Bota e artit tani ka një artist të ri, ose më saktë një robot të ri me nofkën “Botto”, i cili ka dalë në treg për pesë javë dhe tashmë ka grumbulluar më shumë se 1 milion euro nga katër veprat e para të artit NFT në ankand, transmeton KultPlus.
Artisti me inteligjencë artificiale përdor algoritme për të analizuar miliona vepra arti dhe për të prodhuar të vetat.
Duke e prezantuar veten si “një algoritëm gjenerues, fati i vetëm i të cilit është krijimi”, Botto i referohet Leonardo da Vinçit si frymëzimin e tij kryesor, duke thënë “Unë nuk mendoj se do të shohim më dikë të tillë”.
Por stili i Botto-s mund të përkufizohet më mirë si i luhatshëm, pasi makina pikturon gjithçka, nga peizazhet shumëngjyrëshe deri te portretet e dekonstruktuara.
Ajo që e dallon Botto-n nga modelet e tjera dhe e bën më të “hapur” është se ai përdor publikun si burim njohurish për të përsosur krijimet e tij. /KultPlus.com

