Kush janë 10 qytetet më të mëdha në botë, atraksionet dhe sfidat e tyre

Nga James Cutmore

Pasi popullsia globale arriti në 8 miliardë më 15 nëntor 2022, janë bërë parashikime të ndryshme se kur do të arrijë kulmin numri i njerëzve në Tokë. Studimet ndryshojnë, me disa që sugjerojnë se popullsia e botës do të arrijë 8.8 miliardë njerëz nga mesi i këtij shekulli, përpara se të nisë të bjerë.

Parashikime të tjera, si ato të OKB, vlerësojnë se popullsia e botës mund të arrijë më shumë se 10 miliardë deri në vitet 2080. Në çdo rast, rritja e konsiderueshme e popullsisë ka çuar në mbipopullim të konsiderueshëm në disa nga qytetet më të mëdha të botës, duke shkaktuar shqetësime madhore në lidhje me ndotjen dhe mbipopullimin. Ja cilat janë 10 qytetet më të populluara në botë, dhe si është të jetosh në to.

10. Osaka, Japoni: 19.2 milionë njerëz

Historikisht e rëndësishme si një qendër e tregtisë dhe industrisë, Osaka është ende një qendër financiare shtëpia e shumë kompanive të mëdha japoneze. Ajo është e famshme për kulturën e saj ushqimore dhe arkitekturën moderne, duke qenë shumë popullore për turistët.

Falë një sistemi të mirë të transportit publik, metroja arrin të transportojë mbi 900 milionë pasagjerë në vit. Por ashtu si me çdo mega–qytet modern, trafiku mbetet një problem i madh për shkak të mbipopullimit. Problem është edhe strehimi.

9. Pekin, Kinë: 19.4 milionë njerëz

Qyteti i dytë më i madh i Kinës, është një nga më të vjetrit në botë. Këtu ndodhen shumica ebizneseve më të mëdha të vendit. Pekini ka aktualisht numrin më të madh të miliarderëve në botë. Por për shkak të ndotjes industriale, stuhive të shpeshta të rërës dhe gazrave të makinave, shumë banorëve u thuhet shpesh të qëndrojnë brenda për të shmangur rreziqet e mundshme shëndetësore.

8. Mumbai, Indi: 20.1 milionë njerëz

I ndërtuar mbi 7 ishuj, Mumbai është një qytet historik, plot me kulturë dhe art. Këtu ndodhet qendra e industrisë së filmit indian (Bollywood). Po ashtu është kryeqyteti tregtar dhe financiar i Indisë. Dhe po këtu e kanë selinë shumica e kompanive më të mëdha, gjë që ka sjellë një fluks të madh njerëzish që vijnë nga zonat rurale.

Problemet kryesore janë higjiena e dobët dhe strehimi me cilësi të ulët. Mumbai ka rrugët më të mbingarkuara në botë, kryesisht për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe një sistemi transporti publik që nuk është në gjendje të përballojë fluksin.

7. Dhaka, Bangladesh: 20.2 milionë njerëz

Kryeqyteti i Bangladeshit po rritet me një ritëm të shpejtë, i nxitur nga një industri botuese elulëzuar. Po ky qytet historik është qendra e kulturës bengaleze. Këtu organizohen festivale të panumërta të artit dhe ceremoni fetare gjatë gjithë vitit. Po për shkak të pozicionit të saj në deltën e Gangut, Dhaka është e prirur ndaj përmbytjeve të shpeshta gjatë sezonit të musonit dhe cikloneve.

6. Kajro, Egjipt: 20.4 milionë njerëz

Përveç arkitekturës së famshme historike, Kajro njihet si shtëpia e njërës prej mrekullive të lashta të botës; kompleksit të piramidave të Gizës së lashtë. Këtu banon 11 për qind të popullsisë së vendit. Aktualisht është në plan një projekt që do të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të rëndësishme të trafikut.

5. Mexico City, Meksikë: 21.6 milionë njerëz

Ndodhet në pllajën e njohur si Lugina e Meksikës, 2240 m mbi nivelin e detit dhe është kryeqyteti më i vjetër në Amerikë. Zhvillimi i këtij metropoli është i jashtëzakonshëm. Në vitin 1900, popullsia e tij ishte vetëm 500.000 banorë. Por për shkak të një numri të madh njerëzish që erdhën nga zonat rurale në kërkim të punës, ky numër u rrit në 9 milionë deri në vitet 1970.

Për shkak të mungesës së banesave, ky fluks detyroi një numër të madh njerëzish të ngrinin banesa pa leje. Sot Mexico City është tani një qendër e madhe biznesi dhe një atraksion turistik popullor, plot me muzeume dhe me vende të këndshme për të ngrënë.

4. São Paulo, Brazil: 21.8 milionë njerëz

Është një qytet i kontrasteve të mëdha. Varfëri ekstreme përballë një pasurie të madhe. Rrokaqiejt e mëdhenj të zonës financiare ngrihen mbi lagjet e varfra të qytetit, të njohura si favela. Problem i madh është furnizimi me ujë të pijshëm. Gjithsesi vitet e fundit ka pësuar një rënie të kriminalitetit, ndërsa është përmirësuar cilësia e ajrit.

3. Shanghai, Kinë: 26.3 milionë njerëz

Shumë vite më parë, ishte qenë një fshat i vogël peshkatarësh. Por falë vendndodhjes së tij pranë grykëderdhjes jugore të lumit Jance, u bë dalëngadalë qyteti më i madh në Kinë, dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Aty ndodhen disa qendra tregtare të mëdha moderne, por edhe restorante që ofrojnë ushqimin tradicional kinez.

2. Delhi, Indi: 29.3 milionë njerëz

Vetë qyteti ka ekzistuar prej më shumë se 2000 vjetësh, gjë që shkakton grupin e vet të problemeve. Infrastruktura është e vjetruar, edhe pse kohët e fundit ka pasur shumë projekte të ndërtimit të rrugëve, që kanë ndihmuar në lehtësimin e trafikut. Problem madhor ështëndotja nga rrugët dhe industria, por edhe standardi i dobët i banesave, ku jeton 50 për qind e popullsisë.

1. Tokio, Japoni: 37.4 milionë njerëz

Metropoli i Tokios shtrihet në një sipërfaqe prej vetëm 13.452 km2, me një dendësi 2.642 njerëz në çdo km2. Kjo paraqet probleme për banorët e saj për sa i përket hapësirës së jetesës dhe udhëtimit. Mungesa e banesave të lira është një problem akut. Ndaj apartamentet e vogla me sipërfaqe vetëm 9 m2 po bëhen gjithnjë e më të preferuara në mesin e banorëve të rinj, qëpërpiqen të vendosen me banim pranë qendrës së qytetit për punë.

Edhe shëtitja nëpër qytet është gjithashtu shumë problematike. Rrugët shpesh janë të tejmbushura. Edhe transporti publik është gjithashtu shpesh i mbipopulluar dhe i shtrenjtë, megjithëse është pothuajse gjithmonë në orar. / “Science Focus” – Bota.al/KultPlus.com

465 vite nga vdekja e një prej grave më të fuqishme të historisë, Roxelanas (Sulltanesha Hyrrem)

Sot bëhen 465 vite nga vdekja e Roxelanas (Sulltaneshës Hyrrem), shkruan KultPlus.

Roxelana konsiderohet si një nga gratë më të fuqishme dhe me ndikim në historinë otomane, e po ashtu edhe “sulltanesha më e fuqishme në tërë botën”.

Ajo ka lindur në Ruthenia (asokohe një rajon lindor i Mbretërisë së Polonisë). Roxelana u kap si skllave nga Tatarët e Krimesë gjatë një sulmi në luftërat e asaj kohe, e cila më pas u dërgua në Stamboll.

Pas hyrjes në Haremin Perandorak, ajo u bë e preferuara e Sulltan Sylejmanit. Dhe më vonë edhe u martua me Sulltan Sylejmanin, kështu duke shkelur edhe traditën osmane, pra duke u bërë gruaja e parë e legale e një sulltani.

Si bashkëshortja e parë perandorake, Hyrrem që mori titullin Haseqi Sulltan. Ajo lindi gjashtë fëmijë, ndër të cilët edhe Sulltan Selimin ll, prej të cilit erdhi Muradi i tretë.

Hurrem gjatë kësaj kohe pati pushtet të madh dhe ndikoi në politikën e Perandorisë Osmane përmes burrit të saj, duke luajtur një rol aktiv në punët e Perandorisë. Ajo veproi si këshilltarja kryesore e Sulltanit, korrespondoi për çështjet shtetërore me mbretin Sigismund II Augustus të Polonisë (r. 1548-1572), dhe patronizoi vepra të mëdha publike (që përfshinin Kompleksin e Haseki Sultan dhe Hurrem Sultan Bathhaus).

Ajo vdiq në 1558 në Stamboll dhe u varros brenda kompleksit të Xhamisë Süleymaniye./ KultPlus.com

Sofia Vergara, aktorja më e paguar në botë

Forbes ka zbuluar listën e aktoreve më të paguara të televizionit dhe për të tretën herë me radhë ylli i Modern Family mbetet në krye të saj.

Vergara ka fituar 41.5 milionë dollarë, 15 milionë më shumë dollarë se sa Couco nga seria The Big Bang Theory e televizionit CBS, e cila ka fituar 26 milionë dollarë dhe renditet në vendin e dytë, transmeton ksp.

Mindy Kaling dhe Ellen Pompeo ndajnë vendin e tretë me nga 13 milionë dollarë.

Derisa shumica e të ardhurave të Pompeo vijnë nga roli i saj në serinë Grey’s Anatomy, Kaling ka përfituar nga filmat Oceans 8 dhe A Wrinkle in Time./ KultPlus.com