120 profesionistë të fotografisë në garë për pamjet më të bukura në kampionatin botëror të Sarandës

120 atletë nga e gjithë bota, profesionistë  të  fotografisë dhe videos nënujore morën pjesë në kampionatin e zhvilluar në Sarandë.

Në edicionin e 20 për fotografinë dhe të 6 për videon morën pjesë 19 ekipe nga 4 kontinente të ndryshme, në gare për  pamjet më të bukura të botës nënujore.

“Ky është Kampionati Botëror i Fotografisë Nënujore dhe Videos Nënujore, që organizohet nga Federata botërore dhe federata shqiptare e zhytjes. Është evenimenti më i madh që organizohet këtë vit në Shqipëri dhe në Sarandë, është për zhvillimin  e turizmit dhe faunës nënujore.”

“Çdo vit ne mbajmë kampionatin botëror, ketë vit zgjodhëm Sarandën për të fotografuar botën nënujore dhe është magjike. Jemi të surprizuar”.

Për zhytësit, është hera e parë që shkrepin fotografi dhe video të botës nënujore në ujërat shqiptare.

“Jemi këtu prej më shumë se një jave dhe eksperienca ishte shumë emocionuese. Ne patëm mundësinë të zhyteshim në dy vende, një më i cekët dhe një tjetër me i thellë. Ishte shumë shumë emocionuese, bota nënujore ishte fantastike. “

“Shqipëria është fantastike për zhytësit, në zbuluan dy vende për tu zhytur ishin të mëdha, me pjesë historike. Më pëlqeu që ketu mund të zbulonim shumë lloj peshqish.

Unë bëj zhytje prej 10 vitesh, ndërsa fotografinë prej tre vitesh, kjo sepse babai im gjithmonë është zhytur dhe shkoja më të. Udhëtoj në shumë dete dhe kjo është fantastike për mua. “

Kampionati Botëror i Fotografisë dhe Videos së botës  njohu si asnjëherë  më parë  të huajt me pasuritë e detit Jon./abcnews.al/ KultPlus.com

Superjahti luksoz me të cilin mund të eksplorosh botën nënujore

Së shpejti mund të kemi superjahte luksoze, të cilat falë një dizajni të ri mund të të transportojnë në thellësitë e oqeanit brenda disa minutash.

Koncepti Hydrosphere është përshkruar nga projektuesit e saj “Gresham Yacht Design”, si një mundësi unike për të eksploruar botën nënujore, duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme për të apasionuarit.

Zbulimi i këtij koncepti të ri nga Gresham Yacht Design po konsiderohet si fillimi i një mënyre të re të përjetimit dhe studimit të oqeanit, dhe vjen ndërsa kërkesa për zhytjet personale po rritet.

Kompania thotë se çmimi për këtë projekt është i vështirë të përcaktohet, pasi do të përfshijë ose rindërtimin e një jahti ose ndryshimin e një ekzistuesi.

Po ashtu, projektuesit thonë se koncepti ka marrë shumë interes, kështu që ekziston një shans që ai të realizohet brenda viteve të ardhshme.

“Teknologjia dhe mënyra e dijes për ta bërë këtë ide në realitet tashmë ekziston, kështu që nuk do të ishte e vështirë të ndërtohej. Kushdo që e do detin dhe dëshiron të zhytet në të, padyshim që do të tërhiqet nga kjo ide,” shton ai. / KultPlus.com