Nobelistët, mësuesit më të mirë për brezin e ri

Botimet Nazarko dhe Posta Shqiptare, së fundmi nënshkruan një marrëveshje me vlera të veçanta kulturore, që u ofrohet lexuesve në shuma të vogla monetare.

Për të gjithë fëmijët e shkollave, autorët klasikë dhe nobelistë, si: Tolstoi, Hajnrih Bëln, Henri Xhejms, Turgenjev, Balzak, Gorki, Çehovi, Kavabata, Heminguej, Dikens etj., vijnë në formatin më të favorshëm. Po ashtu, në këtë përzgjedhje, lexuesit e vegjël, por jo vetëm, do të kenë në duar: Migjenin, Fishtën, Konicën, Poradecin, Nolin, Mjedën etj.

Shpëtim Nazarko: Nëse një nxënës ka një bibliotekë me 100 libra nga nobelistë dhe klasikë të tillë, ai nuk ka shumë nevojë për mësues dhe këshilla të rrepta nga pas. Ai  e gjen vetë rrugën e sigurisë. Dhurata më e madhe është se, këto përkthime vijnë nga njerëz që edhe sot, janë fanar i përkthimit dhe mjeshtërisë së gjuhës shqipe. / KultPlus.com