakot me dhurata poshtë pemës së Krishtlindjeve.

Në Poloni

Përgatitja e një darke speciale për vigjilje, është një traditë polake. Njerëzit atje gatuajnë dhe u shërbejnë miqve dhe të afërmve, plot dymbëdhjetë pjata të ndryshme (si 12 dishepujt). Menyja, zakonisht, përmban supë me panxhar, ravioli, kërpudha, makarona me mbushje, si dhe pjata me bazë peshkun harengë dhe krapin.

Për të mos u harruar, është edhe një pjatë e madhe e mbushur me “wafer” (ëmbëlsirat tradicionale të meshës): personat e pranishëm në tavolinë, hanë secili nga një prej tyre në nder të lindjes së Jezusit Fëmijë dhe pikërisht për të, rezervojnë edhe një vend bosh në tavolinë. Në Poloni, pema e Krishtlindjeve bëhet pikërisht mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Në Austri

Në Austri, traditat e festimeve të Krishtlindjes fillojnë që më 5 dhjetor me “çorapët” e mbushura me ëmbëlsira dhe karamele. Por, sipas zonave dhe provincave, ekzistojnë shumë tradita, të cilat duhen respektuar dhe rituale që duhen ndjekur.

Për shembull, në Korintia, të gjithë së bashku përgatisin “Kletzenbrot” ( një lloj buke me dardha të thata) dhe sallam me lakër turshi (ushqim tipik austriak për të festuar Krishtlindjet). Në Salzburg, gatuhet “Bachlkoch”, një përzierje e qumështit me miellin, ndërsa më pas ndihet kudo rënia e një kambane magjike, e cila sinjalizon ardhjen e Krishtlindjeve.

Në Zvicër

Fëmijët zviceranë e zbukurojnë shtëpinë me gjësende të veçanta prej fijesh kashte dhe me lule të kuqe, blu dhe rozë. Por jo vetëm kaq; me rastin e Krishtlindjeve, atje përgatiten edhe biskota të veçanta të cilat vendosen në çdo dhomë pranë dritareve, për të “thirrur” Babagjyshin. Mbrëmjen e vigjiljes, për të ngrënë përdoret një supë speciale prej orizi me salsiçe dhe me qofte mishi.

Shumë i përzemërt në Zvicër është edhe festimi i Santa Luçias (më 13 dhjetor). Me këtë rast, vajza e madhe (ose mamaja, nëse shtëpia ka vetëm fëmijë meshkuj) vishet si Babagjyshi: me një mjekër të bardhë, me brez të kuq dhe një kurorë me drita të ndezura. E veshur në këtë mënyrë, “Santa Luçia”, sjell një qese të madhe të mbushur me ëmbëlsira për të gjithë familjen.

Në Meksikë

Në Meksikë, festa e Krishtlindjeve zhvillohet nëntë ditë para datës 25 dhjetor. Quhet “Las navidades” dhe festimet zhvendosen nëpër kishat kryesore të vendit. Gjatë këtyre ditëve, të cilat simbolizojnë shtatzëninë e Marias, në çdo shtëpi përgatiten dhuratat e mëdha të mbështjella me letër të kuqe. Disa prej tyre mbushen me frutat e stinës, fishekzjarrë dhe kallame sheqeri.

Në prag të përfundimit të nëntë ditëve, zhvillohet një shfaqje e shkurtër, e cila njihet si “Las posadas”. Një çift troket derë më derë me qirinj të ndezur, duke personifikuar Jozefin dhe Marian që kërkojnë një vend për të kaluar natën, ashtu siç ndodh para Lindjes së Krishtit. Në mesnatë, të gjithë së bashku këndojnë dhe hapin dhuratat me bastunë, më pas shtrihen në tokë në kërkim të frytit më të mirë. / KultPlus.com

Paralajmërimi i OKB-së, “Bota mund të bëhet ferr i pabanueshëm”

Ka pasur një rritje të madhe të katastrofave natyrore gjatë 20 vjetëve të shkuara dhe për këtë fajësohet kriza e klimës, deklarojnë Kombet e Bashkuara.

Kërkuesit drejtojnë gishtin nga liderët politikë dhe ata të biznesit që, sipas tyre, kanë dështuar të veprojnë për të minimizuar pasojat e ndryshimeve klimaterike dhe për të evituar që planeti të shndërrohet në një ferr të pabanueshëm për miliona njerëz.

“Ndërkohë, pandemia e koronavirusit, që ka vrarë më shumë se 1 milion njerëz dhe ka prekur mbi 37 milionë të tjerë, ka nxjerrë në pah dështimin e thuajse të gjitha vendeve për të parandaluar një valë vdekjesh dhe vuajtjesh, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të ekspertëve”, thuhet në raport, transmeton Shqip.

Nga viti 2000 deri në 2019, ka pasur 7348 katastrofa të mëdha natyrore, përfshirë këtu tërmete, cunam dhe uraganë, që kanë marrë 1.23 milionë jetë njerëzish, kanë prekur 4.2 miliardë njerëz dhe kanë shkaktuar 2.97 trilionë dollarë humbje ekonomike në shkallë globale, përllogarit zyra e kombeve të bashkuara për reduktimin e rreziqeve nga katastrofat UNDRR.

Kjo është thuajse dyfishi i 4212 katastrofave të regjistruara nga 1980-1999 tha OKB në raportin e saj të fundit, kostoja njerëzore e katastrofave 2000-2019. / KultPlus.com

“Bota që dikur më frymëzonte, tani ma shpif, a do jetë kështu, sot e tutje”?

Tracey Thorn

Eshtë një mbrëmje e mrekullueshme vere – jemi vërtet në mesin e verës, kur ditës më të gjatë të vitit ngadalë po i vjen fundi – dhe unë me Benin jemi brenda, para TV, duke parë episodin e parë të “Çernobilit”.

Si mundëm të merrnim një vendim të tillë, thjesht nuk e mbaj mend. Si të gjithë të tjerët, edhe ne i jemi kushtuar filmave, rregullimeve dhe sistemimeve për një kohë të gjatë, dhe kur Ben pa serinë televizive mes atyre më të rekomanduarave, më pyeti se çfarë mendoja. E kisha tashmë, por ai, nga frika se mos ndjente shumë tmerr, ia kishte kursyer vetes.

Tani ishte ai që më kërkonte një mendim… dhe në atë moment, mendja ime më luajti një rreng të pabesë. Për një moment më mbeti kujtimi i një serie televizive shumë të bukur – melankolike, apasionante dhe me atmosferë përfshirëse – dhe në një farë mënyre, harrova krejt se ishte edhe e errët, e frikshme.

Sapo filluam ta shohim, u vetëdijësova për gabimin tim. Jashtë dielli ka perënduar tashmë, dhe rrezaton hije të gjelbëra mbi oborr. Dëgjohet mulizeza në pemën e vet të zakonshme dhe zërat e mbytur të njerëzve, njerëzve të ndjeshëm, teksa kalojnë para shtëpisë.

Dhe ndërkohë ne jemi këtu, në dritën e errët të dhomës sonë të ndenjes, duke parë një njeri që kryen vetëvrasje duke varur veten dhe një tjetër në grahmat e vuajtjeve mizore të shkaktuara prej djegies së rrezatimit, ndërsa fëmijët luajnë në mesin e pluhurit radioaktiv. Shikoj Benin, në anën tjetër të dhomës, dhe vërej se ai i ka sytë përtokë.

Një çast më vonë fikim televizorin dhe dalim në dritën e muzgut: krah për krah, gati pa thënë asnjë fjalë, të zhytur në muzgun e qetë.

Por edhe aty, vazhdoja të pyesja veten: “Si munda ta harroj gjithë atë tmerr? Si munda ta arkivoj në mendje serinë, si një vepër të realizuar shumë mirë, duke eleminuar nga kujtesa impaktin e saj emocional?” Ky mendim është i lidhur me një tjetër, që ende më pushton: “A ka ndryshuar diçka brenda meje? Ky ndërgjegjësim dhe sensibilizim i shtuar, kjo ndjeshmëri dhe tmerr për egërsinë e botës, a ka qenë gjithmonë brenda meje, i groposur nga përditshmëria dhe shpërqendrimi? Apo ishin muajt e fundit që më bënë të zhvilloja një vetëdije të ndryshme?”.

Disa ditë më vonë jemi në makinë, duke shkuar për të takuar disa miq: dalja jonë e parë, rreth njëzet minuta udhëtim në drejtim të Londrës perëndimore. Xhiroja në WestWay është diçka që gjithmonë e kam dashur, sepse më bën të ndjehem në shtëpi, e lumtur që jetoj në Londër. Sidoqoftë, sot është sikur shqisat e mia janë sulmuar nga të gjitha anët; gjithçka duket se ecën më shpejt dhe me një vëllim më të lartë se më parë, pa ndalim. Dhe mendoj përsëri për batutën që i atribuohet aktorit Ernest Thesiger, kur i kërkuan të përshkruante përvojën në llogore pas Luftës së Parë Botërore: “O Zot”, u përgjigj, “çfarë zhurme! Dhe sa shumë njerëz!”.

Frika nga errësira

Nuk duroj dot nivelin e histerisë që më kap kur largohem nga shtëpia dhe nuk më pëlqen të kuptoj se tani, në qytetin që e dua aq shumë, ndihem e vogël dhe e brishtë. Energjia e vetë qytetit, që më parë më karikonte, tani duket kërcënuese për mua dhe pyes veten nëse ndryshimi që ka ndodhur tek unë, është i përhershëm apo i përkohshëm, dhe si do të kthehem në jetën time të dikurshme. Apo nëse do të ketë një mënyrë të re dhe të ndryshme të të jetuarit.

Periudha e izolimit po përfundon, të paktën tani për tani, dhe filloj të takoj përsëri miq … Filloj të kem frikë se jam bërë jo vetëm më e ndjeshme, por edhe më e mërzitshme, por mbase kjo ka ndodhur për të gjithë ne. Dhe pyes veten: “O Zot! Por më parë, për çfarë bisedonim?”

Një mëngjes, përsëri, duke kaluar pranë varrezave përpara kishës, vërej një pllakë që mban një mbishkrim në gjuhën latine: “Post tenebra lux, pas errësirës vjen drita”.

Më rikthehet në mendje Çernobili dhe se si reagimi im, kur e pashë për herë të parë, ishte shumë në përputhje me magjepsjen për errësirën, në artin shprehës që mbizotëron në kohërat tona. Mendoj përsëri se sa shumë ne i kushtojmë rëndësi veprave ngacmuese, pa zbutje, të cilat na e bëjnë gjakun të ngrijë, dhe se si komeditë me zor konsiderohen në ceremonitë e ndarjes së çmimeve.

Kam filluar të kem frikë nga errësira, mbase sepse për momentin nuk e di se çfarë fshihet aty. Dhe kështu ndjehem e tërhequr nga drita, nga rrezet e diellit që filtrohen mes pemëve, pasqyrimet në sipërfaqen e ujit dhe nga mirësia e miqve. Ndoshta duhet të rishikoj “Detectorists”. / The New Statesman – Bota.al /KultPlus.com

Nga Kina në Gjermani, ja se si bota po mëson të jetojë me koronavirusin

   

Ndërsa infeksionet masive godasin edhe në vendet që dukeshin se e kishin zbutur koronavirusin, zyrtarët po kthehen drejt qasje të targetuara dhe të shpejta por fleksibël, për të ndaluar valët e treta ose të katërta.

Kina po teston punonjësit e restoranteve dhe shoferët shpërndarës të ushqimeve, bllok pas blloku pallatesh. Koreja e Jugut u thotë njerëzve të mbajnë dy lloje maskash për situata të ndryshme sociale me risk. Gjermania kërkon që komunitetet të mbyllen kur numri i infeksioneve kalon pragje të caktuara. Britania do të ketë në shënjestër shpërthimet lokale.

Në të gjithë botën, qeveritë që dukej se e kishin zbutur koronavirusin po përshtaten me realitetin e ri, dhe mendimin se sëmundja është këtu për të qëndruar. Por duke u larguar nga izolimet e dëmshme mbarëkombëtare, ato po kërkojnë mënyra të targetuara, për të gjetur dhe ndalur shpërthimet para se të bëhen valë të treta ose të katërta.

Ndërsa detajet ndryshojnë, strategjitë synojnë t’u japin qeverive fleksibilitet, që të shtrëngojnë ose lehtësojnë masat, sipas nevojës. Ato synojnë një përzierje të testimit dhe monitorimit intensiv, kohë të shpejtë të reagimit nga autoritetet, menaxhim strikt të kufijve dhe kujtesa të vazhdueshme për qytetarët, mbi rreziqet e kontaktit të shpeshtë njerëzor.

Strategjitë shpesh i detyrojnë qeveritë qendrore dhe zyrtarët lokalë të ndajnë të dhëna dhe të punojnë ngushtë së bashku, duke kapërcyer sistemet kompjuterike të papajtueshme, luftërat e egove dhe rivalitetet e tjera burokratike. Tashmë, në Britani, disa zyrtarë lokalë thonë se përpjekjet e tyre nuk janë të koordinuara sa duhet.

Ndryshimi i strategjive është një konfirmim që edhe vendet më të suksesshme nuk mund të shpallin fitoren, derisa të gjendet një vaksinë. Ato gjithashtu nxjerrin në pah sfidën e përballuar nga vende si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India, ku autoritetet kurrë nuk frenuan plotësisht shpërthimet fillestare, dhe nga ku koronavirusi do të rrezikojë të përhapet.

“Gjithmonë do të jetë me ne,” thotë Simon James Thornley, epidemiolog nga Universiteti i Auckland në Zelandën e Re. “Unë nuk mendoj se mund ta eliminojmë virusin. Ne do të duhet të mësojmë të jetojmë me virusin”.

Edhe në vendet ku koronavirusi dukej se ishte nën kontroll, shpërthimet masive mbeten një rrezik i madh. Në Tokio, ka pasur 253 infeksione të reja javën e kaluar, 83 nga një lagje me klube nate. Në Gütersloh në Gjermaninë perëndimore, më shumë se 1.500 punëtorë nga një fabrikë për përpunimin e mishit dolën pozitivë, duke bërë që autoritetet të mbyllnin dy qarqe. Koreja e Jugut, një tjetër shtet që u lëvdua për reagim të shpejtë, ka njoftuar dhjetëra infeksione të reja ditët e fundit.

Në Romë, e cila kohët e fundit doli nga një prej izolimeve më të rrepta në Evropë, 122 persona janë pozitivë, të lidhur me një rast vatre në një spital, Instituti San Raffaele Pisana. Disa ditë më vonë, 18 njerëz që jetojnë në një ndërtesë me banjë të përbashkët dolën pozitivë me virusin. “Sapo ne ulëm vigjilencën”, thotë Paolo La Pietra, që zotëron një dyqan duhani në këtë lagje, “na goditi”.

Koreja e Jugut e quan strategjinë e saj “karantinë të jetës së përditshme”. Vendi kurrë nuk zbatoi masat e rrepta që u panë në vende të tjera, dhe masat për distancimin shoqëror, megjithëse inkurajohen fuqimisht, mbeten udhëzime. Megjithatë, ajo ka vendosur një objektiv të një maksimumi rreth 50 infeksioneve të reja në ditë – një objektiv që thotë se sistemi i vet shëndetësor publik, duke përfshirë edhe testimin dhe aftësinë për gjurmim, mund t’i përballojë.

Zyrtarët zhvendosin rregullat sipas nevojës. Pas një vale të dytë të infeksioneve që shpërtheu në Seul, zyrtarët e qytetit i detyruan njerëzit të mbajnë maska në transportin publik dhe ambiente të mbyllura publike për dy javë.

Qeveria e Koresë së Jugut ka shtuar udhëzime të reja pasi ka mësuar më shumë rreth shpërthimeve. Këshillon kompanitë që punonjësit të ulen në një mënyrë zigzage. Kondicionerët duhet të fiken çdo dy orë dhe dritaret duhet të hapen për të rritur ajrosjen, thotë ai.

Ajo gjithashtu ka këshilluar njerëzit që të mbajnë dy lloje maskash gjatë verës – një maskë kirurgjikale dhe një maskë të rëndë, të ngjashme me maskat e frymëmarrjes N95, që mbajnë punonjësit e kujdesit shëndetësor, për t’u përdorur në ambiente të mbushura me njerëz.

Japonia, e cila pati vetëm izolime të kufizuara, dëshiron gjithashtu t’i mbajë të lehta kufizimet, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë. Ajo po mendon të lejojë udhëtarët nga Australia, Zelanda e Re, Tajlanda dhe Vietnami. Si shtet ishull, Japonia nuk mund të përballojë mbajtjen më gjatë mbyllur të kufijve, tha Shinzo Abe, kryeministri i vendit.

Të premten e kaluar, Japonia krijoi një aplikacion të gjurmimit të kontakteve, që do të paralajmëronte përdoruesit nëse ata kanë qenë në kontakt me një person që ka dalë pozitiv në 14 ditët e fundit. Operatorët hekurudhorë kanë krijuar një aplikacion dhe faqe interneti, ku u thonë udhëtarëve se sa trenat janë të mbushur, në çdo kohë.

Zyrtarët gjithashtu po paralajmërojnë njerëzit që të ndryshojnë mënyrën e të jetuarit. Megjithëse baret dhe klubet po rihapen, bujtësve u është thënë që të përmbahen nga të qenit pranë klientëve, kur këndojnë karaoke dhe vallëzojnë. Klubet e natës duhet të minimizojnë muzikën dhe vëllimet e turmave për të zvogëluar përhapjen e pikave të frymëmarrjes. Qytetarët këshillohen që të vazhdojnë të shmangin aktivitetet e mbyllura, të mbushura me njerëz dhe kontakte të afërta.

“Ne kemi nevojë të forcojmë ekonominë duke kontrolluar rreziqet e infeksionit me masa më pak kufizuese, si dhe të ndërmarrim masa të cilat vënë më shumë theksin në mbrojtjen e vendeve të punës dhe të jetës,” tha Abe.
Disa vende, si Kina, po mësojnë të lehtësojnë metodat e tyre më drakoniane. Qeveria kineze praktikisht izoloi dhjetëra miliona njerëz në qytetin e Vuhanit dhe rrethinat e Provincës Hubei kur filloi shpërthimi.

Të vetëdijshëm për dëmin ekonomik, udhëheqësit kinezë kanë miratuar kufizime më të lehta. Në Pekin, zyrtarët u thanë banorëve se mund të hiqnin maskat në rrugë. Kontrolli i temperaturës në qytet u bë më pak i përhapur.

Pastaj, më 12 qershor, zyrtarët e Pekinit njoftuan se 53 persona kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin. Në vend që të mbyllnin kryeqytetin, zyrtarët mbyllën menjëherë një treg dhe izoluan komunitetet e banimit përreth tij, si dhe mobilizuan afro 100,000 punonjës të komunitetit për të testuar afro 2.3 milion banorë në një javë.

Një qytet aq i madh sa Pekini nuk mund të jetë në një gjendje lufte përgjithmonë”, tha Mao Shoulong, profesor i politikave publike në Universitetin Renmin të Pekinit. “Sa kohë mund ta durojmë këtë?”

Në dallim nga Vuhani, përpjekja ishte e targetuar. Lagjet e tjera të Pekinit qëndruan të hapura si zakonisht. Qeveria kineze ka tendencë të favorizojë një qasje të testimit masiv të përqendruar në grupe specifike – përveç njerëzve të lidhur me tregun, ajo tha se do të testojë gjithashtu banorët që jetojnë në lagje me rrezik të lartë dhe të mesëm, restorante dhe punonjës shitjesh me pakicë, studentë dhe mësues, si dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Strategjia e Kinës nuk është që infeksionet të shkojnë në zero, tha Zhang Venhong, këshilltar i qeverisë së Shanghait për pandeminë. Në vend të kësaj, në një intervistë me revistën Caixin të Kinës, ai përshkroi planin e Kinës si “afrim sa më shumë tek zero raste”. “Parandalimi dhe kontrolli me përpikëri, shoqëruar me trajtim të shpejtë mjekësor,” tha Dr. Zhang.

“Kjo strategji do të jetë e zbatueshme për Kinën për një kohë të gjatë”.

Qeveritë evropiane po mësojnë gjithashtu të jenë më fleksibël pas reagimeve të para të forta, megjithëse procesi mund të jetë i ngadaltë. Në Gjermani, zyrtarët kanë përcaktuar që rajone ose bashki që regjistrojnë më shumë se 50 infeksione të reja për 100,000 njerëz brenda shtatë ditësh, duhet të reagojnë shpejt për të ndalur shpërthimin, duke përdorur mjete si mbylljet e shkollave, karantinat e plota dhe testimet masive.

Megjithëse shumë nga këto përpjekje janë tejet lokale, ato kërkojnë një koordinim të ngushtë me zyrtarët qendrorë dhe juridiksionet fqinje. Për shembull, Anglia po eksploron izolime të kufizuara, rreth vatrave të infeksioneve, por zyrtarët vendas paralajmërojnë se sistemi është plot me të meta.

Zyrtarët e shëndetësisë në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën Veriore janë kryesisht përgjegjës për strategjitë e tyre. Në Angli, ku zyrtarët lokalë janë ankuar për mungesën e të dhënave të testimit nga qeveria qendrore, punëdhënësit ose menaxherët e ndërtesave kanë marrë përsipër përpjekjen, duke ndjekur infeksionet dhe duke iu përgjigjur shpërthimeve. Disa, si zyrat qendrore të një shitësi me pakicë në lindje të Lancashire, janë vlerësuar nga zyrtarët e shëndetit publik për veprimet e shpejta.

Por kontrolli i virusit do të kërkonte një kuptim të mirë se ku ndodhet, ku është duke inkubuar, gjë kjo veçanërisht e vështirë për një sëmundje, në të cilën 80 përqind e rasteve kanë simptoma të buta. Disa drejtues lokalë të shëndetit publik thanë në intervista se kanë mësuar për shpërthime nga lajmet. Niveli i detajeve që zyrtarët duhet të japin për mbylljet e lokalizuara – kodet postare të njerëzve që dalin pozitivë, për shembull – mbetet i pakapshëm.

“Cdo pandemi fillon si një shpërthim lokal,” thotë Lincoln Sargeant, drejtori i shëndetit publik në North Yorkshire. “Eshtë informacion kokrrizor që na nevojitet në kohën e duhur.”

Kryeministri Johnson ka pohuar se mbylljet lokale janë të mjaftueshme për të kontrolluar valët e reja të virusit. Në fillim, qeveria “kishte shumë pak instrumente në dispozicion “, tha ai të premten. Tani, tha ai, zyrtarët mund të “identifikojnë shpërthimet atje ku ndodhin”.

Në Romë, shpërthimi në Institutin San Raffaele Pisana testoi aftësinë e autoriteteve lokale për të gjetur dhe ndaluar shpërthimet.

Zyrtarët lokalë të shëndetit testuan pacientët dhe stafin në spital, zbrazën tre reparte dhe mbyllën ndërtesën. Ish pacientët dhe kontaktet e tyre u vunë në radhë, në makinat e tyre, në stacionet e lëvizshme të testimit. Prokurorët e Romës hapën një hetim mbi origjinën e vatrës.

Një nga personat që u sëmurën ishte një pulmonolog, Vittorio Bisogni. Ai zbriti me pak ethe, pasi vizitoi një pacient i cili kishte dalë nga spitali. Dr. Bisogni u diagnostikua me virusin më 9 qershor. Pacienti i tij vdiq disa ditë më vonë.
“U zemërova,” tha Dr. Bisogni, “Pasi u goditëm kaq rëndë, ne nuk mund të lejojmë që të jemi kaq naivë”. / The New York Times/ KultPlus.com

Bota në një çast: më të fortë, bashkë!

Këto janë hapat e para, drejt rikthimit të normalitetit… Duken tentativa të vështira, të guximshme e hera-herës me risk, por së bashku, do të jetë më e lehtë ta rishohim me pozitivitet realitetin. Të mos harrojmë kujdesin dhe shpresën për të ardhmen… 

Maratonisti Mo Farah stërvitet në Londër

Bebet që humbën nënat pas sulmit terrorist në Kabul

Ushqimi i familjeve të varfra në Bangkok

Emigrantët flenë përdhe në Kali, Kolumbi

Dy peshkatarë anglezë pas lehtësimit të masave

Një vajzë artiste nga Opera e Pekinit

Akrobati stërvitet në Malaga, Spanjë

Stërvitja e kuajve në Dublin, Irlandë

Vajzat festojnë diplomimin në Nju Orlins

Punonjësit e një fabrike celularësh në Indi

Besimtarët falen nga makinat në Teheran

Një zonë e mbyllur në karantinë në Malajzi

Lule për viktimat e një aksidenti sërfi në Hollandë

Një shitës ushqimesh gjatë karantinës në Delhi

Sektori turistik në Gjermani kërkon vëmendje. /konica.al /KultPlus.com

Si do ta ndryshojë trauma perceptimin tonë për botën?

Zigmund Frojdi, neurologu themelues i psikanalizës, ende një nga degët më të rëndësishme të psikologjisë, lindi në 6 maj, 164 vjet më parë në Freiberg. Gjatë karrierës së gjatë, Frojdi zhvilloi teorinë filozofike dhe shkencore, që proceset e pavetëdijshme psikologjike ndikojnë katërcipërisht në mendime, sjellje dhe ndërveprimet midis njerëzve. 

Kur të mbarojë e gjithë kjo, si mund të shërohet një plagë kaq e thellë? Për ta kuptuar më mirë situatën mbështetemi në mendimin e Sigmund Frojdit, i cili, sot celebron ditëlindjen.

Tronditjet për shkak të luftës ose ngjarjeve shkatërrimtare, siç janë sulmet terroriste, katastrofat, ose në rastin tonë një pandemi, sot përcaktohen si forma të stresit post-traumatik. Këtë klasifikim ia kemi borxh babait të psikanalizës Zigmund Frojd, i cili, në vitet e pas luftës studioi neurozat e veteranëve të luftës. Kemi të bëjmë me një temë delikate, e cila në dritën e ngjarjeve të fundit, shtron pyetje dramatike në lidhje me transformimet që shkakton trauma tek ata që preken prej saj.

Mbi të gjitha, nëse mendojmë për zonat më të prekura nga virusi, ku një valë dhembjeje dhe dhimbje goditi brenda disa javësh. Mendojmë për atë procesion të arkivoleve që dilnin nga qytetet me automjete ushtarake. Ose për të gjitha ata që me javë të tëra kanë punuar pa u lodhur në spitale, në laboratorë, në morgje, në një garë kundër kohës, që la gjurmë në fytyrat e tyre të lodhura dhe, ndonjëherë, pothuajse të nënshtruar. Këto imazhe e kanë gdhendur veten në histori dhe nuk do të na hiqen nga mendja për një kohë të gjatë. Si do të transformohemi nga e gjithë kjo? Si do të shërohet një plagë kaq e thellë? Për ta kuptuar më mirë, mbështetemi në mendimin e Zigmund Frojdit.

Cilat janë pasojat e traumës në psikikë

Lufta, si pandemia e ditëve të sotme, kishte vënë në dyshim identitetin psikologjik të njerëzve që derdheshin në frontin e betejës. Në letrat dhe fletoret e ushtarëve shpesh dilte në plan të parë, që kur të mbaronte lufta njerëzit nuk do të ishin më kurrë të njëjtë. Në të vërtetë, lufta nuk kishte mbaruar ende, kur psikanalistët, në një kongres të mbajtur në Budapest në shtator 1918, tashmë po diskutonin një problem mjekësor që ishte shfaqur duke trajtuar ushtarë të frontit: neurozën e luftës. Në të njëjtën mënyrë, sot ne pyesim veten se si do të ndryshojë bota, pasi të gjitha këto të kenë mbaruar. Por gjithashtu, si do të kemi ndryshuar ne, zakonet tona, konceptimin tonë për jetën. Ka nga ata që shikojnë në damarët e së ardhmes një revolucion të vogël dhe të dëshiruar në mënyrën se si do ta jetojmë jetën, më cinikët, nga ana tjetër, argumentojnë se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se, në të vërtetë, ndoshta ne do të përkeqësohemi akoma më shumë. /Konica.al

Ekziston një konflikt paraprirës brenda secilit prej nesh

Zigmund Frojdi la disa vlerësime të rëndësishme në parathënien e “Psikanaliza e neurozave të luftës”. Neurozat e luftës janë neuroza traumatike, të lehtësuara nga një konflikt para-ekzistues në Unin. Në gjendjen traumatike të luftës, Egoja ndien një rrezik për vetveten, të shkaktuar nga një Ego e re, e cila e vendos atë përpara vdekjes. Uni mbrohet nga ky armik i brendshëm, duke u strehuar në një neurozë traumatike.

Të jetosh si në llogore

Mos ishte vallë vetëm frika nga vdekja që shkaktoi neurozën? Shumë dëshmi të lëna nga ushtarët në fronte të ndryshme flasin qartë: llogoret ishin hapësira të kufizuara, të ngushta, por ato ishin edhe vendi i vetëm, në të cilin mund të ndjeheshin pak më të sigurt. Pak a shumë siç janë shtëpitë tona në këtë periudhë. Nganjëherë të perceptuar si të vogla dhe mbytëse, ato janë gjithashtu streha jonë nga virusi, nga frika e infektimit dhe vdekja. Në këtë kuptim, llogorja bëhet një botë në vetvete: jeta e përditshme kthehet përmbys, ndjenja e kohës dobësohet në pritje, duke ia lënë vendin ditës dhe natës. Kështu, llogorja bëhet bota e vetme e mundshme dhe frika për të dalë jashtë, duke u ekspozuar ndaj kërcënimeve që jetojnë jashtë saj, bëhet më e mprehtë me kalimin e kohës. A nuk është shembulli i asaj që ne po përjetojmë? /Konica.al /KultPlus.com