Eranda Libohova, një nga këngëtaret më të dashura për audiencën shqiptare, ka nisur karrierën e saj muzikore që në moshën 14 vjeçare dhe tashmë gëzon një eksperiencë mbi 20 vjeçare në botën e muzikës.
Eranda Libohova ka qenë pjesëmarrëse e rregullt e Festivalit të Këngës në RTSH që nga vitit 1986 ku bashkë me motrën e saj, Irma Libohovën u paraqit me këngën “Ku vajti vallë ai djalë” për të vazhduar edhe në vitet në vazhdim me të tjera këngë.
Por sot, ne do të ndalemi në dhjetorin e vitit 1997, atë kohë kur Eranda Libohova merr pjesë në Festivalin e 36-të në RTSH me këngën “Bota Iluzion”.
Kjo këngë ende mbetet e preferuara e publikut, duke pasuar një tekst të ndjeshëm dhe një melodi që nis ngadalë, por rritet fuqishëm me kalimin e kohës, duke sjellë një përmbajtje emocionale të pashtershme.
Kënga “Bota Iluzion” vazhdon të konsiderohet si një këngë e cila i ka mbijetuar kohës.
KultPlus ju sjell tekstin e plotë të këngës për të ndezur emocionet e dëgjuesve.
Bota Iluzion
Fjalë dashurie, det mrekullie
Nga ti sa shpesh dëgjoja
Ku e dija unë kuptimin e tyre
Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…
Fjalën “Të Dua” nga buzët e tua
Më the të lutem shqiptoje
Nuk je hije që më ndjek ti mua
E vërteta ti je bota ty të dua…
Fluturoja me avionin
Qe e lindi imagjinata
Ku e dija unë kufirin
Ku është dita, ku është nata…
Le të vdisja asgja s’doja
Bota ish në kraht e mia
Vetëm fjalë kisha dëgjuar
Është e çmëndur dashuria
(refren)
Çastin jetoj, s’dua të mendoj
Jeta është një film, është si një loojë…
Jetën jetoj ndonjëherë dhe kot
I trazuar shpirti gaz e lote….
E gjithë bota iluzion është
Iluzion…
Fjalë dashurie, det mrekullie
Nga ti sa shpesh dëgjoja
Ku e dija unë kuptimin e tyre
Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…
Nuk je hije që më ndjek ti mua
E vërteta ti je bota, ty të dua
Fluturoja fluturoja…
Dhe të vdisja asgjë s’doja
Veç fjalë kisha dëgjuar
Është e çmëndur dashuria. / KultPlus.com