“This sceptred isle” është titulli i serialit të njoftuar nga Sky në Londër me Kenneth Branagh në rolin e Boris Johnson.
“Pesë seritë, filmimi i të cilave është shumë pranë, do të tregojnë kryeministrin, qeverinë dhe vendin që përballen me valën e parë të pandemisë globale”, tha Sky.
Transmetimi do të jetë në Sky Atlantic vitin e ardhshëm.
Branagh, aktor i rafinuar shekspirian, yll i filmave të suksesshëm si “Vrasje në Orient-Express” i Agatha Christie dhe së fundmi personazhi negativ i “Parimit” të Christopher Nolan do të drejtohet nga Michael Winterbottom.
Ky i fundit tha se do të përqendrohet “në përpjekjet e shkencëtarëve, mjekëve dhe politikëbërësve për të na mbrojtur nga virusi”.
Vetë Johnson u godit nga virusi dhe u shtrua në spital. Politika e tij në fillim të pandemisë është kritikuar ashpër. Dhe nuk është hera e parë që ajo përfundon në një film.
“Channel 4 ka transmetuar një program të quajtur “Brexit: The Uncivil War” me Benedict Cumberbatch, i cili luan Dominic Cummings, strategu i fushatës “Voto largimin”./ atsh/ KultPlus.com