Gatimet tradicionale shqiptare mbërrijnë në Bruksel

“Place du Luxembourg” në Bruksel (i njohur ndryshe si “Sheshi i burokratëve dhe gazetarëve”) si kurrë më parë u vesh me ngjyrat shqiptare.

E kuqja dhe e zeza e flamurit kombëtar u sollën në shesh nga autobusi i Shijes “Neranxi”, i cili kaloi Europën për pothuajse 1600 km, duke filluar nga Tirana në Bruksel me sloganin e famshëm anlez “Chef on Roads” që me produktet e kësaj kompanie realizuan për diasporën, eurodeputetët dhe turistët receta tradicionale shqiptare.

Aroma dhe shija e “byrekut”, “trahana”, “Tavë Kosi”, “Qofte me Lëng”, buka me fiq e gatuar me pasion dhe kreativitet nga kuzhinierë profesionistët shqiptarë pije tradicionale shqiptare si “raki” dhe birrë, u paraqitën një pjesë të rëndësishme të Shqipërisë në kryeqytetin e politikës së vjetër të kontinentit.

Brukseli i hap kështu rrugën Shqipërisë europiane që pretendon identitetin e vet europian, jo vetëm nëpërmjet komunitetit shqiptar që jetojnë në këtë Europë gati prej një çerek shekulli, por edhe nëpërmjet artit të gatimit, si çdo zhanër artistik, bashkon popujt mes tyre./k.s/ /a.g/A.T.SH/ KultPlus.com

Gashi në Bruksel për të nënshkruar marrëveshjen për “Evropën Kreative”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku nesër, në emër të Republikës së Kosovës nënshkruan Marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin e BE-së “Evropa Kreative”, për sektorët kulturorë dhe kreativë.

Ministri Gashi, në kuadër të vizitës, do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të BE-së dhe do diskutojë për hapësirat dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të cilat janë në përgjegjësinë e ministrisë, kulturë, rini, sport e trashëgimi.

Ministri Gashi, marrëveshjen në fjalë, e ka konsideruar si jashtëzakonisht të rëndësishëm, sepse përpos që hapet mundësia që Organizata të Shoqërisë Civile dhe individë që merren me art e kulturë, të përkrahen nga fondet e BE-së, është edhe një element fuqizues i shtetësisë së Kosovës.

“Marrëveshja të cilën do ta nënshkruajmë nesër, mes BE-së dhe shtetit të Kosovës, do të mundësojë që personat dhe organizatat që zhvillojnë aktivitete kulturore e artistike të kenë mundësinë që zyrtarisht, si shtetas të Kosovës të aplikojnë në programin e BE-së për kulturë ‘Evropa Kreative’. Kësisoj ata do të munden të marrin mbështetje financiare nga fondet e Komisionit Evropian. Është kjo një mundësi e mirë për artistët nga Kosova që të pasurojnë jetën kulturore në vendin tonë por edhe më gjerë dhe për këtë ndjehem shumë i lumtur”, tha ministri Gashi.

Deri më tani, MKRS-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat që të jetësohet ky programi i BE-së në Kosovës, duke themeluar edhe Deskun Evropa Kreative – Zyra Kosovë, duke organizuar sesione informuese me palët e interesit për programin dhe thirrjet që realizohen nëpërmjet këtij programi. Po ashtu, MKRS-ja ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me DokuFest-in për të hartuar një databazë të organizatave dhe individëve që merren me kulturë e art dhe të një doracaku udhëzues se si të aplikohet në thirrjet e programit “Evropa Kreative”./ KultPlus.com