Bruno Mars e ka shitur një pjesë të këngëve nga katalogu i tij muzikor

Vetëm një ditë pasi Bruno Mars u bë artisti i parë në histori që ka arritur certifikim diamanti për pesë këngë, revista “Bilboard” raporton se pop ylli 35-vjeçar ia ka shitur një pjesë të katalogut të këngëve të tij, kompanisë botuese muzikore “Warner Chappell”.

Besohet se ngjarja ka ndodhur para më shumë se gjashtë muajve.

Sipas revistës “Billboard”, Mars, i cili e posedon një katalog prej 232 këngësh, e ka mbajtur një përqindje të vogël të ‘aksioneve’ të këngëve të shitura. Derisa kushtet e kësaj marrëveshjeje nuk janë bërë publike, burime të afërta me këngëtarin thonë se avokati i këngëtarit, Scott Felcher, është kujdesur për procesin e blerjes.

“Bruno është një gjeni kreativ dhe është një nderë i madh për ne që po e thellojmë bashkëpunimin me të. Në zemër të talenteve që ai i posedon, e që janë të shumta, përfshihet edhe aftësia e tij e jashtëzakonshme si tekstshkrues dhe të cilën ai e kishte përsosur me vite të tëra, para se të bëhej një superyll i muzikës. Ashtu siç mund të bëjnë vetëm yjet e mëdhenj, ai ka zotëruar dhe tejkaluar zhanre të shumta muzikore me origjinalitet dhe shkathtësi të jashtëzakonshme. Bota do të vazhdojë të dashurohet me këngët e tij, edhe në brezat e ardhshëm”, ka deklaruar Guy Moot, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Warner Chappell”.

Kurse Mars në një intervistë për revistën “Billboard”, duke folur për këtë marrëveshje të re tha: “E kam filluar karrierën në studion incizuese ‘Atlantic’ dhe kishte kuptim ta mbaja biznesin tim në familje, me ekipin që më ka përkrahur gjëra gjithë karrierës dhe është rritur bashkë me mua në këtë industri. Me këtë marrëveshje të re, unë po e vazhdojë bashkëpunimin me njerëz të cilëve u besoj. Jemi vetëm në fillimet e rrugëtimit tonë, dhe shumë gjëra të reja pritet të vijnë në vazhdim”.

Pra siç u potencua edhe më herët, lajmi për shitjen e këngëve nga katalogu i tij muzikor vjen vetëm një ditë pasi Mars bëri histori, duke u bërë artisti i parë që ka arritur certifikim diamanti për pesë këngët e tij, “Just the Way You Are”, “Grenade”, “When I Was Your Man”, “Uptown Funk!” dhe “That’s What I Like”.

Në muajin mars, Bruno Mars e lansoi bashkëpunimin e tij të ri me artistin, Anderson .Paak dhe dyshen e muzikës, “Silk Sonic”. Kënga me titull “Leave the Door Open” debutoi suksesshëm në toplistat muzikore, duke u bërë projekti i tetë muzikor i Marsit i pozicionuar në vendin e parë të toplistës “Billboard Hot 100”. Kënga gjithashtu do të përfshihet në albumin e ardhshëm bashkëpunues të këtyre artistëve./ Koha.net / KultPlus.com

Dua Lipa dhe Bruno Mars në skenën e Perth Arena (FOTO)

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po përkrah Bruno Marsin në turneun e tij botëror “24K Magic World Tour”, shkruan KultPlus

Derisa këngëtari Bruno Mars ka kënduar disa nga hitet e tij, mes brohoritjeve dhe fishekzjarrëve. Ngjitja e Dua Lipes në skenë ka bërë që zbrazëtirat në ambientin e audiencës të plotësohen me shpejtësi, shkruan Perthnow, përcjellë KultPlus.

Atje këngëtarja shqiptare ka interpretuar disa nga hitet e saj më të mëdha si “Lost in Your Light”, “Blow Your Mind” , këngën e saj më të suksesshme “New Rules” dhe këngën me të re “IDGAF”, duke i dhënë kështu publikut një natë të paharruar.


Dua Lipa dhe Bruno do të performojnë përsëri në Perth Arena sonte, më 29 mars. / KultPlus.com

Dua anulon koncertet me Bruno Marsin (VIDEO)

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka anuluar disa koncerte që do t’i mbante me Bruno Marsin shkaku i problemeve me dhëmbët e pjekurisë.

Përmes një postimi në Facebook, Dua ka njoftuar se është dashur t’i heq dhëmbët me operacion, të cilin ia kanë këshilluar dentistët e saj.

“Më vjen keq që më duhet të anuloj disa nga koncertet me Brunon. Kam performuar me dhimbje të tmerrshme shkaku i dhëmbit të pjekurisë dhe siç më ka këshilluar dentisti, është dashur t’i heq menjëherë”, ka njoftuar Dua.

“E kam shijuar këtë turne dhe jam e pikëlluar, por shpresoj se do të rikthehem sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar ajo./ KultPlus.com

Bebe Rexha do të performojë me Bruno Mars në Meksikë (FOTO)

Bebe Rexha me të përfunduar paraqitjen e saj në Grammy Awards, do t’i kthehet paraqitjeve para publikut.

Këngëtarja do të performojë në qytetet e mëdha meksikane.

Ajo është e ftuar speciale e fituesit të gjashtëfishtë të Grammy-t, Bruno Mars.

Mexico with @brunomars tour starts in 2 days!!!! 🇲🇽 🎉

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on


Dyshja do të performojnë në muajt e ardhshëm në koncerte në Meksikë.

Turneu “24K Magic World Tour” ka tërhequr interesimin e madh të publikut dhe i ka sjellë mjaft përfitime Brunos./ KultPlus.com

Bruno Mars triumfon në Grammy, kjo është lista e plotë e fituesve

Bruno Mars e Kendrick Lamar janë yjet e Grammy-s për vitin 2018.

Mbrëmë u mbajt edicioni i 60-të i ndarjes së çmimeve Grammy, ku këngëtari Bruno Mars mori plot gjashtë çmime.

Ylli i “24K Magic” u largua nga ceremonia e çmimeve Grammy me gjashtë çmime, që do të thotë më shumë se secili artist tjetër këtë vit.

Kjo mbrëmje nuk ishte e rrethuar vetëm për çmime, pasi Bruno e ftoi Cardi B për një performancë të stilit të viteve të 90-ta të këngës “Finesse”.

Një tjetër fitues i madh ishte Kendrick Lamar, i cili fitoi pesë çmime, përfshirë “Videoklipi më i mirë”, “Performanca më e mirë rap”, “Kënga më e mirë rap”, “Albumi më i mirë Rap”, dhe “Bashkëpunimi më i mirë rap”.


Lista e plotë e fituesve të GRAMMY:

Regjistrimi i Vitit
“24K MAGIC” – BRUNO MARS

Albumi i Vitit
24K MAGIC – BRUNO MARS

Kënga më e mirë e Vitit
“That’s what i like” – Christopher Brody Brown, James Fauntleroy, Philip Lawrence, Bruno Mars, Ray Charles Mccullough ii, Jeremy Reeves, Ray Romulus & Jonathan Yip (Bruno Mars)

Artisti i ri më i mirë
ALESSIA CARA

Performanca më e mirë POP solo
“SHAPE OF YOU” – ED SHEERAN

Performanca më e mirë POP në grup
“FEEL IT STILL” – PORTUGAL. THE MAN

Albumi më i mirë vokal POP
÷ (DIVIDE) – ED SHEERAN

Regjistrimi më i mirë DANCE
“TONITE” – LCD SOUNDSYSTEM

Albumi më i mirë DANCE/ELECTRIC
3-D THE CATALOGUE – KRAFTWERK

Performanca më e mirë ROCK
“YOU WANT IT DARKER” – LEONARD COHEN

Performanca më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – BRUNO MARS

Performanca më e mirë tradicionale R&B
“REDBONE” – CHILDISH GAMBINO

Kënga më e mirë R&B
“THAT’S WHAT I LIKE” – BRUNO MARS

Albumi më i mirë URBAN
STARBOY – THE WEEKND

Albumi më i mirë R&B
24K MAGIC – BRUNO MARS

Performanca më e mirë RAP
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR

Bashkëpunimi më i mirë RAP
“LOYALTY.” – KENDRICK LAMAR FEAT. RIHANNA

Kënga më e mirë RAP
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR

Albumi më i mirë RAP
DAMN. – KENDRICK LAMAR

Bashkëpunimi më i mirë për mediat vizuale
LA LA LAND – (Artistë të tjerë të ndryshëm)

Kënga më e mirë e realizuar për mediat vizuale
“HOW FAR I’LL GO” – AULI’I CRAVALHO

Producenti më i mirë i vitit, jo klasik
GREG KURSTIN

Videoklipi më i mirë
“HUMBLE.” – KENDRICK LAMAR

Dua Lipa me turne në qytete të ndryshme të botës

Dua Lipa i ka publikuar tashmë datat e koncerteve të turneut të saj, me titull “Dua Lipa: The Self-Titled Tour”.

Turneu ka për qëllim promovimin e albumit debutues të këngëtares, dhe do ta dërgojë atë në më shumë se 20 qytete të ndryshme të botës.

Koncerti i parë besohet se do të zërë vend në Brighton të Anglisë më 5 tetor, ndërsa turneu do të përfundojë më 17 shkurt të vitit të ardhshëm në Seattle të SHBA-së.

Në këtë projekt madhor të muzikës, Dua, do të shoqërohet edhe nga ylli Bruno Mars dhe grupi “Coldplay”./ KultPlus.com